LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI/ Tërhiqet uji nga banesat në Lezhë, në Shkodër vetëm 570 ha tokë nën ujë, Gramshi 'pushtohet' nga mjegulla

• Përmirësohet situata e përmbytjeve në vend. • Në Lezhë rreth 880 hektarë toka bujqësore kanë prezencë të ujit në njësinë administrative Dajc dhe fshatin Torovicë. Nuk ka më shtëpi të përmbytura, por ka prezencë uji në oborret e 4 banesave në fshatin Kakarriq. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë  e kalueshme plotësisht. Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën  të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi. • Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënje me 20 cm që nga raportimet e mbrëmëshme. Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike. • Në qarkun e Shkodrës situata me përmbytjet është drejt përmirësimit, pasi nuk ka patur prezencë të reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm në këtë qark. Aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë. Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë, nga 700 që ishte ditën e djeshme. Ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. • Deri më tani në Shkodër janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gramshi mbulohet nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore

MOTI/ Tërhiqet uji nga banesat në Lezhë, në Shkodër
mjegull në Gramsh

GRAMSH- Mëngjesin e sotëm, qyteti i Gramshit është mbuluar nga mjegulla, pas ditëve të tëra me shi që pushtuan një pjesë të mirë tq qarqeve në vend. Për shkak të mjegullës në këtë qytet, qarkullimi i mjeteve është bërë i vështirë. Reja e dendur është prezente që pas mesnatës dhe vijon deri në orët e para të mëngjesit. Pas daljes se rrezeve të diellit ajo ka nisur të largohet.

Qyteti i Gramshit ka qenë nëj nga zonat më pak të prekura nga përmbytjet që u shënuan në disa qarqe të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut përgjatë kësaj jave. Qarqet më të prekura nga moti i keq kanë qenë Shkodra, Lezha dhe Durrësit ku mijëra hektarë tokë u pushtuan nga uji, si dhe dhjetëra banesa. Ndërsa dëmi, që u shkaktua në banesat e banorëve të zonës ka qenë kolosal. Dje dje sot kushtet atmosferike janë përmirësuar duke sjellë kështu edhe përmirësim të situatës së përmbytjeve edhe në këto zona. Sakaq edhe në portet detare, lundrimi i varkave të vogla dhe ato të peshkimit janë rikthyer në aktivitetin e tyre të përditshëm./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Shkodër/ Uji tërhiqet nga tokat bujqësore, si paraqitet situata nëpër fshatra

MOTI/ Tërhiqet uji nga banesat në Lezhë, në Shkodër
Përmbytje në Shkodër

SHKODËR- Edhe në qarkun e Shkodrës situata me përmbytjet është drejt përmirësimit, pasi nuk ka patur prezencë të reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm në këtë qark. Sipas një njoftimi nga bashkia, aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë. Në njoftimin zyrtar nga bashkia gjithashtu bëhet me dije se në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë, nga 700 që ishte ditën e djeshme. Ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Deri më tani në Shkodër janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona.

NJOFTIMI NGA BASHKIA NË SHKODËR: 

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 7.50 m).

Siperfaqe totale e përmbytur 570 Ha (nga 1070 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00)

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit


Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00), konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 5 familje, gjithsej 20 persona

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve. 

Qarqet Lezhë, Durrës dhe Shkodër kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Mijëra hektarë tokë u përmbytën, dhjetëra banesa gjithashtu ishin nën ujë, ndërsa dëmet në familjet e këtyre zonave ishin kolosale./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rreth 880 ha tokë bujqësore të përmbytura/ Përmirësohet situata në Lezhë, nuk ka prezencë të ujit nëpër banesa

MOTI/ Tërhiqet uji nga banesat në Lezhë, në Shkodër
Përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Situata pas përmbytjeve në Lezhë duket e qetë, kjo edhe nisur nga kushtet e përmirësuara të motit ditën e djeshme dhe sot, ku nuk ka patur reshje shiu në këtë qarq. Mësohet se rreth 880 hekatrë toka bujqësore kanë prezencë të ujit në njësinë administrative Dajc dhe fshatin Torovicë. 

Gjithashtu nuk ka më shtëpi të përmbytura, por ka prezencë uji në oborret e 4 banesave në fshatin Kakarriq. Siç bëjnë me dije edhe strukturat në Lezhë, rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë  e kalueshme plotësisht. Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën  të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënje me 20 cm që nga raportimet e mbrëmëshme. Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike.

Qarqet Lezhë, Durrës dhe Shkodër kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Mijëra hektarë tokë u përmbytën, dhjetëra banesa gjithashtu ishin nën ujë, ndërsa dëmet në familjet e këtyre zonave ishin kolosale./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje