LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte Prigozhin! Vdes kreu i Wagner dhe 9 persona të tjerë

•Kreu i ushtrisë mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni privat në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës. •Ministria ruse e Emergjencave ka konfirmuar se të 10 personat në bord kishin vdekur pasi avioni që udhëtonte nga Moska drejt Shën Petërburgut u rrëzua në rrethana të paqarta.• Deri tani janë gjetur 8 trupa. Mësohet se përveç Prigozhin, në avion po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.• Televizoni shtetëror rus njoftoi vdekjen e kreut të Wagner, Prigozhin. • Gjithashtu edhe grupi Wagner ka reaguar pas lajmit për incidentin e avionit ku udhëtonte Prigozhin, ku sipas tyre ai është vrarë nga tradhtarët. • Ndërkohë teksa vdekja e Prigozhin mbetet "mister", deri në momentin e konfirmimit shumë pikëpyetje janë ngritur nga ekspertët, për faktin se si lajmi u përhap. • Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Autoriteti rus i aviacionit: Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit të rrëzuar

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Yevgeny Prigozhin

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, ka përfshirë emrin e Yevgeny Prigozhin në listën e personave "të deklaruar se udhëtonin në bordin e avionit të rrëzuar".

Emri i Prigozhin renditet së bashku me gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni të rrëzuar, thonë autoritetet ruse.

Të dhjetë personat në bordin e avionit u vranë, sipas informacioneve paraprake, tha Ministria e Emergjencave. 

Gray Zone, një kanal Telegram që besohet të jetë i lidhur me Wagner, thotë se avioni i Prigozhin u rrëzua.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër presidentit rus Vladimir Putin, në qershor.

2 VITE ME PARE

Vdekja e Prigozhin/ Kremlini "do të përpiqet të fajësojë Ukrainën"

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Yuri Felshtinsky

UKRAINE- Yuri Felshtinsky, një ish-këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, thotë se nëse Yevgeney Prigozhin ka vdekur, ka të ngjarë që Kremlini të përpiqet të fajësojë Ukrainën për vrasjen e tij.

Por ai mendon se pak njerëz do ta besonin këtë histori, pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin, ka më shumë një motiv.

Felshtinsky i tha BBC-së se ai beson se pak njerëz do të mbanin zi për vdekjen e Prigozhin, por gjithashtu "nuk do të habiteshin" nëse udhëheqësi Wagner do të kishte arritur t'i shpëtonte vdekjes.

 

2 VITE ME PARE

Akt hakmarrje ndaj Prigozhin, cilat do të jenë pasojat?

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Yevgeny Prigozhin

Kanë kaluar dy muaj që kur Yevgeny Prigozhin nisi të ashtëquajturin "Marshimi i Drejtësisë". Rebelimi i Wagnerit i ishte drejtuar udhëheqjes ushtarake të Rusisë. Prigozhin kërkonte largimin e ministrit rus të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të përgjithshëm.

Por veprimet e tij, kryengritje e armatosur, ishin një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetin e Vladimir Putin.

Presidenti rus i quajti organizatorët e rebelimit "tradhtarë", të cilët "kishin goditur Rusisë pas shpine".

Ndonëse u arrit një marrëveshje midis Prigozhin dhe Kremlinit për t'i dhënë fund rebelimit, shumë gjëra ishin të paqarta: a do të qëndronin të dyja palët në marrëveshjen e tyre? Dhe a mund ta falte Kremlini atë që e perceptoi si tradhti nga themeluesi i grupit Wagner?

Dy muaj në... rrëzohet një aeroplan. Menjëherë pas: raporton se Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve.

Nëse ai ishte, dhe nëse ai është vrarë, do të ketë shumë spekulime rreth rrethanave të vdekjes së tij. A do të ishte ky një akt hakmarrjeje? Dhe cilat do të jenë pasojat?

Nga Steve Rosenberg

Redaktori i BBC, Rusi

2 VITE ME PARE

Grupi Wagner: Prigozhin ka vdekur, është vrarë nga tradhtarët

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Grupi Wagner ka konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin.

"Kreu i grupit Wagner heroi dhe patrioti i vërtetë i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, vdiq për shkak të veprimeve të tradhtarëve të Rusisë. Por edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!".- shkruan Grupi Wagner në Telegram.

2 VITE ME PARE

Vdekja e kreut të grupit Wagner! Reagon zyra e Zelenskyyt: Putin nuk fal, Prigozhin firmosi dënimin me vdekje...

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Volodymyr Zelenskyy dhe Yevgeny Prigozhin

UKRAINA- Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka reaguar pas raportimeve për rrëzimin e avionit të Prigozhin, se duhet të pritet deri në qartësimin e situatës.

“Është e qartë se Putini nuk fal askënd. Ai po priste momentin. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi një dënim me vdekje në momentin që ai besoi “garancitë e Lukashenkos” dhe në “fjalën e ndershme” të Putinit. Eliminimi i Prigozhin dhe komandës Wagner dy muaj pas përpjekjes për grusht shteti është një sinjal nga Putin për elitat ruse përpara zgjedhjeve të 2024,”- shkroi Podolyak,raportojnë mediat e huaja.

 

2 VITE ME PARE

Avioni ku udhëtonte Prigozhin "bie", Putin në koncert

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Vladimir Putin

RUSI- Ndërkohë që qarkullojnë lajmet se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një aksident ajror, ku u rrëzua avioni ku ai po udhëtonte bashkë me 9 persona të tjerë, presidenti rus, Vladimir Putin, mësohet se aktualisht është në një koncert.

Mediat e huaja raportojnë se Putin është i pranishëm në këtë koncert, që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.

Ndërkohë disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas përplasjes që ka vrarë 10 persona, por sigurisht, kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku ende nuk dihet.

2 VITE ME PARE

Rrëzimi i avionit ku udhëtonte Prigozhin! Reagon Shtëpia e Bardhë: Askush nuk duhet të habitet

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për aksidentin e raportuar të avionit në Rusi, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Ne i kemi parë raportimet. Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë çoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës, dhe tani – me sa duket – në këtë”, -tha në një deklaratë zëdhënësja e këshillit, Adrienne Watson.

"Unë nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që po ndodhin në Rusi që Putini nuk është pas. Por unë nuk di shumë për këtë." – tha Biden.

2 VITE ME PARE

Ka vdekur apo është gjallë? Llogaritë e mediave sociale heshtin për fatin e Prigozhin

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Avioni ne te cilen besohet se ishte Prigozhin

Asnjë nga llogaritë e mediave sociale që besohet të jetë e lidhur me Prigozhin, nuk ka bërë deri më tani ndonjë pretendim nëse ai ka vdekur apo është gjallë, shkruan BBC. 

Disa thonë se një tjetër aeroplan biznesi në pronësi të tij, ishte gjithashtu në ajër në momentin e rrëzimit, i cili gjithashtu ishte nisur nga Moska.

Kanali i lidhur me Wagner, Reverse Side of the Medal, po thotë se ky avion i dytë është kthyer dhe po fluturon përsëri në Moskë.

 

2 VITE ME PARE

Analiza e BBC: Prigozhin ishte etiketuar si një i vdekur mes të gjallëve

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
pamje nga vendngjarja

RUSI- “Një i vdekur që ecën mes të gjallëve”, shkruan BBC. Kështu e kanë përshkruar disa ekspertë të çështjeve ruse, shefin e mercenarëve të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, që kur ai udhëhoqi marshimin e tij rebel drejt Moskës në fund të qershorit.

Reagimi fillestar i presidentit Putin ndaj asaj sfide kundër establishmentit të mbrojtjes ruse ishte i ashpër, duke e quajtur një tradhti dhe një goditje me thikë pas shpine në një video-mesazh të datës 24 qershor.

Fakti që më pas u lidh me ngut një marrëveshje, e cila e pa Prigozhinin të mbetet i lirë dhe më pas të shfaqej në Bjellorusi, në Shën Petersburg dhe këtë javë diku në Afrikë, nuk do të thotë se ai ishte i sigurt.

“Hakmarrja është një pjatë, që Putini preferon të serviret e ftohtë,” pati komentuar drejtori i CIA-s, William Burns pas kësaj ngjarje.

Asnjë nga këto, natyrisht, nuk është provë se Prigozhini dhe enturazhi i tij u shënjestruan qëllimisht. Por duke pasur parasysh rrethanat, çdo pretendim se vdekja e tij, nëse konfirmohet, ishte një aksident, do të ketë shumë vetulla të ngritura.

2 VITE ME PARE

Ish-kuzhinieri i Putin/ Kush ishte shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin?

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Vladimir Putin dhe Yevgeniy Prigozhin

RUSI-Yevgeny Prigozhin lindi në Leningrad, sot Shën Petersburg, në vitin 1961, nëntë vjet pas Putinit. Babai i tij vdiq kur ai ishte i ri; nëna e tij punonte në spital, ka thënë Prigozhin. Prigozhin u dërgua në një akademi sportive, ku aktivitetet e përditshme shpesh përfshinin orë të tëra skijimi.

Një mbrëmje marsi 1980, gjatë fundit të zymtë të sundimit të Leonid Brezhnev mbi Bashkimin Sovjetik, 18-vjeçari Prigozhin dhe tre shokë u larguan nga një kafene në Shën Petersburg afër mesnatës, dhe panë një grua që ecte e vetme përgjatë rrugës së errët.

Një nga miqtë e Prigozhin e shpërqendroi gruan duke i kërkuar një cigare. Ndërsa shkoi të hapte çantën e saj, Prigozhin i kapi qafën duke e shtrënguar, derisa humbi ndjenjat. Më pas, shoku i tij i hoqi këpucët, ndërsa Prigozhin hoqi me shkathtësi vathët e saj prej ari dhe i futi në xhepa. 

Kjo ishte një nga shumë grabitjet që Prigozhin dhe miqtë e tij kryen në Shën Petersburg gjatë një periudhe disa mujore, zbuloi gjykata. Ai u dënua me 13 vjet burg dhe e kaloi pjesën tjetër të dekadës pas hekurave. Ai u lirua në vitin 1990, ndërsa Bashkimi Sovjetik ishte në grahmat e vdekjes. Ai u kthye në Shën Petersburg.

Qyteti ishte në prag të transformimit monumental. Prigozhin filloi me modesti, duke shitur hotdog. “Ne bënim 1000 dollarë në muaj, që në kartëmonedha rubla ishte një mal; mamaja ime vështirë se mund t'i numëronte të gjitha", i tha ai portalit të lajmeve në Shën Petersburg Gorod 812 në 2011, një nga intervistat e tij të vetme.

“Ai gjithmonë kërkonte njerëz për t'u miqësuar. Dhe ai ishte i zoti në këtë”, tha biznesmeni që e njihte në vitet 1990.

S'kaloi shumë, Prigozhin zotëronte një aksion në një zinxhir supermarketesh dhe në vitin 1995 ai vendosi se ishte koha për të hapur një restorant me partnerët e tij të biznesit. Ai gjeti Tony Gear, një administrator hoteli britanik, i cili më parë kishte punuar në Savoy në Londër, dhe tani ishte në një nga hotelet e pakta luksoze të Shën Petersburgut.

Prigozhin punësoi Gear për të menaxhuar fillimisht një dyqan vere, pastaj restorantin e tij të ri, në ishullin Vasilievsky të Shën Petersburgut.

Fillimisht restoranti kishte punësuar striptiste si një mënyrë për të tërhequr klientelën, por shpejt u mor vesh se ushqimi ishte i shkëlqyer dhe striptistet u pushuan nga puna. Gear u fokusua në marketingun e restorantit si vendi më i rafinuar për të ngrënë në një qytet. Yjet e popit dhe biznesmenët pëlqenin të hanin atje, siç bëri edhe kryetari i bashkisë së Shën Petersburg, Anatoli Sobchak, i cili ndonjëherë vinte me zëvendësin e tij, Vladimir Putin.

Themelimi i Wagner Group

Për herë të parë emri i Wagner Group u dëgjua në vitin 2014, kur nisi edhe aneksimi i Krimesë nga Rusia. Inteligjenca perëndimore që në atë kohë kishte informacion se themeluesi i saj ishte Evgeny Prigozhin, por një gjë e tillë nga ky u fundit nuk u pranua deri shtator të viti 2022 kur vetë Prigozhin shfaqej në disa video ku bënte rekrutimin e të burgosurve rus.

Emri Wagner: Komandanti i kësaj kompanie ose CEO është Dmitri Utkin, një ish-nënkolonel i forcave speciale ruse, veteran i luftës në Çeçeni. Besohet se emri në kod i Utkin ishte Wagner gjatë kohës së shërbimit të tij dhe për këtë ai i vendosi emrin kompanisë Wagner Group.

Që prej vitit 2017 Wagner është shfaqur edhe në kontinentin afrikan në disa shtete si në Republikën e Afrikës Qendrore, Mali dhe Sudan ku ka një dislokim të konsiderueshëm forcash. Sipas shoqatave humanitare Wagner është përgjegjës për shumë masakra në popullsinë civile të këtyre zonave.

Fillimisht Wagner Group kishte rreth 5 mijë efektiv, kryesisht ish-ushtarak profesionist, por numrat e tyre u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë luftës në Ukrainë duke shkuar deri në 50 mijë ushtarakë ku 80% e tyre ishin të burgosur.

Sanksionet ndaj Wagner

Ndaj Prigozhin dhe Wagner, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh. Fillimisht ato kanë nisur në vitin 2016 për konfliktin në Ukrainë deri sa në shkurt të vitit 2018, Prigozhin dhe 13 shtetas të tjerë u akuzuan se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2018 në favor të fushatës elektorale të Donald Trump.

Angazhimi i Wagner në konfliktet e tjera

Në vitin 2015 forcat e mercenare janë në Siri ku luftojnë krahas forcave qeveritare kundër forcave rebele. Në vitin 2017, forcat e Wagner u shfaqën në Libi, duke mbështetur forcat e Gjeneralit Khalifa Haftar. Gjithashtu kanë marrë pjesë në operacione ushtarake në Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore, Mozambik, ndërsa në Mali luftojnë grupet islamike duke mbështetur forcat qeveritare.

Të ardhurat e Wagner

Presidenti Putin tha se Wagner Group i ishte dhënë një kontratë prej 1 miliardë dollarësh nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viti 2022-2023. Sipas Departamentit të Thesarit në SHBA, Prigozhin ka bërë të ardhura me Wagner edhe nga prania e tyre ne disa shtete te tjera. Kompanitë e tij zotërojnë miniera ari dhe diamantesh në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Sudan. Sipas autoriteteve në SHBA, një nga kompanitë energjetike të Prigozhin merr rreth 25% të gjithë fushave të gazit dhe naftës që Wagner i mori ISIS gjatë konfliktit në Siri.

Krimet e Wagner

Prokurorët në Ukrainë akuzojnë Wagner për vrasjen e civilëve dhe tortura në afërsi të Kievi në 2022 së bashku me forcat e rregullta ushtarake. Inteligjenca Gjermane thotë se trupat e Wagner janë të lidhur edhe masakrat e civilëve në Buchan në Mars të 2022. Qeveria Franceze ka akuzuar Wagner për përdhunime dhe grabitje të civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore. Shtetet e Bashkuara në 2020 akuzuan Wagner për vendosjen e minave për rreth kryeqytetit të Libisë Tripoli.

Si nisi përplasja me drejtuesit e ushtrisë ruse?

Prigozhin ka akuzuar vazhdimisht Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe kreun e Forcave të Armatosura, Valeriy Gerasimov për inkompetencë. Gjakrat u nxehën më shumë kur Shoigu urdhëroi që ushtarët të nënshkruanin kontrata duke e vendosur Wagner në kontroll të tyre. Në 23 qershor Prigozhin akuzoi drejtuesit e ushtrisë se kishin bombarduar forcat e Wagner. Një ditë më pas ai mori kontrollin e qytetit Rostov on Don nga ku nisi dhe marshimin për në Moskë, ku do të synonte largimin e krerëve të ushtrisë.

Në datën 25, me ndërhyrjen e presidentit Lukashenko, Prigozhin tërheq trupat dhe niset në Bjellorusi. Wagner grup çmontohet nga Putin, ndërsa të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në dezertim, mund të nënshkruajnë prej 1 korrikut kontratat me ushtrinë ruse.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur avioni ku udhëtonte shefi i Wagner-it shpërthen në flakë

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
avioni me te cilen udhetonte Evgeny Prigozhin shperthen ne flake

RUSI- Siç raporton BBC, lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur së bashku me nëntë të tjerë që ishin në bordin e avionit.  Siç njoftuan shërbimet ruse, një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Moskës, duke vrarë të dhjetë personat në bord.

Sipas mediave ruse, lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur pasi ka hipur në aeroplanin që thuhet se është i tij.

“Një avion privat Embraer Legacy që udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver. 

Në bordin e avionit ndodheshin 10 persona, përfshirë 3 anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve të para, "të gjithë në bord kanë vdekur”, tha ministria në një reagim emergjent në Telegram.

 

2 VITE ME PARE

Përplaset avioni privat në Moskë! Humb jetën kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

Përplaset në rrethana të paqarta avioni ku udhëtonte
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeni Prigozhin, kreu i grupit Wagner, ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni privat në Rusi, raporton BBC. Mësohet se nëntë persona të tjerë në bord kanë vdekur gjithashtu.

Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Vetëm dy muaj më parë Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në qershor.

vdes prigozhin grupi wagner

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje