LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në Radhimë, vëllai qëllon të vëllanë, tmerrohen pushuesit

• Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë. • Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi, pronar të një zone të në plazhin Bora Bora në Radhimë janë konfliktuar për adminstrimin e këtij plazhi. I pari ka ardhur nga Anglia për tu sqaruar me të vëllanë pasi pretendonte se i kishte marrë më shumë tokë seç i takonte. • Nga konflikti verbal, gjërat kanë agravuar dhe Beniamin Kondi ka qëlluar me armë zjarri të të vëllait të tij. Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për persona të plagsur. Dëshmitarë të sherrit janë bërë dhejtëra turistë që po qëndronin në lokalin buzë plazhit për të cilin u debatua, që është gjithashtu në pronësi të dy vëllezërve. • Në prononcim për kamerat, turistët u shprehën se janë ndjerë të frikësuar dhe se janë larguar me vrap sapo kanë dëgjuar të shtënat. Ata shprehen se kanë dëgjuar të paktën 5-6 të shtëna me armë zjarri. Beniamin Kondi është shpallur në kërkim.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Qëlloi me armë drejt vëllait në Radhimë, arrestohet autori në një banesë në Lungomare

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në
Policia Vlore

VLORË- Policia ka arrestuar Eduart Kondin, autorin i cili qëlloi me armë zjarri ditën e sotme vëllain e tij, Beniamin Kondin. Autori është arrestuar pak minuta më vonë nga Policia në një banesë në zonën e Lungomares.

Eduarti qëlloi me armë zjarri, 5- 6 herë në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi, në parkingun e zonës së plazhit që ata administrojnë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Autori i ngjarjes është kthyer dje nga Anglia. Ai me vëllain e tij kanë pasur një tjetër debat ditën e djeshme për zonën e administrimit të plazhit. Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë pushuesit janë larguar të frikësuar nga plazhi.

4 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Radhimë, sherri nisi mes dy pronarëve vëllezër, njëri qëlloi me armë drejt tjetrit

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në
Policia, Radhimë

VLORË- Të shtënat me armë zjarri në Radhimë kanë ardhur si pasojë e përplasjes mes dy vëllezërve, pronarë të lokalit ku dhe ndodhi ngjarja. Bëhet fjalë për Benjamin dhe Edison Kondin.

Vëllezërit janë zënë për administrimin e plazhit privat që kishin përpara lokalit. Sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Ka qenë Benjamin Kondi ai që ka qëlluar kundrejt Edison Kondit. Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. 

4 VITE ME PARE

VIDEO- Të shtënat në Radhimë, turisti norvegjez: Dëgjuam krisma e ia futëm vrapit

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në
Turisti norvegjez

TIRANË- Një turist norvegjez që ka qenë dëshmitar e të shtënave me armë zjarri në Radhimë shprehet se është ndjerë i frikësuar. Në një prononcim për mediat, turisti tregon se nuk ka parë asnjë person të lënduar. Ai thotë se bashkë me të, janë larguar me vrap të gjithë turistët e tjerë.

"Dëgjuam të shtënat dhe të gjithë ia futën vrapit. Mbase ishin 2-3 të shtëna. Nuk pamë nëse është lënduar ndonjëri. Kisha frikë por tani kaloi,"- tha ndër të tjera turisti norvegjez. 

4 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Radhimë, policia: Kemi rrethuar zonën, po bëjmë verifikime

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në
Radhimë

VLORË- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me të shtënat që u raportuan në zonën e plazhit në Radhimë. Bëhet me dije se po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

4 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në një lokal buzë detit në Radhimë

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në
Foto Ilustruese

VLORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë mesditë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal buzë detit. Fillimisht ka nisur një përplasje mes dy personave që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Për pasojë një person është plagosur, por rrethanat e detajet nga sherri mbeten ende të paqarta. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe as detaje nga gjendja e tij shëndetësore. 

edison konomi benjamin konomi perplasje mes vellezerve ne radhime

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion