LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, flakët 'pushtojnë' impiantin më të madh të gazit në botë

• Irani ka sulmuar me raketa rafinerinë më të madhe të gazit në Katar. • Sipas mediave të huaja, pesë raketa balistike u lëshuan nga Irani, nga të cilat katër u neutralizuan nga forcat e armatosura, ndërsa njëra goditi qytetin industrial të Ras Laffanit, duke shkaktuar zjarr të madh. • Ministria e Mbrojtjes theksoi se ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke punuar për të kontrolluar flakët dhe për të minimizuar dëmet. • Videot e publikuara në rrjetin social X tregojnë përmasën e zjarrit dhe dëmimet në impiant, i cili konsiderohet një nga më të rëndësishmit për furnizimin global me gaz të lëngshëm. • Më herët Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar në rrjetet sociale pas vrasjes nga Izraeli të shefit të Sigurisë së Iranit, Ali Larijani. • Teksa shprehu keqardhjen për Larijanin dhe familjarët e tij, Khamenei tha se çdo pikë gjaku e derdhur do të paguhet shtrenjtë nga SHBA-të dhe Izraeli. • Ndërkohë mbyllja e Ngushticës së Hormuzit prej 19 ditësh, korridori kryesor që mundëson transportin e naftës nga Lindja e Mesme drejt vendeve të tjera, ka kontribuar në rritjen globale të çmimit të karburantit. • Pas refuzimit nga Evropa për të marrë pjesë në operacione ushtarake për të mundësuar kalimin e sigurtë të cisternave të naftës në Hormuz, SHBA kanë sulmuar sot me superbomba bazat e raketave të pozicionuara përgjatë Ngushticës. • Ndërsa, Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz në një prononcim ditën e sotme, tha Politika e Izraelit është e qartë dhe e paekuivokueshme dhe se askush në Iran nuk gëzon imunitet dhe të gjithë janë në shënjestër. • Më pas lajmin e konfirmoi edhe Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili e cilësoi sulmin për vrasjen e Ali Larijanit si një 'veprim frikacak'.

12 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Vance: Trump nuk do ta përfshijë SHBA-në në një konflikt afatgjatë me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të
JD Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend të përfshijë vendin në një luftë afatgjatë me Iranin. Duke folur për gazetarët, Vance u shpreh i bindur se administrata aktuale nuk synon përsëritjen e konflikteve të gjata të viteve të fundit.

“Ju garantoj se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është i interesuar të na përfshijë në konflikte të zgjatura,” tha ai, duke shtuar se e njeh mirë mënyrën se si Trump mendon për sigurinë kombëtare.

Duke komentuar dorëheqjen e ish-zyrtarit të lartë të antiterrorizmit, Joe Kent, Vance e cilësoi atë si një zhvillim “pozitiv”, duke theksuar se anëtarët e administratës duhet të zbatojnë vendimet e presidentit, edhe kur nuk janë dakord me to.

Kent njoftoi dorëheqjen e tij një ditë më parë, duke përmendur mospajtime lidhur me luftën në Iran. Ndërkohë, disa kritikë kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin e vetë Vance për këtë konflikt.

Në një fjalim të mbajtur në Michigan, zëvendëspresidenti theksoi se presidenti dëgjon opinione të ndryshme, por pasi merret një vendim, detyra e ekipit është ta zbatojë atë sa më me efektivitet.

“Kur je pjesë e ekipit dhe nuk mund të kontribuosh në zbatimin e vendimeve, atëherë është më mirë të largohesh,” u shpreh ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Irani godet me raketë fabrikën më të madhe në botë të gazit, rafineria në Katar përfshihet nga flakët

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

KATAR-  Ministria e Brendshme e Katarit ka njoftuar se një zjarr i madh shpërtheu në Ras Laffan, ku ndodhet impianti më i madh i prodhimit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në botë, pas një sulmi të pretenduar nga Irani.

Siç raportohet, pesë raketa balistike u lëshuan nga Irani, nga të cilat katër u neutralizuan nga forcat e armatosura, ndërsa njëra goditi qytetin industrial të Ras Laffanit, duke shkaktuar zjarr të madh. Ministria e Mbrojtjes theksoi se ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke punuar për të kontrolluar flakët dhe për të minimizuar dëmet.

"Forcat tona të armatosura kapën me sukses katër nga raketat balistike, ndërsa një raketë ra në qytetin industrial të Ras Laffan, duke shkaktuar një zjarr. Ekipet e Mbrojtjes Civile po përgjigjen aktualisht dhe po punojnë për të kontrolluar zjarrin", tha Ministria e Mbrojtjes e Katarit në një deklaratë.

Videot e publikuara në rrjetin social X tregojnë përmasën e zjarrit dhe dëmimet në impiant, i cili konsiderohet një nga më të rëndësishmit për furnizimin global me gaz të lëngshëm./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Sulm mbi gazin iranian/ Teherani paralajmëron goditje ndaj infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik(VIDEO)

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të
Foto ilustruse

IRAN- Irani ka kërcënuar vendet e Gjirit Persik, pas sulmit izraelit në objektin e gazit të vendit.  Sipas televizionit shtetëror, Republika Islamike do të sulmojë infrastrukturën e naftës dhe gazit në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediat shkruajnë se kërcënimet vijnë pas sulmit izraelit në fushën e gazit South Pars dhe infrastrukturën përkatëse. Ndërsa, Izraeli konfirmoi se ka kryer sulme në këto objekte.

Fusha e madhe e gazit South Pars është një ngs fushat më të mëdha të gazit të njohura në mbarë botën, të cilën Irani e ndan atë me Katarin. Ai siguron rreth 70% të gazit natyror të konsumuar në Iran, i cili e ka shfrytëzuar atë që nga fundi i viteve 1990./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dyshohet se u godit centrali i tij bërthamor, Irani nis sulme hakmarrëse në gjithë Lindjen e Mesme

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të
Foto ilustruse

Një breshëri raketash iraniane i ka vrarë dy njerëz në Izrael, pasi Teherani u zotua për hakmarrje pas vrasjes së shefit të sigurisë, Ali Larijani, dhe raportimeve se i vetmi central energjetik bërthamor i Iranit ishte goditur nga një predhë e paidentifikuar.

Autoritetet iraniane konfirmuan më 17 mars se Larijani, shefi i fuqishëm i sigurisë së vendit, është vrarë. Ai është zyrtari me profilin më të lartë që vritet që nga vrasja e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në ditën e parë të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

Teherani më pas lëshoi disa raketa drejt Izraelit gjatë natës, duke vrarë dy njerëz pranë Tel Avivit, duke thënë se sulmet u kryen për ta “nderuar” vdekjen e Larijanit.

Sulmi në një lagje pranë zonave me popullsi të dendur të Tel Avivit, ku ndodhen gjithashtu instalime të rëndësishme ushtarake, e çoi numrin e të vdekurve në luftën në Izrael në të paktën 14.

Në një deklaratë të lexuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike në televizionin shtetëror thuhej se këto sulme u përdorën raketa Khoramshahr-4 dhe Qadr, të cilat bartin disa koka luftarake.

Izraeli e ka akuzuar Iranin për përdorim të përsëritur të municioneve thërrmuese, të cilat ndahen në disa bomba më të vogla gjatë fluturimit dhe përhapen në një zonë të gjerë, duke i bërë të vështira për t’u ndaluar. Mediat iraniane më 18 mars raportuan për sulme në provincën Lorestan dhe në qytetin Hamedan, të dyja në perëndim të Iranit, si dhe në provincën jugore Fars.

Izraeli gjithashtu i rriti sulmet ndaj caqeve që, sipas tij, janë të lidhura me Hezbollahun e mbështetur nga Irani – të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si organizatë terroriste – në Liban. U raportua për disa të vdekur në këto sulme, të cilat po rrisin shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Rosatom, operatori rus i centralit bërthamor Bushehr në Iranin perëndimor, tha se një predhë goditi një zonë pranë objektit më 17 mars, megjithëse nuk u raportuan dëme, të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, përsërit thirrjen për përmbajtje maksimale gjatë konfliktit për të parandaluar rrezikun e një aksidenti bërthamor”, tha mbikëqyrësi bërthamor në një postim në X.

Bushehri është i vetmi central bërthamor i Iranit. I vendosur në bregdetin verior të Gjirit Persik, ai furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi, jo në Iran, dhe monitorohet nga IAEA.

Disa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Jerusalem më 18 mars, pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar një valë të re raketash të lëshuara nga Irani.

Larijani u vra së bashku me djalin e tij Morteza, zëvendësin e tij Alireza Bayat dhe disa truproja, tha sekretariati i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit në një deklaratë më 17 mars.

Larijani ishte sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare. Në anën tjetër, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) konfirmuan vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i forcës paraushtarake Basij të Iranit, duke dhënë pak hollësi. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin thënë se Soleimani dhe Larijani ishin vrarë në të njëjtën seri sulmesh më 16 mars.

Më 18 mars, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria e vendit vrau gjithashtu ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib. Derisa nuk ka pasur konfirmim nga Irani për vdekjen e Khatibit, IDF-ja tha se ai u “eliminua” në një sulm në Teheran.

Ofensiva SHBA-Izrael ndaj Iranit, tashmë në javën e tretë, nuk po tregon shenja zbutjeje, dhe sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në disa vende në të gjithë Lindjen e Mesme më 18 mars.

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në Dubai më 18 mars, ndërsa zyrtarët e Emirateve njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore po luftonin kërcënimin nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kishin interceptuar 13 raketa balistike dhe 27 dronë të lëshuar nga Irani më 18 mars.

Sipas zyrtarëve, më shumë se 2.000 dronë dhe raketa janë lëshuar drejt vendit nga Irani që nga fillimi i luftës. Ushtria amerikane njoftoi se kishte sulmuar pozicionet raketore iraniane pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit duke përdorur të ashtuquajturat bomba depërtuese të bunkerëve.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një deklaratë në platformën X më 17 mars se forcat amerikane kishin përdorur me sukses “disa bomba depërtuese” kundër vendeve të fortifikuara raketore iraniane në bregdet pranë Ngushticës së Hormuzit.

Ajo shtoi se “raketat lundruese kundër anijeve të vendosura në këto lokacione përbënin kërcënim për transportin ndërkombëtar në këtë rrugë strategjike”. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme që po tronditin rajonin, presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë më 17 mars, këmbënguli se lufta nuk do të zgjasë shumë.

Duke folur për operacionin ushtarak të administratës së tij kundër Iranit, ai tha: “Na duhej të bënim një mision të shkurtër për t’u përballur me armët bërthamore që ishin në duart e disa njerëzve të çmendur; por përveç kësaj, [lufta] do të përfundojë brenda një ose dy javësh dhe nuk do të zgjasë shumë”.

Trump nuk dha afat kohor, duke shtuar se “gjithçka po lëviz shumë shpejt” dhe se “jemi shumë përpara afatit”. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara ishin njoftuar nga shumica e aleatëve të saj në NATO se nuk dëshirojnë të përfshihen në operacionin e saj ushtarak në Iran.

Trump kishte bërë thirrje për ndihmë për sigurimin e transportit përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Teherani e ka mbyllur duke i sulmuar anijet dhe duke bërë kërcënime ndaj të tjerave.

Disa vende kishin thënë se do ta shqyrtonin një lëvizje të tillë, por shumë të tjera nuk pranuan të përfshihen. Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi po shqyrton mundësinë e bashkimit me nismën detare amerikane.

Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se negociatat po vazhdojnë në këtë drejtim, por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, dhe theksoi se sigurimi i tregtisë dhe energjisë është përgjegjësi e përbashkët e vendeve të mëdha. Shënjestrimi nga Irani i vendeve prodhuese të naftës dhe gazit në Gjirin Persik ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të energjisë në shumë vende./REL

2 MUAJ ME PARE

Nga Khamenei te Larijani, si po i identifikon dhe eliminon Izraeli udhëheqësit e Iranit një nga një

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

IRAN- Sulmet e fundit izraelite i kanë dhënë një goditje të madhe udhëheqjes së Iranit, duke vrarë tre zyrtarë të tjerë të lartë gjatë sulmeve. Vrasjet e Shefit të Sigurisë Kombëtare Ali Larijani, komandantit paraushtarak Basij Gholamreza Soleimani dhe Ministrit të Inteligjencës Esmail Khatib i shtohen një liste të gjatë zyrtarësh të lartë të vrarë që nga fillimi i luftës.

Sipas vlerësimeve, dhjetëra zyrtarë të lartë kanë humbur jetën, ndërsa shumë prej tyre u vranë në ditën e parë të sulmeve ajrore amerikano-izraelite, më 28 shkurt, ku u vra edhe udhëheqësi suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei. Shkalla e viktimave varion nga maja e udhëheqjes politike dhe ushtarake deri te nivelet më të ulëta të forcave të sigurisë.

Mijëra anëtarë të regjimit janë vrarë ose plagosur, gjë që, sipas raportimeve nga brenda Iranit, ka filluar të krijojë një klimë çorganizimi. Forcat e sigurisë duken të tërhequra, ndërsa njëkohësisht përpiqen të parandalojnë protestat dhe të menaxhojnë sulmet e vazhdueshme nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe tensionet me vendet fqinje të Gjirit Persik.

Izraeli pretendon se ka përdorur rreth 10,000 fishekë në mijëra objektiva, nga të cilët mbi 2,200 lidhen me Gardën Revolucionare, Basij dhe forca të tjera të sigurisë së brendshme. Vlerësimet flasin për mijëra të vdekur dhe të plagosur.

Vrasja e synuar e udhëheqjes filloi në ditën e parë të operacioneve. Më 28 shkurt, autoritetet izraelite njoftuan se kishin vrarë shtatë zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës, ndërsa në total u vunë në shënjestër rreth 30 figura të larta ushtarake dhe politike. Viktimat përfshinin, përveç Ajatollah Ali Khamenei, këshilltarin e lartë të sigurisë Ali Shamkhani, komandantin e Gardës Revolucionare Mohammad Pakpour, shefin e forcave të armatosura Abdolrahim Mousavi dhe Ministrin e Mbrojtjes Aziz Nasserzadeh.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

I njëjti sulm thuhet se vrau gjithashtu shefin ushtarak të Khameneit, Mohammad Shirazi, shefin e inteligjencës ushtarake Saleh Assadi, kryetarin e organizatës kërkimore bërthamore të SPND-së, Hossein Jabal Amelian dhe ish-kreun e SPND-së, Reza Mozaffari-Nia. Viktimat përfshinin gjithashtu zëvendëskomandantin e logjistikës dhe kërkimit industrial, Mohsen Darebagi, shefin e inteligjencës së policisë, Gholamreza Rezaian, dhe shefin e planifikimit dhe operacioneve, Bahram Hosseini Motlag.

Më 3 mars, forcat izraelite njoftuan vrasjen e Majid bin al-Reza-s, vetëm një ditë pasi ai u emërua ministër i ri i mbrojtjes. Po atë ditë, u njoftua se Reza Khazaei, një anëtar i rangut të lartë i Forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare, ishte vrarë në një sulm në Bejrut.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

Më 8 mars, një sulm i synuar me dron në një hotel në Bejrut vrau katër zyrtarë të IRGC-së, përfshirë oficerin e financave Majid Hassini, shefin e inteligjencës së Korpusit Libanez Ali Reza Bi-Azar, shefin e inteligjencës së Korpusit Palestinez Ahmad Rasouli dhe oficerin e inteligjencës Hossein Ahmadlou. Më 12 mars, u vra Abu Dar Mohammadi, komandanti i njësisë së raketave të IRGC-së brenda Hezbollahut në Bejrut.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

Një zhvillim i rëndësishëm ndodhi më 17 mars, kur, sipas një zyrtari izraelit, Ali Larijani u shënjestrua në një strehë të sigurt në Teheran. Po atë ditë, forcat izraelite goditën Gholamreza Soleimani së bashku me bashkëpunëtorët e tij të lartë në një qendër të improvizuar operacionesh.

Sulmi i fundit ishte ai i kryer të martën në mbrëmje, me viktimë Ministrin e Inteligjencës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Khameneit, Esmail Khatib dhe ajo që tani mbetet për t'u parë është nëse dhe në çfarë mase struktura e pushtetit në Teheran është dobësuar dhe nëse këto sulme do të çojnë përfundimisht në destabilizimin e regjimit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Sulmet në Lindjen e Mesme/ Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një predhë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.

Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Kompania shtetërore Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18:11 sipas kohës së Moskës”.

“Një sulm është kryer në territorin ngjitur me ndërtesën e shërbimit metrologjik, e vendosur në hapësirën industriale të centralit bërthamor Bushehr, në afërsi të menjëhershme të njësisë së energjisë në funksion”, thuhet në njoftim.

“Situata e rrezatimit në platformë është normale”, tha Rosatom, duke shtuar se nuk ka pasur viktima në mesin e punonjësve të saj.

Në përgjigje, International Atomic Energy Agency bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, rithekson thirrjen për përmbajtje maksimale gjatë konfliktit për të parandaluar rrezikun e një aksidenti bërthamor”, tha agjencia në një postim në X.

Bushehri është centrali i vetëm bërthamor i Iranit. I vendosur në bregdetin verior të Gjirit Persik, ai furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi, jo në Iran, dhe monitorohet nga IAEA.

Ndërkohë, mediat lokale izraelite raportuan më 18 mars se të paktën dy persona janë vrarë nga një sulm me raketa iraniane në Izrael, teksa Irani ka vazhduar të lëshojë raketa dhe dronë nëpër Lindje të Mesme.

Ky raportim vjen një ditë pasi u konfirmua vrasja e Ali Larijanit, një nga figurat më të fuqishme të Iranit dhe një njeri i besueshëm i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një sulm ajror në kryeqytetin Teheran.

Ngushtica e Hormuzit – nëpër të cilën kalon një e pesta e transporteve botërore të naftës – vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të sulmeve kundër anijeve.

Presidenti amerikan, Donald Trump u kishte bërë thirrje shteteve në gjithë botën që të ndihmojnë në rihapjen e rrugëve detare për transport të naftës.

Por, së fundi ai tha se Shtetet e Bashkuara janë informuar nga shumica e aleatëve të tyre në NATO se nuk duan të përfshihen në operacionin ushtarak të vendit në Iran.

Ndërkohë, Joseph Kent, kreu i Qendrës Kombëtare Kundërterrorizmit të Shteteve të Bashkuara, tha se po jep dorëheqje për shkak të operacionit ushtarak në Iran.

Sulmet e Iranit ndaj shteteve lidere për prodhim të naftës së papërpunuar nëpër rajonin e Gjirit kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë në shumë shtete./REL

2 MUAJ ME PARE

Analiza e REL/ Si po përpiqet media shtetërore iraniane të ndikojë në Bosnje dhe Hercegovinë?

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

Shumë shpejt pasi u përhap lajmi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit, pas gati 40 vjetësh në krye të vendit, në adresat elektronike të mediave në Sarajevë mbërriti një mesazh nga Teherani.

Ai ishte dërguar nga adresa e IRIB-it, shërbimit shtetëror mediatik të Iranit, i cili është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, për shkak të akuzave për përhapje të propagandës dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Në atë email, të dërguar më 1 mars, IRIB-i ofronte edhe video-materiale nga ajo që e përshkruante si “mbledhje spontane masive e qytetarëve në pjesë të ndryshme”, pas vrasjes së Khameneit.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe rreth një muaj më herët.

Derisa forcat qeveritare po vrisnin mijëra njerëz në qytete të Iranit, gjatë protestave kundër regjimit, IRIB Sarajeva u dërgonte mediave materiale nga tubimet proqeveritare, të organizuara si përgjigje ndaj trazirave që lidheshin me pakënaqësitë për gjendjen ekonomike në vend.

Një raport i Ministrisë së Jashtme të Iranit, dërguar më 14 janar mediave në Bosnje dhe Hercegovinë, përmbante fotografi që, siç thuhej, tregonin “veprimet e dhunshme dhe terroriste të protestuesve në periudhën nga dhjetori 2025 deri në janar 2026”.

Në raport, protestuesit krahasoheshin me militantët e grupit terrorist Shteti Islamik, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore paraqiteshin si nxitëse të protestave.

Sipas analizës së Radios Evropa e Lirë, njoftimet e IRIB-it nuk u transmetuan gjerësisht në platformat online të mediave në Bosnje dhe Hercegovinë.

Meisam Mirhadi, i cili prezantohet si përfaqësues i transmetuesit publik iranian, nuk pranoi t’i përgjigjej REL-it se cilave media u janë dërguar njoftime dhe materiale nga IRIB-i.

IRIB-i, përndryshe, ka pothuajse tridhjetë vjet që vepron në Bosnje dhe Hercegovinë - vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në dhjetor të vitit 2022, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj individëve të lidhur me IRIB-in, me arsyetimin se rrjeti kufizonte rrjedhën e lirë të informacionit në Iran dhe merrte pjesë në organizimin dhe transmetimin e rrëfimeve të detyruara nga kritikët e regjimit, të cilat siguroheshin përmes frikësimit dhe dhunës.

Bosnje dhe Hercegovina, si vend kandidat për anëtarësim në BE, është e detyruar ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së.

Agjencia Rregullatore e Komunikimeve në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është përgjegjëse për mediat elektronike në këtë vend, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka marrë udhëzime nga institucionet përkatëse të Bosnje dhe Hercegovinës në lidhje me zbatimin e ndalesës së vendosur nga BE-ja për përmbajtjet e caktuara të huaja.

Sanksionet ndaj IRIB-it u vendosën pas vdekjes së Mahsa Aminit, një gruaje 22-vjeçare iraniane, e cila ndërroi jetë në paraburgim më 17 shtator 2022. Ajo ishte ndaluar për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes në Iran, i cili kërkon që gratë të mbajnë shami në kokë.

Pas vdekjes së saj, protestuesit në të gjithë Iranin organizuan protesta të përditshme për muaj të tërë, duke çuar në një lëvizje që u bë e njohur si “Gratë, jeta, liria”.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së vendosi sanksione ndaj gjashtë punonjësve të IRIB-it në nëntor të vitit 2022, me arsyetimin se media kishte transmetuar “qindra rrëfime të detyruara nga të paraburgosurit”.

U vu në dukje se IRIB-i dhe degët e tij nuk funksionojnë si media objektive, por si mjet kryesor i Qeverisë iraniane për shtypje dhe censurë ndaj popullit të saj.

Shërbimi publik mediatik i Iranit transmetoi për herë të parë një program radiofonik në gjuhën boshnjake - përmes një faze testimi - në maj të vitit 1994, por u zhvillua ndjeshëm në vitet pas luftës.

Në vitin 1995, televizioni iranian, si pjesë e IRIB-it, filloi të operonte nën emrin Sahar Balkan TV në gjuhën boshnjake. Ai vazhdon të operojë edhe sot, ndërsa programi radiofonik është mbyllur.

Përveçse në platformat digjitale, Sahar Balkan TV transmeton programin e tij ditor edhe në televizionin lokal, TV Vogoshqa, në Sarajevë, që zgjat disa orë.

Televizioni iranian Sahar Balkan ka llogari zyrtare në Facebook, X, Telegram dhe Instagram.

Ai ka më shumë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, rreth 30.000; në Facebook ndiqet nga rreth 17.000 veta, në Telegram i ka rreth 3.500 përdorues, në X rreth 500. Televizioni ka edhe një llogari zyrtare në YouTube, me disa dhjetëra ndjekës.

Përmbajtja është kryesisht e fokusuar në një imazh pozitiv të regjimit iranian, me kritika ndaj Perëndimit dhe “regjimit zionist”.

Numri i postimeve u rrit pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe gjatë protestave kundër regjimit iranian.

Përveç përkthimeve nga media shtetërore iraniane në persisht, Sahar Balkan prodhon edhe lajme në gjuhën boshnjake.

Në studion në Sarajevë, kanali interviston edhe njerëz nga Bosnje dhe Hercegovina, që kryesisht kanë pikëpamje pro regjimit iranian.

TV Vogoshqa, që është një kompani publike në pronësi të Komunës së Vogoshqës, thotë se nuk është në dijeni se Sahar Balkan, si pjesë e IRIB-it, është nën sanksione të BE-së.

“Radio-Televizioni Vogoshqa ka transmetuar programin Sahar Balkan në formate dhe intervale të ndryshme kohore që nga viti 1996. Sot, RTV Vogoshqa, në baza komerciale, ofron një interval ritransmetimi për programin Sahar Balkan, i cili transmetohet nga Teherani”, thuhet në përgjigje.

Sipas regjistrave të biznesit, të disponueshëm publikisht, zyra e IRIB-it në Sarajevë është regjistruar që nga gushti i vitit 2016.

IRIB-i nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me praktikat e tij të biznesit dhe prodhimin e përmbajtjes në gjuhën boshnjake.

Sahar Balkan TV është pjesë e Rrjetit Universal Sahar (SUN) të IRIB-it, i cili transmeton në disa gjuhë, përfshirë atë dari, azerbajxhanase, kurde, urdu, boshnjake dhe shqipe.

Harun Karçiq, analist i politikës së jashtme dhe autor i një monografie për lidhjet mes Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, shpjegon se Sahar TV përgatit pjesën më të madhe të përmbajtjes në Teheran dhe më pas e shpërndan atë në mediat anembanë botës.

“Irani u jep një numër të madh bursash studentëve të huaj, të cilët në vitet e fundit të studimeve përkthejnë lajmet në gjuhët e tyre amtare dhe i prezantojnë ato në studio. E, pastaj, programet e përfunduara dërgohen në vendet e tyre”, thotë Karçiq.

Ai shton se stacionet televizive iraniane kanë pasur një prani shumë më të madhe rreth 30 vjet më parë.

“Me një numër të vogël njerëzish, ata përkthejnë njoftimet për shtyp dhe i dërgojnë ato në stacionet tona televizive, me shpresën se dikush do t’i publikojë ato. Në fund të fundit, gjithçka varet nga mendimi kritik i redaktorëve dhe gazetarëve tanë dhe nga aftësia jonë mediatike për të dalluar propagandën nga faktet”, shton Karçiq.

Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) është i vetmi transmetues radioteleviziv i autorizuar në Iran.

I themeluar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, ai është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të udhëheqësit suprem, i cili emëron dhe shkarkon drejtorin dhe gjithashtu ushtron ndikim të fortë përmes një bordi mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh.

Financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat nga reklamat.

Ai punëson 30.000 deri në 50.000 njerëz - më shumë se BBC-ja, e cila punëson rreth 21.000, shkruan Iran International, një medium privat në gjuhën perse, me seli në Londër.

IRIB-i ofron shërbime radiotelevizive vendase dhe ndërkombëtare, duke operuar me 12 kanale televizive vendase, katër kanale lajmesh ndërkombëtare, gjashtë kanale televizive satelitore dhe 30 kanale televizive provinciale.

Sipas Al Monitor-it, IRIB-i drejton kanale lajmesh në anglisht, arabisht dhe spanjisht, dhe transmeton në më shumë se 30 gjuhë, duke përfshirë atë boshnjake, azerbajxhanase, mandarin dhe shqip.

IRIB-i bashkëpunon gjithashtu me Ministrinë e Inteligjencës në Iran dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, raporton Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë, Irani mbështeti Ushtrinë e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe forcat boshnjake me para, ndihma humanitare dhe armë, si dhe me këshilltarë ushtarakë nga Trupat e Gardës Revolucionare, që u dërguan në këtë vend.

Pas luftës, nën presionin e SHBA-së, autoritetet në Sarajevë i zvogëluan lidhjet politike dhe të sigurisë me Teheranin, të cilat tani janë kryesisht të kufizuara në bashkëpunim kulturor dhe akademik dhe kontakte të rralla politike.

Karçiq thotë se ndikimi i Iranit në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë në rënie që nga lufta.

Në 30 vjetët e fundit, Irani, sipas tij, ka investuar shumë në përpjekjet për të fituar ndikim përmes instituteve, fondacioneve, kolegjeve, si dhe mediave të tilla si stacioni televiziv, Sahar Balkan TV.

Karçiq thotë se IRIB-i donte të fitonte ndikim dukshëm më të madh në Bosnje dhe Hercegovinë pas luftës, ngjashëm me atë që ka në Jemen, Irak ose Liban.

“Por, pas luftës, [misioni i atëhershëm paqeruajtës i NATO-s] SFOR-i ushtroi presion të fortë mbi autoritetet boshnjake dhe këto marrëdhënie u dobësuan ndjeshëm që në vitin 1998”, thotë Karçiq.

Për të mundësuar zgjerimin e programit ndërkombëtar, Teherani ka trefishuar buxhetin vjetor të IRIB-it në rreth 480 milionë dollarë deri në vitin 2025, sipas një analize që ka bërë Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington.

Përfaqësuesi i Fondacionit, Toby Dershowitz, thotë për Radion Evropa e Lirë se materialet, të cilat dërgohen përmes zyrave të jashtme të IRIB-it, flasin për përpjekjet e autoriteteve iraniane për të zgjeruar ndikimin e IRIB-it jashtë vendit, përfshirë edhe në Ballkan.

“Demonstratat, në të cilat miliona iranianë dolën në rrugë për të protestuar kundër shtypjes nga Qeveria e tyre, portretizohen si trazira të nxitura nga aktorë të huaj. Kjo është një qasje që zyrtarët e regjimit e kanë përsëritur si në mediat shtetërore, ashtu edhe në kanalet ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas këtij fondacioni, sanksionet ndaj IRIB-it dhe degëve të tij janë vendosur edhe në Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rolit të tyre në transmetimin e rrëfimeve të detyruara dhe të rreme. Faqet e lidhura me IRIB-in janë hequr gjithashtu nga transmetimi./REL

2 MUAJ ME PARE

Analiza e DW: A është regjimi i Iranit në një pikë krize?

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

Tetëmbëdhjetë ditë pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit , duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei në orët e para të luftës dhe duke eliminuar udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë, do të kishte qenë e sigurt të supozohej se qendra e pushtetit të Republikës Islamike ishte destabilizuar në mënyrë fatale.

"Por, ndërsa fillon java e tretë e luftës, po bëhet e qartë se ky vlerësim nuk përputhet me realitetin. Struktura e pushtetit të Iranit e ka kapërcyer tronditjen fillestare", tha për DW analisti i Lindjes së Mesme, Habib Hosseini‑Fard.

Të plagosur, por jo të eliminuar, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) po vazhdon të kryejë sulme në disa fronte kundër SHBA-së,  Izraelit dhe shteteve fqinje arabe. Ata mbështeten në një strukturë komande të decentralizuar dhe të lidhur mirë.

Kjo duket se është ende kështu pasi Izraeli të martën tha se kishte vrarë Ali Larijani-n, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran, i cili mbikëqyr koordinimin në mbrojtje dhe politikën e jashtme. Izraeli tha gjithashtu se kreu i milicisë Basij, Gholamreza Soleimani, u vra në një sulm tjetër të hënën. 

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha të hënën se Irani kishte nisur më shumë se 300 sulme ndaj Omanit, Arabisë Saudite, Izraelit, Jordanisë, Qipros, Turqisë, Azerbajxhanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Irakut, Kuvajtit dhe Bahreinit gjatë dy javëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha të hënën se kishte kapur më shumë se 60 dronë në hapësirën e saj ajrore që nga mesnata. Kjo ilustron shkallën e paprecedentë të konfrontimit.

Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan gjithashtu një vdekje në Abu Dhabi dhe një person të plagosur, të cilët autoritetet thanë se u shkaktuan nga rënia e mbeturinave nga predhat iraniane.

Strukturat fleksibile të komandës si një recetë për sukses
Në këtë sfond, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka përjashtuar negociatat, duke thënë se nuk do të ketë armëpushim për sa kohë që SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë objektivat iraniane.

Ai duket se është në gjendje të mbështetet në një aparat ushtarak ende të fuqishëm, me IRGC-në si aktorin kryesor të aftë për t'iu përgjigjur në mënyrë fleksibile situatave që ndryshojnë vazhdimisht.

IRGC u krijua pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 sepse sundimtarët e rinj nuk i besonin ushtrisë së ndërtuar nën Shahun. Mandati i saj ishte të parandalonte një grusht shteti dhe të mbronte ideologjinë shtetërore.

Së bashku me ushtrinë e rregullt, IRGC-ja sot formon forcat e armatosura të Iranit dhe është në varësi të udhëheqësit fetar dhe politik të Republikës Islamike, Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei . Personeli i saj vlerësohet të jetë deri në 200,000.

"Gjatë dy dekadave të fundit, IRGC ka evoluar nga një institucion hierarkik në një strukturë të rrjetëzuar", sipas ekspertit të Lindjes së Mesme Habib Hosseinifard. "Komandat provinciale kanë autoritet të gjerë dhe mund të veprojnë në mënyrë të pavarur nga komanda qendrore", i tha ai DW.

Hosseinifard shtoi se "thellësia strategjike dhe siloset nëntokësore të raketave të Iranit e bëjnë gjithashtu të pamundur shkatërrimin e aftësive të tij ushtarake në një kohë të shkurtër - një realitet që shpjegon vazhdimin e sulmeve pavarësisht pretendimeve të SHBA-së për shkatërrim maksimal".

SHBA-të dhe Izraeli kanë thënë se rreth 15,000 objektiva në Iran janë goditur tashmë nga sulmet ajrore. Megjithatë, Irani arrin të qëllojë me raketa qytetet izraelite. Të martën në mëngjes, ambasada amerikane në Bagdad u shënjestrua nga sulme me dronë dhe raketa. Vendet e Gjirit dhe anijet në Gjirin Persik janë goditur gjithashtu nga sulmet.

Pse Irani ende mund të luftojë si një 'shtet i dështuar'
Reza Talebi, një analist politik, thekson strukturën e brendshme të Iranit dhe paralajmëron kundër supozimeve të thjeshta rreth një kolapsi të mundshëm të pushtetit në Iran.

“Ideja se një periudhë dobësie shtetërore apo edhe një ‘shtet i dështuar’ do të çonte automatikisht në kapitullimin e forcave ushtarake nuk pasqyron realitetet strukturore në Iran”, tha Talebi.

"Aktorët e shtyrë ideologjikisht brenda aparatit ushtarak dhe të sigurisë janë të lidhur ngushtë me vetë ekzistencën e sistemit."

Talebi thekson se Garda Revolucionare nuk është thjesht një organizatë ushtarake.

“Gardat Revolucionare kontrollojnë gjithashtu strukturat e pushtetit ekonomik dhe ideologjik që shtrihen shumë përtej Iranit”, tha ai.

Përfshin “Forcën Quds”, një njësi speciale e IRGC-së përgjegjëse për operacionet jashtë vendit, dhe grupet militante në të gjithë Lindjen e Mesme që mbështesin objektivat e Iranit, përfshirë shkatërrimin e Izraelit.

Dhe organizata kontrollon gjithashtu një konglomerat ndërtimi të quajtur Khatam‑al‑Anbia, i cili luan një rol kryesor në projekte të shumta strategjike të infrastrukturës dhe investime multi-miliardë dollarëshe. Kompania u krijua në fund të viteve 1980 për të rindërtuar vendin pas luftës me Irakun.

“Këto ndërlidhje organike e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë heqjen dorë të shpejtë ose vullnetare nga pushteti”, tha Talebi.

"Nëse vetëm shtresa e jashtme e sistemit dobësohet, kjo nuk çon domosdoshmërisht në kolaps; përkundrazi, mund të rrisë tensionet dhe të intensifikojë konfliktet e brendshme brenda aparatit të pushtetit", shtoi ai.

Nëse sistemi shembet, shton ai, një shpërbërje e ngjashme me Sirinë ose Afganistanin do të ishte më e mundshme sesa një transferim i rregullt i pushtetit.

Rënia e plotë e pamundur
Prandaj, Talebi beson se "një aparat sigurie i shembur plotësisht nuk është domosdoshmërisht objektivi" për SHBA-në dhe Izraelin. 

Nga perspektiva e Izraelit, një strukturë sigurie e dobësuar, por ende funksionale në Teheran, mund të jetë më e parashikueshme sesa një vakum total pushteti.

Sipas Hosseini-Fard, SHBA-të dhe Izraeli tani duket se po synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të mbetura të Iranit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit , ndërkohë që kryejnë sulme të synuara ndaj institucioneve të sigurisë për të lehtësuar protestat e brendshme.

Megjithatë, një armëpushim në të ardhmen e afërt dhe/ose një rënie e Gardës Revolucionare janë të dyja të pamundura, tha Hosseini-Fard.

Ai vuri në dukje se pas tronditjes fillestare, Irani krijoi qëllimisht pasiguri në Ngushticën e Hormuzit, duke rritur presionin mbi ekonominë globale. Dhe me sulmet ndaj infrastrukturës dhe bazave ushtarake në rajonin e Gjirit, dimensionet rajonale të konfliktit po zgjerohen.

"Skenari më i mundshëm është një vazhdim i luftës - qoftë në nivelin e saj aktual ose në një formë të zgjeruar", tha ai./DW

2 MUAJ ME PARE

Lufta në Iran/ DW: Të sëmurët kronikë luftojnë për mbijetesë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të
iran

IRAN- Pas vijave të frontit të çdo lufte, ata, mbijetesa e të cilëve varet nga ilaçet e rregullta dhe trajtimet jetësore, shpesh anashkalohen. Pacientja me kancer Fatemeh S. ka qenë gjithnjë e më e shqetësuar për të ardhmen e saj që nga fillimi i luftës në Iran dy javë më parë.

"Kam nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale," i tha ajo DW.

Edhe pse është e vështirë të përcaktohen shifrat e sakta të iranianëve që kanë nevojë për kimioterapi të pandërprerë, vuajnë nga skleroza e shumëfishtë, kanë çrregullime të gjakut ose diabet , mund të thuhet me siguri se situata e tyre përkeqësohet më tej nga numri në rritje i klinikave private dhe qendrave mjekësore që po mbyllen.

Spitalet kanë mungesë stafi, operacionet e planifikuara po shtyhen dhe shërbimet jetësore si vaksinimet ose trajtimi i sëmundjeve kronike po ndërpriten, konfirmojnë dy mjekë iranianë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut me bazë në Austri, Dr. Hassan Naib Hashem dhe Dr. Hamid Hematpour.

"Disa specialistë në Teheran  aktualisht kujdesen për 200 deri në 300 pacientë - kjo është shumë herë kapaciteti normalisht i menaxhueshëm", tha radiologu Hamid Hematpour për DW.

Kolegët e tij në Iran i treguan gjithashtu për ndërprerjet e energjisë elektrike në spitale pas sulmeve. Dhe që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael në Iran më 28 shkurt 2026, autoritetet në Iran  kanë mbyllur shumicën e lidhjeve të internetit. 

"Kur  lidhjet e internetit dhe telefonisë kufizohen , koordinimi mjekësor bëhet pothuajse i pamundur", tha Hematpour, duke shtuar se edhe konsultat e telemjekësisë praktikisht kanë ngecur.

Për më tepër, shumë mjekë ikën në veri të vendit, si në Gilan ose Masandaran në Detin Kaspik. Nga ana tjetër, shumë pacientë me sëmundje kronike humbën kontaktin me mjekët e tyre, dhe bashkë me këtë, edhe aksesin në ilaçet e posaçme që nevojiteshin urgjentisht.

Gjithashtu, disa ilaçe duhet të ruhen në temperatura specifike dhe ndërprerjet e energjisë mund të shkaktojnë prishjen e tyre.  Sistemi i shpërndarjes së ilaçeve në Iran është i ndërprerë nga kaosi dhe shkatërrimi, thonë familjet. Autoritetet shëndetësore iraniane pretendojnë se ka furnizim të mjaftueshëm.

Sistemi shëndetësor nën kërcënim
Megjithatë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, ka "rezerva strategjike të mjaftueshme". Vetëm se realiteti për shumë familje paraqet një pamje krejtësisht të ndryshme: Ndërprerjet në sistemin e shpërndarjes së drogës, si dhe sanksionet,  e bëjnë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e ilaçeve që shpëtojnë jetën.

"Kjo është kërcënuese për jetën për njerëzit me hemofili ose çrregullime të rralla gjenetike", tha mjeku iranian Hematpour. "Shumë nga këto ilaçe nuk janë të disponueshme lirisht në treg gjithsesi dhe nëse mungesat vazhdojnë për më shumë se disa javë, këto grupe përballen me një krizë të pakthyeshme shëndetësore", paralajmëron ai.

Mjekët iranianë në Vjenë kanë gjithashtu frikë se një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës mund të çojë në rrëzimin e të gjithë sistemit të kujdesit shëndetësor të Iranit. Numri në rritje të shpejtë i viktimave të luftës mund ta mbingarkojë shpejt sistemin e kujdesit shëndetësor, tha Hematpour.

"Në disa rajone, duke përfshirë provincat perëndimore të Ilamit [rreth 515 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Teheranit] dhe provincën Kermanshah [rreth 460 kilometra nga Teherani], tashmë ka pasur mungesa edhe për ilaçet dhe antibiotikët bazë", shtoi ai.

"Lufta trondit themelin e të gjitha të drejtave, përkatësisht të drejtën për jetë ", tha Hassan Nayeb-Hashem për DW. "Sapo kjo e drejtë themelore kërcënohet, shkelje të mëtejshme pasojnë pothuajse në mënyrë të pashmangshme, siç është e drejta për shëndet dhe kujdes mjekësor."

Ai theksoi më tej se në luftë, dëmi humanitar shkon përtej numrit të të vdekurve.

"Përvoja nga konfliktet e kaluara tregon se numri i të plagosurve është zakonisht tre deri në gjashtë herë më i lartë se numri i të vrarëve", tha ai.

Sipas raportit të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, autoritetet kombëtare të shëndetit në Iran raportuan më shumë se 1,300 vdekje dhe 9,000 të plagosur që nga fillimi i luftës. Deri më tani, OBSH-ja ka verifikuar gjithashtu 18 sulme ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor, duke rezultuar në tetë vdekje midis punonjësve të shëndetësisë./DW

2 MUAJ ME PARE

Kush është pasardhësi më i mundshëm i Ali Larijani-t/ Roli i tij kyç në mes të luftës

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të
Ali Larijani

IRAN-  Zëvendësimi i zyrtarit më të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit, Ali Larijani, pas vdekjes së tij në një bastisje izraelite të martën, nuk do të jetë një detyrë e lehtë. CNNgr, shkruan se, politikani veteran konsiderohej nga shumë analistë si vendimmarrësi më i rëndësishëm në vend, një negociator i aftë që mund të punonte në kampe të ndryshme brenda regjimit dhe ndërkombëtarisht.

Sipas ligjit, presidenti iranian, Masoud Peskov, do të jetë ai që do të emërojë këshilltarin e ardhshëm të sigurisë kombëtare, dhe ka spekulime se figura me ndikim e regjimit, Saeed Jalili, mund ta marrë këtë rol. Analistët thonë se ka shumë mundësi që pozicioni t’i shkojë njërit prej përfaqësuesve të Udhëheqësit Suprem në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Vdekja e Larijanit e lë Jalilin si një zgjedhje të mundshme, pasi ai më parë shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare, ishte kryenegociator bërthamor dhe aktualisht është anëtar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë. Kushdo që zgjidhet si zëvendësues i Larijanit do të ketë një rol të rëndësishëm në çdo negociatë për t'i dhënë fund luftës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Vrasja e Larijanit nuk do ta destabilizojë Iranin"/ Ministri i Jashtëm iranian: Netanyahu e futi SHBA-në në luftë dhe tani po kërkojnë ndihmë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të
Abbas Araghchi

IRAN-  Ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi, deklaroi se, vrasja e Ali Larijani- t, sekretarit të fuqishëm të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit nga Izraeli, nuk do të jetë një goditje fatale për udhëheqjen e Iranit. Në një intervistë për Al Jazeera, Ministri i Jashtëm iranian tha se  SHBA- të u tërhoqën në këtë luftë nga Izraeli dhe veçanërisht nga Netanyahu.

Sipas tij, ata nuk e dinë se cili është qëllimi i tyre përfundimtar, dhe thonë gjëra të ndryshme çdo ditë. Ministri u shpreh se, ata që kërkuan dorëzim pa kushte tani janë të detyruar të kërkojnë ndihmë për Ngushticën e Hormuzit duke u bërë thirrje vendeve të tjera./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SHBA-të godasin objektivat iraniane në Ngushticën e Hormuzit me shkatërrues bunkerësh

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli vret ministrin iranian të

SHBA-  Ushtria amerikane njoftoi se kishte goditur bazat e raketave iraniane përgjatë Ngushticës së Hormuzit me bomba të fuqishme të afta të depërtonin në strehimore. Në një postim në X, Komanda Qendrore e SHBA-së raportoi se forcat amerikane vendosën me sukses municione të shumta me depërtim të thellë prej 5,000 paundësh në pozicionet e fortifikuara të raketave iraniane, përgjatë vijës bregdetare të Iranit në ngushticë.

"Raketat iraniane kundër anijeve në këto vende rrezikuan transportin ndërkombëtar detar në ngushticë", tha ushtria amerikane.

Mediat e huaja shkruajnë se, mbyllja efektive e rrugës ujore nga Irani përmes së cilës lëvizin rreth 20% e dërgesave globale të naftës ka ndërprerë në mënyrë dramatike trafikun detar dhe ka kontribuar në një rritje të çmimeve globale të naftës.

Bombat e mëdha, të quajtura "shkatërrues bunkerësh" - të cilat thuhet se kushtojnë rreth 288,000 dollarë secila - janë më pak të fuqishme se bombat prej 30,000 paundësh (13,600 kilogramësh) që SHBA-të përdorën vitin e kaluar kur sulmuan tre objekte bërthamore nëntokësore në Iran.

Ndryshe nga bombat konvencionale, bombat shpërthyese të bunkerëve nuk janë të projektuara për të shpërthyer në ajër, në tokë ose në sipërfaqen e një objektivi. Ato janë të mbështjella me çelik të rëndë e të fortë dhe janë të projektuara për të depërtuar thellë në tokë para se të shpërthejnë./Dosja.al

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi