Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku. • Përfaqësuesja e Kryeministrisë Jona Qosja ka deklaruar në Kushteuese se ankimimi i kryeministrisë nuk ka të bëjë me objektin e procedimit penal por me marrëdhëniet mes tre pushteteve. • Sipas Qoses, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër, pasi është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër. Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se Ministri njësoj si deputeti gëzon imunitet. • Sipas Jonuzajt ministri nuk mund të mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij, pa autorizim nga Kuvendi. • Në një linjë ka qenë dhë Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi, e cila ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykatat duhet që të kalojë nga Kuvendi. • Në fund të fjalës së saj, Arbi ka deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi. • Vetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk ka marrë pjesë në seancën që është duke u mbajtur në Kushtetuese. • GJKKO thekson se vendimet për caktimin e masës së pezullimit nga detyra janë të ankimueshme në juridiksionin gjyqësor të zakonshëm dhe përfshirja e GJK bie ndesh me standardet e administrimit të drejtësisë. • Sipas GJKKO-së, pjesëmarrja e saj si palë në gjykimin kushtetues do të ishte jashtë kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta. • Pas dëgjimit dhe diskutimit të të gjitha palëve në proces, Gjykata Kushtetuese ka përfunduar seancën dhe është tërhequr për vendim.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Seanca e hapur e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë pezullimi i ushtrimit të detyrës publike, të vendosur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka përfunduar.
Kjo seancë u zhvillua pas kërkesës së paraqitur nga Kryeministria, ku kryeministri Edi Rama ka ankimuar vendimin e GJKKO-së. Kjo duke pretenduar se pezullimi saj përbën një shkelje të kompetencave kushtetuese të Kryeministrit.
Në këtë seancë Presidenti i Republikës u përfaqësua nga këshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hemioni Braho dhe drejtorja e përgjithshme Eriola Shia. Ndërsa Kuvendi u përfaqësua nga drejtoresha juridike Mimoza Arbi.
Më parë Gjykata e Posaçme kishte vendosur ndaj Ballukut, pezullimin nga detyra, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Këtu masa u morën pasi ajo u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë, argumentoi gjatë seancës se SPAK dhe GJKKO kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo pasi sipas argumentimit të saj, deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitet dhe se çdo masë që cenon ushtrimin e detyrës kërkon autorizim nga Kuvendi. Qosja tha se imuniteti kushtetues synon mbrojtjen e funksionit publik dhe jo vetëm lirinë personale.
Përfaqësuesit e SPAK paraqitën qëndrimin e tyre zyrtar përmes parashtrimeve me shkrim. Kjo duke sqaruar se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kriteret ligjore për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Prokurorisë së Posaçme, pala kërkuese nuk ka legjitimitet për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues, pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual, të shoqëruar me pasoja të pariparueshme.
Sipas SPAK pretendimet e Kryeministrisë bazohen në interpretime të ligjit dhe nuk provojnë cenimin e një raporti juridik konkret. Ajo bëri me dije se në lidhje me këtë rast nuk ekziston konflikt kompetencash mes institucioneve.
Në fund, SPAK argumentoi se sistemi ligjor parashikon rrugë të qarta ankimi, duke përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, duke garantuar të drejtat procedurale të palëve. Prokuroria e cilësoi të pabazuar, pretendimin se pezullimi i zëvendëskryeministres ka ndikuar në funksionimin e Këshillit të Ministrave. Kjo duke theksuar se masa e sigurimit është individuale dhe nuk cenon funksionimin institucional të qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Përfaqësuesit SPAK kanë paraqitur qëndrimin e tyre zyrtar në seancën e cila po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministria ka kundërshtuar masën e ndalimit të kërkuar ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.
SPAK ka depozituar parashtrimet e saj me shkrim. Kjo duke theksuar se në këtë proces paraqitet në cilësinë e subjektit të interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim kushtetues.
Sipas SPAK, pala kërkuese nuk legjitimohet si subjekt procedural për të aktivizuar kontrollin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual.
“Pretendimet e kërkuesit bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete”, thuhet në qëndrimin e SPAK. Prokuroia bën me dije se për sa i përket këtij rasti nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e GJK.
Sipas SPAK nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. Gjithashtu SPAK vlerëson se kërkesa e Kryeministrit nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.
Kjo pasi masat e sigurimit nuk krijojnë një konflikt të tillë. Theksohet se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri.Kjo pasi në argumentimin e tyre, ndjekja penale është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së. Ndaj si pasojë nuk mund të cenohet nga pushteti ekzekutiv.
SPAK e cilëson atë të pabazuar, pretendimit se pezullimi i zv/kryeministres ka bllokuar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave. Kjo duke sqaruar se masa e sigurimit është vendosur ndaj individit, ndaj si e tillë ajo nuk cënon funksionimin institucional të qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se qëndrimi i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku në detyrë është një rrezik potecial. Kjo pasi sipas saj, Balluku nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat.
Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, prokurorja Bejko përmendi edhe një deklaratë të përfaqësuesit të kryeministrit në seancë, se ajo ka propozuar 50 akte.
“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres.
Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë.
Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat”, tha Prokurorja./Dosja.al
TIRANË- Prokurori i SPAK, Dritan Prençi tha se SPAK vlerëson se shfuqizimi i masave ndaluese ndaj zv.kryeministres do vinte në rrezik rendin kushtetues. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se në rastin e Ballukut, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuqëzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit. Sipas tij, për këtë rast gjykata ka vlerësuar natyrën e detyrës, dhe parandalimin e rreziqeve.
“Në rastin konkret, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit. Në vlerësimit tonë, GJK nuk duhet të vlerësojë si supergjykatë e saj pasi çdo ndërhyrje e saj do të cenonte kufijtë kushtetues dhe parimin e ndarjes së pushtetit. Bazuar në këtë vlerësim, kërkohet që çdo vendim për pezullim të respektojë parimin e ligjshmërisë. Në rastin konkret, gjykata ka vlersëuar natyrën e detyrës, dhe parandalimin e rreziqeve. SPAK vlerëson se masa e pezullimit është e ligjshme, e kufizuar pa cenuar mandatin si deputet. Duke respektuar parimet themelore, SPAK vlerëson se në këtë rast vetë rendi kushtetues do të vihej në rrezik nga një shfuqizimin i mundshëm i masave ndaluese pasi personi në fjalë është marrë e pandehur. “, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash mes pushteteve. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore.
Ai tha se mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave.
Sipas tij, në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen. Prençi u shpreh se SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim, nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje dhe nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.
“Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen.
SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.
Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, tha prokurori Dritan Prençi./Dosja.al
TIRANË- Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, ka deklaruar ditën e sotme se një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, si në rastin Balluku. Rusmali u shpreh se situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të ndjeshme këtë situatë.
Përfaqësuesi i Presidencës u shpreh se sistemi kushtetues, i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin. Në lidhje me këtë ai tha se parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.
“Diskutimi që kemi sot është: ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik nëpërmjet mekanizmave procedural këtë besoj do ta zgjidhni ju, duke marrë në konsideratë rastin konkret. Debati ka lidhje me këtë: mekanizmat procedural a ushtrohen dot në instrumente kontrolli dhe balance, nëse shndërrohen në të tilla, ato bëhen problematikë.
Sistemi ynë kushtetues i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin, zero. Në vlerësimin tonë, parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.
Reforma e pushtetit gjyqësor e soli një mekanizëm të vetëqeverisjes gjyqësorit dhe praktikisht pikat e kontaktit midis pushteteve të tjera dhe gjyqësorit u reduktuan në minimum. Në procedurën e emërimit përfshihen edhe Kuvendi dhe presidenti, por vullneti i tyre është minimal. E drejta për të zgjedhur 1 në 3 kandidatë.
Situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të të ndjeshme këtë situatë faktin që mekanizmat proceduralë penalë të mos përdoren si instrumente, kur e themi këtë, të mos përdoren fare si instrumente.
Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, ky është mendimi ynë nëse biem dakord me parimin e gjësë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se vendimi i GJKKO-së për Ministren Belinda Balluku ka cënuar drejtpërdrejtë veprimtarinë e ministres. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Jonuzaj u shpreh se autorizimi për heqjen e imunitetit apo pezullimin e Ministres duhet që të kalojë vetëm nga Kuvendi.
“Për sa kohë kemi cenim të veprimtarisë së ministrit, i cili është i bazuar në imunitet me deputetin, atëherë autorizimin duhet të merret tek autoriteti përkatës, që e jep edhe për deputetin. Kuvendi mbron të drejtën e ministrit për të ushtruar funksionin e tij. Këtë e mbron Kushtetuta. Kuvendi mbron dhe interesin publik për të garantuar hetimet. Këtë jemi duke kërkuar. Duhet të ndiqet i gjithë kriteri procedural, kushtetuese për të siguruar pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit të Ministrave”, tha Jonuzaj./Dosja.al
TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se kryeministrit nuk ka të drejtë të bej delegim të një ministri në Këshillin e Ministrave. Gjatë fjalës së tij në seancën në Kushtetuese për mandatin e Ballukut, Jonuzaj u shpreh se nëse kryeministri do të merrte portofolin e një ministre ose do e kalonte anë te një ministre tjetër, kjo nënkuptim shkarkim defakto të ministres.
Gent Ibrahimi: Po flasim për imunitet funksionarët publikë, imuniteti është gur themeli në një demokraci. Duke patur parasysh këta dy komponentë, dhe nenin 103 të kushtetutës, i referohet edhe mos përgjegjësisë edhe paprekshmërisë. Cili do ishte rregullimi ekuivalent
Herald Jonuzaj: Neni 73 parashikon imunitetin e deputetit brenda sallës së parlamentit, ndërkohë ishte kërkuar masa e arrestit, ajo cfarë del në pah nga vendimi është se garantimi ka të bëjë me funksionin e deputetit dhe janë të njëjtat liri që nuk duhet të cënojnë as ministrin. Dhe këtë e ka rregulluar vendimi 38, që ka vendosur shenjën e barazisë edhe për ministrin jo deputet.
Sonila Bejtja: Thatë se kryeministri nuk mund të propozojë akte, përvec atyre që nuk janë të parashikuara në kompetencat e ministrive. Po zv/ministri?
Herald Jonuzaj: Aktet propozohen vetëm nga ministri
Sonila Bejtja: Nga momenti që Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, sa projekt akte janë propozuar nga ministrja.
Herald Jonuzaj: Mbi 50 projekt akte.
Sonila Bejtja: A mundet Kryeministri të merrte vendim për të deleguar kompetencat e ministres?
Herald Jonuzaj: Kryeministri nuk mund të delegojë, por duhet që portofoli i asaj ministrie të kalojë te një ministri tjetër, ose të merrte ai portofolin e ministrisë, që nënkupton shkarkim defakto
Sonila Bejtja: Edhe kjo përkohësisht
Herald Jonuzaj: Nuk mund të bëhet përkohësisht.

TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se Ministri njësoj si deputeti gëzon imunitet. Gjatë seancës në Kushtetuese, Jonuzaj ka deklaruar se ministri nuk mund të mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij, pa autorizim nga Kuvendi.
Sipas Jonuzajt, shkalla e barazisë mes deputetit dhe Ministrit është e e vendosur në Kushtetutë dhe vendimi i GJKKO-së cënon pushtetin ekzekutiv.
“Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Ligjore, neni 22 parashikon se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Kushtetuta vendos një barazi mes statusit të deputetit dhe ministrit: ministri gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit. Nëse shikojmë bazën e Kodit të Procedurës Ligjore, neni 22 i dispozitave kryesore thotë se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Shkalla e barazisë mes deputetit dhe ministrit është e vendosur në Kushtetutë. Deputeti gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit. Ne kemi ardhur para Gjykatës Kushtetuese për shkak të cënimit të pushtetit ekzekutiv. Këtë çështje e kemi trajtuar gjerësisht, duke evidentuar cënimin e kompetencave të Këshillit të Ministrave. Masat e sigurisë, a janë të pakufizuara? A mund të vendosen ndaj kujtdo, apo kanë kufizime?”, tha Jonuzaj./Dosja.al
TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se padia e kryeministrisë në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e dhënë nga GJKKO është për ndarje pushtetesh. Gjatë fjalës në Kushtetuese, Jonuzaj ka deklaruar se vendimi i GJKKO-së ndikon drejtpërdrejtë në veprmtarinë e Këshillit të Ministrave.
Sandër Beci: Pretendoni se veprimtaria e Këshillit të Ministrave është penguar nga vendimi i pezullimit, kush janë kompetencat deleguese të një ministri.
Herald Jonuzaj: Kompetencat janë të parashikuara në kushtetutë, një nga këto është propozimi i akteve, vetëm ministri mund të propozojë akte dhe asnjë tjetër. Nuk është kryeministri që përcakton cili ministër përcakton akte.
Sandër Beci: A mendoni se neni 242 është i papajtueshëm me kushtetutën
Herald Jonuzaj; Kemi argumentuar se është në përputhje me kushtetutën. Në 31 vjet ai nen nuk është ndryshuar. Nëse shohim bazën ligjore, neni 22 I dispozitave kryesore kushtetuese thoshte deputeti gëzon imunitet. Nuk mundet që një akt ligjor, të krijojë një imunitet të ri. Neni 242 ka qenë ne përputhje me nenin 22.
Sandër Beci: A mendoni se kërkesa juaj është e parakohshme?
Herald Jonuzaj: Kemi ardhur para Kushtetueses sepse kemi cënim të komptencave të KM. Një degë e funksionimit të KM është cënuar prej kësaj mase. Masat janë të pakufizuara, apo ka një kufizim në kushtetutë
Sandër Beci: Keni pretenduar se vendimi GJKKO bie në kundërshtim me kompetencat e Kuvendit.
Kuvendi: Ndala dhe shpjegova momentin kur vendimi i GJKKO, cënon pikërisht kompetencën e KM dhe është këshillimi i ministrave që i është drejtues Gjykatës për zgjidhje. Nëse shohim gjithë procedurën, edhe kompetenca e kuvendit, është cënuar. Akti mbetet i pazbatuar, mbetet një akt formal./Dosja.al
TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Gjatë fjalës së saj në seancën në Kushtetuese, Arbi u shpreh se pezullimi mund të arrijë deri te shkarkimi dhe kështu cënohen kompetencat e institucionit.
"Vendimi krijon një konfuzion juridik në lidhje me statusin e akteve. Dekreti i presidentit për emërimin e ministrit, janë akte kushtetuese që prodhojnë efekte juridike të plota. Në lidhje me vendimin e GJKKO u bë në mungesës së një baze kushtetuese. Kjo mungesë nuk është zbarazëti ligjore, por zgjidhje e qëllimshme bërë nga Kushtetuta. Pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Përmes pezullimit, ndalohet pjesëmarrja e ministrit në Këshillin e Ministrave. Kjo gjendje është i ngjashëm si shkarkim. Ky pezullim është pa afat, pasi është i kushtëzuar nga afati i hetimit. Ky mund të jetë i barabartë dhe me një mandat të qeverisë. Duke pranuar që pezullimi arrin deri te shkarkimi, Kuvendi pretendon se cënohet kompetencat e këtij institucioni. Ne mbështesim kërkesën e Kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kësaj kërkese,” tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykatat duhet që të kalojë nga Kuvendi. Gjatë fjalës së saj në Kushtetuese, Arbi ka deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi.
"Vendimi i GJKKO, ku ka vendosur pezullimin e ministrit janë nxjerrë në kushtet e ndalimit kushtetues. Neni 103, pika 3, parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të pengohet në ushtrimin e funksioneve. Deputeti nuk mund të kontrollohet, ndalohet apo të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi," tha Arbi./Dosja.al

TIRANË- Seanca për mandatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese ka nisur. Në fjalën e saj përfaqësuesja e Kryeministrisë Jona Qosja ka deklaruar në Kushteuese se ka deklaruar se ankimimi i kryeministrisë nuk ka të bëjë me objektin e procedimit penal por me marrëdhëniet mes tre pushteteve. Sipas Qoses, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër, pasi është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër.
“Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel. GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt.
Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një ministër të ri. Nuk mund të mohohet se masa e sigurimi penal sjell pasoja në veprimtarin e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të devijueshme apo jo, kjo i përket themelit të çështjes”, tha perfaqesusja e kryeministrisë./Dosja.al
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar se nuk do të jetë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në njoftim, GJKKO ka sqaruar se nuk legjitimohet të marrë pjesë si palë në këtë proces, duke renditur disa arsye.
GJKKO argumenton se kontrolli kushtetues ushtrohet mbi aktin apo vendimin gjyqësor dhe jo mbi vetë gjykatën që e ka nxjerrë atë. Për këtë arsye, gjykata nuk mund të trajtohet si palë kundërshtare në një konflikt juridik, pasi ajo është vetëm autorja e vendimit që po i nënshtrohet kontrollit kushtetues.
Poashtu theksohet se pjesëmarrja e GJKKO-së do të cenonte parimin e pavarësisë së brendshme të pushtetit gjyqësor. Sipas kësaj, çdo gjyqtar është i pavarur dhe nuk raporton për vendimmarrjet e tij as përpara kryetarit të gjykatës dhe as përpara gjykatave më të larta. GJKKO shprehet se përfshirja e saj si palë në këtë proces do të krijonte idenë se gjykata po mbron vendimin e saj, duke rrezikuar kështu besimin e publikut në paanshmërinë e drejtësisë penale.
Gjithashtu, vendimet e gjykatave të shkallës së parë, i nënshtohen vetëm gjykatave më të larta të juridiksionit të zakonshëm, sepse asnjë organ tjetër shtetëror nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë apo bazueshmërinë e një vendimi gjyqësor. Ndër të tjera, GJKKO thekson se vendimet për caktimin e masës së pezullimit nga detyra janë të ankimueshme në juridiksionin gjyqësor të zakonshëm dhe përfshirja e GJK bie ndesh me standardet e administrimit të drejtësisë.
Në përfundim, GJKKO njofton se pjesëmarrja e saj si palë në gjykimin kushtetues do të ishte jashtë kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta. Duke qënë se çështja ndaj zv.kryeministres Balluku është ende në proces, gjykata shprehet se në këtë kontekst, nuk duhet të marrë pjesë në procesin kushtetues.
NJOFTIMI I GJKKO:
"Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me:
Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…,
Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.
Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë."/Dosja.al