LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pistat kryesore/ Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Joy Ayoko, merret në pyetje shoferi i kazinos, dyshimet për informacionet e dhëna

• Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e kenianes Joy Ayokos në Tiranë. • Prokuroria ka marrë në pyetje 6 persona, mes të cilëve dhe shoferin e kazinos Rodin Barçi, me të cilin dyshohet se Joy kishte lidhje intime. • Personat e tjerë të shoqëruar janë miqtë e shoferit, të cilët kishin dijeni mbi lidhjen e tyre. • Kjo është një nga pistat më të forta, që sipas Prokurorisë mund të ketë çuar në dhunimin e të 22-vjeçares. • Një tjetër pistë për dhunimin e saj është dhe puna që bënte te kazionoja si krupiere. • Dyshohet se e reja i kishte dhënë informacion një prej lojtarëve në kazino dhe ai fitoi shuma të mëdha parash. • Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. • Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. • 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. • Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Joy favorizoi lojtarin e kazinosë? Klodiana Lala: Nuk është pistë e re, lajm i vjetër shumë

Pistat kryesore/ Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Joy Ayoko, merret
Klodiana Lala

TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbi lajmin e pistës së re të hetimit mbi çështjen e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko. Lala shkruan se ajo që po qarkullon nuk është pistë e re. Po ashtu, gazetarja kërkon që të zbardhet vrasja e Joy-t, pasi po bëhet shumë zhurmë pa fakte.

POSTIMI: 

Lajmi qe Joy Aoko dyshohet se favorizoi nje lojtar kazinoje eshte i vjeter shume. Nuk eshte fare piste e re dhe as zbulim! Jane dhene detaje rreth ketij lojtari. Te qarta shume. Te pakten ne 3 emisione. Vrasja e saj duhet zbardhur. Nena e Joy kerkon drejtesi! ps.kjo zhurma rreth ceshtjes se vrasjes se saj me bezdis shume. Zhurme pa fakte!

Ditën e sotme u bë e ditur se Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash. Ky person është marrë në pyetje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vdekja e Joy-t! Pista tjetër e hetimit- Dyshohet se keniania i dha informacion lojtarit që fitoi shumë të mëdha parash në kazino

Pistat kryesore/ Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Joy Ayoko, merret
Joy Ayoko

TIRANË- Të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Joy Ayokos. Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

HETIMET vazhdojnë! Vrasja e kenianes drejt zbardhjes, dyshime mbi shoferin e kazinosë, mesazhet e fundit

Pistat kryesore/ Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Joy Ayoko, merret
Joy Ayoko

TIRANË- Të shtunën, 6 persona u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Tiranë, për t'u marrë në pyetje lidhur me vdekjen e 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila me 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit ku banonte prej kohësh. Burime nga grupi hetimor thanë për Syri TV se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinosë dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, më pas janë lënë të lirë. Por pa telefonat celularë.

Përveç shoferit (që mendohet se ka pasur dhe një lidhje me kenianen) e vëllait të tij, të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë e tij, të cilët janë marrë në pyetje. Sa i përket dëshmisë së Barçit, ai ka mbajtur të njëjtin version duke mohuar se ka qenë ai personi që e ka vrarë 22-vjeçaren, por konfirmoi lidhjen intime që kishte me të. Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër-porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjes.

Telefoni i kenianes është hapur dhe është bërë me dije se bisedat e fundit i ka pasur me shoferin, të cilin ka zbritur që ta takojë poshtë hostelit ku qëndronte, megjithatë mesazhet janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht, kështu që pritet edhe të përkthehen.

Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë.

joy ayoko

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit