Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një oficer policie i patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është vënë në prangat e Policisë italiane. • Si pasojë, Klisman Nikolli është përjashtuar nga Policia e Shtetit nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. • Ai ishte nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet shqiptare pasi dyshohej se ishte përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike. • Ndërsa në Itali, ai akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit. • Ndërkohë që Nikolli 'punonte' në Itali, në Shqipëri ai ishte vënë në përgjim pasi kishte marrë leje të shpeshta nga puna si efektiv në Lezhë, duke u justifikuar për arsye shëndetësore. • Në Policinë e Shtetit ai ishte futur bazuar në rregulla, madje ishte dhe djalë i një dëshmori. • Nikolli është ndaluar pak ditë më parë nga karabinierët italianë 5 ditë më parë teksa po tentonte të kthehej në Shqipëri. •Në dhomën e hotelit ku po qëndronte me dy bashkëpunëtorët e tij Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç policia gjeti valixhet e paketuara por planet e tyre për udhëtim u ndërprenë nga karabinierët.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Klisman Nikolli, 27-vjeçari i cili ishte pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit, por u arrestua për vjedhje në Itali, është djali i një dëshmori. Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv, u vra në fshatin Markatomaj. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, i riu kishte vendosur të ndiqte hapat e të atit e t'i futej Akademisë së Policisë.
Por, me vitet që kalonin, 'karriera' e Nikollit, mori tjetër rrjedhë. Ai merrte herë pas here leje nga puna për arsye shëndetësore dhe ikte në Itali, ku kryente grabitje. Pas 18 të tillave, 27-vjeçari u vu në pranga nga karabinierët.
LEZHË- Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje. Nëna e 27-vjeçarit, Gjelina Nikolli deklaroi për “Balkanweb” se i biri ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.
“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli. Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi,”- tha ajo.
TIRANË- Klisman Nikolli, efektivi 27-vjeçar që u arrestua për vjedhje në Itali është përjashtuar nga struktura e Policisë së Shtetit. Në njoftimin e PSH-së, bëhet me dije se 27-vjeçari kishte marrë leje nga eprori i tij nga data 1 nëntor e këtij viti, deri në fund të dhjetorit, pa të drejtë page. Arsyeja që Nikolli kishte paraqitur për të marrë lejen, ishte për trajtim shëndetësor dhe i është aprovuar nga eprori. Punësimi i Nikollit, sipas PSH-së, është bërë konform rregullave. 27-vjeçari është djali i një dëshmori të rënë në krye të detyrës.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale "Vjedhja". Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.. Punonjësi i Policisë K. N., konform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore. Sqarojmë opinionin publik se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM. Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale. Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë. Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik ne në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë vendore të Policisë, janë ngritur dhe funksionojnë këshillat e emërtesës, për emërimin e drejtuesve të strukturave të Policisë, bazuar në rezultatet e punës, profesionalizmin, integritetin dhe pastërtinë e figurës. Shprehim keqardhje për deklaratat dashakeqe që synojnë të përbaltin punën, mundin dhe sakrificën e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, të Policisë së Shtetit, që punojnë 24/7 për të garantuar rendin e sigurinë, dhe që përballen e luftojnë çdo ditë, me krimin në përgjithësi dhe me krimin e organizuar në veçanti.

SHËNGJIN- Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor. Sipas "Ballkanweb", Klisman Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Por disa ditë më parë është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.
Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje të zgjatura duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet. Por duket se shkonte në Itali për të grabitur. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri.
Klisman Nikolli u prangos bashkë me bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar. Por tek dera i priste Policia. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një ‘BMW’ e dyshimtë, e cila lëvizte aty ku gjatë natë ndodhnin grabitjet.
ITALI- "Unë jam polic,”-kështu paraditen e djeshme Klisman Nikolli, 27-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzohej për grabitje të ndodhura nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli. Nikolli u ndalua nga karabinierët teksa ishte nisur për t'u kthyer në Shqipëri. Ndërsa në pranga u vendosën edhe bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, që gjithashtu kishin bërë valizhet gati për të ikur nga Italia. Të tre prisnin një grua nga zona e cila do t'i merrte dhe do t'i shoqëronte deri në aeroport.
Akuza ndaj tyre është grabitja e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli. Para prokurorëve italianë kanë zgjedhur të heshtin e të mos u përgjigjen pyetjeve, ndërsa kërkesa e avokates mbrojtëse për të lehtësuar masën e ndalimit me burg është hedhur poshtë pasi për autoritetet italiane, 3 të arrestuarit konsiderohen persona në rrezik arratisje e largimi nga territori italian.
Nga hetimet rezultoi se nëpër San Stino qarkullonte një mjet BMW që ndalonte pikërisht aty ku natën do të kishte vjedhje. Më 16 nëntor, një banor i guximshëm i Musile di Piave parandaloi vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndoqi hajdutët.
Sot, i vendosur përballë tyre tha: Ishin dy prej tyre.
Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin njofton shërbimin se qëndrimi është pezulluar. Të tre shqiptarët po largohen. Pikërisht në këtë moment prokurori i Pordenones vë në lëvizje policinë. Ata gjetën dhe sekuestruan 119 bizhuteri ari, mes tyre dy unaza martese me datën dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një tub dhe kaçavida.
Tre të rinjtë shqiptarë përfunduan në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbi të gjitha për kthimin e mallit të vjedhur te viktimat.