LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi t'i shpëtonte sulmit, autori: U çmenda, më dërgoi foto me partnerin e ri! Doja ta frikësoja

• Autori i vrasjes së Marjola Nakolecit ka dhënë detaje të reja rreth shkaqeve që sipas tij i errësuan sytë për të kryer një akt aq të rëndë. • Pandeli Nakoleci është shprehur se ai e donte bashkëshorten e tij dhe se nuk donte ta lëndonte thjesht kishte qëllim ta trembte. • Sipas tij persona të tretë shkatërruan marrëdhënien e tyre gjë e cila e bëri që ai të humbte mendjen dhe të ndërmerrte një akt të tillë. • Ai ka ngritur akuza se gruaja e tradhëtonte dhe se ajo i ka dërguar foto dhe video me partnerin e ri. • 40-vjeçari ka deklaruar se 36-vjeçarja kishte humbur një fëmijë i cili sipas tij nuk ishte i tij por me dikë tjetër. •  Ai ka shtuar se këtë ia kishte pohuar edhe shqiptarja. • Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer mbi trupin e Marjolës është zbuluar se 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga plagët e marra në gjoks. • Mësohet se viktima kishte një plagë me mjet të mprehtë e cila i shkaktoi vdekjen. • Mediat greke raportojnë se shqiptarja kishte edhe plagë në qafë nga mjeti i përdorur nga autori i krimit. • Ajo kishte plagë edhe në pjesë të tjera të trupit çka tregon se shqiptarja u përpoq të mbrohej. • Motra e Marjolës ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai ka abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesës. • Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. • Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej. • Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimet, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi
Foto

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë të pafuqishëm kundrejt babai të tyre kanë tentuar të shpëtojnë nënën nga duart e 40-vjeçarit. Mësohet se djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.

36-vjeçarja teska tentoi të largohej duke dalë nga pallati ku jetonin por 40-vjeçari e kapi dhe e goditi duke e vrarë. Djali i tyre mësohet se iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë.

Tentativa e të riut nuk pati sukses pasi babai i tij ishte më i fortë fizikisht dhe arriti të godiste bashkëshorten për vdekje dhe më pas u arratis. Edhe vajza u përpoq të ndihmonte nënën por nuk ia doli dhe pa me sytë e saj një masakër të rëndë që nuk do ta harrojë kurrë që u shkaktua nga vetë babai i saj.

Sipas saj debatet e mëparshme nuk kanë qenë kaq të mëdha sa ndodhi ditën fatale. Ajo u shpreh se babai i saj kishte nisur punë dhe ishte qetësuar. Ditën e ngjarjes çifti debatuan dhe sipas vajzës 36-vjeçarja i tha bashkëshortit që të ndahen.

Vajza shtoi se babai i saj veproi shpejt dhe e goditi me thikë 36-vjeçaren. Nëna sipas saj po bërtiste ndërsa ai e kapi nga flokët dhe e hodhi në tokë. Ajo shtoi se gjithçka ndodhi papritur dhe në sy të saj.

10 MUAJ ME PARE

"Pasi u grindën i tha mami të ndahen", vajza e Marjola Nakolecit zbulon detaje të reja: E tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë! Pashë gjithçka

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi
Viktima dhe autori

GREQI- Vajza 18-vjeçare e shqiptares Marjola Nakoleci ka folur sërish për mediar greke ku zbuluar detaje nga sherri fatal që i mori jetën nënës së saj. Vajza në një intervistë për MegaTv është shprehur se babai i saj ishte xheloz dhe se kjo ishte shkak i debateve të shpeshta. 

Sipas saj debatet e mëparshme nuk kanë qenë kaq të mëdha sa ndodhi ditën fatale. Ajo u shpreh se babai i saj kishte nisur punë dhe ishte qetësuar. Ditën e ngjarjes çifti debatuan dhe sipas vajzës 36-vjeçarja i tha bashkëshortit që të ndahen.

Vajza shtoi se babai i saj vepro shpejt dhe e goditi me thikë 36-vjeçaren. Nëna sipas saj po bërtiste ndërsa ai e kapi nga flokët dhe e hodhi në tokë. Ajo shtoi se gjithçka ndodhi papritur dhe në sy të saj. Vajza ka hedhur poshtë lajmet se nëna e kishte nxjerrë jashtë 40-vjeçarin nga banesa. Sipas saj ai ishte larguar për dy ditë dhe ishte rikthyer duke kërkuar falje dhe se i vinte keq.

Intervista e vajzës 18-vjeçare për mediat greke:

Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.

Nuk janë grindur më parë?

Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.

Ishe aty?

Vajza: Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija.

Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxorri jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë dhe na thoshte më vjen keq, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më.

A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?

Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.

A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?

Vajza: Po, po.

10 MUAJ ME PARE

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi t'i shpëtonte sulmit nga bashkëshorti, ja çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi
Çifti

GREQI- Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer mbi trupin e Marjola Nakolecit është zbuluar se 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga plagët e marra në gjoks. Mësohet se viktima kishte një plagë me mjet të mprehtë e cila i shkaktoi vdekjen.

Mediat greke raportojnë se shqiptarja kishte edhe plagë në qafë nga mjeti i përdorur nga autori i krimit. Ajo kishte plagë edhe në pjesë të tjera të trupit çka tregon se shqiptarja u përpoq të mbrohej. Pandeli Nakoleci është shprehur se ai e donte bashkëshorten e tij dhe se nuk donte ta lëndonte thjesht kishte qëllim ta trembte.

Sipas tij persona të tretë shkatërruan marrëdhënien e tyre gjë e cila e bëri që ai të humbte mendjen dhe të ndërmerrte një akt të tillë. Ai ka ngritur akuza se gruaja e tradhëtonte dhe se ajo i ka dërguar foto dhe video me partnerin e ri. 40-vjeçari ka deklaruar se 36-vjeçarja kishte humbur një fëmijë i cili sipas tij nuk ishte i tij por i partnerit tjetër të shqiptares.

Nga ana tjetër motra e Marjolës ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai ka abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesës. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e Marjola Nakolecit/ "Një palë e tretë na shkatërroi jetën", autori: Më tha se fëmija që kishte humbur nuk ishte i imi! U çmenda, më dërgoi foto me partnerin e ri

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi
Çifti

GREQI- Autori i vrasjes së Marjola Nakolecit ka dhënë detaje të reja rreth shkaqeve që sipas tij i errësuan sytë për të kryer një akt aq të rëndë. Pandeli Nakoleci është shprehur se ai e donte bashkëshorten e tij dhe se nuk donte ta lëndonte thjesht kishte qëllim ta trembte.

Sipas tij persona të tretë shkatërruan marrëdhënien e tyre gjë e cila e bëri që ai të humbte mendjen dhe të ndërmerrte një akt të tillë. Ai ka ngritur akuza se gruaja e tradhëtonte dhe se ajo i ka dërguar foto dhe video me partnerin e ri. 40-vjeçari ka deklaruar se 36-vjeçarja kishte humbur një fëmijë i cili sipas tij nuk ishte i tij, fakt që i ishte pohuar edhe nga shqiptarja.

"E doja shumë gruan time, në mënyrë patologjike. Nuk kisha planifikuar ta vrisja ose ta lëndoja, doja vetëm ta trembja me atë. U çmenda, humba mendjen, mendja ime u shua kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën," tha ai.

Motra e Marjola Nakoleci ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai kishte abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesë. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

Pas vrasjes së 36-vjeçares autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t'i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër. Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete.

 

10 MUAJ ME PARE

Masakroi gruan e tij me thikë/ Përballja e Pandeli Nakolecit me vajzën në gjykatën greke, pyetja që i drejtoi 18-vjeçares: A e di nëse nëna jote po më tradhtonte?

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi
vendi i krimit dhe cifti nakoleci

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga përballja e 40-vjeçarit, Pandeli Nakoleci me vajzën e tij në gjykatën greke, pasi i vrau më thikë nënën e saj. 

Që në momentin e arrestimit, 24 orë pas krimit, autori i vrasjes së 36-vjeçares, Marjola Nakoleci në Volos, ka fajësuar viktimën se e tradhëtonte. Sipas tij kjo ishte dhe arsyeja që e shtyu ta vriste. 

Në seancën e djeshme gjyqësore, ku ndaj tij u ngrit akuza për vrasje, ai i ka thënë vajzës se ishte "i hutuar dhe nuk kisha ndërmend ta bëja”. Raportohet se më pas e ka pyetur “A e di nëse nëna jote po më tradhtonte?”

Ditën e djeshme, zyra e prokurorit grek urdhëroi një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit se ku duhet të çohen. Deri më tani, ata po qëndrojnë me të afërmit e nënës.

Pas vrasjes së 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t'i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër.

Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte. "I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë", dyshohet se ishin fjalët e para të vrasësit 40-vjeçar.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete.

Nesër pritet të kryhet autopsia-autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

vrasja e marjola nakolecit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet