Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Plagoset me thikë 29-vjeçari Olgen Duka. •I riu ka mbetur i plagosur pas mesnate te sheshi 'Skëndërbej' në Tiranë, nga një person i paidentifikuar. •Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10, ndërsa policia njofton se i riu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. •Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. •I dëmtuari nuk ka treguar të dhëna të vlefshme për hetuesit. • Raportohet se Duka ka dhënë deklarata kontradiktore dhe të pavlefshme për hetimin. •Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje. •Policia ka sekuestruar dhe po këqyr kamerat e sigurisë përrreth sheshit për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin e ngjarjes. •Duka nuk rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Olgen Duka, 29-vjeçari i cili u plagos gjatë mesnatës në sheshin 'Skëndërbej' ka dhënë deklarime kontradiktore dhe jo të plota për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes. Deklarata e Dukës nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje.
Deri më tani raportohet se gjendja e Dukës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. I riu nuk ka precedent të mëparshëm penal. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush janë autorët e kësaj ngjarje.
TIRANË- Olgen Duka është 29-vjeçari i cili u plagos gjatë mesnatës në sheshin 'Skëndërbej'. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore pasi u dëmtua. Ndërkohë, autori ende nuk është identifikuar.
Raportohet se Duka ka dhënë deklarime kontradiktore dhe jo të plota për grupin hetimor lidhur me rrethanat e ngjarjes. Deklarata e tij nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje.
TIRANË- Plagoset një 29-vjeçar në kryeqytet. Sipas njoftimit të forcave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10, te sheshi "Skënderbej". Një person ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, personin me inicialet O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi "Skënderbej", një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.