Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i cili disa ditë më parë plagosi me 2 plumba në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi, ka dalë sot para gjykatës ku i është caktuar masa e sigurisë. •Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur ta lërë në burg, autorin e plagosjes së efektivit të forcave 'Shqiponja'. •Në dëshminë e tij para togave të zeza, Bozhanaj ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore pasi u shpreh se ishte amerikan dhe jo shqiptar. Për këtë arsye, avokati i tij ka kërkuar që klienti t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore e deri në daljen e rezultatit të shtrohet në spitalin psikiatrik. •Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark efektivi i “Shqiponjave”.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Për shkak të dëshmisë kontradiktore, avokati i Klered Bozhanaj, 42 vjeçari i cili disa ditë më parë plagosi me 2 plumba në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi, ka kërkuar që klienti i tij t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore e deri në daljen e rezultatit të shtrohet në spitalin psikiatrik.
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me urg' për Kleren Bozhanaj, autori i plagosjes me dy plumba në bark të efektivit të 'Shqiponjave' Edlir Alleshi, dy ditë më parë.
Në dëshminë e tij para togave të zeza, Bozhanaj ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore pasi u shpreh se ishte amerikan dhe jo shqiptar.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur./Dosja.al
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me urg' për Kleren Bozhanaj, autori i plagosjes me dy plumba në bark të efektivit të 'Shqiponjave' Edlir Alleshi, dy ditë më parë.
Në dëshminë e tij para togave të zeza, Bozhanaj ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore pasi u shpreh se ishte amerikan dhe jo shqiptar.
Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që klienti i tij të bëjë ekspertizën mjeko ligjore dhe derisa të dalë rezultati të shtrohet në spital psikiatrik.