LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji në "arrest shtëpie" dhe shpallen në kërkim dy vëllezërit autorë

•Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së shkuar në zonën e Shkozës në Tiranë. 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes.•Pas incidentit, i riu u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.•Efektivi Kumaraku, ndodhej pranë banesës së tij në shoqërinë e një fqinji, i cili rezulton në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje.•Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se plagosën aksidentalisht efektivin e policisë, Anxhelo Kumaraku. •Shënjestra e sulmit me armë mbrëmjen e shkuar ishte fqinji i policit, me të cilin vëllezërit kishin një konflikt të vjetër borxhi dhe hakmarrjeje.•Ngjarja dyshohet se rrodhi nga një sherr i muajve më parë, ku fqinji i efektivit i kishte dhunuar dy autorët e shpallur në kërkim.•Gjatë dëshmisë së tij, polici i plagosur pranoi se nuk kishte njoftuar për thyerjen e masës së sigurisë nga fqinji, pasi me të njihej që në fëmijëri.•Ndërkohë, autorët e dyshuar janë identifikuar Aldo dhe Ali Lika. •Efektivi ka deklaruar para uniformave blu, versionin e tij të ngjarjes.•Sipas burimeve nga grupi i hetimit, Kumaraku u shpreh se, në momentin e ngjarjes ai ka qenë te dera e shtëpisë së tij. Nga ana tjetër uniformat blu njoftojnë se, 31-vjeçari është arrestuar, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa është pezulluar menjëherë nga detyra punonjësi i Policisë. •Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kjo është makina e 31-vjeçarit që ishte ‘shënjestra’ e atentatit, por i plagosur mbeti efektivi

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji
foto nga automjeti

TIRANË- Janë publikuar pamjet e automjetit të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në zonën e Shkozës.

Nga ky sulm me armë zjarri mbeti i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku. Në fotot e siguruara dallohen qartë shenjat e shumta të plumbave të qëlluar në drejtim të makinës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Ja dy vëllezërit Lika që dyshohet se tentuan të vrisnin me armë një 31-vjeçar, por plagosën efektivin

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika, përkatësisht 33 dhe 22 vjeç, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri 31-vjeçarin Kejdi Spaja gjatë natës së 18 majit.

Objektivi i atentatit, Spaja, lëvizte i lirë jashtë banesës edhe pse ndodhej në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht polici Anxhelo Kumaraku, i cili ndodhej në vendngjarje jashtë shërbimit./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Plagosja në Shkozë/ Reagon Policia: Pezullohet nga detyra efektivi

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë, ku mbeti i plagosur një efektiv policie. Policia njofton se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.

Ndërkohë, u arrestua 31-vjeçari Kejdi Spaja i cili ishte shënjestër e sulmit, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Më tej, shkruhet se, autorët e dyshuar janë identifikuar Aldo dhe Ali Lika, ndërsa u plagos efekviti Anxhelo Kumaraku, i cili u pezullua nga detyra. 

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.

Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D. Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.",njofton Policia./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Plagosja në Shkozë, dëshmon efektivi: Pashë BMW e bardhë, doja t’i pyesja, por ata qëlluan drejt nesh

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji
Foto ilustruse

TIRANË- Efektivi, Anxhelo Kumaraku që u plagos natën e shkuar në Shkozet, ka deklaruar para uniformave blu, versionin e tij të ngjarjes. 

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, i është marrë një deklaratë e shkurtër agjentit të komisariatit numër 4, Kumarakut u shprehu se ka qenë te dera e shtëpisë së tij.

Ai shtoi se, pasi a konstatuar një automjeti tip 'BMW' , ka dashur ti pyes nëse kanë diçka nevojë dhe në atë moment, ata kanë qëlluar drejt tij.  Sipas Kumarakut, ai ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të vëllezërve Lika që këta të fundit të largoheshin, por është plagosur me një plumb në këmbë.

”Unë desha që të shkoja t’i pyesja nëse kanë nevojë për ndihmë ose u duhet diçka, por në atë moment ata qëlluan drejt nesh, ka thënë Kumaraku”, tha efektivi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Plagosja e efektivit në Tiranë/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, fqinji i Kumarakut i kishte dhunuar muaj më parë

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji
Foto ilustruese

TIRANË-  Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se plagosën aksidentalisht efektivin e policisë, Anxhelo Kumaraku. Shënjestra e sulmit me armë mbrëmjen e shkuar ishte fqinji i policit, me të cilin vëllezërit kishin një konflikt të vjetër borxhi dhe hakmarrjeje.

Ngjarja dyshohet se rrodhi nga një sherr i muajve më parë, ku fqinji i efektivit i kishte dhunuar dy autorët e shpallur në kërkim. Gjatë dëshmisë së tij, polici i plagosur pranoi se nuk kishte njoftuar për thyerjen e masës së sigurisë nga fqinji, pasi me të njihej që në fëmijëri./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

EMRI/ Plagoset efektivi në Shkozë! Dyshimet e para, prishje pazaresh droge

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur gjatë natës kur ai ishte jashtë shërbimit. 30-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij në shoqërinë e një fqinji, i cili rezulton në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje. Hetimet paraprake dyshojnë se objektiv i atentatit ishte pikërisht fqinji dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë pse efektivi po shoqërohej me një person që po thyente arrestin e shtëpisë, veprim për të cilin Kumaraku nuk kishte njoftuar kolegët e tij. Policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Plagoset me armë zjarri punonjësi i policisë, uniformat blu në kërkim të autorit në Tiranë

Plagosja e policit në Shkozë/ Pezullohet efektivi, arrestohet fqinji
Foto ilustruese

TIRANË-  Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Shkozës në Tiranë. 30-vjeçari me iniciale A.K., ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes, rrethanat e së cilës mbeten ende të paqarta.

Pas incidentit, i riu u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, forcat e policisë kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

"Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.", njofton policia./Dosja.al

plagosja ne shkoze tirane

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë