Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Gjashtë persona kanë rënë në pranga në Vlorë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni anti-drogë. •Policia ka arrestuar: Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj, Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi. • Në kërkim janë shpallur Përparim Koçiraj dhe Lorenc Xhaferri. •Mes të arrestuarve katër prej tyre janë punonjës të OSHEE, Niko Dhima, 39 vjeç me detyrë faturist dhe Florjan Çaushaj me detyrë përgjegjës i grupit të elektriçistëve Edmond Begaj, elektricist dhe Gentjan Metushi, faturist. •Policia ka zbuluar lëndët narkotike në 2 ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike. • Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. •“Shtëpia e barit” ishte brenda një vile 3-katëshe, ku kati 1 dhe 3 ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. • Zbulimi i lëndëve narkotike në vilë, lidhet me plagosjen e një dite më parë.•Autori i plagosjes me armë zjarri, Ledjon Zahaj, u pikas nga policia teksa futej në vilën e Lorenc Xhaferrit (KUNATI). •Brenda vilës u zbuluan se dy kate ishin përshtatur për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Dy 'shtëpitë e barit' që u zbuluan në Vlorë, janë pikasur nga plagosja dhe nga konsumi i tepërt i energjisë. Plagosja e ditës së djeshme në Vlorë ajo që ka çuar në zbulimin e njërës prej “shtëpive të barit”, ndërsa ajo në Selenicë është zbuluar për shkak të konsumimit të madh të energjisë elektrike.
Policia e Vlorës ka sekuestruar vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhaferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa. Procedurat kanë nisur edhe për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milionë euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, hotel “Florence”, i cili ka dyshime se është ngritur si rezultat i aktiviteteve kriminale.
Në përfundim të operacionit, u vunë në pranga 6 persona, ndërsa u shpallën në kërkim 2 të tjerë:
Të arrestuar në fshatin Kropishtë: Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj. U bë shpallja në kërkim e Përparim Koçiraj.
Të arrestuar në lagjen “10 Korriku”: Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi. U bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.
VLORË- Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike ruhet nga kamera sigurie. Banesa në pronësi të Lorenc Xhaferrit i cili është shpallur në kërkim, kishte elementë të lartë sigurie, duke nisur që nga kamerat që vëzhgonin çdo gjë jashtë objektit dhe portat e larta që e rrethonin.
Policia e Vlorës ka sekuestruar tashmë vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhaferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa. Procedurat kanë nisur edhe për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milionë euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, hotel “Florence”, i cili ka dyshime se është ngritur si rezultat i aktiviteteve kriminale.
Dyshimet e policisë janë se Xhaferri ka kryer aktivitet kriminal në fushën e prostitucionit jashtë territorit të vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur të regjistruar asnjë procedim.
VLORË- Plagosja me armë zjarri në Vlorë, një ditë më parë, nisi për shkak të punimit të tokës. I plagosuri, 40-vjeçari, Dëfrim Pashaj, ishte duke punuar tokën pranë banesës së autorit, Ledjon Zahaj.
Ky i fundit i ka kërkuar llogari përse po punonte tokën pranë banesës së tij dhe pas një konflikti fizik mes tyre, Zahaj ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj 40 vjeçarit duke e lënë të plagosur. Më pas kontrollet e policisë kanë zbuluar se pranë shtëpisë së Ledjon Zahajt ishte edhe vila luksoze e kunatit të tij, Lorenc Xhaferrajt, ku ishte përshtatur kultivimi i bimëve narkotike.
Përplasja me armë çoi në arrestimin e 6 personave, shpalljen në kërkim të dy të tjerëve dhe sekuestrimin e ambienteve që ishin përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike.
VLORË- Policia ka ndarë pamjet nga aksioni antidrogë 'Indoors'. Dy kate janë zbuluar në vilën në pronësi të Lorenc Xhaferrit në Vlorë. Policia e kishte nën vëzhgim vilën e bardhë mirëpo dyshimet u ngritën kur u pikas një person që po futej brenda saj me vrap. Ai, po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një qytetar, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e Xhaferrit është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i Ledjon Zahajt, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të Dëfrim Pashajt. Më pas, policia hapi me dhunë vilën e Xhaferrit ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Policia, bëri shpalljen në kërkim të pronarit të kësaj vile, Xhaferrit.
Zahaj, i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së Pashajt, është kunati i Xhaferrajt, pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
PAMJET më poshtë të vilës:
VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në Vlorë dhe ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, pasi kishin përshtatur vilat për kultivimin e kanabisit.
Në pranga në fshatin Kropishtë, u arrestuan Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e Përparim Koçiraj.
Ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.
VLORË- Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për shtyp, pas operacionit të zhvilluar dje dhe sot në disa zona. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Ermal Muçaj, bëri të ditur se është finalizuar megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Indoors”. Në përfundim të saj, janë vënë në pranga 6 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Në pranga në fshatin Kropishtë, u arrestuan Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e Përparim Koçiraj. Ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.
Në fund të operacionit, u sekuestruan 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Policia ka bërë edhe bllokimin e vilës e cila ishte me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.
DEKLARATA E PLOTE E ERMAL MUÇËS:
Jam sot këtu, me zv/drejtorin për Hetimin e Krimeve, të Policisë së qarkut, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Indoors”. Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, prej disa javësh, janë intensifikuar kontrollet në territorin e qarkut Vlorë. Bazuar në informacionet e siguruara se në disa ambiente, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë, kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave, mëngjesin e datës 09.02.2023, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Indoors”.
Operacioni nisi në orën 11:00 të datës 09.02.2023, në të njëtën kohë, në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë. Në momentin që shërbimet operacionale kanë shkuar pranë vilës së shtetetasit L. Xh., agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë vilë nuk kishte persona brenda. Për këtë arsye, nisur nga dyshimet se brenda kësaj vile kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, ky ambient është mbajtur në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin. Operacioni ka vijuar në fshatin Kropishtë, ku gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. K., 55 vjeç.
Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve N. Dh., 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe F. Ç., 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.
Ndërkohë, rreth orës 16:00, agjentët operacionalë që mbanin nën vëzhgim vilën në pronësi të shtetasit L. Xh., kanë konstatuar një shtetas që ka hyrë me vrap në vilë, i cili po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një shtetas, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e shtetasit L. Xh., është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit që hyri me vrap në vilë, konkretisht shtetasit L. Z., 38 vjeç, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit D. P.
Shërbimet operacionale, bazuar në planin operacional dhe informacionet e siguruara, kanë hapur me forcë vilën e shtetasit L. Xh., ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të kësaj vile, shtetasit L. Xh., 42 vjeç.
Gjithashtu, u ndaluan shtetasit E. B., 26 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Vlorë dhe G. M., 44 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi L. Z., i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së shtetasit D. P., është kunati i shtetasit L. Xh., pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë veprimet e thelluara në kuadër të këtij operacioni, me qëllim sekuestrimin e çdo pasurie të përfituar nga këta shtetas si rezultat i veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Theksoj se 2 ditë më parë, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan një tjetër operacion policor në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale me anë të minave me telekomandë. Falë një pune të mirëfiltë profesionale dhe hetimore të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një hetimi proaktiv, u bë e mundur që të ndërhyhej në kohë, duke sekuestruar 3 mina me telekomandë që do të përdoreshin nga grupet kriminale, në Vlorë. Policia vuri në pranga 2 shtetasit që tentuan të shitnin këto mina.
Gjithashtu, dua të theksoj faktin se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në këtë qark, po punojnë intensivisht për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë, goditjen e veprimtarive të personave dhe grupeve kriminale me veprimtari në fushat e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në fushën e krimeve kundër personit, pronës, fushën e kontrabandës, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.
Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, ftoj qytetarët e qarkut Vlorë, që të mbështetin edhe më shumë strukturat e Policisë, në mënyrë që bashkërisht të parandalojmë dhe të luftojmë krimin, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.
VLORË- Plagosja me armë zjarri e 40-vjeçarit, Defrim Pashaj çoi në zbulimin e shtëpisë së barit. Policia e Vlorës, zbuloi “shtëpinë e barit”, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik ” Ali Mihali” në Vlorë.
Mendohet se “shtëpia e barit” është zbuluar në kontrollin që i është bërë një prej dy personave të përfshirë në atë ngjarje të rëndë. Në polici janë marrë në pyetje edhe banorë aty pranë dhe punonjës OSHEE. Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.
Çfarë ndodhi ditën e djeshme në Vlorë?
Ditën e djeshme më datë 09.02.2023, 40-vjeçari Defrim Pashaj, u plagos me armë zjarri në zonën e quajtur Uji i Ftohtë. Si fillim u raportua se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. Policia menjëherë pas ngjarjes arriti të arrestojë në flagrancë autorin e ngjarjes Ledjon Zahaj./Dosja.al
VLORË- Operacion antidrogë në disa fshatra të Bashkive Selenicë dhe Vlorë. Policia e Vlorës ka zbuluar disa ambiente të mbyllura të transformuara në 'shtëpi bari'.
Aksioni ka nisur që prej mesditës së djeshme, pas plagosjes së dy personave dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksioni është ndërmarrë nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlores. Në Selenicë është gjetur një shtëpi bari si dhe një në një fshat të Vlorës.
Policia ka marrë në pyetje banorë të zonës dhe punonjës të OSHEE. Deri më tani, policia ka arrestuar disa persona megjithatë janë duke hetuar dhe përfshirjen e disa personave të tjerë. Për aksionin e policisë pritet edhe një konferencë për shtyp.