LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosje e dyfishtë në Rrogozhinë/ Komshiu qëllon me armë çiftin e bashkëshortëve, vetëdorëzohet në Polici (EMRAT+DETAJE)

• Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Gos të Rrogozhinës. • Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri mbi komshiun e tij Sami Disha dhe bashkëshorten e tij Nadire Disha. • Plagosja ka ndodhur pas një debati, i cili ka agravuar në përdorimin e armës. • Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadireja është plagosur në bark. • Autori i plagosjes është vetëdorëzuar në polici, disa orë pasi u shpall në kërkim nga policia. • Shpëtim Osma, autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen para autoriteteve. • Mësohet se Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.•  Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. • Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. • Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit (FOTO)

Plagosje e dyfishtë në Rrogozhinë/ Komshiu qëllon me
Arma

RROGOZHINA- Arma e dyshuar e pagosjes së çiftit Sami Disha dhe Nadire Disha në fshatin Gosë të Rrogozhinës është gjetur e fshehur në një mur. Policia bën me dije se tashmë e ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale. 

Shpëtim Osma është autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve. Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë/ Del FOTOJA e autorit të dyshuar, dëshmia e tij: Qeni i tyre më shqetësonte, doja të vrisja atë

Plagosje e dyfishtë në Rrogozhinë/ Komshiu qëllon me
Shpëtim Osma

RROGOZHINA- Shpëtim Osma, autori i dyshuar i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen para autoriteteve. Mësohet se Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.

Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.

1 VITE ME PARE

Qëlloi me armë çiftin e bashkëshortëve, vetëdorëzohet në polici Shpëtim Osma në Rrogozhinë

Plagosje e dyfishtë në Rrogozhinë/ Komshiu qëllon me
Policia

RROGOZHINË- Shpëtim Osma, autori i plagosjes me armë zjarri së çiftit të bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se Osma është vetëdorëzuar, pas ndjekjes nga policia për disa orë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

1 VITE ME PARE

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Policia: Autori është shpallur në kërkim

Plagosje e dyfishtë në Rrogozhinë/ Komshiu qëllon me
Policia

RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gos të Rrogozhinës. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur nga komshiu i tyre Shpëtim Osma me armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë që çifti i të plagosurve Sami dhe Nadire Disha janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Të shtëna me armë në Rrogozhinë, komshiu plagos me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve

Plagosje e dyfishtë në Rrogozhinë/ Komshiu qëllon me
Foto Ilustruese

RROGOZHINË- Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Mësohet se Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri mbi komshiun e tij Sami Disha, për arsye që ende nuk dihen.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe bashkëshortja e Samiut, Nadire Disha. Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadireja është plagosur në bark. 

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

shpetim osma sami disha nadire disha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë