LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, vihet në pranga autori pas disa orësh, sherri nisi për një vend parkimi (EMRA+FOTO))

•Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. •Sipas informacioneve paraprake, një person është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore. •Autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”.  • Siç raportohet autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. • Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. • Njëra nga plumbat e ka kapur 28-vjeçarin në shpatull. •Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit. • Gjithashtu policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. • Ndërkohë janë vendosur edhe disa postblloqe në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës -Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

4 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Plagosja në Hamallaj/ Arrestohet autori pas disa orësh, shoqërohet në spital me polici

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba
foto ilustruese

DURRËS- Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është vënë në pranga nga policia. 44 vjeçari u arrestua disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40. Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital.

Altin Lekgegaj ka qëlluar dy herë me pistoletë ndaj 28-vjeçari Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Toyota Yaris’ për tu arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

11 MUAJ ME PARE

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba
foto ilustruese

DURRËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale R.L, ndërsa autori 44-vjeçar është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Siç u raportua autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. Njëra nga plumbat e ka kapur 28-vjeçarin në shpatull. Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

11 MUAJ ME PARE

EMRI/ Plagosja në Durrës, identifikohet autori, sherri nisi për një vend parkimi

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba
foto ilustruese

DURRËS- Altin Lekegegaj, është autori i dyshuar i plagosjes në Durrës, i cili u larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Gjithashtu dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Siç raportohet autori Altin Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi. Ndërkohë janë vendosur edhe disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.

 

11 MUAJ ME PARE

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba një person, autori largohet nga vendngjarja

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet me dy plumba
foto ilustruese

DURRËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një person është qëlluar me dy plumba dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu bëhet me dije se autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”. Sakaq, forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L. Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

 

 

altin lekegegaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet