Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. • Mësohet se një 41-vjeçar është plagosur nga një 26-vjeçar. • Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami". • Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po vijon puna për kapjen e tij. • Sipas raportimeve paraprake 41-vjeçari ka pësuar një plagë tejshpuese në këmbë dhe si rezultat ka humbur shumë gjak. • Gjithashtu bëhet me dije se pë shkak të gjendjes kritike, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit teksa ende nuk dihen rrethanat e plagosjes dhe identiteti i tij.
2 artikuj për këtë temë.
PEQIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. Mësohet se një 41-vjeçar është plagosur nga një 26-vjeçar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami". Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon autorin dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.
Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit
PEQIN- Një person rreth 41-vjeç është dërguar në gjendje kome i plagosur ne spitalin e Peqinit rreth orës 20:50. Mësohet se ai ka pësuar një plagë tejshpuese në këmbë dhe si rezultat ka humbur shumë gjak.
Gjithashtu bëhet me dije se pë shkak të gjendjes kritike, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit teksa ende nuk dihen rrethanat e plagosjes dhe identiteti i tij.