Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Plagosje me armë zjarri në Mat. • Bashkim Koçi dhe Akil Dedja u konflikuan me njëri-tjetrin brenda një lokali. •Pas një konflikti mes tyre, Koçi qëlloi drejt Akil Dedjas me armë zjarri. •Autori është shpallur në kërkim. •Dedaj është jashtë rrezikut për jetën. •Policia ka nisur punën për kapjen e autorit, ndërsa ka shoqëruar 8 persona në komisariat për të dëshmuar mbi ngjarjen.
3 artikuj për këtë temë.
MAT- Policia ka dhënë detaje për plagosjen e Akil Dedjas në Mat. Sipas forcave blu, Bashkim Koçi dhe Akil Dedja kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta. Koçi ka plagosur me armë zjarri pistoletë Dedjan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit B.K., 38 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.
MAT- Detaje nga plagosja me armë në Mat. Burime për Dosja.al kanë mësuar se i plagosur ka mbetur Akil Dedja, ndërsa autor është Bashkim Koçi.
Koçi, dyshohet se pas një konflikti për motive te dobëta ka plagosur me armë zjarri Akil Dedja dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
BURREL- Plagosje me armë zjarri në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur apo autorit/ëve.
Aktualisht policia po heton për identifikimin e autorit dhe vënien e tij në pranga, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al