LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit djalin e kolegut, i riu përfundon në spital. AMP merr në pyetje policin

• Një plagosje ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit. • Një efektiv policia pas një konflikti ka qëlluar djalin e kolegut të tij. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit, pranë Bashkisë. • Personi i plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Efektivi i policisë është shoqëruar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe po merret në pyetje në lidhje me plagosjen. • Ngjarja ka ndodhur teksa 26-vjeçari Daniel Braçi ka tentuar që të çaj kordonin e policisë, të cilët kishin bllokuar një rrugë. • I riu ka dalë nga makina e tij dhe më pas ka qëlluar me grusht efektivin e policisë Shkëlqim Jahelezi. • Më pas efektivi ka përdorur armën dhe ka plagosur në këmbë të riun, në kushtet e vetëmbrojtjes.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Dhunoi efektivin e policisë në Fier, 26-vjeçari me precedent kriminal të mëparshëm. Në 2019, i rrëmbeu armën një polici dhe bëri plagosje

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit
Pamje nga vendngjarja

FIER- Detaje të tjera kjanë zbuluar nga plagosja, mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit. 26-vjeçari që kundërshtoi dhe dhunoi efektivin e policisë Shkëlqim Jahelezi është Daniel Braçi. 

Jahelezi pasi i riu e qëlloi me grusht në fytyrë, ka marrë armën e shërbimit dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar të riun në këmbë. Ndërkohë që i riu rezutlon të jetë person me precedentë të mëparshëm kriminal. Braçi njihet si person problematik në zonën ku jeton.

Më vitin 2019, i riu, pas një konflikti të dy familjeve, ka marrë armën e shërbimit të një efektivi policie, teksa ky i fundit po ndihmonte të plagosurit të futeshin në ambulancë dhe ka qëlluar drejt familjes, me të cilën ishin konfliktuar. Nga të shtënat, një person ka mbetur i plagosur.

2 VITE ME PARE

Plagosja në Fier, dalin pamjet nga vendngjarja, policia rrethon zonën

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit
Pamje nga vendngjarja

FIER- Pamje nga plagosja në Fier janë bërë publike. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, plagosja ka ndodhur pranë një rrethrrotullimi.

Ndërkohë që policia ka vendosur shiritin e verdhë në të gjithë zonën e ngjarjes. Ndërkohë që grupi mjeko-ligjor po mbledh detaje dhe gëzhojat për zbardhjen e ngjarjes.

 
2 VITE ME PARE

Plagosja në Fier, policia: Efektivi ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, 26-vjeçari e goditi me grusht

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit
Policia

FIER- Policia ka reaguar për plagosjen gjatë mbrëmjes së sotme në Fier. Mësohet se një 26-vjeçar ka tentuar që të çaj kordonin e policisë, të cilët kishin bllokuar një rrugë. I riu ka dalë nga makina e tij dhe më pas ka qëlluar me grusht efektivin e policisë me iniciale Sh.J. Më pas efektivi ka përdorur armën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Ish globi", në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip "Volkswagen" është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

2 VITE ME PARE

Plagosja në Fier/ Një efektiv policie ka qëlluar djalin e kolegut me armën e shërbimit

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mbrëmjen e sotme në Fier. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se një efektiv policia ka qëlluar djalin e kolegut të tij. 

Dyshohet se efektivi e ka shkrepur armën pas një konflikti që ata kanë pasur. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që efektivi i policisë është shoqëruar në komisariat nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. 

2 VITE ME PARE

Plagosja në Fier, Policia shoqëron autorin e ngjarjes

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit
Policia

FIER- Autori i plagosjes në Fier është shoqëruar nga policia. Mësohet se plagosja ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme në qendër të qytetit.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që shkaku i ngjarjes ende nuk dihet se cili është. 

2 VITE ME PARE

Burime për Dosja.al: Një i plagosur nga të shtënat në Fier

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit

FIER- Dosja.al mëson se në Fier ka mbetur një person i plagosur. Dyshohet se nga të shtënat mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit, një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar vendngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e plagosjes. 

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia rrethon vendngjarjen

Plagosje në Fier/ Efektivi qëllon me armën e shërbimit
Policia

FIER- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.

Ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen, ndërkohë që policia ka rrethuar të gjithë zonën. Pritet që të dali njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

plagosje ne fier

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës