LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama: Mbështetja e BE na ndihmon në integrimin europian

• Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi pas përfundimit të samitit zhvilluan një konferencë të përbashkët për gazetarët. • Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se plani i ri i mbështetjes ekonomike nga BE-ja e ndihmon vendin shumë, pasi për Shqipërinë ofron dhe integrimin në Bashkësinë Evropiane. • Nga ana tjetër, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Varhelyi tha se plani i mbështetjes dhe i rritjes ekonomike në Ballkanin është konceptuar në Tiranë. • Varhelyi u shpreh se ky është inkurajim për të ecur përpara dhe në mënyrë të përshpejtuar. • Ai theksoi se 6 miliardë euro do të jenë ndihma për rajonin. • I pyetur se çfarë mund të pengojë në zbatimin e planit të rritjes, Rama u shpreh se pengesa e vetme më e madhe është mendësia midis vendeve të rajonit. • Varhelyi foli edhe për dikutimet në samit ku përmendi marrëveshjet e rëna dakord në 4 fusha të ndryshma, të cila ishin SEPA (Sistemi Europian i Pagesave), korsitë e gjelbra, puna kërkimore shkencore dhe rrjeti flas i internetit në hapësira publike. • Vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë gjithashtu u përmend në konferencë, për të cilën Varhelyi tha se marrëdhëniet e mira me fqinjët nuk arrihen, nëse pengon tjetrin të ecë përpara. • Kujtojmë se sot në Tiranë u mbajt samiti për Planin e Rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. • Të pranishëm ishin drejtues të institucioneve ekonomike europiane dhe liderë europiane. • Përfaqësuesit e Kosovës dhe Mali të Zi munguan në samit. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në punimet e samitit përmes një video mesazhi. • Gjithashtu u nënshkrua sot edhe marrëveshja për hapjen e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama i përgjigjet gazetares: Harroi të të pyeste ty

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
pamje nga konferenca

TIRANË- Pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi. 

Konferenca u mbyll ndërkohë që gazetarja Ambrozia Meta po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare.

Ndërkohë Rama iu përgjigj duke i thënë: "Harroi të të pyeste edhe ty."

 

Kujtojmë se Soros ishte dje në samit si pjesë e delegacionit shqiptar, kurse në samitin e sotëm ai ishte në foton familjare, njësoj si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe BE-së.

2 VITE ME PARE

Propozimi i Zelenskyt për armët, Rama: Të gjithë thamë po, duhet të investojmë në mbrojtje

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar propzoimin e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e djeshme për bashkëpunimin në fushën e prodhimit të armëve. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka deklaruar se nuk ka qenë vetëm Shqipëria që e ka pranuar, por kanë qenë të gjitha shtetet së bashku. Po ashtu, Rama ka theksuar se ata po punojnë për të gjetur partnerët e duhur për të ndërtuar industrinë prodhuese të armëve. Gjithashtu Rama ka shtuar se ata janë të vetëdijshëm që duhet të investojnë në mbrojtje së bashku me aleatët. 

"Patëm një samit të mirë dhe zhvilluar diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi në depoziton. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria. Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme,” tha Rama.

2 VITE ME PARE

Vetoja nga Greqia, Varhelyi: Shqipëria është gati të hapë kapitullin e parë të negociatave

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Oliver Varhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka deklaruar Shqipëria është gati që të hapë kapitullin e parë të negocitave me Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi është pyetur për veton që i vendosi Greqia Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ai ka theksuar se nuk ka fqinjësi të mirë nëse e pengon fqinjin që të ecë përpara. 

"Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë kapitullin e parë. Unë nuk kuptoj pse nuk e marrim dot këtë vendim. Edhe pse kuptoj rëndësinë e marrëdhënieve të mirë me fqinjët, që nuk ndërtohen nëse pengon tjetrin të ecë para. Shpresoj që në muajt në vijim të kalojmë tek negociatat sepse duam të hapim grup negociatat e para," tha Varhelyi.

2 VITE ME PARE

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama: Mbështetja e BE na ndihmon në integrimin europian

2 VITE ME PARE

Varhelyi zbardh bisedimet: Patëm marrëveshje në 4 fusha, vitin tjetër presim ide nga rajoni

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Olivér Várhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka zbardhur diskutimet në samitin e sotëm në Tiranë. Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi ka deklaruar se sot patën marrëveshje në 4 fusha të ndryshme. Po ashtu ai ka theksuar se  ka patur dakordësi që të gjitha marrëveshjet e firmosura të nisnin implementimin e tyre që nga viti ku jemi. Po ashtu Varhelyi ka shtuar se presin ide nga rajoni për pengesat dhe problematikat ekonomike për qytetarët.

"Sot ne patëm marrëveshje për 4 fusha ku duhet të ketë rezultate e para ka të bëjë me SEPA, një shikim në të gjitha vendet tona. Nuk duhet te jetë e vështirë, sistemi bankar ka në vetvete, banka europiane por sfida është sa shpejt do arrijme që ato të bëhen konkrete. Ka patur dakordësi që kjo të arrihej sivet. E dyta ka të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Kemi disa, por duhet ta zgjerojmë në të gjithë vendet e Ballkanit, duhet të përfundojë deri në fund të vitit, do të ulë kostot

E treta, ka të bëjë me punën kërkimore shkencore. Novacioni hulmutimi do të kenë nevojë për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, dhe të krijohet këtu në Ballkan. E fundit, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapsirat publike në Ballkanin Perëndimor, i kemi fondet për këtë. Tjetra është çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm, po presim që rajoni të na sjellë ide, ku janë pengesat për ekonomitë për qytetarët. Dhe kjo përvec 30 miliarde eurove kemi edhe 6 miliardeeuro. Këto financime shtesë do të përcaktohen dhe do jenë për të gjitha përpjekjet që duhen për të sjellë vendet tuaja në BE," tha Varhelyi.

2 VITE ME PARE

Rama: Pengesa më e madhe është mendësia mes vendeve të rajonit

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pengesa më e madhe për rajonin tonë është mendësia mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka deklaruar se fillimisht duhet që të bëhet plani rajonal. Po ashtu ai ka theksuar se duhet bërë puna e brendshme mes rajonit, në mënyrë që plani i BE-së të sjell rezultate.

“Pengesa e vetme më e madhe këtu është mendësia midis vendeve të rajonit, sepse siç e thashë më parë, ky plan i ri i rritjes, sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal, është ajo për të cilën kemi rëndë dakord 10 vite më parë, në Procesin e Berlinit, ajo që kemi çuar përpara me Ballkanin e Hapur, arsyeja pse për 10 vjet, nuk arritëm të përparonim ishte mendësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politkave të brendshme kundër interesave tona. Pra, pengimi i qarkullimi të kamionëve është kundër frymës së Procesit të Berlinit, dhe planit të ri të rritjes. Deri më tani, shohim që ka vullnet të mirë. Deklarata e përbashkët u miratua nga të gjashtë vendet, ndaj le të shohim. Nëse i bëjmë gjërat së bashku, do të ecim të gjithë. Nëse jo, do të dështojmë të gjithë. Të përfitosh nga ajo që ky plan sjell, duhet të japim rezultate. Është puna e brendshme. Plani i rritjes nuk është i shkëputur nga reformat. Plani i rritjes është bashkëudhëtar i procesit tonë në rezultatet në reforma. Ne si Shqipëri na duhet të ecim përpara me një valë reformash," tha Rama. 

2 VITE ME PARE

Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor, deri në 2027 rajoni do të ketë të njëjtin nivel ndihmash

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Oliver Varhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar me planin e ri të ndihmës do të këtë më shumë investime dhe do të rriten financat e Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferenës për mediat, Varhelyi theksoi se 6 miliardë euro do të jenë ndihma për rajonin. Ndërkohë që shtoi se pas vitit 2027 do të jetë e vështirë që vendet e Ballkanit Perëndimor mos të jenë gati për anëtarësimin në BE.

"Dita e sorme ka qenë një  inkurajim për ne, unë doja të përmendja korsitë e gjelbërta të krijuara gjatë Covidit, e cila lehtësoi shumë gjëra. Këto janë ato gjëra që njerëzit duan ti ndjejnë ti prekin, këto janë pjesë  të këtij plani. Prandaj, ne kemi të tregojmë se cilat gjëra janë të mira për një vend kur bëhet pjesë e BE. Një element tjetër është që rajoni juaj do të bëhet pjesë e BE shumë shpejt, prandaj ne duhet të aplikojmë disa rregulla që ju duhet ti bëni sa më shpejt. elementi i tretë ka të bëjë me konkurencën dhe do të ishte e padrejtë që ne ti kërkonim Ballkanit Perëndimor që ata të merrnin pjesë në tregun e përbashkët, krahasuar me kompanitë tona, pasi secila ka kostot e veta. Udhëheqësit e BE kanë firmosur dokumentin ku 6 miliardë euro do të duhet ndihmojnë shtetet dhe deri në 2027 rajoni do të duhet të gëzojë të njëjtin intesitet. Edhe pas vitit 2027 do të ishte e vështirë që vende të rajonit të mos ishin gati. Në rast se ju doni të trajtoheni si një vend të BE, atëherë dhe ju duhet t’i trajtoni si vende të BE. Kjo do të thotë që për bizneset do të jetë më lirë për të futur produktet në shtëpi dhe në rast se do të bëni tregti me Ballkanin Perëndimor atëherë sërish do të jetë më lirë. Pra, mendoj që ajo që keni parë sot do të ndryshojë tërësisht realitetit," tha Verhelyi.

2 VITE ME PARE

Komisioneri Varhelyi: Ideja e planit të rritjes ekonomike është konceptuar në Tiranë, inkurajim për të ecur përpara

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Olivér Várhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar se plani i mbështetjes dhe i rritjes ekonomike në Ballkanin është konceptuar në Tiranë. Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi ka theksuar se ky është inkurajim për të ecur përpara dhe në mënyrë të përshpejtuar. 

"Ideja e planit të rritjes ka qenë i konceptuar në Tiranë. Në diskutimet e mëparshme që kemi pasur me kryeministrin dhe udhëheqësit e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE që ka vendosur që kjo gjë të realizohet, por edhe ideja e gjithë rajonit. Po punojmë për të miratuar legjislacionin e duhur, por vijojmë edhe diskutimet se ç’duhet bërë. Dita e sotme është inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar. Nga pagesa në euro përfitojnë bizneset dhe qytetarët," tha Varhelyi.

2 VITE ME PARE

Rama: BE po na mbështet ekonomikisht, kjo na ndihmon në integrimin në union

Plani i Rritjes për rajonin/ Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se plani i ri i mbështetjes ekonomike nga BE-ja për vendin tonë, na ndihmon shumë. Gjatë një konference për mediat, Rama ka theksuar se kjo është një ndihmesë e madhe për Shqipërinë që ofron dhe integrimin në Bashkësinë Evropiane. Po ashtu Rama ka theksuar se fondet e reja që do të vijnë nëpërmjet këtij plani do të ndihmojnë në projektet dhe buxhetet e vendit.  

"Falë shkëmbimit të pikëpamjeve kemi arritur objektivin e rëndësishëm për të futur në procesin e integrimit diçka të re dhe konkrete që mund të na çojë në një nivel tjetër shumë më shpejt. Plani i ri i Rritjes, është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në BE dhe është një instrument që do bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri dhe rajon kemi shumë qytetarë që jetojnë jashtë duke punuar atje ndihmojnë familjen. Për çdo para që dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë se ajo mes shteteve anëtare të BE. Plani i ri i Rritjes do na ndihmojë ta çojmë koston në nivel me atë të vendeve anëtare, pra do kursejmë gjysmë mld euro nga xhepat e qytetarëve.

Plani ri i Rritjes sjell më shumë fonde për projektet dhe buxhetet tona, i kënaqur që arritëm në këtë pikë, nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese. Përpjekjet që kemi bërë në 10 vite për të ecur drejt integrimit, përmes planit të ri të Rritjes, tanimë duhet të ndodhin pa “por” apo arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua të përfitoj tu them se kur flisnim sa e rëndësishme ishte të ecej shpejt përmes rrugëtimit rajonal dhe për të qenë më pranë me marrëveshje ndërkufitare, është e qartë që po të kishim bërë më shumë më parë do ishim më afër," tha Rama.

edi rama oliver varhelyi samiti be-ballkani perendimor ne tirane

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty