Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Përfundon afati prej 3 muajsh që parashikon Kodi zgjedhor shqiptar për betimin e Fredi Belerit si kryetar të Bashkisë në Himarë. • Ndaj dhe pasditen e sotme do të zhvillohet një protestë ku do kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij. • Në tubim do të flasë kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas. • Ndërkohë ministri i jashtëm, Giorgos Gerapetritis, ka kontaktuar dy herë me telefon homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka lidhur me çështjen. • Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. • Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. • I vendosur në "arrest me burg" që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. • Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.
1 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se Fredi Beleri është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara, sipas tij, në Himarë. I ftuar në News24, Shpëtim Idrizi komentoi protestën e paralajmëruar sot në Himarë duke u shprehur se po i bëhet presion sistemit ligjor.
“Jo rastësisht është zgjedhur Beleri dhe sot në Himarë vjen kryebashkiaku i Athinës e nipi i Mitsotakis në kulmin e sezonit. I bëjnë presion sistemit ligjor. Një sistem ligjor nuk mund ta atakosh dhe as nuk mund të komentosh vendimet e saj. Ky personazh është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara në Himarë. Ndërhyrja e Athinës është ndërhyrje në punët e brendshme, duket e tepruar. Beleri nuk është zgjedhur rastësisht. Do ia shohim sherrin kësaj historie nëse shteti shqiptar nuk vepron. Duhet të pyesë në rrugë diplomatike se pse duhet të vijë kryebashkiaku i Athinës në Himarë, pse duhet të jetë pjesë e protestës. Është shkelje sovraniteti dhe dinjiteti,"-tha Shpëtim Idrizi.
Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në "arrest me burg" që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.