Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. • Edlir Alleshi është plagosur teksa po ndiqte një person që lëvizte me armë zjarri me vete. • Në momentin e plagosjes, efektivi Alleshi ndodhej në motorin e policisë. • Nga të shtënat, polici mori dy plumba në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në sallën e operimit. • Autori i plagosjes Klered Bozhani është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. • Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje autorit që të dorëzohet, përndryshe do të merrte një goditje të fortë nga policia
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që të telefonojnë menjëherë policinë nëse kanë informacione për autorin e plagosjes së efektivit të Shqiponjave Edlir Alleshi, Klered Bozhani. Në një dalje për mediat, Vocaj ka deklaruar se ai është në kushte depresioni dhe ka një shenjë me armë zjarri.
"Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhani 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit," tha Vocaj.
TIRANË- Autori i plagosjes së efektivit të policisë Edlir Alleshi është Klered Bozhani. Mësohet se Bozhani pas të shtënave me armë që plagosën në bark efektivin e Shqiponjave, u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.
38-vjeçari po ndiqej nga policia për armëmbajtje pa leje. Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se autori i plagosjes së efektivit ditën e sotme në Tiranë është identifikuar. Në një deklaratë për mediat, Balla i ka bërë thirrje atij që të dorëzohet, ndryshe do të marrë një goditje të fortë nga policia. Po ashtu ai u shpreh se gjendja e efektivit të policisë është përmirësuar.
“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë,” tha Balla.
TIRANË- Fotoja e mëspërme është e efektivit të policisë Edlir Alleshi, i cili u plagosur ditën e sotme. Mësohet se Alleshi në momentin e plagosjes ishte në ndjekje të një personi që lëvizte me armë me vete.
Nga të shtënat me armë, efektivi ka marrë 2 plumba në bark dhe është dërguar në spital. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
TIRANË- Efektivi i Shqiponjave është plagosur pasditen e sotme, teksa ndodhej në ndjekje të një personi që lëvizte me armë. Mësohet se, efektivi Edlir Alleshi është qëlluar me plumb në bark dhe dërguar në spital. Ndërkohë që policia tregon se kanë bllokuar çdo hyrje-dalje për të arrestuar autorin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.
TIRANË- Efektivi i plagosur i forcave Shqiponja është Edlir Alleshi. Mësohet se efektivi tashmë ndodhet në sallën e operimit.
Ndërkohë që dyshohet se efektivi është qëlluar me dy plumba në bark. Plagosja ka ndodhur teksa efektivi po ndiqte një person me precedent penal.

TIRANË- Dosja.al ka sjell pamjet e para nga plagosja e efektivit në Tiranë. Siç shihet në videot e mëposhtme, plagosja ka ndodhur pranë pediatrisë në zonën e Porcelanit.
Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia, efektivi i Shqiponjave ndodhet në sallën e operacionit. Dyshohet se efektivi është plagosur nga një person i shpallur në kërkim.

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave operacionale Shqiponja.
Ende nuk dihet shkaku i të shtënave me armë, apo autori i ngjarjes. Në zonë ka shkuar policia e cila po kryen kontrolle për gjetjen e autorit.
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pranë pediatrisë së qytetit.
Ndërkohë që dyshohet se nga të shtënat ka mbetur një efektiv policie i plagosur. ndërkohë që në kërkim është shpallur autori i plagosjes.