Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit ku raportohet se pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një efektiv i Forcave "Shqiponja". • Sipas informacioneve, viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. • Bëhet me dije se efektivi i cili u ekzekutua është me origjinë nga Tropoja, dhe është identifikuar si Novruz Cenaliaj, 28-vjeç. • Autori i dyshuar i vrasjes i shpallur në kërkim, Azgan Mërnica, ka vrarë efektivin i cili po shkonte të merrte shërbimin. • Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. • Spas drejtorit të policisë së Fierit, Lorenc Panganika pista kryesore e hetimeve është konflikti i çastit, ndërsa përjashtoi pistën e gjakmarrjes. • Viktima dhe autori janë me të njëjtën origjinë dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. • Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur. • Ndërkohë policia ka publikuar foton e Mërnicës, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij.
13 artikuj për këtë temë.
FIER- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga vrasja e efektiviti Novruz Cenalia në Fier, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica, si autor i dyshuar Raportohet se policia ka sekuestruar pamjet filmike të një kamere sigurie të një biznesi dhe po analizohen nga ekspertët. Ka dyshimet se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë.
Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi.
Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.
Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion.
FIER- Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Novruz Cenalia, ka tronditur edhe kolegët e tij. Në një video shfaqet një efektiv policie tejet i rënduar nga vendi i ngjarjes.
Polici vë duart në kokë dhe ulet në gjunjë i rrethuar nga forca të shtuara policie. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka si motiv gjakmarrjen. Dyshohet se vite më parë viktima bashkë me babanë e tij po ashtu efektiv në atë kohë kanë vrarë një person.
FIER- Pas vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia në Fier, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në fshatin ku jeton autori i ngjarjes i shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica. Forcat policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, ku gjithashtu po përdoren edhe dronë, për gjetjen dhe kapjen e autorit 23-vjeçar. Raportohet se deri tani kontrolle janë kryer në banesën e autorit, si dhe janë shoqëruar në komisariat prindërit e tij.
Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes. Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.
Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion.
FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të Policisë në Fier, Novruz Cenalia. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka si motiv gjakmarrjen. Dyshohet se vite më parë efektivi bashkë me babanë e tij po ashtu efektiv në atë kohë kanë vrarë një person.
Dyshohet se kanë vrarë Sali Harhudhën në Has. Informacionet janë paraprake dhe mbetet për tu verifikuar nëse ka patur hetim nga gjykata lidhur me këtë krim dhe çfarë ka ndodhur më tej. Novruz Cenalia, kishte 3 vjet në detyrë si Polic. Mësohet se 1 vit ka punuar në Lushnje, dhe dy vjet te “Shqiponjat”.
FIER- Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenaliaj. Në një deklaratë për mediat ai ka përjashtuar nga pistat e hetimit gjakmarrjen, ndërsa thotë se pistë kryesore është një konflikt i çastit.
Panganika i ka bërë thirrje familjarëve të autorit Azagan Mërnica, që të bëjë tentativa që 23-vjeçari të dorëzohet në polici. Ai gjithashtu deklaroi se makina e autorit është gjetur.
“Siç jeni vënë në dijeni, rreth orës 13:20 policia ka marrë njoftimin për një ngjarje të rëndë. Fillimisht u raportua si plagosje me armë zjarri, pas verifikimit rezultoi se ka ndërruar jetë polici Novruz Cenalia 28 vjeç i cili punonte në policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat “Shqiponja” prej afro dy vitesh. Autori është Azgan Mërnica, banues në Sulaj. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve të autorit, të vetëdorëzohet.
Pista kryesore është konflikt i çastit, nuk ka lidhje me këto që janë ngritur, për probleme hasmërie. Edhe makina e autorit është gjetur.”, deklaroi Panganika.
FIER - Personi që shihni në foton e mësipërme është Asllan (Azgan) Mernica i cili vrau me armë zjarri mesditën e sotme efektivin e "Shqiponjave" në Fier, Novruz Cenalia. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për arsye gjakmarrje, ndërsa pas krimit të rëndë autori dyshohet se është larguar me një makinë ngjyrë blu në drejtim të paditur.
Policia kërkon ndihmën e qytetarve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. Raportohet gjithashtu se në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier, janë ngritur pika kontrolli.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.
Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit ku raportohet se pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një efektiv i Forcave "Shqiponja", Novruz Cenaliaj, 28-vjeç, personi që shihet në foto. Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. Më tej bëhet me dije se autori, Azgan Mernica, ka vrarë efektivin i cili po shkonte të merrte shërbimin.
Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me të njëjtën origjinë dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.
FIER - Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç, është efektivi që u vra me armë zjarri në Baltëz të Fierit mesditën e kësaj të hëne. Cenaliaj, efektiv i "Shqiponjave" të DVP Fier, ishte jashtë shërbimit por i veshur me uniformën e Policisë në momentin që është qëlluar nga një person i identifikuar si A.M. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz ndërsa ka mbetur i vdekur një person. Viktimë mbeti një polic 28-vjeçar i cili u identifikua si Novruz Cenaliaj.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka bërë me dije se vrasja ndodhi rrreth orës 13:15 në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit. Më tej bëhet me dije se autori me inicialet A. M ka vrarë policin i cili po shkonte të merrte shërbimin. Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person.
Më tej raportohet se viktima është një polic. Sipas informacioneve të deritanishme viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. Bëhet me dije se polici i cili u vra është me origjinë nga Tropoja. Ende nuk dihet autori apo detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë.

FIER- Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person. Më tej raportohet se viktima është një polic.
Nndërkohë mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar nga policia dhe po heton rastin.

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person.