LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Polici bashkë me krimin?/ Shërbeu si "bujtës" i skuadrës që vrau Brilant Martinajn me shokë. Prokuroria ndaloi hetimet për efektivin

• Duket se bota e krimit është ngushtësisht e lidhur me Policinë e Shtetit. • Këtë e provojnë të dhënat e reja në dosjen hetimor për vrasjen e Brilant Martinajt në të ashtuquajturën masakra e Fushës Krujës, ku u masakrua me armë zjarri bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. • Sot, në emisionin "Në Shënjestër", u zbulua se një efektiv i Policisë së Shtetit, i identifikuar me inicialet M.D., ka vepruar si bujtës për vrasësit. • Një ditë para vrasjes i ka mbajtur në shtëpinë e tij, momentin e vrasjes i ka laguar nga perimetri me makinën e tij, ndërsa dhe një ditë pas vrasjes i ka strehuar po ashtu në shtëpi. • Prokuroria vendosi përgjimin ambiental të punonjësit të Policisë, ndërkohë që uniformat blu i vendosën një GPS në makinën e tij efektivit M.D. Përmes kësaj praktike, Policia shpresonte që të merrte informacione të vlefshme që mund të çonin në identifikimin e autorëve të mundshëm të krimit në Fushë-Krujë. • Por duket se diçka nuk ka shkuar mirë, pasi mesa duket efektivi i policisë M.D. ishte në dijeni të çdo veprimi hetimor që po bënte Policia ndaj tij dhe siç rezulton mori masat e duhura që të mos binte pre e provokimeve. • Për arsye që nuk dihen, hetimet ndaj tij janë ndalur. • Gjatë emisionit, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja, si për masakrën e Fushë Krujës, si për vrasjen e Klisman Preçit por edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur tek Jeton Lami

Polici bashkë me krimin?/ Shërbeu si "bujtës" i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj nuk ka kryer kurrë operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij, në mënyrë që të mos njihet. Hoxha teksa ishte i ftuar në emisionin “Në shënjestër”, ka folur në lidhje me fatin e Martinajt, duke ironisuar aludimet se Martinaj mund të ketë kryer operacione plastike dhe lajmi qarkulloi në disa media.

“Fati i pafat i Ervis Martinajt, mua më rezulton se kemi me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të dhe këtu përfundon për mua. Ai nuk ka bërë ndërhyrje plastike dhe të ketë kaluar në një nivel shoëbizi. Çështja është se si ka ndodhur ngjarja. Këta kërkojnë edhe Jan Prengën, edhe Talo Çelën, për t’i “gjetur” i kanë”. Kemi të bëjmë me një aleancë të grupeve kriminale. Edhe për Martinaj kemi mbetur tek Jeton Lami. Sot ne ndodhemi në muajin shkuart, ne jemi akoma pa autor. Koha bën të vetën, patjetër që Policia duhet të japë përgjigje,"-tha Artan Hoxha.

3 VITE ME PARE

GPS në makinë dhe kurthe/ Si u PROVOKUA polici që ndihmoi vrasësit e Brilant Martinajt me shokë, TAKTIKAT s'i nxori jashtë loje survejuesit

Polici bashkë me krimin?/ Shërbeu si "bujtës" i
Foto ilustruese

TIRANË- Një efektiv i policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës të largohen pasi i vunë zjarrin makinës që përdorën në ngjarje. Emisioni “Në Shënjestër” publikoi sot pjesë nga dosja hetimore, ku rezulton se efektivi M.D., ka shoqëruar dhe strehuar autorët edhe para vrasjes verën e kaluar. Efektivi i Policisë së Shtetit ka strehuar një natë para dhe pas në banesën e tij autorët e vrasjes, ndërkohë që i ka larguar edhe nga vendi i ngjarjes. Por ajo që është e çuditshme është fakti që grupi hetimor nuk ka mundur që të sigurojë dot numrin apo numrat e telefonit të këtij efektivi policie.

Prokuroria vendosi përgjimin ambiental të punonjësit të Policisë, ndërkohë që uniformat blu i vendosën një GPS në makinën e tij efektivit M.D. Përmes kësaj praktike, Policia shpresonte që të merrte informacione të vlefshme që mund të çonin në identifikimin e autorëve të mundshëm të krimit në Fushë-Krujë.

"Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore u paraqit në prokurori relacion dhe kërkesë për kryerjen e përgjimit ndaj M.D., nëpërmjet vendosjes së pajisjes GPS në automjetin e këtij shtetasi dhe vëzhgimi me anë të fotografimit. Për hetimin e gjithanshëm dhe objektiv të kësaj çështje, grumbullimin e provave dhe dokumentimin e autorësisë së veprave penale u pa e domosdoshme gjithashtu edhe kryerja e veprimit procedural të përgjimit të fshehtë me mjete teknike i bisedave ne vende private dhe përgjimi me audio dhe video në vende private të M.D. Konkretisht i bisedave që ky shtetas do të kryejë dhe mund të zhvillojë në automjetin e tij,”- thuhet në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në Shënjestër”.

Por duket se diçka nuk ka shkuar mirë, pasi mesa duket efektivi i policisë M.D. ishte në dijeni të çdo veprimi hetimor që po bënte Policia ndaj tij dhe siç rezulton mori masat e duhura që të mos binte pre e provokimeve. Sipas informacioneve të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, pasi Gjykata dha pëlqimin për përgjimin e efektivit të dyshuar të policisë, grupi hetues vendosi të ngrejë një kurth ndaj tij, duke i vendosur këtë herë një GPS në makinën e tij personale.

Por për ta bërë sa më të vërtetë këtë grackë dhe për të hequr çdo dyshim nga ai vetë, efektivi i policisë u thërrit dy herë në Tiranë me arsyetimin e nevojës së një trajnimi. Në fakt, nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një rreng i përgatitur nga grupi hetues. Por punonjësi i dyshuar i policisë të vinte me makinën e tij, çuditërisht në të dyja rastet e paraqitjes së tij në ‘trajnim’, ai mbërriti jo me automjetin e tij, por me atë të personave të tjerë.

“Prokuroria argumenton se ky përgjim është i domosdoshëm për vëzhgimin e hetimeve, për të bërë të mundur identifikimin e rrethit të personave me të cilët komunikojnë personat nën hetim si dhe lidhur me përmbajtjen e komunikimeve të tyre me këta persona. Për këtë qëllim GPS u montua me teknika të fshehta në automjetin e M.D. Por një ditë më vonë, ai ndërroi automjetin, pasi u informua për përgjimin ambiental”, thuhet në dosjen hetimore.

Dështimet e njëpasnjëshme sollën, për arsye edhe që nuk janë të qarta, ndërprerjen e hetimeve ndaj oficerit të Policisë, edhe pse dyshohet se ka bashkëpunuar me krimin për një vrasje të tre-fishtë. 

3 VITE ME PARE

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha: Ishte e njëjta skuadër që "GODITI" dhe Ylli Brahimajn. Atentate me kosto të mëdha, reaguan menjëherë...

Polici bashkë me krimin?/ Shërbeu si "bujtës" i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë në përfundimin se personat që kanë ekzekutuar për vdekje Brilant Martinajn dhe 2 shokët e tij, janë e njëjta "dorë" që kanë qëlluar 5 ditë më pas ndaj Klinsman Preçit dhe Ylli Brahimit, edhe pse ky i fundit u shpëtoi plumbave. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Në Shenjëstër", Artan Hoxha duke u nisur nga mënyra e ekzekutimit dhe angazhimi për të çuar deri në fund "detyrën", të kontraktuar për vrasjet ishin të njëjtët persona. 

"Është edhe një skuadër që del edhe 5 ditë më pas në atentatin ndaj Ylli Brahimit. Ata kanë sjellë një dyshe si efektivë policie për të devijuar trafikun. Kanë patur informacion të qartë për lëvizjet e Policisë dhe kanë pasur pajisjet e tyre. Kanë vepruar si një skuadër policore. Të bëj një gjë të tillë lë gjurmë. Kjo duket se kanë investuar, hyn tek atentatet që kanë kosto të madhe. Nuk besoj që aty ka mjaftuar një punonjës i vetëm, megjithatë kjo është një çështje që do e nxjerrë hetimi. Në çështje të tjera, të dy palëve u janë gjetur kontakte me Policinë. Më rezulton që e njëjta dorë, si tek ngjarja e parë dhe tek e dyta. Kanë reaguar menjëherë pa u bërë të 7-at e të parit,"-tha në fjalën e tij, Artan Hoxha.

3 VITE ME PARE

DETAJI që S'DIHEJ/ Një efektiv strehoi vrasësit e Brilant Martinaj me shokë, të nesërmen i largoi nga 'zona', përdori frekuencat e radios (INICIALET)

Polici bashkë me krimin?/ Shërbeu si "bujtës" i
Brilant Martinaj

TIRANË- Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata duket se nuk ka pasur vrasës me pagesë dhe personazhe të botës së krimit të përfshirë, por edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Siç ka mësuar edhe emisioni “Në Shënjestër”, autorët e masakrës së tronditi vendin për mënyrën e ekzekutimit kanë pasur "mbrojtje" nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili për sigurinë e tij dhe për të mos cënuar hetimet është identifikuar me inicialet M.D.

Efektivi thuhet se ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e Policisë për t'u larguar nga zona e Fushë Krujës, por jo vetëm kaq, pasi rezulton se ka bërë shumë më shumë. Sipas dosjes hetimore, rezultoi se orën pas krimit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, një automjet me ngjyrë gri, u afrua pranë vendit ku autorët dogjën makinën me të cilën kryen ekzekutimin. Prej aty efektivi kreu largimin e tyre nga vendngjarja, më qëllim për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Efektivi M.D. mendohet se mund të ketë përdorur valët e policisë për t’i shpëtuar rrethimit të kolegëve të tij.

“Nga verifikimi i bërë rezulton se shtetasi M.D përdor mjetin me targa AA00 … me ngjyrë gri. Nga ana e policisë gjyqësore nuk është bërë i mundur sigurimi i numrit apo numrave celularë të këtij personi, që përshkruhet si person i dyshuar, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje të vrasjes së 3 personave,”- thuhet më tej në dosjen hetimore.

Ky punonjës policie siç del nga dosja hetimore nuk ka shërbyer si suport për vrasësit vetëm pas ngjarjes, por edhe para saj, duke i strehuar ata në banesën e tij. Të nesërmen i ka ndihmuar që të largohen nga zona, të pashqetësuar. 

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.

Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje u morën Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. 6 muajt e fundit rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në Polici, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. 

brilant martinaj masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi