Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. • Mësohet se nga ky aksion janë shoqëruar dy persona. • Personat e shoqëruar raportohet se konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. • Një numër i madh efektivësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës janë angazhuar për këtë aksion. • Gjatë aksionit janë arrestuar Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu. • Mustafa rezulton i ndaluar edhe më parë nga policia konkretisht në vitin 2023 ku u kap me armë. • Dyshohet se ai ishte nisur të kryente një vrasje për hakmarrje pasi i ishte vendos tritol në automjet. • Ai gjithashtu mësohet se është pjesë e grupit të "Rrumit të Shijakut". • Ai është arrestuar edhe në tentativë për të kryer një vrasje më 2021. • Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Dy persona janë ndaluar mbrëmjen e sotme gjatë aksionit të zhvilluar nga policia në Shkozet të Durrësit. Mësohet se gjatë aksionit janë arrestuar Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu. Të arrestuarit konsiderohen me rrezikshmëri të lartë ndërsa ata janë të përfshirë në ngjarje kriminale në vend.
Raportohet se ta gjithashtu janë ndaluar nga policia edhe më parë për armëmbajtje. Mustafa rezulton i ndaluar edhe më parë nga policia konkretisht në vitin 2023 ku u kap me armë. Dyshohet se ai ishte nisur të kryente një vrasje për hakmarrje pasi i ishte vendos tritol në automjet. Ai gjithashtu mësohet se është pjesë e grupit të "Rrumit të Shijakut".
Ai është arrestuar edhe në tentativë për të kryer një vrasje më 2021. Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani.
DURRËS- Policia po zhvillon mbrëmjen e sotme një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se nga ky aksion janë shoqëruar disa persona. Personat e shoqëruar raportohet se konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.
Një numër i madh efektivësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës janë angazhuar për këtë aksion i cili po vijon. Pritet një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për të zbardhur detaje rreth të arrestuarve dhe akuzave që rëndojnë ndaj tyre.
DURRËS- Policia e Shtetit ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit. Mësohet se policia po zhvillon një aksion. Ende nuk ka detaje rreth aksionit ndërsa bëhet me dije se ka disa të arresuar.
Pritet një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për të zbardhur detaje rreth të arrestuarve dhe akuzave që rëndojnë ndaj tyre. Raportohet se aksioni po vijon aktualisht dhe se detajet mbeten sekret.