LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Policia patrullim në Kiras/ Krahu i djathtë i Licëve s’ju bind thirrjeve të policisë, qëllon me armë dhe arratiset, shoferi që e shoqëronte vihet në pranga

• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë një patrullimi rutinë rreth orës 15:10 në lagjen “Guerrile” apo “Kiras” në Shkodër. • Bëhet me dije se, policia i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti që po lëviznin 2 persona, me qëllim kryerjen e kontrollit. • Megjithatë, drejtuesi i makinës nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka shtuar shpejtësinë e makinës dhe ka kryer manovra të rrezikshme. • Gjatë ndjekjes, pasagjeri në këtë automjet ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar. • Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, ndërsa pasagjeri ka arritur t'i shpëtojë prangave të policisë. • Bëhet me dije se brenda automjeti qarkullonte i shumëkërkuari Barush Bregu, i cili është një emër i njohur për drejtësinë. • Bregu rezulton i shpallur në kërkim nga policia si personi që ka ndihmuar Ragip Gilën në atentatin e 8 shtatorit të vitit të kaluar, në atë që njihet si masakra e Shkodrës ku dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën. • Sipas hetimeve të atëhershme, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar u shpallën në kërkim pasi i siguruan autorit Rakip Gila kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje. • Gjithashtu banesën e një gruaje që jetonte jashtë vendit, Bregu dhe i mituri e përdornin si bazë për të fshehur armatimet. • 39-vjeçari i njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, la lidhje edhe me disa ngjarje të tjera të rënda. • Ai është arrestuar më parë në maj të 2019 pas një operacioni të organizuar nga RENEA, ndërsa në 2016 ai u dënua me akuzën e drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

3 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Qëlloi me armë dhe u shpëtoi prangave të policisë/ Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që s’ju bind patrullave të policisë

Policia patrullim në Kiras/ Krahu i djathtë i Licëve s’ju
Barush Bregu

SHKODËR- Detaj të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më herët në Shkodër, ku pasagjeri i një automjeti qëlloi me armë në ajër. Bëhet me dije se brenda automjeti qarkullonte i shumëkërkuari Barush Bregu, i cili u shpëtoi prangave të policisë.

Siç u raportua, uniformat blu të Shkodrës iu vunë në ndjekje automjetit ku Barush Bregu ishte pasagjer, por policia mundi të arrestojë vetëm shoferin e mjetit. Në njoftimin zyrtar, policia sqaroi, se patrulla i kërkoi automjetit të ndalojë, por makina nuk iu bind urdhrit duke shtuar shpejtësinë e duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ndërkohë, Barush Bregu, i cili arrit të arratisej, është një emër i njohur për drejtësinë. Bregu rezulton i shpallur në kërkim nga policia si personi që ka ndihmuar Ragip Gilën në atentatin e 8 shtatorit të vitit të kaluar, në atë që njihet si masakra e Shkodrës ku dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas hetimeve të atëhershme, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar u shpallën në kërkim pasi i siguruan autorit Rakip Gila kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje. Gjithashtu banesën e një gruaje që jetonte jashtë vendit, Bregu dhe i mituri e përdornin si bazë për të fshehur armatimet.

39-vjeçari i njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, la lidhje edhe me disa ngjarje të tjera të rënda. Ai është arrestuar më parë në maj të 2019 pas një operacioni të organizuar nga RENEA, ndërsa në 2016 ai u dënua me akuzën e drogës dhe armëmbajtjes pa leje./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia jep detaje: Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë! Gjatë ndjekjes pasagjeri qëlloi në ajër

Policia patrullim në Kiras/ Krahu i djathtë i Licëve s’ju
foto ilustruese

SHKODËR- Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin dy persona, me qëllim kryerjen e kontrolleve, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Gjatë ndjekjes, pasagjeri në këtë automjet ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar. Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit. Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në Shkodër? Të shtëna me armë gjatë operacionit policor, personi në kërkim qëllon në ajër dhe... 

Policia patrullim në Kiras/ Krahu i djathtë i Licëve s’ju

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër teksa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet me dije se personi në fjalë ka qëlluar në ajër në momentin kur efekivët kanë qenë në ndjekie dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.B, i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Sakaq, dhjetra forca policia kanë mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën, ndërsa operacioni vijon./Dosja.al

barush bregu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet