6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kuvendi i Shqipërisë kaloi projektin e portit të Durrësit. E menjëherë kanë nisur nga reagimet. • I pari ishte kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka denoncuar investimin në Portin e Durrës, të cilin e konsideron një aferë korruptive. • Paraditen e sotme, në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, Meta tha se Porti i Durrësit u është dhënë kompanive offshore, madje shtoi se një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023. • Po ashtu, pas tij, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj. • Sipas demokratit, kryeministri Edi Rama thur gojën por kuptohet se është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. • Por vetë Rama ka vendosur që t'i kthejë përgjigje vetëm Metës. •Për këtë të fundit, Rama bën me dije se gjatë gjithë karrierës së tij politike ka themeluar 2 parti, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë e Lirisë së fundmi. • Por duket se i bën edhe një paralajmërim. Kjo e fundit nuk do të ketë jetëgjatësi. • Megjithatë nuk jep asnjë detaj tjetër se çfarë do të thotë me mesazhin e tij të koduar.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Blushi thotë se nxitimi i Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale është një krim i paamnistueshëm. Po ashtu, ai shton se Rama nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit pavarësisht krimeve që po bën.
POSTIMI I TEDI BLUSHIT:
Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm. Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt. Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama. Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal! Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t'i shpëtosh kurrë!
Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED.
Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit.
Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me Portin e Durrësit. Në një postim të bërë në 'Twitter', Alibeaj shkruan se kryeministri Edi Rama është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Sa për investimin në Portin e Durrësit, ai tha se Rama ka dhënë një copë të atdheut. Ndërsa për buxhetin e vitit 2023, deputeti shtoi se e gjitha shkoi si gosti për miqtë.
POSTIMI I ALIBEAJT:
Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!
Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi. Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë.
Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit.
Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas akuzave të këtij të fundit në lidhje me portin e Durrësit, kryeministri e ka sulmuar në rrjetet e tij sociale duke shkruar se Ilir Meta ka shumë njohuri për fshehjen e emrave dhe të lekëve. Por nuk ndalet me aq, e shton se Ilir Meta ka themeluar vetëm 2 parti, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë e Lirisë së fundmi. Ndërsa shton se PL do të “shuhet” më shpejt se e para, LSI-ja.
“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht! Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!,”-tha Edi Rama.
Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mijë metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionerë vëllezërit Kariç. Sipas opozitës, ky është një projekt i Ramës dhe Vuçiç për të marrë portin e Durrësit.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka denoncuar investimin në Portin e Durrës, të cilin e konsideron një aferë korruptive. Në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, Meta tha se Porti i Durrësit u është dhënë kompanive offshore. Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka mashtruar kur është shprehur se shteti nuk do të paguajë asgjë për Portin e Durrësit. Sipas Metës, e vërteta është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro. Kreu i PL-së theksoi se një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023. Sipas Metës, buxheti parashikon 1.9 miliard Euro vetëm për të larë borxhet të cilat sipas tij janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh. Meta tha se ky buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht.
"Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.
Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.
Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfëra lidhur me rritjen e çmimeve,"- u shpreh Meta.
Deklarata e Metës:
Porti i Durrësit e provuar me dokumentat zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. I është dhënë kompanive offshore të rregjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre.
2. Edi Rama në vend të kompanive prestigjoze europiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore. Ardhja e kompanive europiane prestigjoze do të kishte qënë jo vetëm një mundësi realizimi të projektit me një transparencë dhe standarte europiano por do të ishte edhe një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze.
3. Edi Rama gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguajë asgjë për Portin e Durrësit. E vërteta është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro.
4. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera.
5. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion fond për shpronësim, pra që do të thotë pra miliona euro të tjera dhe sipërfaqe të tjera toke shtesë të këtij projekti.
6. Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Ndërkohë që një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023.
1. Ky Buxhet parashikon 1.9 miliard Euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.
2. Ky Buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:
Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.
Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.
Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfëra lidhur me rritjen e çmimeve.
3. Është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin 2023.
4. Buxheti për Shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta për shkak të Covidit dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë.
5. Goditet biznesi vendas dhe kjo është shumë e qartë me disa vendime siç është
a.10-fishimi i gjobave,
b.Rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas
c.Është taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privat të energjisë elektrike.
6. Performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfimohet sërisht edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% te PBB-së duke qënë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%.