LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget përshkallëzimi! Presidentja: BE qasje të barabartë në dialog

•Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. •Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një konferencë me presidenten Vjosa Osmani ka deklaruar se i mirëpret hapat e fundit të Kosovës që i ka marrë për të shtensionuar situatën në veri të vendit. •Ndërkohë, Osmani gjatë takimit ka folur për takimin e 14 shtatorit që do të ndodh në Bruksel në mes të kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe preisdentit serb, Aleksandër Vuçiç. •Ajo tha se shpresat e Kosovës janë që tani të ketë një qasje të barabartë nga Bashkimi Evropian në dialogun Kosovë-Serbi. •Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Osmnai do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer. •Gjithashtu presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate. •Ndërkohë pakpara takimi me Osmanin, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bashkëbisedim në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentin Evropian, ku u shpreh ndër të tjera se po punohet dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë. •Nga ana tjetër një reagim ka ardhur edhe nga eurodeputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, i cili ka kritikuar Josep Borrell, duke thënë se duhet të marrë shembull nga Stoltenberg dhe t’i lërë pas paragjykimet që ka për Kosovën.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Reuters" e pyet nëse NATO po i mbyll sytë ndaj Serbisë, Stoltenberg e mohon: Ia kemi bërë të qartë Vuçiç...

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget

BRUKSEL- Në koferencën e përbashkët në Bruksel, Stoltenberg u pyet nga gazetari i Reuters nëse është e vërtetë që NATO po i mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë.

"Thuhet se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO po i mbyllin sytë ndaj veprimeve të Serbisë, ndërsa Kosova ka ndihmuar në sanksionimin e Rusisë”, ishte pyetja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, e mohoi duke thënë se nuk është e vërtetë që aleanca perëndimore ushtarake po i mbyllë sytë ndaj veprimeve të Serbisë, duke shtuar se mesazhet e Aleancës janë të qarta dhe se ato ia ka thënë edhe presidentit serb.

“Jo nuk është kështu. I kemi bërë shumë të qarta mesazhet tona në Beograd dhe këtë e kam theksuar shumë qartë në takimin me Vuçiç këtë javë”, tha shefi i NATO-s.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Veri, Stoltenberg pas takimit me Osmanin: Është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget
Vjosa Osmani dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë gjatë deklaratës së përbashkëtpër shtyp me VjosaOsmanin, se për aleancën veri-atlantike është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.

Stoltenberg tha se dhuna ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR në veri të Kosovës, në muaj më parë, ka qenë e papranueshme. Sipas tij, stabiliteti i rajonit varet nga të gjitha palët.

“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i forcave të sigurisë së Kosovës në veri kërkon negocimin me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave policore të Kosovës që mund të ketë ndikim në siguri. KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë situatën nga afër dhe jemi të gatshëm të veprojmë nëse kërkohet për ta përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara, për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Shefi i NATO-s tha po ashtu se e mirëpret takimin e 14 shtatorit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçi.

2 VITE ME PARE

Osmani takohet me Stoltenberg: NATO është destinacioni i Kosovës! Shpresojmë për qasje të barabartë në dialog

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget
Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga selia e NATO-s, ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit që do të ndodh në Bruksel në mes të kryeminsitrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe preisdentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Presidentja e Kosovës ka thënë se ka pasur momente kur nuk ka pasur qasje të barabartë dhe iu ka bërë thirrje aleatëve që të sigurojnë balancë në proces në mënyrë që të ketë rezultate të qëdndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Takimi i radhës do të ndodh më 14 shtator. Fatkeqëishst lista e marrëveshjeve të paimplementuara nga Serbia është shumë e gjatë. Shpresat tona janë tani që do të ketë një qasje të barabartë. Një qasje e barabartë nga BE është parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur kohë që s’e kemi parë këtë balancë, prandaj iu bëj thirrje aletëve që të sigurojnë këtë balanc, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e regjionit”,- ka thënë Osmani.

Gjithashtu Osmani theksoi se nuk do të lejojnë që veriu i Kosovës të jetë fushëbetejë për arritjet hegjemoniste të autokratëve rajonalë, duke aluduar në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

"E vlerësojmë rolin e NATO-s në zhvillimin e Kosovës. Sukseset e Kosovës janë suksese të NATO-s dhe për këtë jemi krenar që kemi demokracinë më të gjallë në rajon. Duhet të jemi krenar për këto arritje. Saktësisht për shkak se Kosova është sukses historik i NATO-s, ka forca keqdashëse që duan ta sfidojnë dhe ta rrënojnë atë. Nuk duhet ta lejojmë këtë. Kosova dhe rajoni nuk duhet të sfidohen për shkak të keqdashjes ruse. Veriu i Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Republikës. Nuk do të lejojmë që veriu të jetë fushëbetejë për arritjet hegjemoniste të autokratëve rajonall,"- u shpreh Osmani.

2 VITE ME PARE

Takimi Osmani- Stoltenberg, Butikofer kërkesë Borrell: Lëri anash paragjykimet ndaj Kosovës

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget
Reinhard Butikofer

BRUKSEL- Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar për masat ndaj Kosovës. Ai i ka bërë thirrje përfaqësuesit për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell që t’i lërë anash paragjykimet e Spanjës kundër Kosovës.

“E mirëpres që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg nuk po i bashkohet politikanëve të shumtë të SHBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit…”, ka shkruar deputeti gjerman i Parlamentit Evropian nw “X”, ish Twitter.

Gjithashtu Butikofer ka theksuar se politikat e SHBA-së dhe BE-së janë të njëanshme, në favor të Serbisë.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij, Spanjës. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por, është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiq, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, ka shkruar Butikofer. 

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget

2 VITE ME PARE

Para takimit me Osmanin, Stoltenberg bisedë me PE: Po punojmë 'dorë për dore' me BE-në në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Osmani takohet me Stoltenberg, Kreu i NATO: Të shmanget
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkoi për një bashkëbisedim në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentin Evropian.

Stoltenberg mes tjerash përmendi veçanërisht, Kosovën, kur foli për bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg, gjatë bashkëbisedimit në PE.

vjosa osmani ne bruksel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet