LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prezantimi i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Rama: S'na ke lënë gjë pa na thënë. Sula: Atje ku luftova për 20 vjet më hodhën në rrugë

• Kryeministri Edi Rama ka uruar Dashnor Sulën në detyrën e re si Kryenispektor i Përgjithshëm. • Gjatë fjalës së tij në takimin me inspektorët, Rama theksoi se do të ketë një kompleks të ri të Inspektoriatit të Përgjthshëm. • Rama i ka kujtuar Sulës ndasitë politike që kanë dhe sulmet që i ka bërë në Kuvend atij dhe Ministres Delina Ibrahimaj. • Kryeministri ka dhënë prioritet dhe pikat për punën në Inspektoriatin e Përgjithshëm, ku deklaroi se ky institucion duhet që të ketë koordinim me Drejtorinë e Tatimeve. • Rama ka kërkuar që të mos ketë vizita befasie në biznese nga inspektorët, ndërsa ka theksuar se digjitalizimi te inspektimet duhet të jetë prioritet. • Në fjalën e tij kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka thurur elozhe për kryeministrin Rama gjatë prezantimit të tij te inspektorët. • Sula ka treguar diferencën mes mazhorancës dhe Opozitës, duke thënë se aty ku luftoi për 20 vite, e hodhën në rrugë. • Ndërkohë që për mazhorancën tha se pasi konkuroi dhe doli i pari, mori vendin që i takonte. 

5 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Rama zbulon bisedën me Dash Sulën: Dua një sfidë, më sfido ose të sfidoj

Prezantimi i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Rama: S'na ke
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën e fundit që pati me Dash Sulën para zgjedhjes si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Sipas kryeministrit, Sula i ka thënë Ramës që do një sfidë dhe kjo ka qenë konkursi për Kryeinspektorin e Përgjithshëm.

"Shumëkush mund që të rrudhë buzët dhe mund të gjejë edhe këtu rasti për të përqeshur, është motomato është ajo që tha inspektori. Ne patëm një takim dhe ajo që u shtrua nga zoti Sula, ishte që dua një sfidë dhe dua të më sfidosh e të të sfidosh. Ok, unë i thashë fillojë nga konkursi për Kryeinspektorin e Përgjithshëm. Por, jam i sigurt, që kush realisht beson tek vetja dhe tek mundësi e një karriere, çdo dyshim dhe çdo paragjykim duhet që ta vërë në provë. Për mua është themelore, që rekrutimi i të gjitha nivele, i inspektorëve të jetë totalisht i garantuar”, tha Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Atje ku luftova për 20 vjet më hodhën në rrugë”/ Dash Sula-Ramës: I'u vlerësoj maksimalisht për vizionin që keni

Prezantimi i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Rama: S'na ke
Dashnor Sula

TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka thurur elozhe për kryeministrin Rama gjatë prezantimit të tij te inspektorët. Në fjalën e tij, Sula ka treguar diferencën mes mazhorancës dhe Opozitës, duke thënë se aty ku luftoi për 20 vite, e hodhën në rrugë.

Ndërkohë që për mazhorancën tha se pasi konkuroi dhe doli i pari, mori vendin që i takonte. Po ashtu Sula ka ka renditur dhe objektivat si Kryeinspektor i Përgjithshëm.  

“Kam pranuar këtë sfidë, sepse iu vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat që për 20 ju ka kritikuar dhe la gjuajtur me gurë në shtëpinë tuaj, nuk kam turp që ta them që atje ku kam luftuar dhe kam fituar dhe më kanë hedhur në rrugë, kurse tek ju kam konkurruar, kam fituar dhe kam dalë i pari. Për të gjithë ata demokratë apo socialistë të marrin guximin që të konkurrojnë. Unë 3 gjëra i kam të panegociueseshme: do kem gjithë përkushtimin maksimal gjatë 24 orëve, përkushtimi do jetë maksimal dhe do të punojmë të gjithë bashkë, e dyta për integritetin tim moral nuk pretendoj që gjithçka do jetë mrekullia, por do të ketë një përmirësim të dukshme. 

Do të ketë drejtësi. Drejtësi dhe vetëm drejtësi do ketë. Do të krijojmë një frymë të mirë për bizneset. Sfida është digjitalizimi. Ligji na ka përcaktuar edhe inspektimet e planifikuara, por na ka lënë edhe hapësirën e emergjencës, inspektoratet të jenë në vigjilencë. Janë shumë gjëra që do i diskutojmë në çdo moment. Nga i pari tek i fundit, do të verifikojmë për çdo inspektor të Shqipërisë, që kërkon të jetë në pozicionin e duhur”, tha Sula./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Koordinim me tatimet"/ Rama: Digjitalizimi te inspektimet duhet të jetë prioritet

Prezantimi i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Rama: S'na ke

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë prioritet dhe pikat për punën në Inspektoriatin e Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Dash Sulës si kryeinspektor, Rama deklaroi se ky institucion duhet që të ketë koordinim me Drejtorinë e Tatimeve.

Më tej, Rama ka kërkuar që të mos ketë vizita befasie në biznese. Ndërkohë që ka theksuar se digjitalizimi te inspektimet duhet të jetë prioritet.

"Tjetra që është barrë e kryeinspektorit është të racionalizojmë vizitat në dyert e biznesit. Sensi i kësaj reforme, të gjithë janë të kontrollueshëm por nuk mundet dot të sulmohen me gjithë farë lloj inspektimesh, por racionalizohet koha dhe energjia. Një sistem i ri rekrutimi është i domosdoshëm. Sic kemi bërë me doganën ku ka një stabilitet të konsoliduar pavarësisht problematikave që mund të ketë, duhet të jetë edhe me inspektorët. Kjo kërkon certifikim, trajnin, standard, dhe sistemi i rekrutimit të jetë i besueshëm, i patrazuar nga frika se do lëvizë dhe të kapim ca të kapim sot.  Sistemi duhet të bazohet në inspektime në sensin e frikës që ruan vreshtin, po jo inspektime në pafundësi, nuk vlen për asgjë vetëm krijon tension stres rrëmujë. Forcat e inspektimit duhet të bazohen te risku.

Tjetra me rëndësi është harmonizimi me tatimet. Tatimet kanë proceset e tyre por edhe ato nuk duhet të jenë të mbivendosura. Duhet të ketë një sens të qartë racionalizimi. E fundit, dixhitalizimi, ka potencial për të cuar në nivel tjetër gjithë sistemin. Sipërmarrja vuan konkukrencën e pandershme, situata për të cilat ka nevojë për shtetin, i duhet dhënë kjo mundësi. Por duhet të ketë një kanal ankesash, një sistem të besueshëm dhe me integritet. Unë besoj që reforma është e duhuara, fuqia që i është dhënë inspektorit të përgjithshëm dhe sistemit janë të duhurat tani duhet zbatim kyci këtu është koordinimi. Koordinimi është problem i madh. Kam besim se do e bëjmë këtë punë si duhet dhe do i japim frymë tjetër sipërmarrjes që do konkurencë të ndershme dhe këtu inspektimet janë kyç," tha Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rama kritikon Dash Sulën: Të shohim si do e bëjë punën, në Kuvend s'ka lënë gjë pa na thënë mua dhe Ministres

Prezantimi i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Rama: S'na ke
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Dashnor Sulën gjatë prezantimit si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka kujtuar Sulës ndasitë politike që kanë dhe sulmet që i ka bërë në Kuvend.

Ndërkohë që ka theksuar se tani do të shohin se si do ta bëjë ai punën. Në vijim të kësaj, Rama theksoi se një plus i madh është formimi juridik i Sulës.  

“Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna ti sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në të njëjta situata që i ndeshim më rrallë se më parë. Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm, formimi juridik është i rëndësishëm…këtu jemi vend i vogël për t’u ndarë dhe kur vjen puna te politika ndarja është  e natyrshme por kur vjen puna te politika mirë është që të bashkëpunojmë. Edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur ka qenë në parlament tani ta shohim se si ka bërë gjëra për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne”, tha Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rama me Dash Sulën: Të zbatojmë reformën për inspektimet, do kemi kompleks të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm

Prezantimi i Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Rama: S'na ke
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Dashnor Sulën në detyrën e re si Kryenispektor i Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij në takimin me inspektorët, Rama theksoi se do të ketë një kompleks të ri të Inspektoriatit të Përgjthshëm.

Ndërkohë që ka theksuar se e rëndësishme është që të zbatohet faza e dytë në reformën për inspektimet. 

"Në radhë të parë dua t’i uroj punë të mbarë Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Është një moment shumë i rëndësishëm i kësaj reforme, pasi kemi kapërcyer fazën e parë që pati shumë nevojë për përgatitje dhe duke krijuar bindjen te të gjithë se ishte shumë e rëndësishme kapërcimi i skemës së vjetër. Tani do të kalojmë në fazën e zbatimit të thellë të kësaj reforme, duke nisur me ndërtimin e kompleksit të ri të Inspektoratit të Përgjithshëm. Një gjë është e sigurt është që deri tani që me inspektimin nuk kemi bërë progresin e nevojshëm, mbetet një problem në organizim, në mangësi dhe mbetet një problem në hendekun mes shërbimit dhe atyre që duhet të shërbehen. Gjithmonë kam besuar dhe besoj që sistemi dhe reformimi i sistemit është përgjegjësi. Nëse drejtimi nuk është i duhuri, biem në situata që i kemi ndeshur më parë," tha Rama./Dosja.al

edi rama dashnor sula

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën