Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Seanca për Jamarbër Malltezin në GJKKO ka përfunduar duke lënë dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha në burg. • Ndërkohë që Fatmir Bektashi është lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. • GJKKO ka thirrur kreun e PD-së Sali Berisha nesër në orën 14:00 për të dëshmuar në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. • Avokatët e Malltezit dhe Bektashit kanë kërkuar dy orë kohë që të njihen me dosjen e klientëve të tyre. • Ata thanë që nuk janë njohur me detajet edhe pse masa e sigurisë për to është marrë. • Ndërkohë, Genc Gjokutaj, avokati i i ish-kryeministrit Berisha tha në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore. • Ndërkohë që Malltezi ndodhet në seancë. • Përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë mbërritur në vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalzit për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone.• Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e 25 pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë. • SPAK arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin, ndërsa Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore. • Sipas SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore. •SPAK arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin, ndërsa Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore. •Sipas SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Maltezi, Klodian Skënderi ka deklaruar se mbi atë nuk ka asnjë vepër penale. Në një deklaratë për mediat, pas seancës, Skënderi u shpreh se standarti i provueshmërisë në SPAK është shumë i ulët. Po ashtu, ai ka theksuar se sot është cënuar parimi i sigurisë juridike.
“Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale. Qëndrimi jonë në raport me akuzat është një qëndrim mohues. Këtë e them me bindje pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt në gjykatë. Të akuzosh një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike”, theksoi ai.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al
TIRANË- Seanca e sotme ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashi është zhvilluar me debate. Kjo pasi në seancë ka shkuar dhe avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj.
Prokurori Kraja e ka pyetur avokatin se çfarë përfaqsonte në seancë. Në momentin që Gjokutaj është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës, Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj Berishës, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit.
TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha Jamarbër Malltezin në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë që për biznesmenin Fatmir Bektashi është lënë në fuqi masa e sigurisë "detyrim paraqitje".
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al
TIRANË- Seanca ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ka parë. Trupa gjykuese tani është larguar për të marrë vendim për masën e njerëzve, për të dy të akuzuarit.
ata kanë pretenduar se nuk ka ndonjë gjë të paligjshme dhe se prona u është kthyer pronarëve.
"Nuk ka asgjë që të jetë i paligjshëm. është kthyer në prona. Më vjen natyrale në botë .
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljeve jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al
TIRANË- Seanca penale e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ka rinisur. Pas 2 orësh pushimi që kërkuan avokatët mbrojtës, për të shqyrtuar dosjen, seanca ka rinisur përsëri.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljeve jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al
TIRANË- Ish-kryeministri Sali berisha është thirrur nga Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tu marrë në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. GJKKO ka thirrur Berishën në seancën e nesërme, që do të mbahet në orën 14:00, por nuk dihet nëse kreu i PD-së do të shkoj apo jo.
Njoftimi i GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, ne daten 24.10.2023, dite e Martes, ora 14:00, ka seancen gjyqesore te marre ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, para nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al
TIRANË- Më 18 qershor 2008, qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, i drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha, propozoi një ndryshim në Ligjin për Sportin. Ndryshimi lejoi privatizimin e ambienteve sportive nga familjet e ish-pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, dekada më parë. Në relacionin shpjegues për ligjin thuhej se ndryshimi do të ndihmonte sportin në vend të zhvillohet në nivelin më të lartë.
Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, prokurorët pretendojnë se ky ishte një nga disa ndryshime ligjore të ndërmarra nga qeveria e Berishës për të lehtësuar zhvillimin e një biznesi, në të cilin ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, kishin një interes financiar.
Prokurorët pretendojnë se ata së bashku siguruan rreth 5.4 milionë euro ryshfete nga marrëveshja. Berisha u akuzua për “korrupsion pasiv” së bashku me Malltezin të shtunën nga Struktura e Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Akuzat tronditën skenën politike në Shqipëri. Malltezi u arrestua ndërsa Berishës, 79 vjeç, iu urdhërua të paraqitej në polici dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.
Berisha, një figurë dominuese në politikën shqiptare që nga viti 1992, i hodhi poshtë akuzat si të motivuara politikisht, duke pretenduar se prokurorët ishin nën kontrollin e kryeministrit socialist Edi Rama.
Ai tha se veprimet e SPAK ishin rezultat i planeve të liga të Ramës për ta shkatërruar përfundimisht opozitën e qendrës së djathtë dhe për të sunduar pa konkurrencë.
“Edi Rama mendon se duke ushtruar përndjekjen e tij kundër meje dhe duke arrestuar anëtarët e familjes sime… në një moment kur opozita duket më e vendosur se kurrë në betejën… për të rivendosur pluralitetin politik… dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga ky narkoregjim… se ai mund të parandalojë veprimin e opozitës,” tha Berisha në një konferencë për shtyp, ndërsa përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit po vinin tek ai për t'i komunikuar urdhrin e gjykatës.
Prokurorët thonë konkretisht se Berisha ndryshoi ligjet për të lehtësuar zhvillimin e rreth 17 pallateve shumëkatëshe dhe, nëpërmjet dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, përfitoi 5.4 milionë euro nga ndërtimi.
Berisha akuzohet se ka ndryshuar akte ligjore dhe nënligjore dhe se ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve të ndryshëm. Si pasojë e këtyre veprimeve, Malltezi u bë bashkëpronar i kompanisë së ndërtimit ‘Homeplan' – e cila ndërtoi në ish-kompleksin sportiv ‘Partizani' në Tiranë, pa investuar asnjë kapital në të, theksojnë prokurorët.
Vendimi i gjykatës prej 256 faqesh, të cilin BIRN e ka parë, detajon procesin e supozuar.
Berisha i ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se procesi i privatizimit të tokës është nisur nga qeveria paraardhëse e ish-kryesministrit Fatos Nano dhe se disa vendime kyçe janë marrë nga Bashkia e Tiranës, kur vetë kryeministri aktual, Edi Rama ishte kryebashkiak.
Ai pohoi gjithashtu se dhëndri i tij po përndiqej vetëm pasi kishte denoncuar një tjetër skandal korrupsioni dhe se akuzat ishin një akt hakmarrjeje nga Rama. Rama nuk e ka komentuar rastin deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.
Toka në fjalë ishte në pronësi të disa familjeve, të shpronësuara nën regjimin komunist pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1970, Ministria e Mbrojtjes kishte ndërtuar objekte sportive në këtë tokë për ekipin e saj të futbollit, Partizani.
Pas rënies së regjimit, në vitin 1994 ish-pronarët kërkuan kthimin e tokës. Megjithatë, kjo nuk lejohej, pasi konsiderohej e shfrytëzuar për qëllime publike.
Ligji i miratuar nga parlamenti, në atë kohë i drejtuar nga Partia Demokratike, lejonte kthimin e pronës vetëm kur ajo ishte e lirë dhe ndërkohë ofronte një proces kompensimi, i cili nuk ndodhi kurrë.
Pronarët vazhduan të luftonin gjatë viteve për ta rimarrë tokën, pavarësisht nga një mori vështirësish, ku përfshihej fakti se duke qenë se i përkiste ekipit sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes, konsiderohej një pasuri ushtarake.
Pengesat e jashtëzakonshme me të cilat u përballën ish-pronarët e kompleksit sportiv ‘Partizani' – shumica e tyre të persekutuar nën regjimin komunist, gjatë tre dekadave të fundit për t'u kthyer ose kompensuar pronat e tyre, u kapërcyen në një periudhë mjaft të shkurtër kohore midis viteve 2006 dhe 2008.
Kjo pasi ata zgjodhën Jamarbër Malltezin si përfaqësues të tyre dhe i akorduan atij një tarifë kompensimi 3-5 për qind të pronës për shpenzimet e mundshme të bëra në procesin e marrjes së pronës.
Prokurorët vënë në dukje se agjencia shtetërore që trajtonte kërkesat e pronarëve të shpronësuar, e cila ishte e njohur për vonesat e saj, tani veproi me shpejtësi brenda disa muajsh për t'iu përgjigjur kërkesave, gjoja duke vepruar nën ndikimin e Malltezit.
Pronarëve më në fund iu rikthyen ambientet sportive dhe ky veprim u mundësua nga të paktën dy ndryshime ligjore të e propozuara nga qeveria e Berishës.
Kjo hapi rrugën për zhvillimin e tokës.
Pronarët e tokës arritën një marrëveshje zhvillimi me Homeplan Shpk, një kompani e themeluar në vitin 2008 nga Fatmir Bektashi, i cili gjithashtu zotëronte një pjesë të tokës si trashëgimtar. Kompania mori leje ndërtimi në vitet në vijim, me Bektashin të listuar ligjërisht si pronar i vetëm.
Megjithatë, në vitin 2018, kompania depozitoi një kontratë në Regjistrin Kombëtar të Bizneseve, të nënshkruar në vitin 2014, në të cilën Bektashi i shiste Malltezit 35 për qind të aksioneve për një vlerë nominale prej 35 mijë lekësh ose rreth 300 euro.
Prokurorët besojnë se ky transaksion ishte një mënyrë për t'i transferuar fitimet Malltezit dhe në mënyrë të tërthortë Berishës, si “pagesë” për ndryshimet e bëra në ligje, që kishin mundësuar kthimin dhe zhvillimin e pronës.
“Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar,”, thuhet në njoftimin për shtyp të SPAK.
Në këtë mënyrë, shtohet më tej, Malltezi fshehu origjinën duke “marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike”.
Ankth për demokracinë në Shqipëri
Berisha u përfshi në politikë gjatë tranzicionit të Shqipërisë nga një regjim komunist në një demokraci shumëpartiake dhe në vitin 1992 dhe u zgjodh president. Ai u rizgjodh në 1996, por u desh të jepte dorëheqjen në vitin 1997, pasi Shqipëria u zhyt në kaos pas rënies së një sërë skemash piramidale mashtruese.
Megjithatë, Partia Demokratike e qendrës së djathtë e udhëhequr prej tij fitoi zgjedhjet në vitin 2005, me një fushatë kundër korrupsionit me premtimin për ‘duar të pastra', pas së cilës Berisha u bë kryeministër deri në vitin 2013. Pas humbjes së zgjedhjeve në 2013-tën Berisha dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike, por në prapaskenë ai i mbajti frenat e partisë.
Në vitin 2021, SHBA e sanksionoi atë si ‘non grata', duke e përcaltuar si një politikan të përfshirë në korrupsion. Një vendim i ngjashëm u mor më vonë nga Mbretëria e Bashkuar. Berisha i mohoi akuzat e ndërkombëtarëve. Aktualisht ai është ‘de facto' lider i opozitës ndaj qeverisë së majtë të udhëhequr nga Edi Rama, megjithëse koalicioni i tij humbi rëndë në zgjedhjet e fundit vendore.
Nëse shpallet fajtor për korrupsion pasiv, ai rrezikon të burgoset nga katër deri në 12 vjet. Ndërkohë, qeveria e Edi Ramës, e cila është e zhytur në skandalet e veta korruptive, duket se nuk përballet me asnjë opozitë të besueshme – duke shtuar ankthin për shëndetin e demokracisë në Shqipëri.
Marrë nga Reporter.al
TIRANË- Seanca plenare ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi do të rinisë në orën 18:00. Mësohet se avokatët mbrotjës të tire kërkuan kohë që të dosjen ndaj tyre.
Për këtë GJKKO iu la vetëm 2 orë, ndërkohë që kërkonn e tire për shtyrje të seancës plenare deri ditën e nesërme nuk e pranuan.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljeve jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al
TIRANË- Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore. Për gazetarët, ai tha se Berisha nuk ka marrë asnjë vendim që të jetë pjesë e procesit.
“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën.”, tha ai.
TIRANË- Sot ka nisur në GJKKO seanca për të akuzuar në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani në Tiranë. Avokatët e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit kanë kërkuar një periudhë prej 2 orësh për t’u njohur me dosjen.
Në gjykatë si mbrojtës ligjor i ish-kryeminsitrit Sali Berisha është paraqitur Genci Gjokutaj. Raportohet po ashtu se duke qenë se Berisha nuk ka firmosur nuk është ekzekutuar vendimi ndaj tij.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.
Akuzat penale të ngritura nga SPAK:
Sali Berisha – Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë kryer në bashkëpunim, (neni 260 ) dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv në bashkëpunim (neni 260) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal;
Fatmir Bektashi – Korrupsion aktiv dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal; /Dosja.al

Forcat e policisë kanë mbërritur në vilën e Jamarër Malltezit në Lalëz për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone. Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë. Dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe janë duke kryer procedurën e sekuestrimit.
Në total janë 16 pasuri të paluajtshme që i janë sekuestruar Malltezit. Gjithashtu 6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lekë) si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të tij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave). /Dosja.al
TIRANË-Mëngjesin e sotëm pas vendimit të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka nisur sigurimi pasuror “sekuestro preventive” për 16 pasuritë e paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit. Informacioni i siguruar nga Top Channel bën të ditur se oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros në total 25 pasuri, bashkëngjitur 16 pronave të paluajtshm.
Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.
Nga 16 apartamente, 7 prej tyre ndodhen në rrugën “Mustafa Matohoti”, ku njihet edhe si rrugica e ish-kryeminiostrit, pasi këtu jeton Berisha, në banesën në emër të vajzës së tij, sipas vendimit të GJKKO edhe ky apartament do të kalojë në sekuestro.
Gjithashtu nën sekuestero do të vihen edhe pronat tek ish-kompleksi “Partizani” dhe një vilë në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon zakonisht kohën gjatë verës, bazuar edhe në postimet e tij në rrjete sociale.
Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira.
TIRANË-Sipërmarrësi Fatmir Bektashi është paraqitur paraditen e sotme në seancën gjyqësore në ambientet e Gjykatës së Posaçme në lidhje me akuzën e privatizimit të klubit Partizani. Bektashi është shfaqur i buzqeshur dhe i shoqëruar nga vëllai tij në momentet kur mbërrin në hyrje të gjykatës.
Ndaj Bektashit është marrë vendim ditën e shtunë për masën e sigurisë detyrim paraqitje.
TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e GJKKO. Malltezi bashkë me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të njihen sot me masën e sigurisë.
Pritet që në orën 13:30, të jepet vendimi i masës së sigurisë, për çështjen e ish-kompleksit “Partizanit”.
Për këtë çështje, Sali Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ndërkohë, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit, ka arritur të marrë përfitime të parregullta./Dosja.al
TIRANË-Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e tij gjatë momentit të paraburgimit “një sulm politik”. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me deklaratën e Malltezit pas momentit të arrestimit, ku ajo ka shtuar se dhëndri i Berishës ka thënë midis të tjerash se “arrestimi i tij është i paralajmëruar”.
“Sulmet janë politike, arrestimi im ishte paralajmëruar. Po e ktheni drejtësinë në formatin e gjyqeve publike.”-mësohet të ketë thënë Malltezi.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së dielës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje.
TIRANË - Detaje të reja nga dosja e hetimit të SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani'. Në dosjen voluminoze prej 200 faqesh, thuhet se gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por u shkarkua nga detyra.
Në dëshminë e SPAK, Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrinë e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi. Sipas Qirjazit, privatizimi kërkohej nga lart. Në dosjen sqarohet se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikën, por shkresa e tij në kryet e shtetit nuk gjendet Presidencë.
“Ndërkohë, rezulton se megjithëse në Komisionin e vlerësimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Partizani nga Ministria e Mbrojtjes është caktuar një përfaqësues, nga ana tjetër këmbëngulej që prona me nr. 11, konkretisht Klubi i Futbollit Partizani të merrej në përgjegjësi administrimi nga Komanda e Mbështetjes Logjistike. Kjo gjë ka gjetur kundërshtim të fortë nga komandanti Vladimir Qiriazi. Ai odisenë e presioneve të bëra për të marrë në dorëzim këtë pronë, e ka pasqyruar ne shume shkresa, duke evidentuar qe në privatizim nuk ishte marrë parasysh fare Komanda Mbështetëse, ndërkohë që edhe statusi i kësaj prone, nuk rezultonte i qartë nëse ishte apo jo në Planin e përhapjes, pengesë kjo në lidhje me vetë privatizimin”, thuhet në dosje.
Në letrën që Qirjazi i ka dërguar Shefit të Shtabit Malaj thuhej se i është kërkuar me urgjencë të firmoste urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani. Urdhri i parë për firmosjen, Qirjazit i është komunikuar përmes një telefonate më datë 26.03.2009.
“Me shkresën nr. 1697/1 datë 26.03.2009 gjeneral brigade Vladimir Qirizai i është drejtuar gjeneral Brigade Maksim Malaj, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ku parashtron se më datë 26.03.2009 me telefon i është kërkuar zbatimi me urgjencë i urdhrit nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11. Lidhur me këtë urdhër pretendon se e ka vënë në dijeni Shefin e Shtabit nëpërmjet shkresës nr. 1487/1 date 19.03.2009 me kontestimet që ka pasur. Aktualisht është i paqartë dhe kjo del jashtë përgjegjësisë së tij si komandant. Ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si i kërkohet kjo firmosje ndaj dhe kërkon mendimin e tij”, thuhet në dosje.
Më pas, më datë 31.03.2009 Qirjazi ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes që aso kohe ishte Gazmend Oketa. Qirjazi i është drejtuar sërish me një letër shefit të Shtabit dhe i ka treguar për këtë takim, ku Oketa i ka kërkuar ballë për ballë që të firmosë pasi kjo i gjë i kërkoj edhe vetë atij.
“Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar me datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi”, thuhet në dosje.
Gjatë hetimeve të SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Qirjazi është marrë në pyetje dhe ai ka deklaruar se ministri Oketa i ka kërkuar të firmosë, por nuk ia kishte sqaruar se nga kush vinte kjo kërkesë. Madje Oketa e kishte paralajmëruar gjeneralin se mund të merreshin masa ndaj tij nëse nuk e hidhte firmën për urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani.
“I pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha "Duhet firmosur" por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore”, thuhet në dosjen.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së dielës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al