Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Gjatë komisionit të Ligjeve u lexua kërkesa e delegacionit të BE-së, i cili ka shprehur shqetësim për dy iniciativat e PS për Lustracionin. •Ishte ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, e cila përpara se të largohej nga vendi i ka dërguar një letër kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias. •Gjatë komisionit kishte edhe debate mbi zhvillimet e fundit në politikë. •Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmendi dorëheqjen e Rahman Rrajës dhe për arrestimin e Arben Ahmetajt. •Deputeti Gazment Bardhi kërkoi sërish mbledhjen e Këshillit e Mandateve në mënyrë që të merret vendimi për arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. •Gjatë komisionit të ligjeve, deputeti tha se duhet marrë që sot ky vendim në mënyrë që Ahmetaj të mos ketë kohë për të fshehur materialet që do duhen në procesin hetimor.
7 artikuj për këtë temë.
Drejtuesja e delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, shkruante se kjo çështje lidhej me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut dhe i kërkonte Komisionit të Ligjeve që të sigurohej që nisma të tilla të ishin në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias dhe opinionet që ky i fundit ka dhënë për të njëjtën çështje në vitet 2009 dhe 2018.
“[Komisioni] Të sigurojë që nismat aktuale ligjore të jenë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga Komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme,”- sugjeron ambasadorja e BE-së.
Letra e Hohmann i referohej nismave të PS-së për ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ashtuquajtur ligji i dekriminalizimit dhe në ligjin për partitë politike, duke parashikuar heqjen e mandatit të deputetit për personat që ka qenë bashkëpunëtor me ish-sigurimin e shtetit dhe ndalimin e ish-spiunëve për t'u zgjedhur kryetar të një partie politike.
Letra u bë publike nga deputeti i opozitës, Gazment Bardhi gjatë debatit në komision, ku po diskutoheshin dhe 2 projektligje të ngjashme të propozuara nga deputetët e opozitës. Ai akuzoi kryetaren e komisionit, Klotilda Bushka se me vetëdije kishte tentuar të shmangte shqetësimin e BE-së, duke mos e shpërndarë letrën për të gjithë anëtarët e komisionit.
“Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave,”- tha Bardhi.
Edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ishte nismëtar i njërës prej nismave të lustracionit propozoi që të kërkohej një opinion i ri nga “Venecia”, duke i cilësuar propozimet e socialistëve si dispozita ligjore që binin ndesh me Kushtetutën dhe parimet themelore të shtetit të së drejtës.
Bushka u mbrojt duke bërë të ditur se letra e BE-së i ishte vënë në dispozicion relatores së nismave të PS-së, Ermonela Felaj, që ajo të kishte parasysh nëse nismat përmbushnin standardet e opinioneve të mëparshme të Venecias. Ndërkohë, Felaj i mbrojti nismat, duke i cilësuar të vonuara, por të nevojshme. Ajo këmbënguli për miratimin e nismave duke kërkuar konsesusin e opozitës për të gjetur pikat e përbashkëta mes nismave dhe ndryshimet e nevojshme, bazuar në opinionet e mëparshme të Venecias.
Edhe Bushka propozoi ndërprerjen e diskutimeve dhe realizimin e një konsultimi mes nismëtarëve përtej Komisionit të Ligjeve që të hartohet një nismë që bashkon palët.
“S'do bëjmë 3 ligje për një gjë, na duhet një ligj dhe qëllimi është që të bëhet sipas standardeve,”- tha ajo duke ftuar deputetët që të ulen e të gjejnë një zgjidhje.
Nëse palët nuk gjejnë konsensus deri të enjten, kur është parashikuar votimi i tyre në seancë plenare, projektligjet pritet të tërhiqen ose të rrëzohen pasi për miratimin e tyre duhet shumicë e cilësuar. Iniciativat e socialistëve u dorëzuan vitin që shkoi në Kuvend, pasi AIDSSH njoftoi Kuvendin se një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. Autoriteti i Dosjeve kërkoi në atë kohë të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit, “Mezini”, “Bezhani”.
I dyshuari kryesor, ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik duke hapur një betejë ligjore me AIDSSH-së. Pavarësisht kritikave se po përdorej si instrument politik për të sulmuar figura të opozitës, Kuvendi miratoi në tetor 2022 ndryshimin në ligjin e autoritetit duke lejuar rihapjen e dosjeve të komisioneve “Mezini”, “Bezhani”, nga verifikimi i të cilëve Meta kishte dalë “i pastër”.
Në më shumë se 3 dekada pas rënies së sistemit komunist Shqipëria nuk ka arritur të kryejë një lustracion të plotë dhe të dënojë krimet e shkuara pavarësisht disa nismave ligjore. Ligji i fundit për lustracion u miratua nga parlamenti në vitin 2008 dhe më pas u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisë Socialiste./BIRN
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e projektligjeve për spiunët në funksione të larta drejtuese dhe në administratë. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se duhet që të ulen sërish, që të gjitha variantet të mblidhen në një. Ajo sqaroi më tej se duhet që të bëjnë një ligj sipas standarteve, ku fokusi kryesor është që të pastrojnë jo vetëm politikën, por edhe administratën shtetërore. Në këtë mbledhje ku nuk munguan debatet e forta dhe replikat, kryetarja e Komisionit vendosi që palët të ulen që tre variantet ti shkrijnë në një draft të vetëm.
“Mendoj të marrim kohë për të diskutuar ende. Duke parë që palët janë secili në polin e vetë, kjo është një çështje që na bashkoi që në krye të herës.
Mendoj se kemi marrë kohë të mjaftueshme. Shoh që edhe në kampin opozitar ka dy variante. Ne tre ligje për të njëjtën gjë nuk bëjmë dot. Ne duam të bëjmë një ligj sipas standardeve. Qëllimi është që të pastrojmë jo vetëm politikën, por edhe administratën shtetërore.
Secili ka një qëndrim për këto tre nisma. Do të duhet të ulemi edhe një herë, nismëtarët dhe relatorja. Është moment i rëndësishëm dhe është momenti për ta bërë mirë këtë gjë”, tha kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.
TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi anëtar i Këshillit të Mandateve, i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që të mbledh Këshillin e Mandateve sot pasdite, si dhe i ka kujtuar se po i fsheh deputetëve, në kundërshtim me rregulloren kërkesën dhe dokumentet e dërguara nga Prokuroria.
Bardhi e konsideron të papranueshme që anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, të njihen nëpërmjet medias me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria, për shkak se Kryetarja e Kuvendit nuk përmbush detyrimin e saj sipas rregullores së Kuvendit.
Sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të "arrestit në burg" ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori.
Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.
“Deri në këtë moment, asnjë nga anëtarët e opozitës në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, nuk është njoftuar zyrtarisht lidhur me kërkesën dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit", shprehet Bardhi.
Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar thirrjen pa vonesa të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, për të shmangur dëmtimin e provave në banesën e Ahmetajt.
“Sa kohë kërkesa përmban edhe nevojën për të autorizuar kontrollin e banesës së deputetit, për të shmangur çdo vonesë që do t’i jepte kohë z. Ahmetaj të kryente veprime që mund të pengonin drejtësinë, përmes zhdukjes apo fshehjes së provave, në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, në emër të 5 anëtarëve të opozitës kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e hënë, datë 10.07.2023, ora 18:00”, thekson Bardhi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi sërish mbledhjen e Këshillit e Mandateve në mënyrë që të merret vendimi për arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjatë komisionit të ligjeve, deputeti tha se duhet marrë që sot ky vendim në mënyrë që Ahmetaj mos të ketë kohë që të largojë nga banesa materialet që do duhen për procesin e hetimit.
'Iniciativat tuaja kanë probleme. Doni të na jepni konsensu, i votojmë që sot. Ne shkojmë në prokurori, kemi shkuar si kallëzuar dhe ato po japin efektet që kemi krijuar një grup parlamentar të PS te 313 ose në paraburgimin e Durrësit, më duket se e kanë rregulluar paraburgimin dhe i keni mbledhur të gjithë atje. Nuk është problemi jonë që ju vidhni dhe do duhet të përballeni me drejtësinë. Shprehni dhe ju vullnetin, ti japim leje që sot SPAK që të mos ketë kohë Arben Ahmetaj të pastrojë shtëpinë, të heqë informacione apo materiale që mund ti duhen për hetim SPAK'- tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se nga ana e Partisë Socialiste nuk duhet të komentohet pjesa e moralit pasi së fundmi disa deputetë të tyre janë vënë pas hekurave. Ai përmendi Rahman Rrajën, për të cilin tha se e dinë të gjithë se çfarë ka bërë. Më tej, ai përmendi dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
'Ky është një ligj që ka një bazë të madhe morale. Predikimet që i bën zoti Gogu këtu në fakt do duhet të jenë të sinqerta sic thashë. Ke të drejtë Toni kur thua për një ish-sekretar partie të dyshuar për spiunë të ish-sigurimit të shtetit. E ti e thua këtë kur jo më larg se dje një kolegu yt Rahman Rraja ka marrë vesh dynjaja se cfarë ka bërë, jo më larg se një orë më parë kolegu yt Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret.
Ku është morali këtu? Ty nuk të shkon. Po ka një dozë morale ky projektligj'- tha Alibeaj.
Ditën e sotme, komisioni i Ligjeve do shqyrtojë dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist./Dosja.al
TIRANË- Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, përpara se të largohej nga vendi i ka dërguar një letër kryetares së komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias.
“Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.
Ditën e sotme, komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist./Dosja.al
TIRANE- Delegacioni i BE ka shprehur shqetësim per dy iniciativat e PS për Lustracionin. Letra e BE u zbardh nga kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
"Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE, ku ambasadorja e delegacionit, i ka drejtuar kryetares së Komisionit lidhur me dy ligjet e propozuar nga PS. Në letër iu bëhet me dije që kjo çështje lidhet me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë do të duhet që ky Komision ti referohet standardeve që ka vendosur Komisioni i Venecias në dy opinionet të tij.
Në opinionin e vitit 2019 për ligjin e lustracionit të asaj kohe dhe në opinionin e vitit 2018 kur është propozuar Vettingu në politikë dhe kërkohet që për të dyja iniciativat, jo vetëm të mbahet në konsideratë, por të sigurohet që janë përmbushur standardet e Komisionit të Venecias.
Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave", tha Bardhi.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, përpara se të largohej nga vendi i ka dërguar një letër kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias.