LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prokuroria nis hetimet për helmimin e fëmijëve në Gramsh/ AKU merr mostrat për analizat e 3 produkteve, bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, Qëndresa Qytetare: Prindërit të reagojnë!

• Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve në një kopsht në Gramsh. • Më tej bëhet me dije se pas njoftimit për helmimin e disa fëmijëve janë sekuestruar në cilësinë e provës kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. • Është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. • Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm sot, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve. • Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë. • Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen. • Qëndresa Qytetare përmes një postimi shkruan se edhe në këtë rast u ekspozua publikish çorganizimi i institucioneve. • Më tej në reagim theksohet se policia e shtetit u informua në lidhje me ngjarjen përmes Facebook". • Qëndresa Qyterare shton se kompania “Nelsa shpk” që furnizon kopshtet dhe çerdhet në bashkinë Gramsh duhet ti pezullohet licenca. •  Në reagim është bërë thirrje për të protestuar ndërsa theksojnë se prindërit duhet të kërkojnë transparencë për shëndëtin e fëmijëvë të tyre. • Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për kopshtin. • Furnizuesi i ushqimit me katering është kompania “Nelsa shpk”. • Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. • Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. • Administratorja e “Nelsa SHPK”, Elsa Kamberi Balla shprehet se ata furnizojnë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi etj. • Ajo shton se produktet e ofruara janë të kontrolluara.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Deri tani 5 raste me salmonelë", mjekja mikrobiologe në Gramsh thirrje prindërve: Mos i kuroni fëmijët në shtëpi! Për çdo situatë kërkoni ndihmën e specializuar në spital

Prokuroria nis hetimet për helmimin e fëmijëve në Gramsh/
Foto ilustruese

GRAMSH- Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla ka bërë me dije se janë konfirmuar 5 raste me bakterin salmonelë mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh. Mjekja në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll.

Ajo theksoi se janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik. Shylla më tej gjatë fjalës së saj u bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të kërkojnë ndihmën e specializuar në spital.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Publikohen analizat, 4 raste kanë dalë pozitivë me bakterin salmonelë

Prokuroria nis hetimet për helmimin e fëmijëve në Gramsh/
Foto ilustruese

GRAMSH- Rezultatet e analizave të kryera tek dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1 në Gramsh janw publikuar. Analizat kanë konfirmuar se 4 fëmijë janë helmuar me bakterin salmonelë. Nga 70 mostra që janë dërguar, 4 kanë dalë pozitivë.

Autoritetet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë ndërsa pista kryesore që dyshohet se është kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me katering të këtij kopshti. Është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm sot, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve. 

Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë. Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen.

1 VITE ME PARE

"Policia u informua në Facebook për helmimin e fëmijëve", Qëndresa Qytetare: Prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparencë!

Prokuroria nis hetimet për helmimin e fëmijëve në Gramsh/
Foto ilustruese

GRAMSH- Qëndresa Qytetare përmes një postimi ka reaguar në lidhje me helmimin e 70 fëmijë në Gramsh. Qëndresa Qyterare shkruan se edhe në këtë rast u ekspozua publikish çorganizimi i institucioneve.

Më tej në reagim theksohet se policia e shtetit u informua në lidhje me ngjarjen përmes Facebook". Qëndresa Qyterare shton se kompania “Nelsa shpk” që furnizon kopshtet dhe çerdhet në bashkinë Gramsh duhet ti pezullohet licenca. Në reagim është bërë thirrje për të protestuar ndërsa theksojnë se prindërit duhet të kërkojnë transparencë për shëndëtin e fëmijëvë të tyre.

Reagimi i plotë:

Qendresa Qytetare: Policia u informua në facebook për helmimin e fëmijëve! QQ: Prindërit të reagojne, kompania të pezullohet! Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale. Qëndresa Qytetare informohet se është kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.

Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret, kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit. Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë.

1 VITE ME PARE

Prokuroria nis hetimet për helmimin e 70 fëmijëve në Gramsh, bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Prokuroria nis hetimet për helmimin e fëmijëve në Gramsh/
Foto ilustruese

GRAMSH- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve në një kopsht në Gramsh. Më tej bëhet me dije se pas njoftimit për helmimin e disa fëmijëve janë sekuestruar në cilësinë e provës kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike.

Është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm sot, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve. Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë. Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen.

Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për kopshtin. Mësohet se furnizuesi i ushqimit me katering është kompania “Nelsa shpk”. Kopshti mësohet se ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit.  Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. Administratorja e “Nelsa SHPK” ka folur në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim telefonik, Elsa Kamberi Balla shprehet se ata furnizojnë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. Ajo shton se produktet e ofruara janë të kontrolluara.

1 VITE ME PARE

Helmimi i të miturve në kopsht në Gramsh/ AKU merr sot mostrat për analizat e 3 produkteve, prindi: Nuk kemi besim se çfarë ushqimi hanë fëmijët!

Prokuroria nis hetimet për helmimin e fëmijëve në Gramsh/
Prind

GRAMSH- Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë marrë sot mostrat për të analizuar tre produkte ushqimore, që dyshohet se mund të kenë shkaktuar helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin publik në Gramshit. 

Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi.

Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm sot, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve. Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë.

“Ne u kemi bërë analizat fëmijëve, por akoma s’kemi marrë përgjigjen e tyre. Nuk kemi besim se çfarë ushqimi hanë fëmijët në kopësht. Na është thënë se ushqimet vijnë nga Tirana, kjo është absurde”, thotë babai i dy vajzave. Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen.

helmimi i 70 femijeve ne gramsh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet