LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Propozimi francez – Deputetët e RMV presin dokumentet nga Qeveria, paralajmërohen sërish protesta

• Sot pritet të mblidhet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për të diskutuar lidhur me propozimin francez. •Deputetët do të marrin edhe dokumentet, të cilat qeveria tashmë i ka publikuar e që kanë të bëjnë me informacionin për përmbajtjen e propozimit francez. • Vendimi u mor gjatë koordinimit të zakonshëm të së hënës në Kuvend pasi për opozitën, vetëm informacioni prej një flete ishte i pamjaftueshëm. • VMRO-DPMNE-ja kërkon debat në Kuvend. •Shumica është e hapur për diskutime. •Kuvendi është njoftuar se do të mblidhet, por ende nuk ka një orar. •Ndërsa në orën 19:00 janë paralajmëruar sërish protesta.

2 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Mitreski: Materialet për kornizën negociuese të cilat i kërkon opozita do t’iu dorëzohen deputetëve

Propozimi francez – Deputetët e RMV presin dokumentet nga Qeveria,
Jovan Mitreski

MAQEDONIA E VERIUT- Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski tha se materialet në lidhje me propozimin francez do t’iu dorëzohen deputetëve përmes kryetarit të Kuvendit.

“Nëse këto materiale nuk janë të kapshme, atëherë çka kemi bërë ne 3-4 orë, në bazë të cilave dokumente kemi biseduar. Në bazë të cilave dokumente krijohet përshtypja ose në bazë të cilave dokumente mbahen konferencat për media nga ana e partisë opozitare, kështu që për këtë edhe një herë këtë mund ta quaj vetëm folklor politik”, tha Mitreski.

Sa i përket asaj nëse do të mbahet takim i ri i grupit të punës së partive politike kuvendore në lidhje me propozim-kornizën negociuese, Mitreski informoi se ideja në takimin e parë ishte që të dakordohen konkluzionet sa i përket Informacionit dhe pas përfundimit të diskutimit për të, ato konkluzione të jenë mjet i votimit.

Ai shtoi se me ato propozim-konkulzione do të hiqen të gjitha dilemat në publik, në pjesën e gjuhës, edhe pse është i pastër, edhe për pjesën e historisë, çështjet bilaterale, për arsimin, për veçantinë e popullit maqedonas, për veçantinë me të gjitha elementet e saj, për identitetin.

Në lidhje me protokollin bilateral me Bullgarinë, Mitreski potencoi se përmbajtja e tij ende nuk është dakorduar dhe një dokument i tillë nuk është nënshkruar.

Kur do të nënshkruhet dhe kur do të dakordohet atëherë do të publikohet për të gjithë publikun dhe besoni se me këtë që tani flitet do të shihni se atëherë kur do të publikohet do të përgënjeshtrohet”, shtoi Mitreski.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

4 VITE ME PARE

Propozimi francez, deputetët e Maqedonisë së Veriut presin dokumentet nga Qeveria

Propozimi francez – Deputetët e RMV presin dokumentet nga Qeveria,
Kuvendi i Maqedonise se Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Deputetët do të marrin edhe dokumentet të cilat qeveria tashmë i ka publikuar e që kanë të bëjnë me informacionin për përmbajtjen e propozimit francez.

Vendimi u mor gjatë koordinimit të zakonshëm të së hënës në Kuvend pasi për opozitën, vetëm informacioni prej një flete ishte i pamjaftueshëm.

Protokolli mes Shkupit dhe Sofjes është i vetmi nga katër dokumentet e pakos të cilin nuk do ta marrin as deputetët dhe deri tek i cili nuk ka qasje akoma as opinion.

VMRO-DPMNE-ja kërkon debat më të gjerë në Kuvend.

“Kërkojmë urgjentisht të dorëzohet protokolli mes Maqedonisë dhe Bullgarisë i cili paraqet dokumentin më të rëndësishëm në këtë proces dhe i cili është kyç për t’u diskutuar rregullat e lojës mes dy vendeve në periudhën e ardhshme. Po ashtu, Kuvendi duhet të jetë i gatshëm t’i dëgjojë reagimet e qytetarëve, ekspertëve, sektorit civil dhe palëve të përfshira dhe të organizojë debat dhe shqyrtim të këtij propozimi”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Por për shumicën, nuk ka arsye për t’u pritur më shumë.

“Kur të vlerësojë kryetari i Kuvendit, në korniza të Rregullores por nuk ka nevojë për të pritur, nuk shoh arsye. Meqë diskutojmë çdo ditë për këtë çështje nuk e shoh kontestuese që të diskutohet edhe në institucionin ligjvënës. Protokolli nuk është finalizuar. Si të shpërndahet me opinionin diçka që nuk është finalizuar dhe nuk është firmosur?”, u shpreh Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar BDI-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk sheh më arsye që të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës për propozimin francez dhe përpilimin e propozim-konkluzioneve të Kuvendit. Por, shumica është e hapur edhe nëse opozita maqedonase ndryshon mendim.

Sa i takon pyetjes a do të vazhdojnë ata negociata, ja e them hapur se ne jemi të gatshëm edhe sot, nesër ose kurdo që të vendosin deputetët e opozitës të bisedojmë për propozim-konkluzionet. Me ata propozim-konkluzione do t’i heqim të gjitha dilemat në opinion, edhe për gjuhën, edhe për historinë, edhe për çështjet bilaterale, arsimin, për veçantinë e popullit maqedonas me të gjitha elementet e tij”, theksoi Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Seanca plenare nuk është caktuar akoma por mund të caktohet në cilindo moment që të vendosë kreu i Kuvendit.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet