LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e Shqipërisë për BE

• 3 ditë debate, por Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka kaluar me shumicë votash propozimin francez. • Propozimi kaloi me 68 vota pro, asnjë kundër. • Gjatë votimit munguan deputetët e opozitës. • Të regjistruar ishin 69 deputetë, por njëri nuk ka votuar. • Ende nuk dihet se për cilin deputetët bëhet fjalë. • Opozita ka paralajmëruar protesta. •Tani pritet që Shqipria dhe RMV të çelin negociatat javën që vjen. •Data për konferencën ndërqeveritare është caktuar e marta, 19 korrik. •Nisin reagimet. Përveç politikanëve, ndërkombëtarëve të BE, ka reaguar edhe DASH. Antony Blinken përgëzoi kalimin e propozimit francez.

26 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Miratimi i propozimit francez, Ali Ahmeti e Bushi ia marrin këngës: Po i ndez serbët

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi

SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, përmes të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u hapet rruga për në BE, kanë vendosur ta festojnë me këngë.

Ahmeti dhe Bushi në një video të postuar në Facebook shihen të gëzuar madje dhe festojnë me këngë, duke provokuar jo pak me postimin e tyre. Në këngën që ata kanë vendosur në makinë, flitet për Serbinë, gjë që me shumë gjasa nuk do të kalojë pa u "lagur".


"Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë,"-janë disa prej vargjet e këngës.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës. 

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

3 VITE ME PARE

Votimi i propozimit francez, Olta Xhaçka: Më në fund rruga është e qartë

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Foto ilustruese

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur votimin PRO në parlamentin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez që i hap rrugën mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe kështu rrugës së anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Europian.

Me anë të një postimi në Facebook Chaçka shkruan se Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite

"Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut  për miratimin e propozimit francez  , duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria   shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur",shkruhet në mesazhin e ministres Olta Xhaçka.

POSTIMI I MINISTRES OLTA XHAÇKA:

3 VITE ME PARE

Miratimi i propozimit francez, Sali Berisha: Anëtarësimi në BE do bëhet realitet, shqiptarët i pret e ardhme e shkëlqyer

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha e ka konsideruar një vendim historik me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet. Ndërsa ndër të tjera ka premtuar se në rrugën drejt BE-së, shqiptarët i pret një e ardhme e shkëlqyer.

REAGIMI I PLOTË:

Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e Maqedonë së Veriut dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona. Lidhur me votimin e propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut! Të dashur miq, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin e Francës që i hap rrugën çeljes se negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Me këtë rast Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e vendit fqinj, dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona. Hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, të bllokuara prej 6 vitesh, dhe pasi ato u shtynë 5 herë, për shkak të mosplotësimit të kushteve nga qeveria Rama, dhe vitin e fundit për shkak të bllokimit nga Bullgaria të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kundërshtive midis këtyre vendeve, Partia Demokratike e konsideron si një zhvillim të lidhur kryesisht me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor, pavarësisht se, siç sanksionon rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE.

Me këtë rast PD garanton shqiptarët dhe BE, Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE, se do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. sb

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

3 VITE ME PARE

DETAJI- Votimi i propozimit francez merr vëmendjen e 'shefave' në BE, harrojnë Shqipërinë!

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Foto ilustruese

SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kaloi sot me 68 vota propozimin francez që hap rrugë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel si për Shkupin zyrtar, po ashtu edhe për Shqipërinë. Me të kaluar propozimi, menjëherë nisën edhe reagimet si nga faktorët politikë në RMV dhe Shqipëri, por edhe nga ndërkombëtarët.

I pari që reagoi ishte Varhelyi. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut thotë se të martën do të mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare. Pas tij, ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ajo që bie në sy tek të gjitha postimet e tyre është fati që kanë përshëndetur kalimin e propozimit francez, por nuk e përmend askush Shqipërinë. Urime dhe krahët u "hapën" vetëm për Shkupin, ndërsa Tiranën dhe kryeministrin Edi Rama nuk e përmendi askush prej tyre. Por njëri e bëri.

Shefi i Politikës së Jashtme në BE-, Joseph Borell reagoi gjithashtu në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave. Ai tha se kalimi i ndryshimeve në RMV ishte një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po të tjerët përse nuk e përmendën vendin tonë? Ndonjë 'problem' me politikën e vendit tonë, apo të kenë zgjedhur thjesht të fokusohen tek kalimi i propozimit francez? Tek e fundit, Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin dhe tanimë do të ndërhyjë sërish në Kushtetutë për çeljen e negociatave në BE.

Duke marrë kështu me vete edhe “partneren” e saj në këtë udhëtim…Shqipërinë!

3 VITE ME PARE

Të martën konferenca e parë ndërqeveritare, ministri i Jashtëm Osmani: Vazhdojmë rrugën drejt BE

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Bujar Osmani

SHKUP- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përshëndetur votimin pro propozimit francez në Kuvend. Në reagimin e tij, Osmani ka premtuar angazhim për ecurinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Përshëndes konkluzionet e sotme të Kuvendit, i cili pas një debati të gjerë treditor, propozoi që Qeveria ta miratojë Propozim-kornizën negociouese për të nisur negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian, me vizionin për të qenë një vend i reformave reale europiane dhe një vend i denjë për të jetuar dhe punuar. Qytetarët ndajnë këtë vizion dhe duan të bëhen pjesë e familjes evropiane dhe të kontribuojnë në vendosjen e parimeve evropiane, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit ekonomik”, shkruan ai.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

3 VITE ME PARE

Votimi i propozimit francez, Ali Ahmeti: Udhëheqësi i opozitës, një "Zelenskyy" nga AliEkspress. Ne ecim para!

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Ali Ahmeti

SHKUP- Kreu i BDI, Ali Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur për miratimin e propozimit francez nga Kuvendi maqedonas. Ai ka ironizuar edhe kreun e opozitës, ndërsa uroi edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

"Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një ëannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!,"-shkruan Ali Ahmeti.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

Votimi i propozimit francez, Ziadin Sela: Urime shqiptarëve, bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Ziadin Sela

SHKUP- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka reaguar për votimin e propozimit francez sot në Kuvend. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka uruar shqiptarët për vendimin që u mor sot në Parlament.

"Partitë serioze, të përgjegjshme dhe të sinqerta shihen në ditët vendimtare, kur pa pazare, me dije, guxim dhe fytyrë të pastër, duke qenë edhe në opozitë sjellin vendime të rëndësishme e shpëtojnë procese vendimtare për të ardhmen e qytetarëve. Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së, të cilat ishin mbyllur për tre dekada. Ashtu si edhe në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuam se pushteti nuk na josh, e të qenurit në opozitë nuk na bën më pak përgjegjës, por përkundrazi, duke parë papërgjegjësinë e këtij pushteti i qëndruam besnik fjalës së dhënë qytetarëve tanë dhe amanetin e çuam në vend. Urime shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, me të cilët bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!Ndaj,"-tha Ziadin Sela.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

Votimi i propozimit francez, Scholz: Ju duam si anëtarë të BE-së

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave. Scholz shkruan se i do Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pjesë të Bashkimit Europian. 

"Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!,"- shkruan Scholz.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

Kalon propozimi francez/ Ilir Meta: U çel rruga e negociatave në BE, përgëzoj faktorin politik shqiptar, gjithmonë besnikë!

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që hap rrugën drejt Bashkimit Europian. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Meta thotë se ky vendim i hap rrugë çeljës së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse,"-shkruan Ilir Meta.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

Miratimi i propozimit francez, Michel: E ardhmja jonë është bashkë, ju mirëpresim krahëhapur

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila i hap rrugës asaj dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Në një postim në Twitter Michel u shpreh se me votimin e sotëm i hapet rruga mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

"Votimi i sotëm në @SobranieRSM i hap rrugën për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për ???????? dhe për ????????. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur."-shkroi Michel.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese. Propozimi francez është një dokument që çon në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

3 VITE ME PARE

Miratimi i propozimit francez, Borrell: Hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe RMV

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Joseph Borrell

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell është bërë pjesë e reagimeve të shumta pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Në rrjetet e tij sociale, Borrell shkruan se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta,”- shkruan Borrel në Twitter.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

7 pikat që hapin derën drejt BE- Ç'kaloi RMV sot në Kuvend, politika e Macron 'shpëton' Shqipërinë

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Foto ilustruese

BRUKSEL- ‘Odisea’ e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) duket se është drejt fundit. Sot, me 68 vota, në Kuvend kaloi propozimi i Bashkimit Evropian i paraqitur nga Franca, i njohur si “propozimi i modifikuar francez”. Edhe pse qindra protestues, disa prej tyre të maskuar, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë të dhunshme duke hedhur gurë dhe shishe me lëndë djegëse në drejtim të Kuvendit të Maqedonisë, Presidencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, sërish propozimi është pranuar. Por propozimi francez nuk ka qenë një gjë e re për maqedonasit. Si version i parë, ai u shfaq në qershor dhe u refuzua nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri maqedonas Kovaçevski muajin e kaluar deklaroi për versionin e parë të këtij dokumenti se ishte i papranueshëm, ndërsa të dytin dhe të fundit, ai ka pranuar në parim. Propozimi i modifikuar francez synon të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me mosmarrëveshjen historike dhe gjuhësore , të cilën Bullgaria e hapi përmes një dokumenti 6 faqesh dërguar BE-së, menjëherë pas pranimit të vendit në NATO në 2020. Duke parë ngërçin mes dy vendeve dhe mosgatishmërinë për ta zgjidhur vetë këtë kontest, pak ditë më parë Franca doli me një propozim prej 7 pikash për Maqedoninë e Veriut. Propozimi i modifikuar francez u shqyrtua edhe nga partnerët e koalicionit të Qeverisë maqedonase, të cilët e vlerësuan si propozim të pranueshëm dhe kapitull përmbyllës për kontestin gjuhësor dhe identitetit ndërmjet Shkupit zyrtar dhe Sofjes. Por ishte pika e 4 e dokumentit ajo që shkaktoi shumë reagime dhe kundërshtimin e opozitës maqedonase.

Më poshtë mund të gjeni shtatë pikat nga ky propozim, të cilat bazohen në dy dokumente të tjera më voluminoze:

1. Duke përsëritur konkluzionet e tij të datës 14 dhjetor 2021, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

2. Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

3. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret marrëveshjen për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të formuar sipas nenit 12 të kësaj Marrëveshjeje. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

4. Gjithashtu, do të mundësojë forcimin e të drejtave të barabarta të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe si të tilla do të kontribuojnë në pajtueshmëri me kriteret politike të Kopenhagës. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut për t'i filluar me prioritet ndryshimeve në amendamentet përkatëse kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera, si p.sh bullgarët.

5. Marrë parasysh progresin dhe harmonizimin e papenguar në të gjitha zonat e identifikuara nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit dhe, në përputhje me Metodologjinë e Përmirësuar dhe vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të marrë më 25 mars 2020, për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit, pas miratimit të Kornizës së Negocimit, siç përshkruhet në “Deklaratën hyrëse të BE-së”.

6. Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantoj Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

7. Në këtë drejtim, Këshilli vëren se Komisioni ka bërë përparim në të punën e tij për zbatimin dhe përfundimin e procesit të shqyrtimit analitik të ligjit të BE-së (acquis) dhe është i gatshëm të prezantojë menjëherë rezultatet e Maqedonisë së Veriut. Bazuar në këtë, Këshilli fton Komisionin që të vazhdojë të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe për të identifikuar çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata, duke filluar nga grupi themelor, vlera, të cilat, në përputhje me Kornizën Negociuese, do të hapen pasi Maqedonia e Veriut do të përmbushë kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli.

Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.

Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”. Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Pasi propozimi u ‘parashtrua’ nga presidenti francez Emmanuel Macron, për RMV u bë e qartë! Ky do të ishte shansi i fundit për të çelur negociatat me BE-në, ndërsa e penalizuar do të ishte dhe Shqipëria. Për ditë me radhë, ndërsa vendi fqinjë gëlonte nga protestat, kryeministri Edi Rama dhe të tjerë eksponentë politikë bënin thirrje për kalimin e propozimit, ndryshe do të ishte tepër vonë.

Kjo është hera e dytë që Maqedonia e Veriut ndërhyn në Kushtetutë për hir të integrimit. Vite më parë kishte një mosmarrëveshje e ngjashme me Greqinë, për të cilën në vitin 2018 u arrit një kompromis për ndryshimin e emrit nga Maqedonia në Maqedoninë e Veriut. E gjithë kjo për shkak të një rajoni me të njëjtin emër në Greqi. Përplasjet u zgjidhën me Marrëveshjen e Prespës, por sapo u mbyll një ‘problem’, u hap tjetri me Bullgarinë, e cila nxorri pretendimet e saj në këmbim të një “ok” në konferencën ndërqeveritare.

3 VITE ME PARE

Propozimi francez, Mickoski nuk i ndal akuzat: Osmani punon për interesat e tjetërkujt

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Hristijan Mickovski

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pasi doli nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në momentin që u votua propozimi francez u shpreh se opozita nuk dorëzohet dhe do të kërkojë të drejtën deri në fund.

Ai theksoi se Maqedoninë do ja kthej qytetarëve dhe e quajti tradhëti dhe akuzoi drejpërdrejt ministrin e jashtëm Bujar Osmani se ai ndjek interesat e tjetërkujt.

”Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt” – deklaroi Hristijan Mickovski.

Në një deklaratë para gazetarëve Mickovski tha se populli, i cili doli përditë në rrugë në protesta, tregoi se vetëm ata e duan vendin dhe jo deputetët që votuan sot.

"Ne do të fitojmë do ta gjejmë rrugën më të mirë. Dua me gjithë krenari ti falenderohem popullit që doli çdo ditë në rrugë për të demostruar dashurinë për këtë vend, aty kishte maqedon, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitë tjera, ata treguan se çka mendojnë për propozimin francez ku pas gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia ky popull nuk u ndal, falemenderit populli im”-tha Mickovski.

3 VITE ME PARE

Negociatat/ Hapi i radhës për RMV&Shqipërinë; konferenca ndërqeveritare! Ç'pritet të ndodhë?

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Foto ilustruese

TIRANË- Me miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota PRO, ditën e sotme i hapet rruga drejt integrimit drejt BE-së dhe Shqipërisë. Në seancën e parë të Kuvendit në RMV-së ishte e pranishme dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila mbajti dhe një fjalim para deputetëve maqedonas. Në fjalën e saj von der Leyen siguroi se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk do të preken dhe u zotua se nëse votojnë pro javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Menjëherë pas votimit të propozimit francez Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi konfirmoi se Konferenca do të mbahet të martën më 19 korrik. Konferenca e parë Ndërqeveritare është më e rëndësishmja politikisht duke qenë se përcakton kuadrin e përgjithshëm për negociatat, si dhe hapjen zyrtare të tyre.

Faza e parë përfshin shqyrtimin rigoroz të legjislacionit të vendit kandidat; negociatat pastaj vazhdojnë në mënyrë metodike përmes një sërë legjislacioni të BE-së, të cilin vendi kandidat duhet të miratojë dhe zbatojë. Negociatat shtrihen edhe në të drejta dhe detyrime të tjera që të gjitha Shtetet Anëtare duhet të pranojnë, këto njihen si Community acquis.

Reformat politike dhe ekonomike të kryera nga vendi kandidat monitorohen dhe vlerësohen rregullisht dhe ritmi i negociatave përcaktohet nga rezultatet. Vetëm kur të gjitha palët janë të kënaqura, procesi përfundon me nënshkrimin dhe ratifikimin e një Traktati të Aderimit. Gjatë procesit të negociatave për anëtarësim, kandidatët dhe vendet kandidate potenciale mund të marrin mbështetje përmes Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA). Kjo përfshin një sërë programesh ndërkufitare me shtetet anëtare të BE-së, të cilat pasqyrojnë nga afër funksionimin e fondeve strukturore. Negociatat e anëtarësimit janë aktualisht në vazhdim me Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Negociatat janë hapur edhe me Islandën, por aktualisht janë në pritje.

Aty shkëmbehen qëndrimet e përgjithshme negociuese mes BE-së dhe vendit kandidat dhe prezantohen grupet negociatore ku për qëllime të procesit të negociatave, acquis i BE-së ndahet në 35 kapituj negociues (fusha politikash). 

Procesi nis me vlerësimin analitik të përafrimit të legjislacionit me acquis, ndryshe me procesin screening. Screening organizohet në dy faza:

Në Takimet Shpjeguese (Shumëpalëshe), ku Komisioni Evropian shpjegon acquis e BE-së për vendin kandidat dhe Në Takimet Dypalëshe, ku është vendi kandidat ai që duhet të prezantojë nivelin e tij të përafrimit me acquis dhe të shprehë gatishmërinë për përafrimin e tij tërësisht në të ardhmen.

Përgjithësisht procesi screening zgjat nga 1 deri në 2 vite. Më pas Komisioni harton raportin screening ku i paraqet vendeve anëtare gjetjet sa i takon nivelit të përgatitjes së vendit kandidat për anëtarësim për çdo kapitull negociues. Konkluzioni i këtij raporti është rekomandimi për të hapur drejtpërdrejt negociatat ose për të vendosur kritere të caktuara për hapjen.

Kohëzgjatja e negociatave varet nga shpejtësia e zbatimit të reformave dhe përafrimit të legjislacionit të BE-së (acquis) nga vendi kandidat. Pasi arrihet një marrëveshje mes BE-së dhe vendit kandidat, si dhe pasi të jenë përmbushur piketat përfundimtare, kapitulli respektiv konsiderohet “pjesërisht i mbyllur”. Në çdo rast, negociatat nuk konsiderohen të mbyllura tërësisht për një kapitull, derisa çdo vend anëtar i BE-së të jetë plotësisht i kënaqur me progresin e vendit kandidat në kapitullin në fjalë. Procesi i negociatave përfundon vetëm pasi të jetë mbyllur çdo kapitull negociues, siç konfirmohet nga konkluzionet përkatëse të Këshillit Evropian.

Rezultatet e negociatave përfshihen në dispozitat e Traktatit të Anëtarësimit, i cili më pas nënshkruhet nga vendi kandidat dhe institucionet e BE-së dhe ratifikohet nga ky i fundit dhe çdo vend anëtar. Më pas, vendi kandidat bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

3 VITE ME PARE

Miratimi i propozimit francez në Maqedoninë e Veriut, Ursula von der Leyen: Ia dolët! BE e ardhmja juaj...

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë integrimit të vendit në BE. Në një reagim në rrjetet e saj sociale, Ursula von der Leyen shkruan se kjo ishte një mundësi historike, e cila është shfrytëzuar nga Maqedonia e Veriut.

"Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.  Ishte një mundësi historike. Dhe ju e arritët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj,"-shkruan von der Leyen.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

NEGOCIATAT/ RMV kalon propozimin francez, Rama: Për hajër...

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Edi Rama dhe Angela Merkel

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një shkrim të gjatë pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut kaloi propozimin francez duke hapur dyert për çështjen e negociatave. Në postimin e tij, Rama i falenderon të gjithë, nga votuesit deri tek familja për besimin dhe mbështetjen, ndërsa më pas flet për rolin e Shqipërisë. Ndërsa bie në sy fakti që ka postuar si foto bashkangjitur me postimin, ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ndërsa për etapën e re që vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut pritet të nisë në Bashkimin Europian nëse të martën çelen negociatat, Rama shkruan vetëm: Për hajër!

POSTIMI I PLOTË:

MË NË FUND...
Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s'kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund. U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t'i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare - pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht. Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t'ia dilnim, do t'ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ja kemi dalë pa e ulur ritmin e reformave, të punës e të ndryshimit, pavarësisht premtimeve të pambajtura të BE-së. Do t'ia dalim duke e rritur më shumë ritmin, duke e përmirësuar më tej punën dhe duke e thelluar ende më tepër ndryshimin. Ja kemi dalë pa u mposhtur nga zhgënjimet e as nga lëndimet jo të lehta të këtyre viteve. Do t'ia dalim duke vazhduar të nxjerrim mësime dhe duke mos ngurruar në korrigjimin e vetvetes. Ja kemi dalë me kokën lart, duke arritur ta ngremë Shqipërinë në sytë e më të mëdhenjve, aty ku ajo s'ka qenë kurrë, e vlerësuar dhe e respektuar si e barabartë në çdo marrëdhënie ndërkombëtare. Por të mos e harrojmë, ky nuk është fundi i rrugës sonë, por vetëm fillimi i një pjese të re të rrugës për Shqipërinë që duam. Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t'ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s'bën Shqipërinë. Faleminderit të gjithëve ju, që më mbështesni e inkurajoni apo më ngacmoni e nxini jetën me komentet tuaja. Faleminderit të gjithë shqiptarëve që me votën e tyre, na e kanë besuar neve, socialistëve e progresistëve, këtë mision historik për Shqipërinë dhe po ashtu, faleminderit, atyre që duke mos na e dhënë votën, na kanë bërë më luftarakë e kokëfortë për misionin e Atdheut tonë të përbashkët. Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë. Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është. Për hajër

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Miratohet propozimi francez në Maqedoninë e Veriut, protesuesit gjuajnë drejt Kuvendit

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Protesta ne Shkup

MAQEDONIA E VERIUT- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut para pak minutash janë miratuar konkluzionet e dala nga propozimi francez.

68 deputetë votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së u larguan nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë mbledhur dhjetëra protestues të cilët po gjuajnë me vezë dhe letra higjenike duke shprehur revoltën e tyre kundër votimit të propozimit francez.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

RMV kalon propozimin francez, Oliver Varhelyi jep datën e konferencës ndërqeveritare: Shihemi të martën

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Oliver Varhelyi:

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka përshëndetur votimin e propozimit francez nga parlamenti në Maqedoninë e Veriut duke hapur rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Po ashtu, Varhelyi bëri me dije dhe datën e konferencës ndërqeveritare, e cila do të mbahet të martën. 

"Unë mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve në Parlament për propozimin e FR. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me RMV të martën ndërsa takohemi për konferencën ndërqeveritare në Bruksel. RMV i përket BE,"-shkruan Komisioneri në rrjetet e tij sociale.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

3 VITE ME PARE

”Mos ma drejto gishtin, ai gisht mund të të thyhet”, Xhaferi i kthehet deputetit maqedonas

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Xhaferri dhe Apasiev

MAQEDONIA E VERIUT- Në seancën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka pasur përplasje verbale edhe mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe deputetit dhe kryetarit të Levicës, Dimitar Apasiev.

Apasiev në një moment ka dalë në foltore dhe i është drejtuar me gisht kryeparlamentarit Xhaferi që të ketë kujdes se si sillet në seancë.

Por gishti i Apasievit ka irrituar Xhaferin i cili i është përgjigjur: ”Mos ma drejto gishtin, ai gisht mund të të thyhet”.

Seanca e djeshme ka vijuar me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me diskutimet për propozimin francez të cilat do ti hapnin rrugën integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipvrisë drejt BE-së.

3 VITE ME PARE

VD-Negociatat, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton me 68 vota pro propozimin francez

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Kuvendi i Maqedonise

MAQEDONIA E VERIUT- Pas tre ditësh diskutime dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez me 68 vota pro.

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë duke u mbledhur dhjetëra qytetarë për të protestuar kundër këtij vendimi për javën e dytë rradhazi. Protestat u thirrën nga opozita vendase të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe e Majta.

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Votimi

Seancat e Kuvendit janë shoqëruar me debate të ashpra që ditën e djeshme agravuan edhe në përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Nuk kanë munguar akuzat për deputetët shqiptar ku sipas opozitarëve ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin fatin e maqedonasve dhe se shqetësimi i tyre më i madh është integrimi i Shqipërisë.

Me miratimin e sotëm i hapet rruga e nisjes së procesit të integrimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbajti një fjalim në seancën e parë të Kuvendit ku u zotua se nëse miratohet propozimi francez javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveriatare.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese. Propozimi francez është një dokument që çon në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

3 VITE ME PARE

Provokon deputeti maqedonas: E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serbë

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Borisllav Kërmov

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i së Majtës në Maqedoninë e Veriut, Borisllav Kërmov gjatë fjalës në Kuvend rreth propozimit francez drejtoi disa akuza ndaj deputetëve shqiptarë ndërsa ju referua dhe historisë.

Përpos faktit që ai akuzoi ligjvënësit shqiptarë se ata merakosen më shumë për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE sesa të Shkupit, ndaj dhe Kërmov iu referua dhe Heroit Kombëtar, Skëndërbeut.

“E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu”, tha Kërmov duke iu drejtuar deputetëve shqiptar në Kuvend.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

3 VITE ME PARE

Deputeti maqedonas akuzon ligjvënësit shqiptarë: Brengosen më shumë për fatin e Shqipërisë

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Borisllav Krmov

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti Borisllav Krmov nga partia e 'Majta' në Maqedoninë e Veriut gjatë seancës për propozimin francez deklaroi se funksionarët shqiptar më shumë kujdesen për Shqipërinë sesa për Maqedoninë e Veriut.

Kërmov tha se deputetët shqiptar të parlamentit maqedonas kanë më në merak fatin e Shqipërisë dhe integrimin e saj sesa atë të Maqedonisë së Veriut nga e cila marrin rrogën.

Këtu nuk bëhet fjalë për integrimin e Maqedonisë por për integrimin e Shqipërisë në BE. Deputetët shqiptar nuk e kanë të rëndësishme se 70% rrogave të tyre paguhet nga maqedonasit, më të rëndësishme e kanë fatin e Shqipërisë” – deklaroi Kërmov.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

3 VITE ME PARE

Kuvendi maqedonas "vlon" nga debatet për propozimin francez, Kovaçevski lexon "Peacemakers"

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Dimitar Kovacevski

MAQEDONIA E VERIUT- Ka nisur sot seanca e rradhës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me diskutimet për propozimin francez i cili do ti hapte rrugën integrimit të vendit dhe Shqipërisë drej Basshkimit Europian.

Teksa në dy ditët e para ka patur debate dhe diskutime të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës e njëjta situatë vijon dhe ditën e sotme. Por teksa deputet e opozitës po mbajnë fjalime në ditën e fundit të seancës së Kuvendit, në lidhje me propozimin francez, Kovaçevski duke se nuk e vret mendjen për debatin dhe është fotografuar në ulësen e Kuvendit duke lexuar lexon librin “Peacemakers”.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

3 VITE ME PARE

Apasiev deputetëve shqiptar: Nuk keni drejtë të vendosni për fatin e maqedonasve

MAQEDONIA E VERIUT -Deputeti i partisë opozitare "E majta" në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Apasiev gjatë seancë së djeshme i ka bërë thirrje deputetëve shqiptarë që të mos e mbështesim propozimin francez.

Në fjalën e tij në Kuvend, e cila më pas u ndërpre nga kryetari Talat Xhaferri, ai tha se deputetët shqiptar duhet të votojnë kundër përndryshe sipas tij do të hapet 'kutia e Pandorës' dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër qeverisë.

Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnike do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas.

3 VITE ME PARE

Qeveria e RMV-së: Dënojmë sulmet e pacivilizuara në Kuvend nga opozita

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
Qeveria maqedonase

MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me anë tv një deklarate nga zyra e shtypit dënoi publikisht sulmet dhe fyerjet e bëra në Kuvend nga deputetët e VMRO-DPMNE-së ndaj presidentes së Komisionit Europian Ursula von der leyen.

“Dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes që opozita po përhap me këmbëngulje këto ditë dhe po përpiqet t’ia imponojë publikut nga foltorja e Kuvendit, por edhe nga bllokadat dhe protestat në rrugë. Qëllimi kryesor i këtyre sulmeve të turpshme dhe të nivelit të ulët është pengimi i rrugës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian”.-thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të qarta dhe se ata do të jenë pjesë e famijes europiane.

Qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të qarta dhe ne jemi të vendosur të bëhemi pjesë e familjes evropiane ku bëjmë pjesë, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe gjuhën maqedonase. Prandaj Qeveria me të gjitha kapacitetet e saj do të vazhdojë të punojë për prosperitetin e vendit dhe anëtarësimin e tij të plotë në Union”,-përfundon deklarata.

Teksa mbante fjalimin në Kuvendin e RMV-së, disa deputetë të opozitës maqedonase reaguan ashpër ndaj kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen duke e fërshëllyer, hedhur pankarta dhe brohoritur.

3 VITE ME PARE

Rinis sot diskutimi për propozimin francez në RMV, seanca e djeshme e shoqëruar me tensione

Propozimi francez kalon me 68 vota/ Priten protesta nga opozita, hapet rruga e
parlamenti maqedonas

MAQEDONIA E VERIUT- Ka përfunduar pa rezultat dhe me debate të ashpra dhe dita e dytë e seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë sv Veriut në lidhje me diskutimet për propozimin francez. Seanca do të vijojë sot në orën 11:3- për të tretën ditë rradhazi.

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. 

Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.

Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.

Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.

propozimi francez parlamenti maqedonas negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria