Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në protestën e 16-të, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. • Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. • Me pankarta dhe flamuj në duar, pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Dorëheqje”, “Edi Rama në burg” dhe “Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”. • Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, si Vlora, Pogradeci, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa tubime janë mbajtur edhe nga shqiptarët në diasporë. • Tubimi, i nisur pranë Kryeministrisë, është shoqëruar me marshim në disa prej akseve kryesore të Tiranës. • Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës. • Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshuan në rrugët e kryeqytetit dhe u ndalën edhe para Kuvendit, ku krahas koreve të zakonshme kënduan edhe këngë patriotike. • Më pas, protestuesit iu drejtuan zonës së ish-Bllokut, të cilën e bllokuan për disa minuta, duke brohoritur “Rama, jep dorëheqjen”.
29 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë për herë të dytë, kanë nisur sërish marshim nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Nën thirrjet e pandërprera “Rama ik!”, protestuesit kanë çarë përmes akseve kryesore. Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimisht se lëvizja nuk do të ndalet derisa të arrihet dorëheqja e kreut të qeverisë.
Tubimi është shoqëruar me thirrje të përsëritura kundër qeverisë: Rama jepe dorëheqjen, O Edvin, tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg, Rama jepe dorëheqjen. Pas marshimit në akset kryesore, protestuesit janë kthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke rrethuar sërish godinën qeveritare.
Protestuesit janë pozicionuar përballë Kryeministrisë, të vendosur më shumë se kurrë në kërkesën e tyre të prerë për dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Edhe pse kanë kaluar disa orë nga tubimi, qytetarët nuk kanë dhënë asnjë shenjë tërheqjeje, ndërsa brohoritjet kanë ndezur atmosferën në Kryeqytet./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës para kryeministrisë, me studentët që sot qëndrojnë në pjesën e përparme të kolonës së protestuesve. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë marshuar nga Kryeministria tek Parlamenti me thirrje kundër qeverisë.
“Rama jepe dorëheqjen” është thirrja që shoqëron mijëra protestues në marshimin masiv në kryeqytet.
Tubimi, i cili ka nisur nga kryeministria është shoqëruar me lëvizje në disa akse kryesore, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje për shtimin e pjesëmarrjes, duke iu drejtuar qytetarëve që të bashkohen me lëvizjen e tyre në vazhdim.
“Bashkohuni me ne, bashkohuni me ne”, ishte thirrja e protestuesve ndaj qytetarëve rrugëve të Tiranës dhe në kafene./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugëve të Tiranës.
Përveç thirrjeve politike për dorëheqjen e kryeministrit, tubimi u shoqërua edhe me këngë patriotike para ndërtesës së Parlamentit.
" O, ku ka si ty o Shqipëria ime...", kanë kënduar në kor protestuesit./Dosja.al
TIRANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku qytetarë të shumtë nuk janë lejuar të blejnë ujë në një prej supermarketeve Conad në ETC. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, protestuesit nuk lejohen të futen fare brenda ETC, pasi dera e jashtme është e mbyllur. Kjo është një situatë e pazakontë, pasi qytetarë të tjerë kanë shpërndarë falas shishe me ujë në rrugë për protestuesit.
Në tubim mijëra protestues u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë Rama. Qytetarët mbajtën fjalime para Kryeministrisë dhe më pas marshuan të shumtë në numër në rrugët e Tiranës. Ata u ndalën edhe para parlamentit ku kënduan këngë patriotike përveç thirrjeve të zakonshme: Rama në burg, Berisha në burg apo Rama jepe dorëheqjen./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevard, duke bërë thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin masiv në rrugët e Tiranës.
Protestuesit kësaj here mësynë në Bulevard dhe zona të tjera të kryeqytetit, duke e bllokuar për disa momente me brohoritje: Rama jepe dorëheqjen./Dosja.al
TIRANË- Një adoleshent i pranishëm në protestën kundër qeverisë ka mbajtur një fjalim para qytetarëve, duke bërë thirrje që të rinjtë të angazhohen dhe të protestojnë për të ardhmen e tyre në Shqipëri. Vogëlushi ka bërë një batutë me deputeten e PS-së Zegjine Çaushi ku iu drejtua protestuesve në shesh duke thënë ndizni blicat të na numërojë Zegjineja. I riu vijoji humorin kur tha se ata që për kryeministrin janë strategjikë për popullin janë tragjikë.
“Sot jam këtu për të thënë se Shqipëria është e rinisë, jo e oligarkëve dhe tradhtarëve. Ky është momenti ku rinia të ngrihet në këmbë dhe të protestojë për të ardhmen e tyre. Nëse nuk doni që ju të largoheni nga këtu, protestoni. Nëse nuk doni që nëna juaj të lotojë kur ju të ikni nga Shqipëria, atëherë protestoni. Sa i përket investitorëve strategjikë, për ty o Edi Rama janë strategjikë, por për ne janë tragjikë. Të gjithë të ndezin blicat që të na numërojë Zegjineja se sa veta jemi sot. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, tha adoleshenti./Dosja.al

TIRANË- Pankarta me shkrime pikante kanë tëhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve në protestën e 16-të në kryeqytet.
Një nga pankaratat shkruan, "Më mirë një vit pa turista, sesa një jetë me hajduta!".
Me mesazhe ironizuese dhe karikatura të portreteve të figurave politike, protestuesit kanë zgjedhur të përçojnë revoltën e tyre ndaj sistemit politik në Shqipëri./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët pas fjalimeve para Kryeministrisë kanë marshuar drejt rrugëve të Tiranës me flamuj në duar dhe duke brohoritur njëzëri: Edi Rama, ju erdhi fundi. Siç shihet edhe në pamje, Bulevardi është "veshur" kuq e zi dhe protestuesit po krijojnë një atmosferë magjike.
Për të 16-tën ditë rrjesht, qytetarët të veshur kryesisht kuq e zi vijuan marshimin me thirrjet kundër Ramës. “Rama jepe dorëheqjen”, "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", brohorisnin në kor protestuesit./Dosja.al
TIRANË- Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 16-të, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, protestuesit kanë brohoritur njëzëri “Rama, jep dorëheqjen”, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshim politik.
View this post on Instagram
Atmosfera në protestë është shoqëruar jo vetëm me pankarta dhe slogane, por edhe me momente simbolike, ku protestuesit ia morën valles në mes të rrugës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin masiv në rrugët e Tiranës. Protestuesit kësaj here mësynë në zonën e ish-bllokut, duke e bllokuar për disa momente me brohoritje: Rama jepe dorëheqjen./Dosja.al

TIRANË- Qyetarët po vijojnë marshimin rrugëve të Tiranës në ditën e 16-të të protestës.
Mësohet se ata janë ndalur në zonën e ish-Bllokut dhe po u bëjnë thirrje qytetarëve ti bashkohen marshimit."Çohuni nga kafja!", është thirrja që ata po bëjnë për të motivuar qytetarët./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka sqaruar se mes grupeve të ndryshme që organizojnë dhe mbështesin tubimet nuk ka përçarje, por pati vetëm keqkuptim një natë më parë lidhur me marshimin drejt Rinasit. Sipas tij, disa raportime në media po synojnë të krijojnë idenë e ndarjes mes organizatorëve dhe nismëtarëve të protestës, por, sipas tij diçka e tillë mes tyre nuk ekziston. Ai theksoi se për të përçarë protestën janë hedhur miliona dollarë, euro nëpër media, që t’i etiketojnë protestuesit, organizatorët me emra të ndryshëm.
"Të bëjmë një sqarim të vogël. Porthalet dhe mediat që ushqehen nga sistemi oligarkik po mundohen të fusin përçarje mes grupeve organizatore dhe nismëtarëve. Nismëtarë në letra janë tre, organizatorët janë 40 grupe brenda atdheut, 200 grupe jashtë atdheut. Nuk jemi të përçarë, thjesht ka pasur keqkuptime mes këtyre të rinjve që patën marshimin. Kështu që sonte marshimin e kam marrë përsipër unë me studentët, për të treguar që jemi bashkë. Nuk ka njëri që e përçan këtë rini, pavarësisht se po mundohen dhe kanë hedhur miliona dollarë, euro nëpër media, që të etiketojnë me emra të ndryshëm. Ata ruajmë këtë energji dhe t’i shkojmë deri në fund rrëzimit të këtij tradhtari," tha Arben Kola.
TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj njoftoi se është thirrur për sqarime në polici lidhur me marshimin e një dite më parë.
Duke u distancuar nga roli i organizatores kryesore, ajo deklaroi se protestat janë një nismë qytetare dhe se marshimi i djeshëm ishte spontan. Kokaj garantoi se protestuesit do të vijojnë aktivitetin e tyre në respekt të ligjit dhe Policisë së Shtetit.
“Vij nga Komisariati i Policisë ku isha për të bërë një deklaratë për marshimin e djeshëm ashtu siç e sqarova unë jam pjesë e grupit që kemi marrë iniciativën për protestën ditën e parë, por jo organizatore, organizatorët jeni ju. Marshimi i djeshëm ishte spontan, nuk ishte iroganizuar. Ne respektojmë policinë, do të protestojmë edhe për ata. Çdo ditë do të respektojmë ligjin”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË- Një qytetar ka dhënë një mesazh të fortë ndaj Avokatit të Popullit.
Ai shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke e akuzuar institucionin për heshtje dhe mungesë reagimi përballë shqetësimeve dhe kërkesave të ngritura nga protestuesit. Ai e ka ftuar Endri Shabanin ti bashkohet turmës për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
"Për kë popull punon ti? Cilit popull i del zot? Këtij populli jo njëherë. Hajde këtu, dil përpara popullit, përgjigju para popullit, mbroje popullin tënd. Po na quajnë të shitur, agjentë iranianë, grekë. Ti dole për të mbrojtur popullin, ku je? Hajde, dil në shesh!", vijon ai. dëgjohet ai./Dosja.al
TIRANË- Pas përmbylljes së fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qyteetarët kanë nisur marshimin e radhës në kuadër të protestës së sotme. Ndryshe nga mbrëmja e djeshme, ku marshimi drejt Rinasit u shoqërua nga incidente të vogla, organizatorët kanë vendosur një plan të ri lëvizjeje për të shmangur tensionet.
Aktivisti Arben Kola, në emër të organizatorëve, ka bërë me dije rrugëtimin e ri të protestuesve. Sipas planit, turma do të marshojë nga godina e Presidencës, për të vazhduar më pas drejt Unazës së Tiranës. Gjithashtu, Kola u kërkoi protestuesve që të mos bien pre e përçarjeve./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se, protesta do të përshkallëzohet, duke shtuar se, kështu e meriton ky sistem 'mafioz'.
Gjatë fjalës së tij në podiumin para Kryeministrisë, ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos i ndalojë në misionin e tyre.
“Jam i bindur se protesta do të përshkallëzohet, siç e meriton ky sistem mafioz. I bëj thirrje Policisë së Shtetit që mos të na tregojë ne se çfarë është e ligjshme. Ndaj mos na ndaloni në misionin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”, u shpreh i riu./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i pyetur për thirrjet e qytetarëve "Berisha në burg, Rama në burg", është shprehur se e sheh gotën gjysmë bosh e gjysmë plotë. Në përgjigjen e tij për Dosja.al, Korreshi theksoi se çdo i korruptuar duhet që të dënohet dhe të shkojë në burg. Korreshi theksoi se i pari që duhet të largohet përpara se të merren vendime të tjera politike është kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh se në protestë po merr pjesë si qytetar i thjeshtë, pasi si deputet ai flet në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat theksoi se nevojitet një qeveri teknike njëvjeçare, në mënyrë që procesi zgjedhor të garantojë më shumë liri për votuesit dhe më pak ndikim nga administrata, policia, grupet kriminale dhe çdo formë manipulimi.
Gjatë fjalës së tij, Korreshi i bëri thirrje policisë që të dorëzojnë kapelën dhe të bashkohen me qytetarët, duke theksuar se edhe familjet e tyre ndodhen në protestë. Korreshi e cilësoi protestën si qytetare dhe jo politike, duke u shprehur se ajo përfaqëson shqetësimin e qytetarëve ndër vite. Në fund, Korreshi u bëri thirrje të gjithë personave me pushtet dhe politikanëve të çdo force politike që të qëndrojnë larg protestës, pasi ky është një tubim jopartiak.
"E shoh gotën gjysmë bosh e gjysmë plot. Jam i mendimit që çdo i korruptuar duhet të shkojë në burg. Por të iki njëherë Rama, pastaj të shohim dhe të bëjmë. Në protestë po dal si qytetar i thjeshtë. Unë kam ku të dal si deputet, kam Kuvendin e Shqipërisë ku jam mandatuar si deputet. Sot jam si deputet i thjeshtë për të dëgjuar të gjithë hallet e qytetarëve. Shpresoj shumë që të ketë një qeveri teknike, e cila duhet të jetë njëvjeçare në gjykimin tim, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë vetëm për të votuar, por për të zgjedhur. Të mos ketë presion të administratës, policisë dhe grupeve kriminale dhe të mos ketë as falsifikime që ndodhin me diasporën.
I them policisë që ka ardhur koha që të dorëzohen, se janë edhe familjet e tyre në protestë. Kjo nuk është protestë politike, por protestë e shqiptarëve që kanë vite e vite që tërhiqen zvarrë. Ajo që ndodhi në Zvërnec nuk ishte tërheqje e një individi, por ishte tërheqje se si ky pushtet po i tërheq zvarrë gjithë shqiptarët. Policët të dorëzojnë kapelen dhe të bëhen me këta njerëz. I bëj thirrje çdo njeriu që ka një farë pushteti të rrijë larg protestës, por vetëm të dëgjojë dhe të mos përçajë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe partive të vogla dhe të mëdha të rrinë larg, se kjo nuk është protestë politike," tha Korreshi./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka reaguar pas laargimit të deputetes Marjana Koçekut nga Partia Socialiste.
Gjatë fjalës së tij në podiumin para Kryeministrisë, qytetari u shpreh se, protesta i dha provat, nga 83, PS ka 82 mandate. Ai i bëri thirrje turmës që të e lënë këtë energji të mbarojë.
“Kam vetëm një thirrje, mos e lini këtë energji të mbarojë. I dhamë provat, Marjana Koçeku ka dhënë dorëheqjen nga PS-ja; nga 83 deputetë, janë 82”, tha qytetari./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka bërë thirrje publike për rrethimin e Parlamentit dhe Kryeministrisë në mënyrë paqësore, duke theksuar se nuk duhet të ketë përplasje me forcat e policisë. Gjatë fjalës së tij para kryeministrisë, qytetari i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të mos provokojë qytetarët. Ai u shpreh më tej se politikanët kanë dëmtuar sektorë të ndryshëm të vendit, përfshirë energjetikën, arsimin dhe shëndetësinë.
"Të rrethojmë parlament dhe kryeministrinë në mënyrë paqësore. Pa u përplasur me policinë se janë vëllezërit tanë. Rama të tregohet i zgjuar. Të japë dorëheqjen dhe të mos provokojë popullin shqiptar. Se po e kapi ky popull do e zvarrisi deri te sheshi Skënderbej. Nuk ka zgjidhje tjetër, është fundërrina e komunizmit. Duhet qeveri e pastër. Rama në burg, Berisha në burg. Janë që të dy tradhtarë. Berisha na shiti hidrocentralet, na shiti shkollat, spitalet, i bëri private. Rama na shiti tokat, që na i dhanë me gjak," tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Gjatë protestës para Kryeministrisë, një vogëlush ka bërë thirrje të forta kundër figurave kryesore politike në vend. Vogëlushi bën thirrje: Rama në burg, Berisha në burg, Rama në burg. Ai ka përdorur edhe sloganin “Shqipëri e re”, duke iu bashkuar protestuesve që po protestojnë prej ditësh në Kryeqytet për largimin e Ramës.
"Rama në burg, Berisha në burg, Rama në burg, Berisha në burg. Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën dhe mezi po presim të futet në burg. Tradhtarët duhet të shtypen si... Shqipëri e re, Shqipëri e re," tha vogëlushi./Dosja.al

TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në gjermani i është bashkuar sot protestës para kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë thirrje që Berisha të japë dorëheqjen i pari për të vijuar me pas me Edi Ramën. Emigranti gjithashtu u ka bërë thirrje dhe ambasadorëve të vendeve të BE që t’i bashkohen protestës.
“Jam nga Bulqiza, prej disa vitesh jetoj në Gjermani. Protestoj për veten. Por dhe për nënën time, 85 vjece që nuk merr pjesë dot në këtë protestë. I them Berishës; të lutem, jep dorëheqje si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë dhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë. Nëse e do që Shqipëria të bëhet mirë ik ti i pari,” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një rregullore lidhur me marshimin e qytetarëve që zhvillohet pas protestës para Kryeministrisë lidhur me ndërtimin në Zvërnec është publikuar sot. Në rregullore janë listuar pesë pika, ku theksohet se marshimi do nis në orën 20:30 dhe do të mbahet brenda unazës duke mos u shpërndarë në grupe si dhe duke lënë korsi bosh në raste emergjence.
Rregullorja e marshimit:
Marshimi nga sot do jetë brenda unazës
Marshimi nuk do të ndahet në grupe
Marshimi nuk duhet të mari drejtime spontane
Orari i fillimit të marshimit është 20:30
Marshim lë gjithmonë një korsi boshe për emergjenca./Dosja.al


TIRANË- Një protestuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit ku u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm e shqiptarëve.
Gjatë fjalës së saj në podiumin para Kryeministrisë, ajo u shpreh se, protestuesit do t’i shkojnë deri në fund asaj që kanë nisur.
Protestuesja shtoi se, turma nuk do ndalet deri në dorëheqjen e qeverisë.
“Do t’i shkojmë deri në fund kësaj që kemi nisur, këtu vendosim ne dhe nuk ndalemi deri në dorëheqjen e qeverisë. Nuk heqim dorë derisa të kemi një Shqipëri të re dhe një qeveri të re popullore. Rama tha që Shqipëria nuk është e Shqiptarëve, po e kujt është?”, tha qytetarja./Dosja.al
TIRANË- Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola ka deklaruar se rruga për në aeroport u bllokua nga disa të rinj dhe jo nga organizatorët e kësaj lëvizjeje. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Kola mohoi çdo përçarje brenda grupimeve që kanë marrë pjesë në marshime. Sipas tij, armiku i vetëm i përbashkët është Edi Rama dhe qeveria e tij.
Kola deklaroi se marshimi është organizuar nga grupe të rinjsh, të cilët i quajti “Gjenerata Z” dhe gjenerata më e bukur e shekullit XXI, ndërsa shtoi se do të jetë në ballë të protestave bashkë me studentët. Ai theksoi se protesta do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve të saj, duke shtuar se rinia dhe diaspora janë pjesë e rëndësishme e lëvizjes.
"Siç e keni parë në rrjetet sociale, shumë mendojnë se jemi përçarë. Nuk jemi përçarë. Ka pasur keqkuptime, ka tentativa, por nuk jemi për t’u akuzuar dhe për t’u armiqësuar me askënd. Armiku i vetëm sot, i përbashkët, është Edi Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, që të kuptohemi, marshimi ka qenë i organizuar nga grupe të rinjsh, Gjenerata Z, por unë do të thoja gjenerata më e bukur e shekullit XXI. Duke qenë se marshimi nuk ka pasur të bëjë me grupin nismëtar, as me organizatorët, nga sot do të jem unë në ballë të marshimit bashkë me studentët.
Por studentët do të jenë pararoja e këtij marshimi me një pankartë të gjatë, sepse studentët kanë një betejë të pambaru ar në vitin 2018 dhe tani kemi shumë beteja derisa ky të ikë dhe kjo qeveri të shporret një herë e përgjithmonë. Që të qartësohemi me të gjithë shqiptarët, ne kemi thënë që kjo është protesta model. Kemi thënë që zemra e protestës është rinia dhe mërgata shqiptare. Si mund t’i ndalojmë njerëzit e mërgatës të vijnë me aeroplanë? E kuptoni që aeroporti është nyja kryesore e jetës, që na ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Nga aty vijnë dhe shkojnë shqiptarët që jetojnë jashtë.
Ndaj të jetë e qartë për të gjithë: asnjëherë nuk do të ketë tentativë për në aeroport, sepse ai është edhe vendi ku turistë nga e gjithë bota na vijnë dhe na bashkohen këtu me ne në protestë. Jeta ime lidhet drejtpërdrejt me turizmin. Nuk kam as dyqane me qira, nuk kam as biznes, as shtëpi, por jetoj në një shtëpi me qira dhe jeta ime është e lidhur me turizmin. Ndaj nuk do të ketë dhunë deri në fund, derisa të shporret kjo klasë politike. E kemi thënë që kjo është revolta më e bukur popullore, revolucion që do ta çojmë deri në fund bashkë me ju. Dhe tani ju e dini që shumë nga kërcënimet që na vijnë, edhe privatisht, janë dora e Edi Ramës përmes dorës së Saliut. Opozitë e shitur, opozitë e shitur. Rama në burg, Berisha në burg," tha Arben Kola./Dosja.al

TIRANË- Protestues janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë, ku mes tyre është dëgjuar edhe “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.
Me pankarta në duar dhe flamuaj, qytetarët brohorasin njëzëri: Dorëheqje, Edi Rama në burg, Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Tubime madhështorë janë mbajtur edhe në jashtë vendit si Gjermania, SHBA dhe kudo ku ka shqiptarë./Dosja.al

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët u grumbulluan si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuaj, qytetarët brohorasin njëzëri: Dorëheqje, Edi Rama në burg, Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Tubime madhështorë janë mbajtur edhe në jashtë vendit si Gjermania, SHBA dhe kudo ku ka shqiptarë./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke kritikuar ashpër klasën politike në vend. Ai foli me tone të ashpra për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “tradhtari më i madh në këtë vend” dhe duke e akuzuar për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ai nuk kurseu kritikat as për Kryedemokratin Sali Berisha, duke i kërkuar të largohet nga politika.
“Rama, je më tradhtari në këtë vend. Na keni larguar djemtë nga vendi. I lëmë kohë Ramës që të japë dorëheqjen deri të shtunën, se do të përballet me revolucionin e të rinjve. I them Sali Berishës që të largohet, se kemi që nga ’91 që na mashtron. Pensioni nuk më del. Paguaj drita e ujë dhe pak më ngelet," u shpreh qytetari./Dosja.al

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se, si pacient i dializës, nuk përballon dot çmimin e gjilpërave.
Në protestën e 16-të qytetare ai ka deklaruar se merr një asistencë sociale prej 8000 lekësh të cilat, nuk mjaftojnë për trajtimin e tij.
Ai u shpreh se, shteti po bën maskaradë me ilaçet, na rimburson vetëm 6 muaj për gjithë jetën.
“Edi Rama nuk udhëheq por sundon, ke ka kthyer parlamentin në Harrem. Jam këtu sepse jam pacient i dializës, nuk përballoj dot çmimin e gjilpërave pasi kam kembin 8000 lekë. Ka rimbursuar ilaçin për vetëm 6 muaj për gjithë jetën. Kjo është maskaradë, është të tallesh. Për të vdekur jemi të gjithë, por jo të në vendosin këmbën”, deklaroi ai./Dosja.al

TIRANË- Në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi iqytetarëve të parë në ditën e 16 të protestës. Edhe sot pritet që me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, pas grumbullimit të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Qytetarët shprehen se kjo qeveri po i trajton qytetarët si kafshë dhe nuk i merr aspak parasysh kërkesat e tyre.
"Edi Rama nuk qeveris, Edi Rama sundon. Nëse Ramës i dhimbset turizmi, Shqipëria dhe populli, të japë dorëheqjen dhe të shporret," tha një qytetar./Dosja.al