LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të blerë zgjedhjet! Mungon Berisha

• Sot në orën 18:00, Partia e Lirisë ka nisur protestën në landfillin e Sharrës, e cila zgjati përreth një orë. • Kreu i PL, Ilir Meta ftoi qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen protestës së sotme e cila do të zhvillohet përballë Inceneratorit të Tiranës. • Në një konferencë për mediat, kreu i PL-së shtoi se të gjithë duhet të jenë të pranishëm në skenën e krimit. • Protesta u mbajt te inceneratori i Tiranës, që e cilësoi si skenën e parë të krimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. • Ndërkohë që nuk ka harruar të përmendë edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, për të cilin u shpreh se ka firmosur kontratën që fut vendin në borxhe për 30 vitet e ardhshme. • Në fjalën e tij, Meta hodhi edhe akuza të forta kundër Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për të cilin tha se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme loakle. • Në tubim morën pjesë edhe shumë deputetë të Partisë Demokratike, por edhe figura të tjera të njohura. • Ndër to përmendim, Ervin Salianjin, Edmond Spahon, Jamarbër Malltezin, Klevis Balliun, Adriana Kalanë etj. • Por mungoi kryedemokrati Sali Berisha. • Mendohet se numri një i PD nuk ishte në tubim për shkak të angazhimeve. • Në fund të fjalës së tij, Meta paralajmëroi dhe tubime të tjera, por nuk dha as vend dhe as datë.

16 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Protesta e PL në Sharrë, 'DW': Numër modest protestuesish, Meta akuza SPAK

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Protesta

Protesta, e para që nga themelimi i PL, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), si forcë politike opozitare, synoi denoncimin e aferës korruptive të lidhur me impiantet e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, për të cilën, që nga viti i kaluar po zhvillon hetime Struktura e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK).

Rezultatet e deritanishme të hetimeve kanë sjellë sekuestrimin e dy inceneratorëve, atij në Elbasan dhe Fier dhe arrestimin e 9 zyrtarëve publikë me akuzën për korrupsion, të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me akuzën e pastrimit të parave dhe deputetit socialist Alqi Bllako. Ky i fundit me akuzën e falsifikimit të dokumentave, marrjes së ryshfetit dhe dëmtimit të financave publike me një shumë prej 1,5 milion euro. Për inceneratorin e Tiranës SPAK vazhdon hetimet pa arritur ende në arrestimin e askujt.

Para një numri modest protestuesish kryetari i PL, Ilir Meta e cilësoi aferën korruptive të trajtimit të mbetjeve të shkaktuar nga "një organizatë kriminale, të drejtuar nga kryeministri Rama ku pjestarë janë ministra, kryetarë bashkie, drejtorë dhe një rrjet i tërë kompanishë hajdute, të ngritura nga vetë qeveria.”

Për administratorët e kompanive koncesionare, që Meta i quajti ”kompani hajdute”, ka urdhëra ndalimi por ata vazhdojnë të jenë në arrati që nga viti i kaluar.

Afera e inceneratorëve u denonca vitin e kaluar nga LSI sot PL.

Kryetari i PL, ish-presidenti Meta, në fjalën e tij para protestuesve akuzoi SPAK-un për "mosveprom dhe lidhje me pushtetin.”

"Jemi për të treguar me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të shohin të vërtetën, të zbatojnë ligjin, të bëjnë detyrën e të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave, për krimin e vjedhjes pa fre. Mjaft më me drejtësi me regji”, theksoi Meta.

Sipas tij SPAK dhe qeveria Rama po koordinohen që të blejnë zgjedhjet e ardhshme lokale."SPAK të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindasit pas hekurav”, tha Meta, që e cilësoi aferën e inceneratorëve "monumentin e korrupsionit.” Protesta në vend-ndodhjen e inceneratorit të Tiranës e organizuar nga PL hap stinën e protestave të vjeshtës, të paralajmëruara nga opozita./DW

1 VITE ME PARE

Protesta, Spaho: Afera më e madhe e këtyre 30 viteve të fundit

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka deklaruar se afera e inceneratorëve është afera më e madhe korruptive e 30 viteve të fundit. Gjatë fjalës së tij në protestë, Spaho është shprehur se komisioni i vjetshëm që u ngrit për këtë aferë, nuk ishte për të zbardhur të vërtetën, por që Rama të paraqiste versionin e tij. Po ashtu Spaho tha se vjeshta e tanishme do të jetë e protestave. 

"Jam këtu për të bashkuar zërin me ju në emër të Partisë Demokratike për të protestuar ndaj aferës më të madhe kriminale dhe korruptive që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. 430 mln euro janë dhënë për Incneratorët. Ky është njëri nga vendet e krimit. Në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit, në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 mln euro që kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrim nëse ne bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet dhe mediat që të mos flasin. Vjet u ngritur një komision hetimor për të zbardhur këtë aferë. Synimi nuk ishte për të zbardhur këtë aferë por që Edi Rama të paraqiste variantin e tij te qytetarët shqiptarë. Këtë e them sepse dy nga gazetarët më aktivë që kishin shkruar më shumë nuk u lejuan në komision nga maxhoranca sepse gjoja kishin konflikt interesi.

Konflikti ishte akuza. KLSH nuk u ftua të depononte edhe pse ishte i pari organ i shtetit që hetoi. Një pjesë e fakteve që janë bërë publik kohët e fundit nga përfaqësuesit e PL na ishin vënë në dispozicion. Bëmë një reform të madhe në drejtësi që nga viti 2015 kur filloi edhe kjo aferë. Do kapen peshqit e mëdhenj. Do luftohet korrupsioni. Ku është SPAK-u? Për këta që marrin 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve e ka zvarritur çështjen prej 7 vitesh. A do presim ne të na marrin edhe pikën e fundit të djersës dhe punës duke rritur çmimin e naftës dhe energjisë elektrike për të zhvatur sat ë jetë e mundur këtë popull të varfër. Duhet të ngrihemi të gjithë. Nëse nuk i dalim zot vetes askush tjetër nuk kujdeset për ne. Kjo do të jetë vjeshta e protestave. Këta njohin vetëm gjuhën e forcës. Nuk njohin gjuhë tjetër," tha Spaho.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Sot PL protestë në Sharrë, s'mungon as Kryemadhi. Ish-kryetarja e LSI e tërhequr, nuk mban as fjalim

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Monika Kryemadhi

TIRANË- Sot është mbajtur protesta e parë e Partisë së Lirisë që kur u ndryshua emri dhe u rikthye Ilir Meta në krye të institucionit politik që themeloi. Tubimi u mbajt te inceneratori i Tiranës, ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi. Edhe pse ndodhej në Sharrë, Kryemadhi zgjodhi që të mos mbante asnjë fjalim për të gjithë të pranishmit, edhe pse ka qenë ajo që ka denoncuar inceneratorët për vite me radhë në daljet e saj publike, megjithatë sot vendosi që të heshtte.

“Rasti i protestës aktuale të sotshme, për mua ka një rëndësi shumë të veçantë po themi vendi, sepse simbolizon transparencën në kuptimin më të thjeshtë: kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë në Komisionin Hetimor kanë thënë haptas që kompania ka investuar 128 milionë euro dhe asnjë qytetar nuk ka ardhur deri këtu sepse normal është pak e vështirë për të ardhur dhe jo vetëm qytetarët, por as ju mediat nuk keni ardhur. Gjithmonë kemi parë spote publicitare,” – u shpreh Kryemadhi, kur u mor në një intervistë nga Euronews.

Me rikthimin e Metës në PL, Kryemadhi duket se është tërhequr nga daljet e saj publike, duke u fokusuar në organizimin e partisë. 

1 VITE ME PARE

E keni thirrur Berishën në protestë? Meta: Gjithsecili është i mirëpritur

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë kanë qenë të mirëpritur te protesta që u organizua pasditen e sotme. Në momentin që u pyet nga gazetari Ardit Hoxha, nëse e ka ftuar kreun e PD-së Sali Berishën në protestë, Meta iu shmangë pyetjes, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur. 

Meta: Për ti thënë SPAK boll më me drejtësi me regji. Ja ku e keni monumentin e Korrupsionit.

Pyetje: A e keni thirrur Sali Berishën të vijë sot?

Meta: Jeni të gjithë të mirëpritur. Faleminderit që keni ardhur. 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Meta thirrje administratës: Mos u përdorni nga Rama, do protestojmë prap 

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë protestës së sotme i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që të mos përdoren nga pushteti i Ramës. Ai u shpreh se punonjësit duhet që të zbatojnë ligjin dhe të mos bëhen bedel për interesat  e tij. Po ashtu Meta tha se do të ketë protesta të tjera, pasi ato janë mënyra për të vendosur demokracinë në vend.

"Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri, dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për t’u bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë. Drejtësia është e popullit. Tu bëjmë të qartë se këto firma tashmë janë pronë e të gjithëve dhe askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar. Jemi këtu për tu bërë thirrje punonjësve të administratës, mos u përdorini nga Rama dhe mos u bëni bedel për interesat  e til. Zbatoni ligjin, ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më çfarë humbet. Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje, për qytetarinë tuaj dhe jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë. Në një vend ku institucionet kanë rënë për shkak të iligjitimitetit e vetmja mënyrë për të vendosur demokraci është ngritja e popullit”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ “O ku je o i madh, Stresin si e kam?”- Sali Lushaj në protestën e Sharrës, Meta s'kalon pa i dhënë dorën

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Ilir Meta dhe Sali Lushaj

TIRANË- Ish-bodyguardi i Sali Berishës, Sali Lushaj iu është bashkuar protestës së thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në landfillin e Sharrës në periferi të kryeqytetit. Sapo zbriti nga makina, në momentin kur po takohet me të gjithë protestuesit që janë mbledhur për ta mbështetur, Meta pikasi edhe Sali Lushjan, ndaj dhe nuk ngurroi që të shkëmbente disa batuta. 

Madje e pyeti edhe për të birin, reperin Arkimed Lushajn, i njohur me emrin e artit, Stresi.

BISEDA MES TYRE:

Ilir Meta: O ku je o i madh, Stresin si e kam?

Sali Lushaj: Mirë!

Stresi vetë gjithashtu duket se ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-presidentit. Madje në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, i kërkoi kreut të shtetit që t'i bashkohet tubimit të të rinjëve, madje pamjet e tij që thërriste Metën u bënë virale. 

1 VITE ME PARE

Meta: SPAK dhe Rilindja po bashkëpunojnë, duan të vjedhin zgjedhjet e lokale

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se qeveria e Ramës është duke bashkëpunuar me SPAK në mënyrë që të mbulojnë aferat e Rilindjes. Gjatë fjalës së tij në protestën për inceneratorin e Tiranës, Meta thekoi se qeveria Rama me lekët e marra nga qytetarët po kërkon që të vjedhë dhe zgjedhjet lokale. Po ashtu, Meta theksoi se denoncimet për aferat e inceneratorëve janë bërë 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, por askush nuk ka vepruar, pasi Rama bleu mediat.  

"Inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Zoto i ka marrë firmat nga të moshuarit në azile, nga të vdekurit dhe nga barinjtë në male. Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i kësaj afere kriminale dhe ajo ende vazhdon sepse Edi Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë. Edhe sot e kësaj dite janë në hetime paraprake. Është e qartë që ka një koordinim perfekt midis SPAK-ut dhe rilindjes që të vidhen edhe zgjedhjet vendore dhe që pas të kapet ndonjë bedel dhe të thonë që drejtësia funksionon. Kështu ndodhi dhe me ministrin dhe me deputetin. Denoncimet u bënë 4 muaj përpara zgjedhjeve por nuk u mor asnjë veprim, pasi duheshin lekët e inceneratorëve për të vjedhë votat dhe blerë mediat. Ndaj jemi sot këtu dhe do të vijmë përsëri pdhe jo vetëm këtu dhe do të shkojmë në çdo skenë krimi për tu bërë të qartë të gjithëve se nuk do të shpëtojnë dot nga çdo krim që kanë bërë, për tu bërë të qartë që drejtësia është e popullit dhe askush nuk do të shpëtojë nga firmat që ka hedhur”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Protesta në Sharrë, Meta: Rama shporru, SPAK i kapur nga qeveria

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije thirrjen e re për kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës së sotme për inceneratorët, Meta tha se shprehja Rama ik ka marrë fund dhe se tani duhet të themi Rama shporru. Po ashtu, Meta ka deklaruar se SPAK është institucion komplet i kapur nga Rama.

Drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që Rama dhe Veliaj i kanë vënë tek sytë. Të bëjnë detyrën.  Mjaft më me drejtësi me regji. Në gjashtë vite Shqipëria është përkeqësuar në gjashtë vende sa I takon luftës kundër korrupsionit. Ramaforma është kapja  e drejtësisë për fyti. Prangos fukarenjtë për një fatur energjie dhe merr urdhra për tu marrë e opozitën dhe për të mbyllur sytë nga kjo aferë kriminale. Ndaj tashmë Rama ik është e tejkaluar, Rama shporru. Ne sot vazhdojmë denoncimin e aferës më të zezë 430 mln euro të provuar që pluralizmi ka parë, kjo zhvesh lakuriq shtetit. Të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë. Kemi një qeveri që nuk kontrollon qëllimisht një vjedhje që shkon në xhepat e tyre për të blerë zgjidhjet. Qeveria i di mirë kompanitë me emër dhe mbiemër sepse vetë qeveria i ka ngritur dhe mbush thesin e korrupsionit. Kemi aferë të zezë që nuk ndalet të përdorë edhe të vdekurit, apo edhe ata që janë bari me dhi në Greqi," tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Protesta e Partisë së Lirisë, deputetët demokratë që marrin pjesë

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Edmond Spaho

TIRANË- Protesta e Partisë së Lirisë e thirrur në landfillin e Sharrës për inceneratorin e Tiranës ka bërë bashkë dhe PD-në. Nga Partia Demokratike deputetët që kanë marrë pjesë janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu si dhe Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë që vetë kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur që të mos shfaqet vetë në protestën e thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Protesta, Briseida Shehaj: SPAK na dha të drejtë, paratë po përdoren për tu pasuruar

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Briseida Shehaj

TIRANË- Briseida Shehaj ka deklaruar në protestën e sotme për inceneratorët se ata kanë të bëjnë me një organizatë kriminale. Gjatë fjalës së saj në protestën në landfillin e Sharrës, Shehaj tha se paratë e marra nuk po përdoren për të ndërtuar inceneratorin por për të pasuruar vetë. 

“Jemi vetëm pak metra larg vendit të krimit. Eshtë qesharake për këta që na vjedhin dhe këto tabela që shihni sot nuk ishin dje. Dokumentet e faktet janë rruga e vetme që kemi mbledhur. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që zgjatët nga fillimi në fund. Në 2017 u firmos kontrata për inceneratorin që sot nuk ekziston. ka vetën ca zyra dhe një mencë. Mencat këto i kanë qef dhe atje kudo të shkojnë ka menca sa të duash dhe për ta do paguajmë vetëm 50 euro në ditë. Për këto menca janë paguar miliona dollarë, 64 për ca zyra e një mencë. Kemi treguar me fakte si janë marrë kredi në banka, si prona publike është lënbë peng në banka për të blerë makina, ndërsa investimi këtu është zero, paratë nuk përdoren për të ndërtuar inceneratorin.

Me para të tona na dhunojnë. Gjysëm milioni euro i jepen një punonjësi, inxhineri në Elbasan  që e përdorën mirë e më par Frida Krifca e bëri fermer, pastaj bisnesmen në malin e Zi e i japin mln euro. E vetmja pajisje kapsulimi është blerë e përdorur, është blerë 70 mln euro. Mirel Mërtiri rri ende i lirë me kontratë pune në Hollandë. Klodian Zoto rrëmbeu të gjitha fondet në Elbasan me kompani fiktive. Është pronari legal i Inceneratorit të Fierit që merr edhe sot mln euro edhe pse është në arrati. Për dy denoncimet tona, Fieri e Elbasani na dha të drejtë. Zoto dhe kompania janë të pandehur sot në SPAK për disa vepra. Do bëjmë publike kontratën që lidh Inceneratorin e Tiranës me kompaninë e Zotos," tha Shehaj.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Protesta në Sharrë/ Meta u bashkohet protestuesve, shoqërohet nga Vasili dhe Shehaj

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka mbërritur në landfillin e Sharrës duke iu bashkuar protestuesve. Shoqërohet nga Vasili dhe deputetë të tjerë.

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Protesta në Sharrë, pse mungon Berisha? Kryedemokrati bëhet 'i gjallë' në Facebook, 0 koment për tubimin

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Sali Berisha dhe kandidatët për kreun e FRPD

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mungon në protestën e thirrur sot nga Partia e Lirisë në Sharrë. Deri më tani është raportuar se mungesa do të vijë për shkak të angazhimeve të kryedemokratit, por nuk ka asnjë detaj tjetër. Megjithatë sapo ora ka shënuar 18:00, kohë kur nisi edhe protesta, Berisha është bërë "i gjallë" në rrjetet sociale, duke publikuar një foto.

"Me 6 kandidatët në garë për kryetar të Forumit Rinor të PD-së. Urime të përzemërta dhe suksese në garën e tyre! sb,"-shkruan Berisha. Ndërkohë që nuk është shpjeguar dhe nuk e ka komentuar fare për protestën e sotme.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës.

1 VITE ME PARE

Nis protesta e parë e thirrur nga PL në Sharrë! Dhjetëra qytetarë të pranishëm

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë në inceneratorin e Tiranës.

Në foto e siguruara nga Dosja.al shihen dhjetëra qytetarë që po mblidhen në hyrje të inceneratorit të Sharrës.

Pak më herët, sekretari Organizativ i PL, Endrit Braimllari u shpreh se protesta do të jetë paqësore. Ndërkohë policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve të mundshme duke vendosur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pranë vendit ku do të mbahet tubimi.

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e njoftoi një javë më parë protestën e sotme gjatë një konference për mediat. Partia e Lirisë prej kohësh ka denoncuar atë që ajo e quan një mega-aferë. Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha i cili, është shprehur se në orarin kur do mbahet protesta ai do jetë në një takim tjetër në axhendë. 

1 VITE ME PARE

Protesta në Sharrë, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Kujdes! Situata mund të ndryshojë

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një njoftim urgjent për protestën që do të zhvillohet në orën 18:00 në landfillin e Sharrës. Në postimin në Facebook, Ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që të shmangin zonën ku do të mbahet tubimi i sotëm, ndërsa theksohet se edhe pse situata duket e qetë, sërish mund të ndryshojë. 

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit,”- thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Një njoftim të tillë, Ambasada Amerikane e ka bërë ndër vite, para të gjitha protestave të opozitës, duke paralajmëruar qytetarët e saj. 

 

1 VITE ME PARE

Meta fton qytetarët në protestë, thirrja: Mafia duhet ndalur sot! Ju pres në skenën e krimit

Tubim në Sharrë/ Meta: SPAK po bashkëpunon me PS për të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ftoi qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen protestës së sotme e cila do të zhvillohet përballë Inceneratorit të Tiranës. Në një konferencë për mediat, kreu i PL-së shtoi se të gjithë duhet të jenë të pranishëm në skenën e krimit. 

'Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vendngjarje dhe vendkrim, tek inceneratori i Tiranës në orën18:00. Me këtë rast dua ti falenderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur senesibilimizn e tyre lidhur me këtë çështje, sidmos ata të kryeqytetit, të cilët janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim nën mbrojtjen e kokës së aferës, Edi Ramës. Ndaj dëshiroj t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për t’i thënë mjaft kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë të jetë ndër të arët në botë për nivelin e korrupsionit, kapjes së shtetit, të humbasë 26 vende sa i përket transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.

Prandaj të bëhemi të gjithë bashkë në mënyrë që të mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat e tjera kur të fillojë shkolla me rënien e drastike të numrit të nxënësve që regjistrohen dhe që Shqipëria të mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të reja e saj. I ftoj të gjithë të jenë atje për të parë këtë skenë krimi me sytë e tyre, faktet që drejtësia ka kohë që nuk i shikon. Janë paratë e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që duhet t’u kthehen atyre. Do të jetë një protestë e parë që do të vijojë te inceneratori i Tiranës se skena aty është më e dukshme do vazhdojmë dhe në skena të tjera të vjedhjes e grabitjes, do të jetë protestë paqësore e qytetare, model por dhe shumë konkrete, fakti që ne kemi zgjedhur skenën e krimit e bën të rëndësishme.

Protestuesit do të jenë me organizuesit. Mafia duhet ndaluar sot, është sot koha për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë kudo në të gjithë shoqërinë tonë dhe në familjet shqiptare në mënyrë që ato të pajtohen me vjedhjen e poshtërimin, vetëm për shkak të frikës. Jo, ne nuk mund të jemi një vend që do të mposhtet nga frika e mafia në pushtet. Ky fenomen ka ndodhur dhe në Zinbaze, atje janë marrë masa më drastike se ne. '- deklaroi Meta. 

protesta e pl ne sharre ilir meta

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni