LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja" në kryeqytet! Zjarr dhe përplasje me policinë, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë në Surrel

• Ka përfunduar pas tre orësh ashtu siç ishte njoftuar protesta e opozitës në kryeqytet, e mbajtur në zonën e mbikalimit të Kamzës dhe ish-sheshit "Shqiponja". • Ashtu si në akset e tjera të vendit, edhe në kryeqytet protesta nisi e qetë, por pati përplasje mes policisë dhe protestuesve një orë para përfundimit të orarit zyrtar. • Në kryeqytet, hyrjet dhe daljet në autostradën Tiranë-Durrës u bllokuan fillimisht pasi përfaqësues të PD-së vendosën automjetet e tyre në mes të rrugës. • I pari që e bëri këtë ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili vendosi makinën e tij "Range Rover" në mes të autostradës. • Qarkullimi i ambulancave u lejuar nga qyetarët dhe protestuesit. • Ndërkohë policia devijoi po ashtu qarkullimin e automjeteve të tjera në rrugët dytësore. • Djegia e gomave nuk mungoi edhe në mbikalimin e Kamzë, ku protestuesit i vunë flakën edhe një koshi mbeturinash. • Në orën e fundit të tubimit, policia tentoi shpërndarjen e protestuesve, gjë e cila përfundoi në përplasje fizike. • Deputeti i PD-së, Flamur Noka, deputeti i PL-së, Tedi Blushi dhe deputetja demokrate, Albana Vokshi u përplasën me policët, duke iu kërkuar të tërhiqen, pasi kanë marrë leje për tre orë për të protestuar. • Pas përfundimit të protestës Noka u shpreh se mosbindja civile do të vijojë dhe se nuk ka kthim pas, ndërsa parlajmëroi disa herë se protesta do zhvendoset edhe në Surrel.

24 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: Protesta e opozitës bllokon akset kryesore rrugore! Mosbindja civile, një mjet për të kërkuar një qeveri teknike

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Protesta

TIRANË- Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.

Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.

Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”./VOA

1 VITE ME PARE

"Protestë epike qytetare"! Balliu: Sot opozita dhe shqiptarët janë në koalicionin për Shqipërinë

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
pamje nga protesta

TIRANË- Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka reaguar pas mosbindjes civile të Partisë Demokratike. Balliu përmes një postimi në Facebook shprehet se sot opozita dhe shqiptarët janë në koalicionin për Shqipërinë. Gjithashtu Balliu tha se kjo e sotmja ishte protestë epike dhe qytetare.

“Sot zyrtarisht opozita dhe shqiptarët janë në një koalicion per Shqipërinë! Një protestë epike qytetare dhe qëndrestare. Falenderoj perzemërsisht të gjithë qytetarët Shqiptar të cilët sot me forma të ndryshme u bashkuan përfundimisht aksionit të opozitës me mosbindje civile. Të bashkuar askush nuk do ta ndalim ndryshimin që kërkon vëndi jonë ndryshimin që do rikthej zhvillimin dhe do largoj mjerimin. Fitore”, shkruan Balli

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"

1 VITE ME PARE

Mosbindja civile në vend, Washington Post: Opozita shqiptare bllokon rrugët, kërkon një kabinet të përkohshëm

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Protesta

TIRANË- Mosbindja civile e opozitës e cila u shtri në 6 pika kyç në vend ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtae. Në një artikull të publikuar së fundmi media prestigjoze “Washington Post” ka shkruar për protestën e opozitës.

"Washington Post" shkruan se aktivistët shqiptarë të opozitës bllokuan rrugët kryesore për disa orë të martën në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Më tej media ndërkombëtare shrkuan se ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje që bllokuan trafikun në një autostradë kryesore për në kryeqytet, Tiranë, dhe në pesë rrugë të tjera kryesore në mbarë vendin.

“Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës në faqen e opozitës kryesore, Partisë Demokratike. Në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose dogjën goma.

Demokratët konservatorë të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit.

Mijëra policë u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare, trafikun dhe sundimin e ligjit, dhe pati përleshje sporadike midis oficerëve dhe aktivistëve përpara se tubimet të përfundonin në orët e vona të mbrëmjes", vijon shkrimi.

Në artikull theksohet se aktivistët e opozitës hoqën bllokadat e tyre kur liderët e tyre u zotuan të ndërmarrin veprime të papërcaktuara anti-qeveritare më vonë. Gjithashtu më tej shkruhet se demokratët dhe mbështetësit e tyre në një koalicion opozitar kanë mbajtur protesta për arrestimin e Berishës dhe ish-presidentit Ilir Meta në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht. Një tjetër ligjvënës demokrat, Ervin Salianji, gjithashtu është dënuar për shpifje dhe është burgosur.

"Demokratët kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013, kur u larguan nga pushteti. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, të cilat socialistët e Ramës janë gati t'i fitojnë, pjesërisht për shkak se opozita është e ndarë.

SHBA dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh të BE-së.
Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë. Në fillim të këtij muaji Tirana filloi diskutimet me bllokun për mënyrën se si vendi përputhet me qëndrimet e BE-së për shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit," përfundon artikulli.

1 VITE ME PARE

Përfundon protesta e opozitës në kryeqytet, Noka: Sot ishte ditë e zezë për narkoregjimin dhe narkoshtetin, mosbindja civile po i jep frytet

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
flamur noka

TIRANË- Ka përfunduar protesta e opozitës edhe në kryeqytet. Deputeti i PD-së Flamur Noka falenderoi pjesëmarrësit në protestë, ndërsa e cilësoi ditën e sotme si "ditë të zezë për narkoregjimin". 

Ai tha se protestat nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se mosbindja civile po i jep frytet e veta. Ai ritheksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

"Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme. Dua të falënderoj me mirënjohje të pafundme të gjithë të rinjtë, të rejat, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës për këtë hap të madh të mosbindjes civile. Dua të falenderoj gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që bënë gjithçka të shmangin përplasjet në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës që me heshtjen e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat e pushtetit.

Të tmerruar, ata kanë sjellë narkopolicinë në çdo kryqëzim me qëllim që të intimidojnë opozitën. Por me këtë sjellje të tyre ata trguan se janë në panik dhe mosbindja civile ka filluar të japë frytet e veta. Qëndresa, rezistenca jonë do të vazhdojë. Mosbindja civile do jetë ajo që do i sjellë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kthim pas nuk ka, qëndresa dhe rezistenca do japin frytet e saj.", tha Noka 

1 VITE ME PARE

"Provokime ordinere ndaj protestuesve paqësore"/ Tedi Blushi: Sot beteja e qytetarëve të ndershëm ndodhet në një etapë të re

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, iu bashkua protestës së Partisë Demokratike për mosbindje civile. Duke folur për gazetarët tha se protesta dhe beteja e qytetarëve të ndershëm ndodhet sot në një etapë të re. Gjithashtu Blushi tha se pati provokime ordinere ndaj protestuesve paqësore që s’kanë hedhur asnjë gur sot.

"Narkoshteti që jo vetëm rrëmben në mes të ditës ish presidentin e republikës por ka dalë këtu për të provokuar dhe rrëmbyer këta qytetarë paqësorë që janë më të vendosur se kurrë për tu ballafaquar me këtë regjim, qytetarët e ndershëm dhe patriot nuk tremben…Sot protesta dhe beteja e qytetarëve të ndershëm ndodhet në një etapë të re.

Ta harrojë ky regjim kriminal që do të mund të ndalë revoltën e qytetarëve. Provokime ordinere ndaj protestuesve paqësore që s’kanë hedhur asnjë gur sot. I paralajmëroj në zjarrin e destabilizimit të Shqipërisë që po ndez Rama do të digjet vet bashkë me prokurorët mercenarë që sot janë kthyer në vrasës me pagesë," tha Blushi. 

1 VITE ME PARE

Mosbindja civile! "Associated Press": Opozita shqiptare bllokon rrugët në mbarë vendin, kërkon qeveri teknike

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
pamje nga protesta

TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës. Media prestigjioze ndërkombëtare "Associated Press" i ka kushtuar një artikull, ku shkruan se opozita ka bllokuar kryqëzimet kryesore të vendit duke kërkuar qeveri teknike.

Gjithashtu në artikull shkruhet se Demokratët të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme. Më tej në artikull shkruhet se Demokratët dhe mbështetësit e tyre në një koalicion opozitar kanë mbajtur protesta për arrestimin e Berishës dhe ish-Presidentit Ilir Meta në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Opozita shqiptare bllokoi të martën udhëkryqe në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun.

“Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës në faqen e opozitës kryesore, Partisë Demokratike. Në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose dogjën goma. Demokratët konservatorë të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit.

Policia paralajmëroi se pengimi i trafikut ishte një vepër penale që mund të dënohej deri në tre vjet burg. Mijëra oficerë u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare, trafikun dhe sundimin e ligjit. Demokratët dhe mbështetësit e tyre në një koalicion opozitar kanë mbajtur protesta për arrestimin e Berishës dhe ish-Presidentit Ilir Meta në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht. Një tjetër ligjvënës demokrat, Ervin Salianji, gjithashtu është dënuar për shpifje dhe është burgosur.

Demokratët kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013, kur u larguan nga pushteti. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, të cilat socialistët e Ramës janë gati t'i fitojnë, pjesërisht për shkak se opozita është e ndarë. SHBA dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh të BE-së.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë. Në fillim të këtij muaji Tirana filloi diskutimet me bllokun për mënyrën se si vendi përputhet me qëndrimet e BE-së për shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ I vihet flaka gomave dhe një koshi mbeturinash te sheshi "Shqiponja", Noka: Ne nuk tërhiqemi! Surreli do jetë destinacioni tjetër

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
protesta ne kryeqytet

TIRANË- Paraqitet e tensionuar situata në sheshin "Shqiponja" në kryeqytet, ku protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave dhe një koshi mbeturinash. 

Po ashtu në këtë zonë ka pasur edhe përplasje të policisë me përfaqësuesit e PD-së dhe protestuesit. Noka ka bërë sërish thirrje që policia të tërhiqet, ndërsa tha se Surreli do të jetë destinacioni i radhës. Demokrati paraljmëroi se nuk do të ketë tërheqje. 

"Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor. Ja ku e keni fytyra e policisë sot nuk është fytyra e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit. Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krijimit të organizuar.

Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë. Sikundër nipi i Spiro Kolekës dhe nipi i Enver Hoxhës kërkojnë të provokojnë qytetarët. Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare. Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë.", tha Noka. 

1 VITE ME PARE

Nisin tensionet në protestën te sheshi "Shqiponja", Noka shtyn policët: Shkoni mbrapa, kemi marrë leje 

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"

TIRANË- Kanë nisur tensionet në protestën e opozitës te sheshi "Shqiponja" në kryeqytet. Policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit, ndërsa ka patur një patur një përplasje mes përfaqësuesve të PD-së dhe policisë. 

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka shtyrë fizikisht policët, duke iu kërkuar të tërhiqen, pasi kanë marrë leje për tre orë për të protestuar.

 

1 VITE ME PARE

Policia kërkon të shpërndajë protestuesit, Noka: Mos na provokoni, nëse narko-policia nuk tërhiqet do të nisemi drejt Surrelit

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
flamur noka ne proteste

TIRANË- Pas dy orësh proteste paqësore, kanë nisur tensionet e para mes përfaqësueve të opozitës dhe protestuesve me efektivët e policisë.

Noka tha se policia po provokon protestuesit, ndërsa tha se nëse nuk tëhiqen, destinacioni i radhës i protestuesve do të jetë Surreli. 

"Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka. Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve.", iu drejtua Noka efektivëve.

Këta të fundit kanë nisur të shtojnë rreshtimet, duke u pozicionuar, ndoshta për një ndërhyrje të shpejtë, që do të largonin protestuesit nga rruga. Nga ana tjetër, demokratët janë shprehur vazhdimisht se në orën 20:00 do të mbyllet edhe protesta, ndërsa deri atëherë kërkojnë tërheqejen e policisë. 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta e opozitës në kryeqytet, momenti kur Flamur Noka lëviz makinën dhe protestuesit i hapin rrugën qarkullimit të ambulancës

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
ambulanca

TIRANË- Vijon prej rreth dy orësh protesta e opozitës në sheshin "Shqiponja", ku është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë- Durrës dhe anasjelltas. 

Deputeti i PD, Flamur Noka ishte ndër të parët që vendosi makinën e tij në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin. Por në ketë zonë kanë qenë të shpeshta edhe lëvizjet e ambulancave ku siç shihet në videon e mëposhtme qarkullimit të tyre i është hapur rrugë nga protestuesit.

Në video shihet edhe momenti kur deputeti Noka lëviz makinën në momentin që vjen ambulanca dhe më pas e rivendos në vendin ku ishte. 

Raportohet gjithashtu se policia ka mundësuar devijimin e qarkullimit rrugor në rrugët dytësore të zonës. Ndërkohë nga policia nuk ka pasur asnjë reagim për shpërndarjen e protestuesve. 

1 VITE ME PARE

"Rama ik"! Flet protestuesi te Kthesa e Kamzës: Pensionistët vuajnë për bukën e gojës, vdesin se s’kanë lekë për ilaçe

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
protestuesi

TIRANË- Një protestues ka folur nga protesta te Kthesa e Kamzës, ku tha se reforma në drejtësi ka dështuar dhe SPAKU është i kapur. Më tej protestuesi përsërit qeveri teknike, qeveri teknike. 

“Rama ik, Rama ik. A jeni të vendosur apo jo?24 mln euro vetëm charter-at e Ramës, ndërkohë pensionistët vuajnë për bukën e gojës, vdesin se s’kanë lekë për ilaçe. Qeveri Teknike, qeveri teknike. Reforma në drejtësi ka dështuar, SKAP-i është i kapur. Poshtë Edi Rama”, tha protestuesi.

1 VITE ME PARE

“Nuk kemi dëshirë të bllokojmë rrugët kryesore, por jemi të detyruar”/ Deputeti i PD: Do bëjmë gjithçka për zgjedhje të lira e të ndershme

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, tha se opozita nuk ka dëshirë të bllokojë rrugët kryesore në vend, por për fat të keq është e detyruar të ndërmarrë një hap të tillë. Gjithashtu ai tha se do të bëjnë gjithçka që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

"Ne jo që kemi dëshire të bllokojmë akset kryesore që lidhin me Tiranën, por jemi të detyruar sepse kemi përdorur të gjitha metodat, dhe fjala jonë jo vetëm që ka rënë në veshë të shurdhër por ka patur përballë një regjim në diktaturë, pikërisht kemi përshkallëzuar protestat. Arsyet pse protestojnë qytetarët janë arsye bazë…Ne do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme," tha ai.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Denoncuesi në burg, mafia në pushtet", pankarta me mesazhin pikant në protestën te mbikalimi i Kamzës

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
pankarta

TIRANË- Vijon protesta në zonën e mbikalimit të Kamzës dhe sheshit "Shqiponja" në kryeqytet. Protestuesit të shoqëruar nga deputetët e opozitës prej më shumë se një ore kanë bllokuar hyrjen dhe daljen nga ky aks rrugor. 

Në protestë është sjellë edhe një pankartë me mesazh për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit, pasi akuzohet për kallëzim të rremë. 

"Denoncuesi në burg, mafia në pushtet", thuhet në pankartën ku në njërën anë të saj është fotoja e Ervin Salianjit dhe në anën tjetër, fotoja e kryeministrit Edi Rama, ministrit Ulsi Manja, deputetit Fatmir Xhafa dhe dy personave të tjerë. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Noka vendos në hyrje të autostradës makinën luksoze të PD-së, bllokohet qarkullimi

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
pamje nga protesta

TIRANË- Partia Demokratike po mban sot protestën e radhës dhe ka zgjedhur që kësaj radhe të bllokojë 6 rrethrrotullime kryesore në vend, duke sjellë kaos në qarkullim. 

Një ndër pikat kyçe është edhe Kthesa e Kamzës në Tiranë, ku edhe vetë Flamur Noka ka bllokuar rrugën me një makinë tip “Range Rover”, e cila i përket Partisë Demokratike dhe përdoret nga deputeti. Siç shihet edhe në foto pas “Range Rover" ndodhen edhe disa makina të tjera që kanë bllokuar rrugën dhe kanë shkaktuar trafik. 

Konkretisht akset rrugore të bllokuara janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

1 VITE ME PARE

"Do vazhdojme me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë", Noka: Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
flamur noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ishte i pari që vendosi makinë e tij në rrugë, ai akt i mosbindjes civile të opozitës që është shtrirë në të disa akse të vendit. 

Noka bëri me dije se sot është akti i dytë i mosbindjes civile, dhe se do të vazhdojnë deri sa të triumfojë kauza e tyre. Demokrati tha se nuk do të ndalen deri sa të gjunjëzohet sipas tij "narkoregjimi" dhe vota të jetë e lirë.

"Ne jemi në mosbindje civile, sot është akti i dytë, do të vazhdojmë me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë.  Është një kauz për votën e lirë për një Shqipëri demokratike dhe jo despotike, një kauz që përmban thelbin e pluralizmit se si duhet të jetë një qeveri, një kauz ku duhet respektuar balanca e pushteteve. Ne do bëjmë gjithccka në betëjën tonë, do vazhdojmë deri sa të gjunjëzojmë narkoregjimin, jemi për të kërkuar atë që i duhet Shqipërisë, që të frenohet shpopullimi. Që vota e lirë të jetë e lirë. Shqipëria është mbajtur peng nga korrupsioni dhe bandat, është shpopulluar sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks.", tha Noka.

1 VITE ME PARE

Mosbindja civile e opozitës, protestuesit hapin rrugën për dy ambulanca

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Ambulanca

TIRANË- Në kreyqytet ka nisur që nga ora 17:00 mosbindja civile ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin. Qytetarët kanë bllokuar qarkullim ndërsa janë grumbulluar në mbikalimiin e Kamëz dhe te sheshi "Shqiponja". 

 

Pavarësisht protestës qytetarët kanë shfaqur anën e tyre njerëzore dhe ka lejuar ambulancat që të kalojnë në rrugë edhe pse e kanë bllokuar qarkullimin. Mësohet se qytetarët kanë lejuar dy ambulanca që të kalojnë në dalje të Tiranës.

1 VITE ME PARE

Nis mosbindja civile e opozitës në disa akse rrugore të vendit, Paloka dhe Xhaferraj në krye të demokratëve te rrethrrotullimi i Shkozetit

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
pamje nga shkozeti

SHKOZET- Ka nisur protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile në disa akse dhe rrethrrotullime të vendit. 

Në Shkozet të Durrësit kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë për të nisur aktin e dytë të mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike.

Në këtë aks rrugor, mosbindja kryesohet nga deputetët Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj. Tek rrethrrotullimi Shkozetit, sipas raportimeve, do të protestojnë demokratë e degëve të qarkut Durrës, Fushë-Krujë, Krujë, Shijak.

1 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës paralajmërojnë: Do bllokojmë rrugët me makinat tona

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
policia

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre. Plani është zbuluar nga vetë deputetët e opozitës për të bllokuar rrugët në mënyrë që të mos qarkullojnë mjetet e tjera. 

Gjithashtu në kryqëzimet ku është paralajmëruar bllokimi i rrugëve ka forca të shumta policie, që shoqërohen nga mjete udhëheqëse për shpërndarjen e turmave.

Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00. Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve.

Nga ana tjetër, policia ka dalë dje me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës, forcat policore "blindojnë" zonën e mbikalimit të Kamzës dhe sheshin "Shqiponja"

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
policia

TIRANË- Për disa minuta pritet të nisë mbledhja e qytetarëve pranë mbikalimit të Kamzës dhe sheshit "Shqiponja" në kryeqytet, për protestën e thirrur nga opozita. 

Ndërkohë forca të shumta policie kanë "blinduar" këtë aks rrugor. Siç është bërë me dije nga Policia e Shtetit, forca të FNSH, Shqiponjave do të jenë në terren. 

Të pajisur edhe me bote uji, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, policia është pozicionuar pranë bizneseve private në zonën e mbikalimit të Kamëz. Policia ka paralajmëruar çdo protestues që do të bllokojë rrugët se do të përballet me pasoja ligjore. 

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Tedi Blushi: Thirrje për rezistencë, strukturat e PL, në ballë të revoltës për demokraci

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri thirrje për një revoltë të gjerë qytetare kundër regjimit të Edi Ramës, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe kontroll mbi drejtësinë. Në një konferencë për shtyp, Blushi tha se protesta e sotme është një reagim legjitim i shqiptarëve të ndershëm për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në vend.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha strukturave të Partisë së Lirisë dhe simpatizantëve në pikat kryesore të protestës në disa qarqe të Shqipërisë. Sipas Blushit kjo revoltë, synon të tregojë forcën e opozitës kundër padrejtësive dhe presionit politik që po ushtrohet ndaj saj.

"Revolta e sotme është një revoltë legjitime e gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë për t’i dhënë një mësim historik narkoshtetit të Edi Ramës dhe narkodrejtësisë që gjithashtu kontrollohet nga Edi Rama dhe që po përbën çdo përpjekje për të mbajtur në këmbë këtë regjim të inkriminuar dhe të korruptuar, duke u përpjekur që nëpërmjet rrëmbimit terrorist dhe izolimit politik të presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, si dhe nëpërmjet izolimit politik të liderit historik të Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, dhe burgosjeve politike të figurave të opozitës që denoncojnë më fort inkriminimin dhe korrupsionin e Edi Ramës, ta rënditë Shqipërinë si vendin e parë në kontinent pas rënies së perdes së hekurt.

Kjo është një situatë ku, megjithëse aspiron për Bashkimin Europian, Shqipëria ka drejtuesit e vërtetë të opozitës të burgosur politikisht. Sot, të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë dhe të gjithë simpatizantët e saj do të jenë në ballë të protestës. Strukturat tona në Tiranë janë të thirrura të jenë prezente te segmenti Casa Italia - Sheshi Shqiponja; strukturat në qarkun Kukës, Shkodër dhe Lezhë do të jenë sot në këmbë te rrethrrotullimi i Milotit; të gjitha degët e qarkut të Durrësit do të jenë sot në krye të protestës dhe mosbindjes civile te rrethrrotullimi i Shkozetit.

Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e qarkut të Elbasanit dhe të Korçës do të jenë të pranishëm në rrethrrotullimin e Bradasheshit; anëtarët dhe simpatizantët e PL në degët e Kavajës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Divjakës do të jenë të pranishëm te rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Gjithashtu, të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PL do të jenë në ballë të protestës te rrethrrotullimi i Levanit, ku do të jenë prezent strukturat tona të qarkut të Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës," u shpreh Blushi.

1 VITE ME PARE

Një orë nga nisja e protestës në disa akse të vendit, deputeti i PD: Nuk bëhet për të bllokuar qytetarët, bëhet për të bllokuar korrupsionin

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
luan baci

TIRANË- Pas një ore pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita dhe që do të mbahet në disa akse të vendit. Sipas PD. protesta do të jetë e organizuar në formë mosbindjeje civile, duke kërkuar një reagim të fuqishëm kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha për Syri Tv se kjo protestë synon të sensibilizojë opinionin publik dhe të bllokojë strukturat e korrupsionit. Sipas tij, ky veprim nuk ka për qëllim pengimin e qytetarëve, por përkundrazi, t’i japë zë kërkesave të tyre të drejta. Baçi theksoi se është një kërkesë e vetë qytetarëve për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një ndryshim rrënjësor.

"Sot do të ketë një protestë të fuqishme, një protestë të qytetarëve të lirë, jo vetëm të demokratëve të thjeshtë. Do të jetë një protestë qytetare, një protestë sensibilizuese dhe patjetër një protestë bllokuese; bllokuese për korrupsionin, bllokuese për qeverinë. Është një sensibilizim dhe nuk ka qëllim të bllokojë ose të paralizojë qytetarët, siç shpesh herë përpiqet ta argumentojë propaganda e qeverisë.

Absolutisht, janë vetë qytetarët ata që kanë bërë një kërkesë të tillë; janë vetë qytetarët ata që do të jenë në protestë. Unë do ta quaj një bllokim të korrupsionit, një bllokim të atyre që vjedhin dhe shpërdorojnë mundin dhe djersën e qytetarëve shqiptarë, dhe jo një bllokim të qytetarëve. Pra, është vetë kërkesa e qytetarëve; janë qytetarët ata që do t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike. Në analizën që kemi bërë dhe në formën që kemi menduar për të protestuar sot, kemi pasur konsultime me qytetarë të ndryshëm, qytetarë të thjeshtë dhe opozitarë, për mënyrën se si duhet të protestojmë."- u shpreh Baçi.

1 VITE ME PARE

Sot protesta e opozitës në disa akse të vendit/ Policia e Shtetit: Kushdo që bllokon qarkullimin e rrugëve do të përballet me pasojat ligjore

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave lidhur me protestën që opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë pasditen e sotme në disa akse kryesore të vendit. Konkretisht akset ku do të protestohet nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Në njoftimin e masave thuhet se Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Ndërkohë më tej theksohet se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe sipas tyre kushdo që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell kryerja e kësaj vepre penale.

Bëhet po ashtu me dije se janë ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Në njoftim thuhet se qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

1 VITE ME PARE

"Mos u provokoni dhe ruani qetësinë!" Protesta e opozitës sot, Proda porosit vartësit e tij: Kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Ilir Proda

TIRANA- Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka dhënë porositë vartësve të tij lidhur me zhvillimin e protestës së opozitës pasditen e sotme në disa nga akset kryesore të vendit. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara. Mësohet se një tjetër kërkesë e Prodës ka qenë që të kenë kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim.

Po ashtu Proda ka porositur dhe në lidhje me dokumentimin e të gjitha veprimeve të jashtëligjshme si dhe që të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.

Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00. Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve. 

Nga ana tjetër, policia ka dalë dje me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

 

1 VITE ME PARE

Sot protesta e opozitës në disa nga akset kryesore të vendit, deputetët të ndarë në disa qarqe! Policia: Bllokimi, vepër penale! Bardhi: Në çdo tubim ndodh!

Paralizohet për 3 orë qarkullimi te ish-sheshi "Shqiponja"
Foto nga protesta e 7 tetorit

TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës të shtrirë kësaj here në disa qarqe të vendit. Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00.

Bllokimi i akseve që ka paralajmëruar PD:

Mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan

Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve të pëmendura më sipër.

Në segmentin e sheshit Shqiponja, do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Në rrethrrotullimin e Milotit, do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli. Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.

Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë.

Nga ana tjetër, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, njoftoi policia ditën e djeshme.

Ky njoftim është komentuar dhe nga kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm. Ai tha se tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. 

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, tha Bardhi.

protesta e opozites 29 tetor

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë