LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet! Blushi thirrje Dumanit: Ose arresto Veliajn ose vërja vetë prangat vetes

• Ditën e sotme u zhvillua protesta para Bashkisë së Tiranës. • Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë ku kërkojnë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt. • Në protestën e ditës së sotme pati një numër të vogël të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara. • I pari që mori fjalën ishte Dorian Teliti dhe më pas vijuan të tjera fjalime. • Dorjan Teliti gjatë fjalës e tij tha se të gjithë do qëndrojmë deri në fund. • Ai theksoi se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen. •  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se ata nuk do i ndalin protestat deri në arrestimin e Erion Veliajt. •  Ai i bëri thirrje kreut të SPAK ose të arrestojë Erion Veliajn ose tia vërë vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg se po dëshmon se je partner në krim me këtë monstër që çdo ditë vazhdon e vjedh dhe abuzon me taksat e shqiptarëve. • Klevis Balliu tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur. Klevis Balliu tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur. • Ai shtoi se Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Sipasa tij kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive. • Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij përmendi edhe operacionin financiar të kompanisë ‘5D’ të cilët kishin blerë gjysëm milionë euro apartamentin e Gramoz Ruçit. • Organizatorët e protestës njoftuan se protesta e radhës do të mbahet të enjten, ora 11:00, datë 22.08.2024.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përfundon protesta para Bashkisë së Tiranës, ja kur do të mbahet tubimi i rradhës

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32

TIRANË- Përfundon protesta para bashkisë së Tiranës, Ja kur do të mbahet tubimi i rradhës. Përfaqësuesit e opozitës, edhe gjatë protestës së sotme hodhën akuza në drejtim të kryebashkiakut Veliaj, duke e akuzuar si të korruptuar.

Gjithashtu njoftuan se protesta e radhës do të mbahet të enjten, ora 11:00, datë 22.08.2024. Siç shihet nga pamjet, në protestë ka prani të vogël të numrit të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara.



1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: ‘5D’ bleu gjysëm milionë euro shtëpinë e Gramoz Ruçit, ky ishte një pastrim parash!

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32
Foto ilustruese

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Këlliçi gjatë fjalës së tij përmendi edhe operacionin financiar të kompanisë ‘5D’ të cilët kishin blerë gjysëm milionë euro apartamentin e Gramoz Ruçit.

Ai tha se, ky ishte pastrim parash sepse Gramoz Ruçi vazhdon e jeton në të njëjtin apartament edhe pse e ka shitur. Kwlliçi shtoi se Carlo Bollinowshtw hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK, që ka lënë pa një shkollë njësinë numër 7 në Tiranë, pa një shkollë pa një gjimnaz, sepse ka vjedhur tokën publike të dhuruar nga familja Begeja për të bërë një shkollë.

‘Na kanë vënë fuksa nga mbrapa si në kohën e Enver Hoxhës, që na ruajnë. Carlo Bollino, hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK, që ka lënë pa një shkollë njësinë numër 7 në Tiranë, pa një shkollë pa një gjimnaz, sepse ka vjedhur tokën publike të dhuruar nga familja Begeja për të bërë një shkollë.

Ka vjedhur tenderat e AKSHI-t, për të financuar një televizion që shpif e hedh baltë nga mëngjesi në darkë, kundër opozitës. Këta dinë gjithçka për opozitën, por ky hajduti që e ka emrin Erion Veliajt, nuk ka parë atë monstrën aty, 7 kate pa leje, e ka Armando Lilaj, shoku i ngushtë i Veliajt, ortaku i Fatmir Xhafajt, komunisti i fundit në drejtësi.

E ka Armando Lilo i kallëzuar në SPAK, 50 metra është distanca nga dritarja e Velaijt tek 7 katëshi, por këtë nuk e shohin. Shohin tendën e Adriana Kalasë, shohin protestuesit e opozitës. Çdo ditë paguajnë analistë, portale për të shkruar kundër opozitës, për të dekurajuar opozitën për të dalë në protestë. Sot është dita që të falenderojmë qytetarët e Tiranës në këtë protestë maratonë.

Një protestë qëndrese në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Tiranës. U përmendën shumë gjëra gjatë fjalëve këtu, por diçka nuk u përmend. Gramor Ruçi, e patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysëm milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë.

Të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash. Sepse nuk ka qytetar shqiptar që nuk e di, SPAK nuk e di, por mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht, përveç medieve opozitare, seps në mediat e tjera se keni parë

Po pse, sepse janë media që paguhen me paratë e inceneratorit të Tiranës, marrin para nga drejtorët e bashkisë së Tiranës, janë faqe dhe portale gjobëvenëse ku tashmë Elton Kacidhja paguan e jep këstin mujor dhe ka marrë tagrin e Taulant Tushës, për të hedhur baltë, shpifur mbi opozitën, për të hedhur baltë për këdo që shkruan për qeverinë.

I njëjti individ Elton Kacidhja, dogji zyrat e UKT-së për të zhdukur faturat. A ka mbajtur njeri për këtë skandal, askush. Sot që flasim, ky bandit që quhet Elton Kacidhja, bankomati i radhës  së Erion Veliajt, personi që paguan gazetarë, analistë, media, portale për të shpifur mbi opozitën, ky njeri është është i qetë. Dhe kush është problemi, problemi jemi ne që ngrejmë zërin, që flasim se taksat e qytetarëve duhet të shkojnë për shërbime. Jemi ne problemi që themi se në Astir nuk ka një çerdhe, një shkollë dhe Erion Veliaj ka shkuar disa herë e ka premtuar, por atje shkollë e çerdhe nuk ka’, tha gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Balliu: Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli! Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32
Balliu

TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur. Ai shtoi se Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Sipasa tij kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive.

"Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Janë paguar miliona euro dhe plehrat janë sërish në rrugët e Tiranës. Këta janë gati të arrestojnë të gjithë Shqipërinë, vetëm Rama e Veliaj mos të preken. Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë.


Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti," tha Balliu.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Blushi thirrje Dumanit: Ose arresto Erion Veliajn ose vërja vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Blushi është shprehur se ata nuk do i ndalin protestat deri në arrestimin e Erion Veliajt.

Ai i bëri thirrje kreut të SPAK ose të arrestojë Erion Veliajn ose tia vërë vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg se po dëshmon se je partner në krim me këtë monstër që çdo ditë vazhdon e vjedh dhe abuzon me taksat e shqiptarëve.

“Çdo ditë që Erion Veliaj qëndron në këtë detyrë, ai vazhdon e vjedh. Një mesazh kam për kreun e SPAK, Altin DumDumanin, ose arresto Erion Veliajn ose vërja vetë prangat vetes dhe hyr në vend të këtij hajduti në burg se po dëshmon se je partner në krim me këtë monstër që çdo ditë vazhdon e vjedh dhe abuzon me taksat e shqiptarëve.

Nuk ke për të gëzuar asnjë qindarkë sepse ne nuk do tërhiqemi se kjo është një betejë pa kthim. Kjo betejë do përfundojë në ditën kur ti do merresh për zverku për t’u çuar aty te qelia ku e ke vendin. Ti je Erion Qelia dhe fundi yt është i vendosur,” tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Nis protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32
Teliti

TIRANË- Ka nisur protesta e 21-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bashkisë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt. Në protestë ka prani të vogël të numrit të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara.

Ndërkohë i pranishëm në protestë është edhe eksperti i çështjeve ekonomike dhe këshilltari bashkiak i Tiranës Dorjan Teliti. Teliti gjatë fjalës e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se të gjithë do qëndrojmë deri në fund. Ai theksoi se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen.

“Me do largojmë Erionin, pseudo-mundësin, që financon industrinë e betonit, të krimit dhe korrupsionit, duke zhytur në varfëri 1 milion banorë të Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryeqytet të papastër.


Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet. Të gjithë të qëndrojmë deri në largimin e Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Do të qëndrojmë deri në fitore”, tha Teliti.

1 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Janë paguar 32
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me tubimin e sotëm Policia e Shtetit ka marrë një sërë planesh. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njoftoi se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit