Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. • Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. • Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. • Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të kryeministrit. • Gjekmarkaj u vizitua në spital nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. • Gjekmarkaj tha nga spitali se ishte shtyre nga efektivët dhe pse iu ka treguar se është nënkryetar Kuvendi dhe deputet. • Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. • Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira. • Para se të përfundonte zyrtarisht protesta, policia nisi edhe me shoqërimet e protestuesve në komisariat. • Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar 15 qytetarë, por nuk ka detaje se në cilat zona kanë protestuar ata, apo në cilat komisariate janë dërguar. • Numri i të shoqëruarve pritet të rritet, ndërsa në protestën e fundit të opozitës, janë shoqëruar rreth 50 protestues. • Lidhur me protestën kanë reaguar nga qelitë e burgut edhe prresidenti i PL-së, Ilir Meta dhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji. • Meta shprehet se e sotmja e ishte një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët. • Ai shprehet dhuna e policisë dhe arrestimet e protestuesve janë tregues i "panikut" të kryeministrit Edi Rama. Kreu i PL-së thoë se mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen, ndërsa thotë se fitorja është e opozitës. • Salianji në reagimin e tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka asgjësuar zgjedhjet e lira dhe institucionet e pavarura, duke rrënuar sipas tij, shtetin e së drejtës. • Më tej ai thotë se qeveria kujdestare është themeli për të krijuar zgjedhje të lira dhe për të rikthyer normalitetin demokratik në vend.
44 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta e sotme e opozitës ka sjellë disa përplasje mes policisë dhe protestuesve të cilët ishin grumbulluar në 5 pika kyç në kryeqytet. Bllokimi rrugëve përveç tensioneve me policët ka sjellë edhe konfrrontim të protestuesve me qytetarët. Të bllokuar në mes të rrugës, qytetarët kanë kërkuar që të hapet rruga për të arritur në destinacionet e tyre si dhe për të përfunduar punët e tyre.
Në një video të publikuar duket një i ri i cili është bllokuar ndërsa bën thirrje që protestuesit ti hapin rrugën pasi do të shkojë drejt "Rrugës së Elbasanit". Ai gjithashtu ka kërcënuar që do të bëjë masakër ndërsa hipën në makinë dhe nis të ecë drejt protestuesve.
“Hap rrugën se do bëj masakër. Kam punët e mia, po hapuni!" u bërtet protestuesve i riu.
Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi ëillson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit. Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të qeverisë. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira.

TIRANË - Protesta e sotme e opozitës u shoqërua vazhdimisht me tensione mes policisë dhe protestuesve. Në një moment, nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat pas përplasjes me efektivët e policisë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Gjekmarkaj u ul në tokë dhe u rrethua menjëherë nga protestuesit dhe deputetët e opozitës të cilët i erdhën në ndihmë. "Sillni ujë, sillni ujë" dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa deputeti është i shtrirë në tokë.
Pas këtij incidenti ai u dërgua për ndihmë mjekësore te spitali i Traumës. PD ka akuzuar policinë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë dhunuar deputetin. Ata janë shprehur se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit.
Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira.
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka gjatë protestës së sotme të opozitës është përplasur me policinë e Shtetit. Nga pamjet e publikuara Noka duket shumë i acaruar ndërsa policia tenton ti largojë nga rruga. Ai pasi përplaset me policët të cilët kanë krijuar një "gardh" dhe më pas largohet nga ajo turme për tu përplasur me një efektiv tjetër.
Gjatë agravimit Noka shprehet që efektivët të largohen dhe shprehet se nuk pyet fare se kush janë. Në një moment tjetër të protestës Noka është parë teksa godet në kokë një efektiv. Gjatë përplasjes ai nuk ndalet por tenton ta godasë sërish policin.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e sotme të opozitës të mbajtur në 5 pikat kyçe të kryeqyteti.
Meta shprehet se e sotmja e ishte një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët. Ai shprehet dhuna e policisë dhe arrestimet e protestuesve janë tregues i "panikut" të kryeministrit Edi Rama. Kreu i PL-së thoë se mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen, ndërsa thotë se fitorja është e opozitës.
REAGIMI I PLOTË:
Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.
Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën. Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë!

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në protestën e opozitës pasditen e sotme, ku deputeti Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat.
Në reagimin e tyre, policia thotë se pretendimet e PD-së se është goditur nga një efektiv policie janë të pavërteta. Më tej shprehen se Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.
Policia bën gjithashtu me dije se janë evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.
REAGIMI I PLOTË I POLICISË:
Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.
Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.
Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.
Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas protestës ka shkuar drejt spitalit të Traumës ku ka vizituar nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj. Gjekmarkaj u transportua drejt spitalit pasi humbi ndjenjat gjatë protestës. Siç shihet nga pamjet ai është i shtrirë në krevat ndërsa është i rrethuar nga mjekë dhe Berisha.
Një mjek po i mat tensionin Gjekmarkajt ndërsa një doktor tjetër po i shpejgon Berishës gjendjen e deputetit të PD-së. Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Protestuesit dhe deputetët e opozitës i ka ardhur në ndihmë menjëherë Gjekmarkajt.
Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Sipas tij në vendin tonë nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen në vendin tonë pas protestës së sotme të zhvilluar nga opozita në 5 pika kyç në kryeqytet. "Associated Press" shkruan se anëtarët e partisë kryesore opozitare të Shqipërisë bllokuan të hënën kryqëzimet kryesore të kryeqytetit Tiranë në një protestë antiqeveritare duke bërë thirrje për një kabinet të përkohshëm teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Në tubimin e parë pasi udhëheqësi i tyre u lirua nga arresti shtëpiak, aktivistët e lidhur me Partinë Demokratike kryesore të qendrës së djathtë sfiduan të ftohtin dhe shiun për të bllokuar trafikun në pesë kryqëzime kryesore. Protestuesit akuzojnë qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe uzurpim të pushteteve të drejtësisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, 80 vjeç, u lirua muajin e kaluar nga arresti shtëpiak i vendosur pasi kishte shkelur një urdhër gjykate. Berisha akuzohet për korrupsion.
“Me Ramën nuk ka zgjedhje. Me Ramën ka vetëm një betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk do të bojkotohen kurrë”, tha Berisha. “Beteja jonë është e pandalshme deri në rrëzimin e tij (Rama)”, shtoi ai.
Qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të mbajtur rrugët të pastra për trafik. Pas 90 minutash, autoritetet nisën t'i largonin protestuesit nga kryqëzimet, gjë që rriti tensionin dhe çoi në disa përplasje, shkruan AP.
Në fillim të këtij viti, Partia Demokratike Konservatore dhe mbështetësit e koalicionit të saj opozitar zhvilluan protesta për arrestimin e Berishës dhe ish-Presidentit Ilir Meta në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës që të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në BE-në 27-vendesh. Tirana ka hyrë në bisedime me BE-në për përafrimin për çështjet përfshirë sundimin e ligjit, trajtimin e korrupsionit, sigurinë dhe mbrojtjen. Shqipëria synon të anëtarësohet në bllok deri në vitin 2030 , sipas Ramës.
Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 11 maj , kur votuesit që jetojnë jashtë për herë të parë do të mund të votojnë nga jashtë. Zgjedhjet postkomuniste në Shqipëri janë dëmtuar shpesh nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e numërimit të votave.
TIRANË- Policia ka nisur me shoqërimet e protestuesve në komisariat, ende pa përfunduar protesta. Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar 15 qytetarë, por nuk ka detaje se në cilat zona kanë protestuar ata, apo në cilat komisariate janë dërguar. Numri i të shoqëruarve pritet të rritet, ndërsa në protestën e fundit të opozitës, janë shoqëruar rreth 50 protestues.
Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit. Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të qeverisë. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira.

TIRANË- Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit dhe te bashkia e Tiranës, ka përfunduar pas rreth tre orësh.
Bëhet me dije se qarkullimi ka nisur të hapet fillimisht në Sheshin Willson, ku mbajti fjalën përmbyllëse edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, ndërsa njoftoi se do të shkojë te spitali i Traumës. Aty ndodhet edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat në protestë pas përplasjes me forcat e policisë.
Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se deputetët e tjerë të PD-së po nisen drejt selisë blu.
“Dënoj me forcë më të madhe dhunën e urdhëruar nga Rama ndaj nënkryetarit të Parlamentit dhe të PD, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi. I them Ramës dhe Ervinit me 3 emra se këto akte i marrin personale. Ndaj ftoj demokratët që ti gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminele me vezë dhe domate në cdo rast. Kjo kërkon që sapo tja u shifni makinat e tyre ose ata vetë drejtuar breshëri vezë dhe domate. Duhet të marrin përgjegjësinë”, tha Berisha.
TIRANË- Protesta e opozitës vijon prej më shumë se 2 orësh, ndërsa janë shoqëruar vazhdimisht përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Një protestuese është përplasur me njërin prej efektivëve të policisë.
“Ooo kush je ti që më prek mua me dorë, më shtyu tek makina”, i ka thënë ajo.
Tensionet më të ashpra janë shënuar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Si pasojë e përplasjeve humbi ndjenjat edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili tashmë është dërguar drejt spitalit të Traumës. Lidjhur me këtë deputetët e opozitës kanë akuzuar efektivët se po ushtrojnë dhunë.
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është tranportuar drejt spitalit të Traumës pasi nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së sotme që po zhvillohet te "Pallati me Shigjeta". Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Protestuesit dhe deputetët e opozitës i ka ardhur në ndihmë menjëherë Gjekmarkajt.
Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Sipas tij në vendin tonë nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së sotme që po zhvillohet te "Pallati me Shigjeta". Gjekmarkaj humbi ndjenjat për disa sekonda ndërsa në ndihmë i kanë ardhur protestuesit dhe deputetët e opozitës. Para se ngjarja të regjistrohet Gjekmarkaj deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës.
Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Sipas tij në vendin tonë nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.
“I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare. E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë.
Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë. Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj para se ai të ndihej keq.
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës te "Pallati me Shigjeta" pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji.
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar nga burgu për protestën e opozitës që po zhvillohet prej më shumë se dy orësh në kryeqytet.
Salianji shprehet në mesazhin e tij se kryeministri Edi Rama ka asgjësuar zgjedhjet e lira dhe institucionet e pavarura, duke rrënuar sipas tij, shtetin e së drejtës.
Më tej ai thotë se qeveria kujdestare është themeli për të krijuar zgjedhje të lira dhe për të rikthyer normalitetin demokratik në vend.
REAGIMI I SALIANJIT:
Shkalla e kontrollit dhe diktatit që ushtron mbi çdo institucion, mbi publiken dhe privaten shkon në nivelin e autokratucëve që janë nen efektin permanent të paranojes dhe frikes për humbjen pushtetit privilegjeve dhe imunitetit para drejtësisë.
Me sundimin e tij Edi Rama ka asgjesuar zgjedhjet e lira, institucionet e pavarura çka ka sjellë rrënim të shtetit të së drejtës të lirive dhe garancive, të gjitha të replikuara nga çizmja me humor të luhatur e një individi. Vullneti i tij ka zëvëndësuar ligjin dhe ka prodhuar padrejtësi, pabarazi dhe ka larguar mijëra qytetarë.
Qeveria kujdestare është themeli për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme e më pas për të ndërtuar institucionet e pavarura e për tē rikthyer normalitetin demokratik. Shqipëria nuk është pronë dhe as çiflig i bandave kriminale, as skotēs qeveritare, ato dhe padroni i tyre janë fatkeqësia e Shqipërisë!
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dhunimin e deputetit Agron Gjekmarkaj. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar se ky është një akt i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu Berisha i ka shprehur solidaritetin Gjekmarkajt.
"Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj. Ky është një akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh. Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton. Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile," tha Berisha.
TIRANË- Deputeti demokrat Xhelal Mziu është dhunuar nga efektivët e policisë ditën e sotme. Gjatë protestës te rruga e Elbasanit, Mziu ka deklaruar se një efektiv policie e ka gjuajtur me skafandër në dorë.
Pas dhunimit, Mziu ka thënë se është gjakosur në dorë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nga protesta para Bashkisë së Tiranës ku po mbahet mosbindja civile në 5 akset kryesore në kryeqytet, është shprehur se ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, është një nga aleancat qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi ynë. Sipas Berishës, për herë të parë në historinë e kryeqytetit, piktorët nuk kanë ku të ekzspozojnë, pasi piktori dështak, siç preferoi ta etiketonte kryeministrin Rama, njeh vetëm zhgarravinat e tij.
"Një mirënjohje të pakufishme për Aleancën për ‘Mbrojtjen e Teatrit’. Aleanca qytetare më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Aleanca që nuk u mposht dhe nuk u përkul kurrë. Që bëri betejë, jo vetëm për një ndërtesë, e cila padiskutim kishte vlera të mëdha artistike, kishte vlera të mëdha arkitekturore, kishte të mëdha si trashegimi historike. Por, këto zonja dhe zotërinj, mund të quhet ‘martirë të gjallë’ të artit shqiptar dhe të kulturës shqiptare, në kuptimin që ky regjim i ka zhdukur si asnjë regjim tjetër në historinë e këtij kombi.
Bjeri Shqipërisë kryq e tërthorë, në qoftë se gjeni kund një dramë, një komedi, një tragjedi të luhet në skenat e këtij vendi, skenat e teatrove nuk ekzistojnë. Artistët janë degdisur në rrugët e botës, ose në rrugët e Shqipërisë. Vetëm një grusht i vogël që përfiton, që nga artistë, janë shdnërruar në batakçinj, dhe përfitojnë tituj të investitorëve strategjikë. Nuk ekziston asgjëkundi, as mbështetje, as interes për artin, për krijimet. U zhdukën ekspozitat e pikturave. Është hera e parë në historinë e këtij qyteti, nuk kanë se ku piktorët të ekzspozojnë, sepse piktori dështak njeh për të tilla vetëm zhgarravinat e tij.
Pra, beteja e Aleancës për Teatrin ka qenë betejë e aleancës për kulturën, për artin në Shqipëri dhe në këtë kontekst ata kanë një miërnjohje mbarëkombëtare, dhe ata do fitojnë. Kjo betejë është e fituar! PD do të vendosë në programin e saj mbështetjen e artit dhe të kulturës, si një nga detyrimet më madhore të progrmait të saj, në mënyrë që identiteti shqiptar të forcohet gjithnjë e më shumë dhe të rrezatojë, jo vetëm në nivel kombëtar, por të rrezatojë dhe në nivel botëror! Mënyra më e shkëlqyer për shqiptarët për t’u apraqiutur para botës është kultura dhe arti i tyre," tha Berisha
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës te "Pallati me Shigjeta". Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Protestuesit dhe deputetët e opozitës i ka ardhur në ndihmë menjëherë Gjekmarkajt.
Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet.
TIRANË- Protesta e Opozitës ka agravuar ditën e sotme në rrugën e Elbasanit. Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1.
Ndërkohë që për mediat, Noka ka deklaruar se në protestë ka policë me armë dhe me kallash.
“Kriminel, ka policë me kallash”, ka thënë Noka.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bashkua pak më herët protestuesve në zonën e Zogut të Zi. Ai komentoi përplasjet e policisë me protestuesit, ku iu bëri thirrje punonjësve të policisë mos të prekin qytetarët. Berisha deklaroi se janë në marshin e fitores, ndërsa tha se protestat në Beograd po tronditin themelet e Vuçiç.
Berisha: Menduan se rrebeshi, shiu do të bëjë që demokratët të mos përmbushnin misionin e tyre. Ja ku janë në këmbë, më të fuqishëm se kurrë.
Pyetje: Në disa pika policia po përlaset me protestuesit. A keni një mesazh...
Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se të bëjë atë. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici e qeveri shumë herë më tepër se kjo. Ndaj dhe ju them banditëve me uniformë mos prekni asnjë protestues, asnjë demostrues. Janë në të drejtën e tyre kushtetuese. Jemi në marshin e fitores, ky është marshi i fitores. Asgjë nuk e shpëton këtë kalbësirë të pakallur. Diktaturat nuk kanë të ardhme, në Beograd studentët po dridhin themelet e vëllaut të Edi Ramës, Vuçiçit.
Tensionet mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Në përplasje janë përfshirë edhe deputetët e opozitës.
TIRANË- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Elbasanit. Ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka i cili është konfliktuar me efektivët e Policisë.
Pas disa momentesh Noka është përplasur fizikisht dhe me shefin e Komisariatit nr.1.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ashtu siç e paralajmëroi i është bashkuar protestës në një pikë tjetër të protestës së opozitës. Berisha ka mbërritur te Zogu i Zi, ndërsa më herët ishte te protesta në Rrugën e Elbasanit dhe te bashkia e Tiranës.
Ai ka përshëndetur protestuesit ndërsa ka theksuar vazhdimisht se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, të cilat tha se janë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

TIRANË- Protesta e Opozitës te sheshi Uillson ka degraduar në përdorimin e dhunës. Përveç qytetarëve dhe protestuesve, nga policia janë dhunuar dhe gazetarët.
Në fotot e mëposhtme shihet se si efektivët shtyjnë gazetarët dhe operatorët e mediave që po bëjnë punën e tyre.

TIRANË- Protesta në pikën e sheshit Willson po shoqërohet me përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve. Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se punonjësit e policisë po dhunojnë qytetarët. Ai tha se nuk kanë kursyer edhe punonjësit e mediave.
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho tha gjithashtu se punonjësit e policisë po dhunojnë edhe të moshuar dhe gra.
Bardhi: Policia dhunon protestuesit. Cënon protestuesit. I bej thirrje punonjësve të policisë të mos i bashkohen skenarit për mbytjen e zërit të qytetarëve. I bej thirrjes drejtuesit të policisë së shteti dhe ministrit të ndalë skenarin për mbytjen e qytetarëve.
Xhixho: Nuk mund të dhunohen qytetarët se përse po protestojnë.
Bardhi: Po shtyhen dhe gazetarët. Nuk po kursejnë asnjë.
TIRANË- Përplasje të dhunshme janë shënuar tek Sheshi Uilson në Tiranë në protestën e Opozitës. Deputeti demokrat Luan Baçi tha se policët e kanë dhunuar teksa po protestonte ditën e sotme.
“Më gjuajtën me grushte në bark”, tha Baçi.
TIRANË- Pas tensioneve të regjistruara në protestën e opozitës është regjistruar se janë shoqëruar edhe protestues. Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj po fliste për mediat ndërsa në sfond dëgjohen protestuesit të cilët thërrasin se po shoqërohen disa protestues. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar ndërsa një protestues u shpreh se ata po shoqërohen nga policë civilë.
"I morën, po i marrin. Policë civilë po shoqërojnë protestuesit", u shpreh një protestues. Edhe Gjekmarkaj e pohoi se policia është e dhunshme. Ai theksoi se një polic e shtyu edhe pasi i tregoi se është deputet.
TIRANË- Pas më shumë se një orë që nga nisja e protestës së opozitës janë regjistruar incidentet e para. Në sheshin "Wilson", policia tentoi të largojë protestuesit nga rruga dhe kjo ka sjellë përplasje mes tyre.
Në këto përplasje janë përfshirë edhe deputetë të opozitës. Policia ka shtyrë protestuesit që ti largojë nga rruga pasi që nga ora 17:00 rrugët në 5 pika kyç në kryeqytet janë bllokuar prej më shumë se një ore.
TIRANË- Protesta e opozitës te Pallati me Shigjeta është degraduar në përdorimin e dhunës. Pas disa momentesh, policia ka tentuar që të zhbllokojë rrugën.
Ndërkohë që protestuesit nuk kanë tentuar që të hapin rrugën. Kjo ka sjell përplasje mes policisë dhe qytetarëve.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është bashkuar me protestuesit në mosbindjen civile të opozitës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se protesta ështëpaqësore pavarësisht provokimeve të policisë.
Ai shtoi se do të qëndrojnë në protestë deri në orarin e paralajmëruar, në orën 20:00. Blushi theksoi se nuk tremben nga policia dhe as nga moti. Ai shtoi se përplasje ka kur policia provokon. protestuesit.
Blushi: Protesta paqësore, pavarësisht provokimeve të policisë. Ne jemi këtu dhe do qëndrojmë deri në orarin e përcaktuar. Kundër opozitës nuk del dot askush, nuk trembemi nga policia jo më nga kushtet e motit. Përplasje ka kur policia provokon protestuesit. Dhunën e ka provokuar narkopolicia e Edi Ramës.
Ka patur thirrje për të shkelur ligjit. Thirrjet jne antikushtetuese dhe antiligjore, nuk mund t’u bindeni. Jemi të vendosur nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar.
TIRANË- Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka denoncuar presionin që po i bëhet administratës shtetërore për të plotësuar formularët me nga 10 votues të disaporës. Në protestën e Opozitës në Tiranë, Xhixho tha se qeveria teknike është garancia për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj ne jemi i vetmi shtet në rajon që nuk arrin të ketë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, pikërisht prej këtij regjimi të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar me korrupsionin në çdo qelizë qeverisëse.
"Ka shumë raste në të gjithë Shqipërinë ku kemi përdorimin e të gjithë administratës shtetërore patronazhistësve. Shihni se çfarë ndodh me administratës shtetërore, i japin formularë për të plotësuar nga 10 votues në diasporë apo në Shqipëri, me gjithë presionin e tyre për vendin e punës dhe shumë resurseve taksa të qytetarëve shqiptarë që po përgatiten të hidhen në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj ndërtimi i një qeverie kujdestare, qeverie teknike është një garanci për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është e papranueshme që të jemi i vetmi shtet në rajon që nuk arrin të ketë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, pikërisht prej këtij regjimi të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar me korrupsionin në çdo qelizë qeverisëse. Shihni raportin e fundit të INSTAT. Mbi 1 milion shqiptarë jetojnë sot në varfëri ekstreme. Shumë të rinj zgjedhin të ikin dhe të mos jetojnë sepse kjo qeveri e ka bërë të pajetueshme këtë vend ndaj rezistenca e çdo qytetari dhe e drejta jonë kushtetuese për të protestuar do të vazhdojë dhe nuk do të rreshti përkundër këtij regjimi që i ka ardhur fundi," tha Xhixho.

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu është bashkuar protestuesve te bashkia e Tiranës, e cila është një nga pikat kyçe të protestës. Berisha tha për mediat se Tirana nuk ka qenë kurrë më shumë se sot në duart e qytetarëve. Kreu i PD-së përshëndeti edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që prej dhjetëra javësh kanë protestuar para bashkisë bashkë me opozitën.
Berisha: Erdha për të përshëndetur qytetarët dhe drejtuesit e PD. Tirana në duart e qytetarëve s'ka qenë kurrë më shumë se sot. Besuan se shiu, moti do na pengonte, ja ku jemi më shumë se kurrë, në këtë betejë e cila ndalet vetëm kur të krijojmë qeverinë teknike dhe të ketë zgjedhje të lira. Ne do fitojmë, është radha jonë. Mirënjohje të pakufishme për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Nuk u mposht dhe su përkul kurrë. Beri betejë jo vetëm për një ndërtesë që kishte vlera të mëdha artistike dhe ishte trashëgimi kulturore.
ANGLI- Fotot e mëposhtme janë nga protesta e shqiptarëve që po mbahet në Londër. Dhjetra shqiptarë janë mbledhur para ambasadës sonë në Angli dhe po protestojnë kundër qeverisë.
Shqiptarët me flamuj kuqezi dhe të PD-së janë mbledhur në protestë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është larguar nga protesta në "Rrugën e Elbasanit" për t'ju bashkuar protestuesve te bashkia e Tiranës.
Prej më shumë se një ore pesë akse kyçe të kryeqytetit janë bllokuar nga protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile.
Ndërkohë një tjetër protestë nga mbështetësit demokratë po zhvillohet edhe para ambasadës shqiptare në Britaninë e Madhe.

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat nga Rruga e Elbasanit, një nga pikat kyçe të kryeqytetit ku po zhvillohet protesta e opozitës. Berisha u pyet nga gazetarët për format e tjera të mosbindjes civile, ku tha se deri tani janë shfaqur vetëm 20 forma dhe të gjitha sipas tij kanë dhënë rezultat.
“Rrëzohet, po nuk e pranoi rrëzohet me mosbindje civile. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve. Problemi është se gjer tani janë shfaqur 20 në forma të ndryshme. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta. Po përfundojnë si kufoma politike. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja, por betejat tona janë shpërblyer, zëri ynë u dëgjua në të gjithë botën, mediat e stampuan Edi Ramën si narkodiktator”, tha ai.
Berisha tha më tej se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje por betejë për zgjedhje, ndërsa përjashtoi mundësin e bojkotimit të zgjedhjeve të 11 majit.
“Edi Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audiaca e tij në TikTok, edhe në Instagram. E ka kuptuar këtë dhe është shumë i pashpresë. Përpiqet në mënyra të ndryshme, por tani është radha jonë. Qeveria Rama nuk ka të ardhme. Me Ramën nuk ka zgjedhje, por betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen”, tha Berisha. Ai ka njoftuar gjithashtu se po përgatin edhe për primaret.
TIRANË- Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është fotografuar teksa ndjek nga telefoni fjalimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha pas bashkimit me protestuesit në "Rrugën e Elbasanit". Bardhi gjithashtu është i vëmendshëm ndaj policëve pasi ndërsa dëgjon Berishën shikon situatën në protestë. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje disa herë qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale.
Berisha u bashkua me protestuesit në "Rrugën e Elbasanit", një orë pas nisjes së mosbindjes civile. Berisha në fjalën e tij para mediave fillimisht përshëndeti qytetarët që kishin dalë sot për të protestuar në kryeqytet. Ai tha se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari shqiptar. Gjithashtu paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen pa realizuar objektivat e tyre, që janë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

LONDËR- Demokratët në Britaninë e Madhe po zhvillojnë gjithashtu pasditen e sotme protestë para ambasadës shqiptare. Në solidaritet me protestuesit në Shqipëri ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë. Ata janë shprehur se dëmet e qeverisë nuk janë vetëm brenda Shqipërisë por në çdo vend ku ka shqiptarë.
Një nga qytetarët ka mbajtur fjalën me megafon, ku është shprehur se kryeministri Edi Rama do të dërgohet së shpejti para drejtësisë.
"Ata janë shprehur se Rama do të dërgohet para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar e për të shpëtuar Shqipërinë nga ky sabotues dhe kjo qeveri që bashkëpunon me krimin. Nuk do të rreshtim së luftuari deri kur ta dëbojmë Ramën. Ta dërgojmë aty kue ka vendin, përpara drejtësisë, në burg. Me një Ramë në pushtet por edhe në opozitë të jetë ai është kriminel. Ai do të sabotojë Shqipërinë, ai është tradhtarë antishqiptarë sabotator i interesave të Shqipërisë. Ai është i mirë për Serbinë.
Rama është një antishqiptarë që punon për krimin dhe krimi për ata por asnjëherë opër puntoët e thjeshtë, pesnsionistët, puntorin por vetëm për kriminelët. Ai si një vegël e Soros ka arritur të dëmtojë Shqipërinë brenda e jashtë Shqipërisë deri në Amerikë duke ndikuar negativisht, në shpalljen non grata të Berishës. Por e drejta një ditë do të dalë, ai do të përfundojë ku ka vendin.", tha ai.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bashkuar me protestuesit në mosbindjen civile në "Rrugën e Elbasanit". Berisha u prit me brohoritje nga protestuesit.
"O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do", brohoritën protestuesit. Ata gjithashtu u shprehën se duan ta shohin Shqipërinë me Berishën në krye. Që në nisje të protestës 5 akse kryesore janë bllokuar mes të cilave edhe "Rruga e Elbasanit".
Për protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që janë të shpërndarë në 5 pikat ku protestuesit janë mbledhur. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në akset kryesore të vendit dhe i kanë bllokuar. Ndërkohë që një i ri në protestë ka 'këshilluar' efektivët e policisë që të ikin në shtëpi.
“Ikni në shtëpi se u lagët o polica”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa policët kanë bërë thirrje për shpërndarje të protestuesve.
TIRANË- Në nisje të protestës së opozitës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Mes rrugëve të bllokuara është edhe "Zogu i Zi". Bllokimi i rrugës ka sjellë që shoferët të acarohen dhe të konfrontohen me protestuesit.
Ata u kanë kërkuar që të hapin rrugën ndërsa protestuesit kanë thirrur në kor “Rama ik, Rama ik”. Për protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

TIRANË- Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë qarkullimin e rrugëve. Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se është e drejta e tyre të protestojnë, ndërsa tha po ashtu se është detyrim i policisë që të sigurojë të drejtat e dy palëve.
"Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun", tha Bardhi.
Protesta e sotme shënon dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime. Opozita do të bllokojë sërish sot rrugët e Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht janë bllokuar kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës. Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
TIRANË- Opozita ka nisur protestën e sotme ndërsa prej javësh ka njoftuar për vijimin e mosbindjes civile. Në nisje të protestës janë bllokuar 5 akse rrugore në Tiranë. Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.
Skenari i opozitës pritet të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht janë bllokuar kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “ëilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
TIRANË- Opozita zhvillon sot protestën e radhës, e cila do të shtrihet në 5 pika kyçe të kryeqytetit. Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.
Skenari i opozitës pritet të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
TIRANA- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga opozita pasditen e sotme teksa ka paralajmëruar organizatorët se do të përballen me pasoja ligjore për bllokimin e akseve rrugore. Sipa policisë, PD ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Policia thotë se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, informohet se janë ndërmarren masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Njoftimi:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.
TIRANA- Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës në vijm të asaj që e konsideron si mosbindjes civile duke bllokuar akset kryesore të Tiranës. Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.
Skenari i opozitës pritet të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Të shtunën u bë me dije se Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje organizatorëve të protestës se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se kjo përbën përgjegjësi penale. Policia thotë se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet.
Partia Demokratike ka njoftuar gjithashtu se ditën e sotme do të mbahen edhe një protestë tjetër rreth orës 15:30. Bëhet fjalë për një protestët para Ambasadës shqiptare në Londër e cila sipas PD-së vjen si solidarizimi me Shqipërinë kundër qeverisë së drejtuar nga krimi.