All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Protesta e PSD-së në Prishtinë! Tym dhe flamuj të bardhë para Qeverisë, Molliqaj: Kurti e do më shumë pushtetin se shtetin

•Partia Socialdemokrate zhvilloi ditën e sotme një protestë në Prishtinë për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit. • Sipas PSD-së, marrëveshja është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtime popullore. •Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, deklaroi se Kosova pas kësaj marrëveshje nuk ka marrë siguri se do ta njohin pesë vendet anëtare të BE-së, ose ndonjë garanci për anëtarësim në NATO. •PSD gjatë protestës ka hedhur tym para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka vendosur edhe flamuj të bardhë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kështu ka përfunduar protesta e PSD-së

Protesta e PSD-së në Prishtinë! Tym dhe flamuj të
Pamje nga protesta
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Protesta e Partisë Socialdemokrate në kundërshtim të marrëveshjes së Ohrit. Pas fjalimit të kreut të Socialdemokrate Dardan Molliqaj, aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë dhe në mënyrë simbolike kanë vendosur flamuj të bardhë.

Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashtu ai shtoi se Kurti u dorëzua para dëshirës për të mbajtur pushtet. 

PSD gjatë protestës ka hedhur tym para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka vendosur edhe flamuj të bardhë.

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”,- ka thënë Molliqaj.

 

3 VITE ME PARE

"Kurti si pinok"/ Protesta e PSD-së në Kosovë, mesazhet përmes pankartave

Protesta e PSD-së në Prishtinë! Tym dhe flamuj të
Pankarta

KOSOVË-Partia Socialdemokrate ka nisur protestën e cila ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së Ohrit.

Pamjet nga protesta tregojnë se protestuesit janë nisur me pankarta në duar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës para objektit të së cilës do të mbajnë edhe fjalimet. 

Në pankartat e tyre, shihet të jetë fytyra e Kurtit, si Pinoku, duke nënkuptuar kështu se është gënjeshtar.

Protesta e PSD-së në Prishtinë! Tym dhe flamuj të

Aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë vendosur edhe flamuj të bardhë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i shqetësuar për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Dosja.al

 

 

3 VITE ME PARE

Nis protesta në Kosovë kundër marrëveshjes së Ohrit, prin kreu i PSD-së

Protesta e PSD-së në Prishtinë! Tym dhe flamuj të
Protesta ne Kosove

KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka nisur protestën kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në krye të protestës është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës para objektit të së cilës do të mbajnë edhe fjalimet. 

Ndër të tjera në protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, i cili pranoi themelimin e Asociacionit. Në këtë protestë po marrin pjesë edhe ish-deputetë si Zafir Berisha dhe anëtarë nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

 

3 VITE ME PARE

Kundër marrëveshjes së Ohrit, sot protestë në Kosovë, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Protesta e PSD-së në Prishtinë! Tym dhe flamuj të
Foto ilustruese

KOSOVË- Partia Socialdemokrate do të zhvillojë ditën e sotme një protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Protesta nis në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të mbahen fjalimet.

PSD vlerëson se kryeministri Kurti s’ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet.

“Rrenat që pushteti i përdorte për ta arsyetuar marrëveshjen i patën këmbët e shkurtra. Propaganda nuk iu eci. Revolta e madhe qytetare është dëshmia për këtë. Tashmë, 1 javë pas dakordimit në Ohër, po e kuptojmë qartë se çka lë të kuptojë Plani Evropian dhe Aneksi i Zbatimit. Në njërën anë, marrëveshja normalizon mosnjohjen në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe, me vullnetin politik të Kurtit, Kosova heq dorë nga kërkesa për njohje. Në anën tjetër, Kosova, me vullnetin politik të Kurtit, merr përsipër të krijojë Asociacion njëetnik me autonomi substanciale si formë e pushtetit paralel përballë pushtetit qendror. Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Prandaj rezistenca duhet të jetë e përbashkët e masive. Nesër, me 25 mars, protestojmë duke kërkuar dorëheqjen e Kurtit. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet të nënshkruajë marrëveshje të tillë”, thuhet në deklaratën e PSD-së.

protesta e psd ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet