LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Duam zgjidhje'/ Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, bllokojnë rrugët e Tiranës: Anuloni ligjin

•Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë dhe ditën e sotme protestën e radhës kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas mbarimit të shkollës, ku i janën bashkuar dhe student nga Kosova. •Studentët nga Kosova kanë dhuruar në shenjë simbolike flamurin autokton për të dhënë mesazhin e bashkimit me protestën. •Dy ditë më parë studentët bën të njohur tre kërkesat ndaj qeverisë dhe njoftuan dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe dorëheqjen e zv.ministres Albana Tole. •Një studente e vitit të pare e cila shënon një rast të veçantë, si ish maturante e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave. • Studentja theksoi se ka një “kurth” për studentët të cilët do të japin provimin digjital për pranimin në mjekësi paralelisht dhe me firmosjen e kontratës. •Gjatë ndalesën përpara “Medresesë së Tiranës”, një grup protestuesish ka debatuar me policët të cilët, sipas tyre i kanë i prekur pa të drejtë, me arsyen që të lirojnë trafikun.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Studentët e Drejtësisë i bashkohen protestës së Mjekësisë: Prekemi të gjithë, të bashkohen dhe fakultetet e tjera

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish
Protesta e studentëve

TIRANË-Protestës së Universitetit të Mjekësisë ditën e sotme i janë bashkuar dhe studentët të Universitetit të Tiranës. Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë kanë marrë pjesë në protestë, duke thënë se është diçka që na prek të gjithëve. Nga ana tjetër një prej studentëve nga fakultetet e tjera tha, se emigrimi është real por nuk mund të na detyrojnë të rrim.

"Jam studentet e Universitetit të Tiranës dhe i jam bashkuar se na prek dhe ne. Ne absolutisht mendojmë që emigrimi është real, ne nuk mund te na detyrojnë të rrim por të na plotësojnë kushtet. Mendoj se ajo që është më e rëndësishme është të kuptojmë se është dicka që na prek të gjithëve në një formë apo në një tjetër."-tha një prej studentëve të drejtësisë.

2 VITE ME PARE

Studentët e Mjekësisë godasin me vezë institucionin e Ministrisë së Arsimit

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish
Protesta e studenteve

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë goditur me vezë ditën e sotme muret e Ministrisë së Arsimit në shenjë revolte ndaj mos përgjigjes nga institucioni. Një pjesë e studentëve kanë lëshuar vezët në drejtim të dritareve duke thirrur “Ministria e Turpit”.

Protestës sot ia janë bashkuar dhe qytetarë dhe sipas mediave raportohet se protesta do të zgjasë për disa orë. 

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. 

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish

2 VITE ME PARE

Bllokohet kryqëzimi të 9-katëshet, studentët e mjekësisë këndojnë Himnin Kombëtar

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë gjatë marshimit për kundërshtimin e ligjit, kanë bllokuar kryqëzimin e 9-katsheve. Ajo që ka rënë në sy, është që studentët janë ulur dhe më pas kanë kënduar Himnin Kombëtar.

Në pamje shihet tek studentët bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që të bashkohen në protestë nëpërmjet himnit që e shoqërojnë me flamurin kombëtar. Gjatë bllokimit të kryqëzimit shoferë të shumtë kanë mbështetur protestën duke i rënë borieve në shenjë solidarizimi. 

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. 

2 VITE ME PARE

Studentët e Mjekësisë përplasen me policinë gjatë marshimit: Largohuni, protesta është e jona

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish
Marshimi i studenteve

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë gjatë marshimit të ditës së sotme janë shoqëruar nga një grup forcash policie i cili monitoron protestën e tyre. Gjatë ndalesën përpara “Medresesë së Tiranës”, një grup protestuesish ka debatuar me policët të cilët, sipas tyre i kanë i prekur pa të drejtë, me arsyen që të lirojnë trafikun. 

Disa prej tyre janë përplasur me uniformat duke iu drejtuar që të largohen nga protestat sipas raportimeve që vinë nga mediat. Më tej studentët kanë vijuar marshimin me thirrje të forta “Largohuni, protesta është e studentëve”

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. Duhet shtuar se ditën e Martë, Bordi i Administrit të Universitetit të Mjekësisë ka miratuar dhe kontratën bashkë me tarifat sipas vendimit të Këshillit të Ministrave që i detyron qëndrimin 3-vjeçar të studentëve pas diplomimit.

2 VITE ME PARE

Ish maturantja e "Mehmet Akif" në protestën e Mjekësisë: Në maturë na mbyllën shkollën, në universitet askush nuk na njohu me kontratën

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish
Protetesta e studenteve

TIRANË-Një studente e Universitetit të Mjekësisë ditën e sotme ka folur për mediat lidhur me përballjet e padrejta sipas saj që ka hasur gjatë shkollimit. Studentja përbën një rast të veçantë, duke qenë se është një studente e vitit të parë që vjen si maturante e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave.

Studentja thotë se doli nga protesta si maturante dhe vjen sërish në protestë në Universitetin e Mjekësisë, si një seri padrejtësish që vazhdon. Nga ana tjetër studentja theksoi se ka një “kurth” për studentët të cilët do të japin provimin digjital për pranimin në mjekësi paralelisht dhe me firmosjen e kontratës. Ajo u shpreh se nuk ka qenë e informuar për kontratën dhe për tarifën e majme.

"Unë jam studentet e vitit të parë dhe jam përballur me problematika dhe në maturë, ku si maturante e në Mehmet Akif u përballa me mbylljen e shkollës. Më duhet të them që sa kemi hyrë kemi hasur një padrejtësi, sepse askush nuk ka informuar për kontratën dhe për tarifën e majme. Nga maturante deri tani si student unë vijojë të protestojë për padrejtësinë që bëhët. Provimi i digjitalizuar i mjekësisë do të bëhet dhe me firmosjen e kontratës dhe ky është një kurth. E theksoj se nuk  na u paraqit kontrata dhe një padrejtësi në çdo aspect të mundëshëm. Jemi pritur me këmbët e para që në vitin e parë."-tha studentja e vitit të parë. 

2 VITE ME PARE

“Bashkohuni me ne”/ Studentët nisin marshimin me thirrje dhe ovacione drejt Ministrisë së Arsimit

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish
Protesta e studenteve

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme marshimin e radhës drej Ministrisë së Arsimit për shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të qëndrojnë 5 vite pas diplomimit. Ata kanë vijuar bojkotin dhe kanë shtuar thirrjet gjatë marshimit në rrugën kryesore të kryeqytetit, ku dëgjohen thirrjet “Bashkohuni me ne”.

Protesta vijon me ovacione dhe parrulla që ironizojnë institucionet të cilat sipas studentëve ende nuk kanë kthyer një përgjigje për kërkesat e tyre. Pjesë e marshimit janë dhe studentë nga trevat shqiptare.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. 

2 VITE ME PARE

I dhurojnë flamurin autokton/ Protestës së Mjekësisë i bashkohen studentët nga Kosova: Jemi nga të gjitha trevat

'Duam zgjidhje'/  Studentët e Mjekësisë sërish
Protetesta e sotme

TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë dhe ditën e sotme protestën e radhës kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas mbarimit të shkollës. Dy ditë më parë studentët bën të njohur tre kërkesat ndaj qeverisë dhe njoftuan dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe dorëheqjen e zv.ministres Albana Tole. 

Protesta e tyre ka hyrë në javën e dytë dhe mësohet se nga vitet e dyta deri në vitet e gjashta studentët kanë bojkotuar plotësisht. Një pjesë e vogël nga vitet e para vijon të zhvilloj mësimin. 

"Fillimisht flamuri na u dhurua nga trevat, vecanërisht nga studentët e Kosovës të cilët studiojnë dhe janë bashkuar në protestë. Nga ana tjetër shprehëm dhe mbështetjen tonë patriotike për Kosovën. Sot ne do të vijojmë marshimin duke qenë se deri më tani askush nuk na ka kthyer një përgjigje. Protesta do të jetë dhe më e fortë në ditët në vijim. Shpresojmë të marrim një përgjigje. Do vazhdojmë bojkotin deri sa të pëezullohet ligji. E kërkojmë dorëheqjen zv.ministres së Arsmit për deklaratën e saj skandaloze, që tha se nëse nuk e firmosin kontratën le të lënë mësimin."-është shprehur një nga studentët.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve. Duhet shtuar se ditën e Martë, Bordi i Administrit të Universitetit të Mjekësisë ka miratuar dhe kontratën bashkë me tarifat sipas vendimit të Këshillit të Ministrave që i detyron qëndrimin 3-vjeçar të studentëve pas diplomimit.

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet