Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Partia Demokratike ka protestuar sot për tre orë rresht në Kryeqytet, duke marshuar nga Drejtoria e Policisë e deri tek vila e Enver Hoxhës. • Gjatë tubimit pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit u përgjigjën ashpër me ujë me piper dhe gaz lotsjellës, pas hedhjes së molotovëve nga qytetarët. • Policia gjithashtu u 'zuri pritë' pranë selisë së Partisë Socialiste dhe disa godinave të tjera qeveritare. • Pas marshimit te Kryeministria, Drejtoria e Policisë, Kuvendi dhe selisë rozë, protestuesit marshuan tek vila e ish-dektatorit Enver Hoxha, ku hodhën breshëri fishekzjarresh dhe molotovësh. • Pasi vila e ish-dektatorit u përfshi nga flakët, policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës me shumicë, duke shpërndarë turmën e protestuesve. • Si pasojë e gazit lotsjellës dhe ujit me piper me presion, disa protestues mbetën të lënduar, ku në ndihmë u erdhën deputetët demokratë dhe vetë protestuesit e tjerë. • Pas kaosit në zonën e ish-Bllokut, deputetët demokratë u drejtuan tek selia blu, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryedemokrati, Sali Berisha mbajtën një fjalim përmbyllës. • Gjatë fjalës së tij, Noka e cilësoi ditën e sotme si një goditje tjetër për narkoregjimin, teksa shtoi se dhuna dhe terrori i ushtruar tregojnë, se qeveria është “në grahmat e fundit”. • Ai theksoi se protestuesit dhe qytetarët e lirë kanë dhënë një mesazh shprese për Shqipërinë dhe se liria është shumë afër. • Ndërsa, Berisha e quajti protestën që u mbajt sot si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. • Gjithashtu Lideri i opozitës komentoi edhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij. • Sa i përket, hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve drejt shtëpisë së ish-dikatorit Enver Hoxha, Berisha tha se ishin kundër Edi Ramës, si një akt urrejtje.
41 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi aktin e policisë me topat e ujit drejtuar atij. Në deklaratën përmbyllëse të protestës, kryedemokrati u shpreh se 'nuk ka topa që e lëkundin'.
Berisha deklaroi se sot u korr një tjetër fitore duke hedhur Edi Ramën aty ku sipas tij e meriton. Kreu i Opozitës dënoi me forcë dhunëne përdorur ndaj protestuesve.
"Miq, korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës. E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla. O lëngaraq. Po ku ka topa që më lëkundin mua. Ta tregoj mirë.",tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan qytetarët se në shtëpinë e ish-diktatorit kishte artistë brenda.
Në deklaratën përmbyllëse në selinë e PD-së, Berisha e cilësoi aktin e protestuesve si një shpërthim urrejtjeje ndaj kryeministrit dhe jo si akt vandalizmi. Ndër të tjera ai e quajti këtë protestë si një revoltë paqësore.
"Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave
Por, Edi Rama nuk banonte aty miq. Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut. Kjo është e vërteta. Për sqarim. Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore. Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.", tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se 28 shkurti do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Pas tre orëve protestë, Berisha iu drejtua qytetarëve duke i cilësuar si 'heronj të vërtetë'. Sipas tij, ky marshim ishte marshimi i fitores.
“Jeni heronj të vërtetë. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi juaj ishte marshi i fitores. Ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat miqve tanë në Europë dhe botë. I kallët tmerr dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se protestuesit dhe qytetarët e lirë i thanë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Në mbyllje të protestës së opozitës, Noka nënvizoi se dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot efektivët e policisë, tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit.
"Sot iu është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit. Dëshpërimisht dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit. Protestuesit, kryengritësit, qytetarët e lirë të këtij vendi sot i kanë thënë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë. Ka shpresë dhe se liria është shumë afër për qytetarët dhe shqiptarët. Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh. Fundi po i troket.
Asgjë nuk e ndal nga kryengritja dhe revolta e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim. E keni ndjekur këto ditë, ka qenë i çartalluar komplet, i çmendur. E patë, u mundua të bëjë takim në Pallat të Brigadave për ta fshehur nga opinioni publik atë që do të thoshte, por deputetët e tij e rrodhën. Shpalli armik Gjermaninë, shpalli armik ministrin e jashtëm, zotin Vadeful, një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, shpalli armike të ngarkuarën me punë të SHBA, zonjën VanHorn, pra Edi Rama është në paranojat e babait të tij shpirtëror, duke shpallur armiq të gjithë miqtë e tij.", tha Noka./Dosja.al
TIRANË- Një incident është shënuar në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës. Një person, i cili dyshohet se është polici civil ka arritur të hyjë në selinë PD-së me një pajisje përgjues që funksionon me Bluetooth.
Ka qenë një anëtare e PD-së e cila ka arritur ti marrë pajisjen, ndërsa personi ende i paidentifikuar ka marrë në telefon një tjetër person duke thënë: Mi morën, mi morën’./Dosja.al
TIRANË- Presioni i ujit nga forcat policore kanë rrëzuar në tokë një protesues të tubimit të organizuar nga opozita. Siç shihet edhe nga pamjet, policia më pas e ka sulmuar atë me shkop gome.
Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe demokratët e tjerë kanë reaguar në mbrojtje të qytetarit./Dosja.al

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se, protesta e sotme ishte një kryengritje paqësore dhe nuk kishte asnjë akt dhune.
Në një prenoncim për mediat, Noka deklaroi se, çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Sipas tij, ata që panikosën dhe krijuan terror rrugëve ishin 'barbarët e pushtetit'.
“Çdo pushtet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundin. Kjo që po zhvillojmë sot në një kryengritje paqësore, asnjë akt dhune, barbarët e pushtetit të panikosur bëjnë terror rrugëve të Tiranës. Ne nuk ndalemi”, u shpreh Noka, ndërsa u shfaq i lagur nga uji i hedhur nga policia./Dosja.al
TIRANË- Efektivët e policisë nuk e kanë kursyer ujin dhe gazin lotsjellës me shumicë ndaj protestuesve. Në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, qytetarët hasën rezistencë nga kordonët e policisë.
Ndërkohë protesta dhe marshimi nga ana e qytetarëve vijon./Dosja.al

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Rama mbyll pazaret e tij korruptive. Duke folur për mediat, Bardhi deklaroi se dhuna e paprecedent e policisë kundrejt protestuesve paqësorë do të marrë përgjigje.
Po ashtu Bardhi ka deklaruar se në vilën e Hoxhës nuk ka mbetur asnjë person i lënduar nga molotovët, përveç protestuesve nga dhuna e policisë.
"Për shkak të presionit të ujit nga policia, në këto momente ndodhen në bllok dhe sigurisht do të vazhdojnë marshimin e tyre. Siç e keni parë, edhe sot është përsëritur në mënyrë identike dhuna e paprecedent e paprovokuar e punonjësve të policisë ndaj protestuesve paqësorë të opozitës. Ka qenë një marshim tërësisht paqësor. Jemi penguar në lirinë tonë të lëvizjes dhe të ushtrimit të drejtës së protestës.
E keni parë që në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë na është bllokuar rruga pa asnjë dalje alternative dhe më pas jemi sulmuar pa asnjë shkak me gaz lotsjellës. Më pas e njëjta gjë ka ndodhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe e njëjta gjë ka ndodhur në kryesinë e Kuvendit, ku ne ishim në një marshim tërësisht paqësor.
Sigurisht së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është pa diskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, ku shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjëja më normale që të ketë revoltë. E rëndësishme është që nuk ka asnjë person të lënduar, përveçse protestuesit...
Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar dhe të vetmit të lënduar janë qytetarët, protestues, të cilët në ushtrim të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, janë sulmuar në mënyrë të paprecedent nga policia me gaz dhe me ujë.
Derisa Koçiu ishte në Ministrinë e Brendshme, ishte ministrja e adresave dhe zare e Edi Ramës. Tani e ka ulur shumë stekën, është bërë zare e Belinda Ballukut dhe unë i uroj fatin e Belinda Ballukut," tha Bardhi./Dosja.al

TIRANË- Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedhur një seri molotovësh mbi këtë ndërtesë.
Ndërkohë që Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. Po ashtu policia ka nisur dhe dhunën ndaj qytetarëve në mënyrë që t'i shpërndajnë./Dosja.al
TIRANË- Djali i Kreut të Opozitës, Shkëlzen Berisha ka marrë pjesë në protestën e sotme në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, djali i kryedemokratit ndodhet mes disa personave të tjerë.
Ndërkohë marshimi i protestuesve vijon përgjatë kryeqytetit./Dosja.al

TIRANË- Një protestues ka sfiduar policinë ditën e sotme gjatë protestes. Ai ka dalë para blindit me ujë dhe ka qëndruar aty duke pritur që ta gjuanin.
Por efektivët kanë shkuar dhe e kanë tërhequr zvarrë duke e larguar nga aty./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë qytetarët që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë.
Në një prenoncim për mediat në protestën e opozitës, Bardhi u shpreh se, protesta ishte paqësore dhe policia nuk kishte asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij, protesta organizohet për qytetarët dhe për socialistët e ndershëm.
"Sigurisht që, qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të korrupsionit të tij qeveritar. Arsyeja pse sot zgjodhëm si formë proteste marshimin në rrugët e Tiranës është pikërisht ky, për të sensibilizuar qytetarët për t’iu bashkuar protestës.
Ne protestojmë për demokratët, protestojmë për socialistët e ndershëm, protestojmë për qytetarët pa parti sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe beteja për Shqipërinë duhet të bëhet nga të gjithë. Unë e kuptoj që krimi strehohet në të dyja godinat, dhe policia në vend që të arrestojë ato që i kanë kthyer drejtoritë e policisë në institucione ku krimi qeveris, pengon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Siç e shikoni, protesta është paqësore dhe policia nuk ka asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve," tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë ndalur tek shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut, ku kanë hedhur breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh.
Si pasojë, godina është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i zi u pa në të gjithë zonën përreth. Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës./Dosja.al
TIRANË- Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me piper, pasi hodhën molotov në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Protestues të shumtë, kanë qëlluar me molotov dhe fishekzjarre të shumta drejtë vilës.
Ndërkohë që për shkak të molotovëve të shumtë, flaka ka dalë jashtë kontrollit në ndërtesë. Aty janë parë forca të shumta që po tentojnë që të shuajnë flakët me zjarrfikëse./Dosja.al
TIRANË- Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Kjo ka ndodhur pasi protestuesit e Opozitës kanë hedhur një seri molotovësh mbi këtë ndërtesë.
Ndërkohë që për shkak të molotovëve të shumtë, flaka ka dalë jashtë kontrollit në ndërtesë. Aty janë parë forca të shumta që po tentojnë që të shuajnë flakët me zjarrfikëse./Dosja.al
TIRANË- Pas Policisë së Shtetit, protestuesit e opozitës janë zhvendosur drejt selisë së PS. Mësohet se para godinës së selisë janë zënë në 'pritë' nga Shqiponjat dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ende nuk dihet cili është destinacioni i rradhës në intenerarit e opozitës./Dosja.al
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve. Duke folur për mediat, Noka theksoi se Tirana u përket qytetarëve dhe jo “barbarëve”.
“Tirana është në duart e qytetarëve. Kryengritja vijon në rrugë paqësore, askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. As narkoshteti e as banda e tij. Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë”, tha Noka./Dosja.al
TIRANË- Deputeti Luçiano Boçi ka mbetur i lënduar nga nga spraji i hedhur nga policia. Siç shihet nga pamjet, policia ka bllokuar rrugën për të penguar protestuesit që të shkojnë drejt së Policisë së Shtetit, ndërsa protestuesit tentojn të shtyjnë për të vijuar përpara.
Gjithashtu ka pasur edhe përplasje të deputetëve dhe efektivë, pasi këta të fundit bënë 'bllokadë' në rrugë./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, ku patën dhe përplasje me efektivët e policisë. Mësohet se tani, protestuesit janë drejtuar drejt Parlamentit, teksa gjatë rrugës kanë hedhur sërish molotovë.
Menjëherë pas hedhjes së molotovëve, policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës, duke shpërndarë protestuesit/Dosja.al

TIRANË- Një protestues ka humbur ndjenjat, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia. Situata është tensionuar, pasi policia u bëri 'bllokadë' protestuesve. Efektivët krijuan një gardh në rrugë për të ndaluar protestuesit që të mbërrijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Gazi lotsjellës ka krijuar probleme për protestuesit, punonjësit e mediave ku edhe Kryedemokrati, Sali Berisha ka vendosur maskë kundra gaz për tu mbrojtur nga efektet./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka theksuar se bllokada e kordonit të policisë është bërë me urdhër nga Suel Çela dhe Ergys Agasi.
Gjatë tubimit të protestuesve të cilët u zhvendosën drejt godinës së Policisë së Shtetit, Bardhi iu drejtua efektivëve të hapin rrugën për qytetarët. Sipas tij, kjo rezistencë nga ana e uniformave blu, është e paprecendentë dhe në shkelje të ligjit.
Bardhi: Jeni në shkelje flagrante të ligjit. Nuk mund të pengoni lëvizjen e lirë të qytetarëve. Hap rrugën se jeni në protestë. Urdhra punonjësve të policisë për të bllokuar rrugën ua jep Suel Çela e Ergys Agasi. Policia ka dalë në rrugë e nuk lejon protestuesit dhe deputetët të vijojnë marshim protestën. Kjo është e paprecedentë dhe urdhri nuk është ligjor./Dosja.al
TIRANË- Është tensionuar situata në protestën e opozitës ku policia ka hedhur ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Pasi lanë sheshin, qytetarët u drejtuar për në Policinë e Shtetit aty ku hasën "bllokadën" e kordonit të efektivëve të policisë. Raportohet për qytetarë të prekur nga gazi lotsjellës./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit e opozitës janë përplasur me efektivët e policisë. Sipas intenerarit të PD-s, protestuesit marshuan drejt Policisë së Shtetit ku u hodhen gurë ndaj tyre.
Qëndresa e kordonit policor dhe revolta e protestuesve krijoi tensione mes tyre para Drejtorisë së Policisë./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Policisë së Shtetit aty ku kanë hasur 'bllokadë" nga ana e autorieteteve.
Efektivë të shumtë në numër u kanë bërë rezistencë qytetarëve duke mos i lejuar të përshkojnë kordonin. Protestuesit po shoqërohen nga Kreu dhe deputetët e Partisë demokratike./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Opozitës u shpreh se protestuesit po marshojnë drejt Policisë së Shtetit aty ku ndodhet Kreu i bluve, Ilir Proda.
Në një prenoncim për mediat gjatë tubimit, Berisha tha se, këto janë shpërthime të revoltës. Berisha thekson se kjo revoltë nuk u drejtohet policëve të thjeshtë por krerëve të tyre.
“Janë shpërthime të revoltës. Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit, Ilir Proda. Ndaj edhe shkon revolta drejt për t’iu thënë se aq sa ka të ardhme Rama ke edhe ti që je shërbëtor e mercenar i tij. Në zyrën e tij, është edhe Ergys Agasi. Ndaj edhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, kryengritja e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste.
Sipas tij, kjo është një formë për të shprehur zemërimin popullor ndaj kryeministrit të cilin ai e cilëson si kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Berisha u shpreh se, Edi Ramën nuk e mbron asgjë nga revolta popullore.
"Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore. Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij.
Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij.
Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore.
...E ka ndonjë element të tillë... janë shpërthime të revoltës.", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Teksa protestuesit po marshojnë nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në rrugë po plasen molotovë.
Nga pamjet live mësohet se molotovët po hidhen në koshat e mbeturinave. Ndërkohë protestuesit dëgjohen teksa thërrasin, "Rama, ik!"./Dosja.al

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ndjekur nga zyrtarët e tjerë të PD-së dhe nga simpatizanët janë larguar nga kryeministria, pasi qëndruan aty për rreth 30 minuta, ku qytetarët brohoritën njëzëri "Rama ik".
Berisha i ndjekur nga protestuesit po vijon marshimin drejt drejtorisë së policisë, kjo pasi në protestat e mëparshme, policia u përgjigj ashpër ndaj protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës, madje edhe duke i tërhequr zvarrë./Dosja.al
TIRANË- Një protestues u shpreh se, ka ardhur nga Lezha në protestë për familjen e tij. Në tubimin e sotëm të opozitës, ai deklaroi se në fshatin e tij në Torovicë nuk ka rrugë dhe sipas tij fajtori kryesor është Edi Rama. Sipas tij, kryeministri duhet të largohet sa më parë.
"Vij nga Lezha. Nuk kam ardhur për parti por për hallet tona. Jam pa rrugë, pa ujë të pijshëm. Një shi të bjerë përmbytem. Ky na ka vënë këmbën. Rama duhet të largohet sa më parë. Një pikë shi të bjerë, Torovica përmbytet.", u shpreh protestuesi./Dosja.al

TIRANË- Protesta e Partisë Demokratike ka nisur ndryshe sot. Partia Demokratike kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve në kabinetin e tij. Protestës kombëtarë i janë bashkuar qytetarët të shumtë nën thirrjet, “Rama ik”, “Edi “Rama në Burg”, "Poshtë komunizmi".
Me flamuj kombëtarë, të SHBA si edhe të Bashkimit Europian, është shoqëruar protesta e sotme e opozitës./Dosja.al



TIRANË- Protesta e Partisë Demokratike ka nisur tashmë, ndërsa mbështetësit e opozitës janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë. Berisha është ndjekur nga mbështetës, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD. Kjo protestë e sotmja, është menduar të zhvillohet pa fjalime, ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e mëparshme kombëtare.
Ende nuk është e qartë se cili skenar do të ndiqet nga organizatorët, por pritet që të mbahet një marshim nga Kryeministria drejt institucioneve kryesore, duke shmangur Kuvendin, i cili është i pozicionuar pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku pritet të ketë një numër të shtuar besimtarësh pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit./Dosja.al

TIRANË- Pak çaste para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, në shesh kanë mbërritur grupet e para të mbështetësve. Disa prej tyre janë paraqitur me pankarta pikante, që përmbajnë mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.
Një nga sloganet që ka tërhequr vëmendjen është: “Sot votën, nesër votrën”.

Gjithashtu një protestuese ka shpjeguar edhe kuptimin e elementeve të pankartës, ku ndër të tjera ajo shprehet: "Kemi përfshirë të gjitha gjërat. Mbi të gjitha, i drejtohem Gardës. Garda është ajo që pavarësisht se ju rrit rroga dje, paguhet nga populli, nga taksapaguesit dhe është për të mbrojtur popullin. Kam, dua të veçoj një çikë dialogun ose fjalorin që kryeministri jonë përdor dhe për shembull, një ndër to është plak matuf. Po im bir ka një gjysh, që e ka plak, por nuk e ka matuf"./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar pak para nisjes së protestës, se kanë të dhëna se policia po infiltron persona për të provokuar gjatë protestës. Duke folur për News24, deputeti theksoi se në selinë e PS janë mbledhur dhe kyçur hajdutët ndërkohë që qytetarët kanë dalë në shesh. Ai theksoi se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin.
“Fiks aty ku ka hajdutë blindohet. Hajdutë blindohen e kyçen. Njerëzit e lirë dalin në shesh. Ajo është selia e krimit e hajdutëve, që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe krimin për AKSHI-n. Shqiptarët kanë zgjedhur të dalin në rrugë. Do t’i bëja thirrje policisë shkoni e merrni hajdutët që të shpëtojë Shqipëria nuk kanë punë për protestuesit.
Ne sot nuk kemi polici, por Ilir Prodën, një narko komisar në krye të policisë. Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty. Ne jemi në një qëndresë vazhdimësie, përballjeje me regjimin. Policia po infiltron individë për të provokuar. Njerëz të policisë i fusin me kapuça”, tha Balliu./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se kjo protestë do të jetë e udhëhequr nga vetë qytetarët e Shqipërisë.
Në një prenoncim për mediat në nisje të protestës ai theksoi se, protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Gjithashtu Gjoni tha se, do ndiqet një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat momnetalisht.
Deklarata e plotë:
“Sapo po kthehem nga Lezha, isha, po merresha me organizimin e protestës atje dhe me organizimin e njerëzve, të cilët janë nisur në drejtim të Tiranës. Padyshim që ka një numër të konsiderueshëm njerëzish më shumë se herët e tjera, të cilët po i drejtohen Tiranës dhe Kryeministrisë. Protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Po të shihni edhe tani në bulevard, rezulton që nuk ka podium për folësit. Kështu që protesta do udhëhiqet nga qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë dhe do ndjekin një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat në momentin aktual.
Jini të sigurtë që dy qendrat kryesore do jetë edhe Kryeministria dhe parlamenti, por do ketë edhe lëvizje të tjera padyshim. Por që normalisht në rast se njerëzit do i orientojmë që në momentin aktual, i bie që është dekonspiruar edhe ai plani në lidhje me mënyrën e menaxhimit të protestës. Padyshim, ne do kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Rama. Do ketë, besoj, një revoltë popullore të jashtëzakonshme, për arsye sepse edhe ndryshimet e fundit në qeveri janë vazhdë dhe makinacione të cilët janë për të fituar kohë nga ana e qeverisë Rama. Nuk ka ndryshuar asgjë deri në momentin sa të largohet koka e krimit të organizuar, i cili është kryeministri i Shqipërisë.
Padyshim që sjellja e policisë së shtetit ka qenë një sjellje jo profesionale dhe po të shihni edhe momentin, hedhja e gazit lotsjellës në ambientet e Partisë Demokratike është një ngjarje kriminale. Njerëzit qëndrojnë në ambientet e oborrit të Partisë Demokratike sepse janë demokratë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Padyshim që arrestimet dhe ndalimet dhe shoqërimet e protestuesve nuk e ulin mllefin dhe nivelin e protestës së qytetarëve. Biles, unë kam pasur kontakte me një pjesë të madhe të atyre të cilët kanë qenë në dhomat e paraburgimit, të jeni të sigurtë që numri i tyre vjen duke u shtuar edhe për shkak të mënyrës së sjelljes dhe represionit që ka ushtruar policia e shtetit. Kështu që nuk nuk frikësohen qytetarët shqiptarë dhe demokratët në përgjithësi dhe të jeni të sigurtë që numri do jetë akoma më i madh.
Në pikëpamjen time dhe mënyra se si po organizohen, protestat do jenë në afate kohore më të afërta dhe padyshim që do shkohet edhe drejt formave të tjera të protestës, të cilët nuk janë përjashtuar asnjë nga format e tjera, qoftë edhe ngujimi, qoftë edhe kohëzgjatja, qoftë edhe futja e grupit parlamentar në grevë të urisë.", tha Gjoni./Dosja.al
TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, një video e një qytetari i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë mesazhin e tij, është bërë viral. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, qytetari shkruan në xhaketën e tij mesazhe në gjuhën angleze të cilat u drejtohen kryeministrit Rama.
Në videon e mëposhtme ai shihet me pranga në duar dhe me gojën embyllur teksa shkrimet e tij janë mesazhe të ndryshme si:
“Ata që vjedhin popullin i presin vetëm prangat. Drejt asaj rruge po shkojnë të gjithë. Stop korrupsionit! Rama, Balluku në burg! Stop korrupsionit! Ju vidhni, ne paguajmë. Mjaft”, shkruhet në gjuhën angleze në rrobat e tij./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pak para nisjes së protestës në selinë blu. Ndërkohë, mbështetës të PD-së janë mbledhur para Kryeministrisë dhe para selisë blu, ku kanë pritur kryedemokratin.
Ai është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga mbështetësit e mbledhur përpara godinës./Dosja.al
TIRANË- Mbështetës dhe zyrtarë të Partisë Demokratike kanë nisur të mblidhen para selisë blu, pak para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita. Deputeti Bledion Nallbati, duke folur për Syri Tv, theksoi se objektivi i vetëm i protestës është largimi i qeverisë aktuale.
Bledion Nallbati: Ne e kemi këtë qartë objektivin, largimin e kësaj qeverie të korruptuar që ka grabitur çdo ditë paratë e shqiptarëve, si kundër është parë edhe me objektet infrastrukturore që tashmë po i shëmben nën tokë për shkak të abuzimeve. Kështu që rrugë zgjidhje tjetër nuk ka veçse largimi i kësaj qeverie
Çfarë kërkon opozita sot në rrugët e Tiranës?
Bledion Nallbati: Qeveri teknike, largimin e këtij pushteti. Ky është objektivi ynë./Dosja.al

TIRANË- Policia ka "zbarkuar" pranë selisë së Partisë Socialiste ditën e sotme, në kuadër të masave për protestën kombëtare të opozitës.
Siç shihet edhe në pamje, forca policore janë vendosur edhe pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më herët u raportua se, ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së./Dosja.al

LEZHË- Qytetarët e Lezhës do i bashkohen opozitës në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tiranë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se, pjesëmarrja e lezhjanëve në proteste do të jetë masive, pavarësisht rrethanave të krijuara në protestën e shkuar. Mësohet se ata janë nisur drejt protestës të organizuar nga strukturat e Partisë Demokratike./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës që pritet të zhvillohet në orën 18:00.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera ai thekson se, sot është momenti për të treguar të gjithë bashkë se largimi i Ramës, është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.
Postimi i plotë:
"Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës. Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.
Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.", shkruan Bardhi./Dosja.al