LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Nuk do ndalemi me kaq. Balliu: Rama e Veliaj pazare me SPAK për të mos u hetuar

• Ditën e sotme u zhvillua protesta para Bashkisë së Tiranës. • Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë ku kërkojnë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt. • Në protestën e ditës së sotme pati një numër të vogël të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara. • Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës. • Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet në mënyrë që hajdutët e vendit, përfshirë Ramën e Veliajn, të dalin para drejtësisë për pazaret që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. • Anëtarja e këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Ilda Zhulali vuri theksin te propaganda e Rilindjes dhe metoda e partisë-shtet për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesa e llogarisë ndaj Veliajt dhe bashkisë për shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave të tyre. • Organizatorët e protestës njoftuan se protesta e radhës do të mbahet të enjten tjetër.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Revoltë kundër ‘Rilindjes’/ Balliu: Rama e Veliaj pazare me SPAK për të mos u hetuar!

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Nuk do
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet në mënyrë që hajdutët e vendit, përfshirë Ramën e Veliajn, të dalin para drejtësisë për pazaret që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve. Sipas Balliut, Rilindja e Ramës dhe e kabinetit të tij qeveritar është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

"Drejtesia duhet të funksionojë me integritet. SHBA i kërkuam të bëntë drejtësi duke luftuar korrupsionin me integritet. Nuk luftohet me pazar, është pseudo luftë ndaj korrupsionit, të këtij hajduti nga SPAK me pazar. Merr paratë Veliaj e firmos, arrestohet dikush që s’ka bërë asgjë. Gjen një drejtor të Veliajt, pas mbushjes së xhepave të tij dhe SPAK e arreston.

Veliaj, Balluku, Rama, Xhaçka kanë ditë që ju vjedhin. Paratë shkojnë nga xhepi juaj të i atyre. SPAK mban në pushtet Ramën, duke sulmuar opoizitën dhe liderin e saj. Çfarë lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve, apo merret me përmirësimin e mbushjes së xhepave ? 9 milion m2 ndërtim, 1/5 banorë është 65 vjeç, për faj të pushtetit të Ramës. Rinia largohet, s’ka shkolla se ikin njerëzit, ka aktivitet kriminal në vendin tonë. Veëm vrasje në media, nga mafia dhe narkotrafiku që sollën e mbështetën. Kështu doli e tha edhe Balluku, fajësoi mediat dhe qytetarët.

Rilindaj është përgjegjëse për gjendjen e vendit, largimin e njerëzve, 80 mijë euro në ditë për incineratorë që s’ekzistojnë. Janë armiq të Shqipërisë, t’i trajtojmë si armiq të vendit, kombit e familjes. Për ata që këkrojnë të bëjnë presion ndaj qytetarëve dhe ato që protestojnë, e kanë të garantuar që do dështojnë ndaj sulmve të opozitës. Çdo kabinet duhet të ndryshojë, Rama mbi të gjitha të largohet, kryenarkoshtetoi. Rruga është ndryshimi, përmes revoltës e protestës," tha Balliu.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Këlliçi: PD nuk do të ndalet, para drejtësisë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Nuk do
Belind Këllici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës. Nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se enjten që vjen opozita do të protestojë sërish. 

“Faleminderit për protestën e 23 para selisë së grupit të strukturuar kriminal 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ka më shqiptar që nuk e di e që quhet Erion Veliaj. Nuk ka shqiptar që nuk e di që në këtë godinë strehohet një hajdut, një bandit që ka vjedhur votat e qytetarëve të Tiranës dhe pasi i vodhi për hërë të tretë votat me mandatin e grabitur vitin e kaluar dhurata që i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, janë mbeturinat, janë plehrat/ Një banor, dje, nga zona e Astirit një zonë pas asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht pa asnjë shkollë, një zonë me 70 mijë banorë çonte foto në kohë reale me koshat e plehrave në Astir me dhënien që plehrat prodhojnë vetëm plehra. Në të katër anët e Tiranës qyteti është i mbushur me plehra koshat janë të tejmbushur me plehra në një qytet ku bashkia paguan çdo vit 24 milione euro për pastrimin e qytetit dhe 12 milionë euro për inceneratorin dhe mjafton që të bëni një xhiro nëpër rrugët e Tiranës dhe të kuptoni realitetin që është krejt ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në mëdiat e paguar me paratë e inceneratorit të Tiranës. Ku shohim pyllin orbital të Erion Velijat me mbi 1 milionë pemë. Kronikat e gatshme të Veliajt me lopatë në dorë duke mbjellur një pemë me 20 kamera e 30 aparate fotografike. E ndërkohë realiteti në çdo cep të Tiranës është krejt ndryshe. Kanë mjaftuar këto 5 ditët e fundit për të kuptuar që të gjitha njësitë administrative janë të mbushura nga plehrat. Sepse kemi të bëjmë me një kryehajdut, me nja bandit që qëndron sot padrejtësisht dhe tërësisht në mënyrë imorale në krye të bashkisë së Tiranës vetëm për një arsye, se në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qene një nga më të moderuarit kur vjen puna për të folur për SPAKU-un. Por disa të vërteta do të duhet ti themi. Pa paragjykim, pa paramenduar asgjë, vetëm bazuar në fakte. Altin Dumani para dy muajsh se disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale . Por çfarë ka intelektuale në bonusin 8 për qind të pikëve firmosur nga Edi Rama për një kompani që nuk egziston. Si mund të quash krim intelektual firmën e Kryeministrit për një bonus 8 për qind, 8 muaj para se kompania të hapej. Ndërkohë që dy ministrat e tij, Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i mardhënieve me parlamentin i çonin shkresë zyrtare duke i thënë që kompania nuk egzistonte dhe prapë kryeministri i jepte 8 për qind  bonus një kompanie që nuk egzistonte. Pse? Spese është kompani e tij dhe ku administrator dhe pronar faktik ka vendosur kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliajn. Si mund të quhet krim intelektual një krim në të cilin, për katër herë më radhë Erion Veliaj i kërkonte Ministrisë së Financave përkatësisht ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj financimin e këtij projekti dhe katër herë me radhë ata e refuzuan. Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën  dhe vulën e vete dyshes Rama – Veliaj, tha ai.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Zhulali: Propaganda e rilindjes është ndërtuar mbi urrjetjen

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Nuk do
Ilda Zhulali

TIRANË- Anëtarja e këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Ilda Zhulali ka marrë pjesë sot në protestën e 23 para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt. Gjatë fjalës së saj para qytetarëve, Zhulali vuri theksin te propaganda e Rilindjes dhe metoda e partisë-shtet për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesa e llogarisë ndaj Veliajt dhe bashkisë për shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave të tyre.

E gjithë propaganda e Rilindjes është e përmbledhur në një fjali, urreni më shumë Saliun sesa doni më shumë vetën, famijët dhe familjet tuaja. Urreni më shumë Saliun sesa doni çerdhe, kopshte, shkolla për fëmijët tuaj. Urreni më shumë Saliun sesa të kërkoni rrugë më të pastra, urreni më shumë Saliun sesa të shqetësoheni se plehrat po na mbysin, urreni më shumë Saliun sesa të shqetësoheni se korrupsioni po na vret dita – ditës. Urreni më shumë Saliun sesa të kërkoni llogari pse nuk mblidhet parlamenti i tiranës. Urreni më shumë sesa të kërkoni llogari ku shkon Erion Veliaj, ku shkojnë takasat tuaja….kjo është skema e rilindjes, e ndërtuar mbi urrjetjen. Urrejtja nuk ka ndërtuar asnjëherë asgjë të mirë në historinë e njerëzimit. Të gjithë këta njerëz që na janë bashkuar në protestë na janë bashkuar në emër të dashurirsë, në emër të dashurisë për qytetin, për vendin. Shkunduni, mos u dorëzoni”, tha Zhulali.

1 VITE ME PARE

Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Nuk do
foto ilustruese

TIRANË- Ka nisur protesta e 23-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bashkisë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës