6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimit të Jurispridencë në gjuhën shqipe është zhvilluar sot në Tiranë. • Protesta është organizuar në Sheshin “Skenderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. • Ata shihen me flamuj në duar, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë. • Studentët mbajnë edhe një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Ne jemi bashkë” që i bashkohet thirrjes “O sa mirë me qen shqiptar"! • Studentët kanë mbajtur edhe fjalime, ku kanë theksuar se përdorimi i saj nuk mund të vihet në diskutim dhe se ajo mbetet pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar. • Sipas tyre, gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve. • Studentët deklarojnë se protesta nuk është politike dhe kanë bërë thirrje që kushdo që ka qëndrime politike, të largohet. • Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa provimi të realizohet në gjuhën shqipe. • Protestës i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema, i cili u shpreh se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përtej bindjeve politike dhe ndasive partiake. • Mema theksoi se mbështetja duhet të jetë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, duke përmendur edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet shqiptare. • Gazetari tha më tej se Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, teksa theksoi se të rinjtë duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit. • Studentët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm dhe bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria e Kosova do tu qëndrojnë pranë deri në realizim të kërkesave. • Ky është premtimi që shprehu edhe një prej studentëve të Tiranës, i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një nga studentët i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, tha se studentët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm dhe se studentët nga Shqipëria e Kosova do t’u qëndrojnë pranë deri në realizim të kërkesave. Gjatë fjalës së tij, ai tha se studentët nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat, duke theksuar se gjuha shqipe është e shenjtë.
Ai u shpreh se studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, ndërsa shtoi se gjuha shqipe i ka mbijetuar shekujve.
“Ata menduan se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë vetëm, por harruan se një Shqipëri e tërë ka sytë e mendjes e zemrës mbi ta. Shija e pushtetit u bëri gjakun ujë disave dhe i bëri të pyesin nëse vlen ose nuk vlen kauza. Studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, 8 orë rrugëve të Maqedonisë, por nga dëshpërimi për pushtet injoruan atë që i solli në pushtet, gjuhën shqipe. U morën me lapsuse të prodhuara nga lodhja, rebelizmi dhe antagonizmi i tentativave që po bëjnë për të gjymtuar të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV. Studentët shqiptarë po bëjnë atë që duhet të bënin politikanët atje. Për ne gjuha shqipe është e shenjtë. Kapur pas flamurit dhe gjuhës shqipe, shqiptarët i kanë mbijetuar shekujve. Shqiptaria nuk di të ndalet, ne do të jemi me ta deri në fund, deri në realizimin e kërkesave të tyre!”, tha studenti./Dosja.al
TIRANË- Një studente nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë ka mbajtur një fjalin gjatë tubimit në Tiranë në mbrojtje të gjuhës shqipe. Gjatë fjalës së saj ajo bëri thirrje para moshatarëve të saj të mos jenë një brez indiferent, por ta mbrojnë gjuhën shqipe me krenari.
Ajo tha se mbrojtja e gjuhës shqipe është një detyrë ndaj kombit, ndërsa theksoi se kombi mbahet gjallë nga ata që nuk heqin dorë prej tij.
“Mos mendoni se zëri juaj nuk dëgjohet. Çdo i ri që bashkohet bëhet forcë për këtë komb. Ne duhet ta shohim si detyrë ndaj kombit tonë, të mos jemi brez indiferent, të jemi brezi që u bashkua, që foli dhe mbrojti gjuhën shqipe me krenari sepse kombi mbahet gjallë nga ata që nuk heqin dorë prej tij!”, tha studentja./Dosja.al
TIRANË- Gazetari Marin Mema u është bashkuar studentëve në protestën për gjuhën shqipe. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përtej bindjeve politike dhe ndasive partiake. Mema theksoi se mbështetja duhet të jetë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, duke përmendur edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet shqiptare. Gazetari tha më tej se Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, teksa theksoi se të rinjtë duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
“Po e nis nga mesazhi që kemi dhënë me këtë banderolë këtu: ne jemi bashkë sepse sot vërtet jemi bashkë përtej çdo partie, çdo force! Kombi është mbi çdo parti, kombi është i shenjtë, kombi është gjaku e shpirti i çdo shqiptari dhe s’ka kurrkush që mundet të na ndajë! Ne do të jemi çdo ditë krah çdo shqiptari në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krah vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo sepse ne do të jemi një shpirt, një zemër, një histori, një kulturë, një identitet, një gjak, gjak shqiptar, i shenjtë!
Uroj me zemër e shpirt që ne siç jemi sot të gjithë bashkë dhe ju siguroj që jemi shumë bashkë, të përpiqemi çdo ditë, të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e kudo është koha të marrin gjithçka në dorën e tyre, është koha që të rinjtë shqiptarë të kthejnë dinjitetin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare! Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan me zemër shqiptarinë ndaj sa më shumë çdo ditë sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan vërtet. Është koha për shqiptari, për çdo pëllëmbë të kësaj toke!”, tha Mema./Dosja.al

TIRANË- Protestës për gjuhën shqipe, që po mbahet në Tiranë, i janë bashkuar edhe studentë nga Kosova. Fillimisht marshimi nisi në Sheshin Skënderbej dhe u drejtua për në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Thirrjet fjalimet dhe organizimi i protestës është lënë të drejtohet nga studentë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet; Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë.
Ata kanë vijuar me thirrjet “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qen shqiptar!” Më tej, studentë njëzëri kanë vijuan duke kënduar edhe këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës e duke bërë thirrje për UÇK./Dosja.al
TIRANË- Studentët të cilët janë mbledhur ditën e sotme në në Tiranë, mbështëtje të studentëve shqiptarë në RMV kanë nisur marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Fillimisht ata mbajtën disa fjalime, ku theksusn se gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve.
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar për gjuhën shqipe. Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare./Dosja.al
TIRANË- Një student nga Maqedonia e Veriut ka mbajtur një fjalin gjatë tubimit në Tiranë në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke theksuar se përdorimi i saj nuk mund të vihet në diskutim dhe se ajo mbetet pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar.
Sipas tij, gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve. Ai shtoi më tej se çështja, e cila sipas tij nisi si problem për kolegët në drejtësi, tashmë është kthyer në një çështje me rëndësi kombëtare.
“Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim! Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Kur vjen dita për të zgjedhur mes karriges dhe gjuhës amtare, zgjedhin karrigen! Ne jo, ne nuk heshtim. Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë. Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë. Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur?
Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur! Ne kemi vetëm gjuhën tonë! Ajo që nisi si problem i kolegëve në drejtësi, sot po kthehet në problem kombëtar. Ne nuk kërkojmë privilegje, vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon. Sot na takon vetëm një mesazh: ne jemi një dhe të tillë do të qëndrojmë! Bashkë në çdo sfidë, në mbrojtje të identitetit, gjuhës!”, tha njëri prej protestuesve nga Maqedonia e Veriut./Dosja.al
TIRANË- Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimit të Jurispridencë në gjuhën shqipe sapo ka nisur në Tiranë. Protesta është organizuar në Sheshin “Skenderbej”, ndërsa të shumtë kanë qenë studentët të cilët i janë bashkuar këtij tubimi.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme, ndërsa theksojnë mbështetjen e tyre në lidhje me këtë rast. Në një prej pankartave shkruhet, “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”./Dosja.al