LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestë në mbështetje të Palestinës, qindra qytetarë mblidhen te sheshi Skëndërbej: Palestinezëve po ju bëhet padrejtësi

• Qytetarët shqiptarë kanë dalë ditën e sotme në protestë në mbështetje të Palestinës që po sulmohen nga Izraeli në Gaza. • Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skëndërbej në Tiranë dhe po protestojnë për sulmet në Gaza, ku janë vrarë mijëra njerëz. • Protestuesit kanë kërkuar që të ndalet lufta në Gaza, pasi janë duke vdekur mijëra njerëz. • Po ashtu ata theksuar se grupi Hamasit po lufton për të çliruar tokat që ka pushtuar Izraeli. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Palestinezi në Shqipëri: Jemi të pushtuar nga Izraeli, duam tokat që na u premtuan, të jetojmë si të gjithë

Protestë në mbështetje të Palestinës, qindra
Hamza Aburaja

TIRANË- Një palestinez që jeton në Shqipëri Hamza Aburaja ka dalë në protestë ditën e sotme në mbështetje të vendit të tij. Duke folur për Report Tv, Aburaja tha se ata kanë që prej 1967 që janë të pushtuar nga Izraeli dhe kërkojnë tokat që u kanë premtuar në rezoluta. Sipas tij krijimi i lëvizjes së Hamasit është si rezultat i okupimit që Izraeli i ka bërë Palestinës.

"Është një ngjarje e rëndë për çdo kënd. Gjithë njerëzit atje janë të afërm të mi. Ashtu edhe në Shqipëri janë vëllezërit e mi. Unë jam nga Hebroni, Bregu Perëndimor, është 45 km larg. Askush nga Rripi i Gazës nuk mund të shkojë. Është ndarë dhe e kemi këtë vështirësi që të komunikojmë. Kemi disa rezoluta një që në ‘81 që i ka dhënë të drejtë të krijohet shteti i Izraelit dhe i Palestinës, por ne nuk na është plotësuar kjo e drejtë. Jemi pushtuar që nga ’67 dhe deri sot jemi në okupim. Deri sot nuk është dhënë asgjë. Izraeli vazhdon të jetë pushtues. Lëvizja e Hamasit është një rezultat i pushtimit i okupimit. Izraeli ka pushtuar tokat e Palestinës. Kërkojmë liri, pushtuesi të largohet. Duam të marrim pjesën që na është premtuar.  Nëse ne themi se çfarë ka bërë Hamasi, ne duhet të shohim dhe se çfarë ka bërë Izraeli. 70% të vrarëve janë fëmijë, nuk janë Hamasi, janë popull i pafajshëm. Duhet të shohim me balancë. Jam kundër çdo luftë që prek civilët edhe ne kemi pasur vuajte si popull," tha Aburaja.

Sa i takon mos njohjes së Kosovës si shtet nga Palestina, Aburaja tha se ata si popull nuk janë kundër, por çështja është e ndërlikuar politikisht.

"Kosova ngjan me çështjen e Palestinës, nuk jam kundër as populli palestinez. Jemi njësoj. Aty është një çështje e ndërlikuar politikisht. Mahumut Abaz nuk është shumë i vendosur ka presione, nuk vendos dot, është gjysmë i burgosur edhe ai. Ne si palestinez jemi pro Kosovës. Kam kaluar pjesën më të rëndësishme në Shqipëri. Për mua ky është atdheu i dytë. Për mua 30 vite nuk janë pak," tha Aburaja.

2 VITE ME PARE

Protesta në mbështetje të Palestinës, qytetarët: Izraeli ka pushtuar Gazën, ajo që po ju bëhet palestinezëve është e padrejtë

Protestë në mbështetje të Palestinës, qindra
Protesta

TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë dalë ditën e sotme në protestë në mbështetje të Palestinës. Qytetarët të mbledhur në sheshin Skëndërbej, kanë kërkuar që të ndalet lufta në Gaza, pasi janë duke vdekur mijëra njerëz. Po ashtu ata kanë theksuar se ajo që po ju bëhet palestinezëve është shumë e padrejtë.

“Unë përcjell një mesazh që të ndalet lufta sepse gjithçka që po ju bëhet palestinezëve është shumë e padrejtë. Gjithçka që ndodh nëpër botë dëgjohet, ama për Palestinën, asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i tyre. Mijëra njerëz janë duke vdekur atje, fëmijë, bebe, pleq, të cilat nëpër luftë këto gjëra nuk duhet të ndodhin, as gratë nuk preken, as fëmijët, as pleqtë. Ata kanë bombarduar dhe spitalin dhe më e bukura është se po i vënë fajin Hamasit dhe kjo është shumë e padrejtë. Këtë kanë bërë gjithmonë,” tha një protestues.

Një tjetër protestues, ka theksuar se grupi Hamasit po lufton për të çliruar tokat që ka pushtuar Izraeli. 

“Grupi Hamas po lufton për të çliruar tokat që ja ka pushtuar Izraeli. Izraeli ka ardhur nga Ukraina, nga Rusia, nuk janë vendali aty, vendali janë palestinezët. Hamasi është në tokën e vet. Izraeli është pushtues,” tha një tjetër.

2 VITE ME PARE

"Ndaloni krimet e luftës në Gaza"/ Shqiptarët në protestë në mbështetje të Palestinës: Jemi me ju (FOTOT)

Protestë në mbështetje të Palestinës, qindra
protesta

TIRANË- Qytetarët shqiptarë kanë dalë ditën e sotme në protestë në mbështetje të Palestinës që po sulmohen nga Izraeli në Gaza. Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skëndërbej në Tiranë dhe po protestojnë për sulmet në Gaza, ku janë vrarë mijëra njerëz. 

Në fotot e mëposhtme po shihen dhjetëra qytetarë shqiptarë që po protestojnë, ndërkohë që nuk kanë mundur as shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë ardhur vetëm për të marrë pjesë në këtë protestë.

2 VITE ME PARE

Protestë në Tiranë në mbështetje të Palestinës (Foto)

Protestë në mbështetje të Palestinës, qindra
Protesta pro Palestineze

TIRANA-Një grup qytetarësh janë duke zhvilluar një protestë pro Palestinës në Tiranë. Protesta sipas burimeve mediatike është organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë e shoqëruar me mesazhe dhe pankarta për luftën kundër popullit palestinez.

“Ndal vrasjen e civilëve, ndal luftës”, “Stop gjenocidit në Gaza”, janë disa nga pankartat. Kujtojmë se prej ditësh mes Hamasit dhe Izraelit ka nisur një përplasje e përgjakshme, që ka marrë jetë njerëzish.

proteste ne mbeshtetje te palestines lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet