LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të riinvestojmë për furnizimin me ujë të pijshëm", Rama: Në 11 maj kemi në dorë të ardhmen e vendit në BE

• Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Sarandë. • Rama e nisi fjalën e tij me rëndësinë që ka vota më 11 maj. • Rama theksoi se kjo datë nuk duhet neglizhuar pasi është takim me historinë, pasi shqiptarët për herë të parë kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit në BE. • Më tej ai u shpreh se në këtë qytet është rritur numri i investimeve dhe është shtuar numri i konsumatorëve. • Ai shtoi se si pasojë e kësaj do të riinvestohet në këtë zonë për furnizimin cilësor me ujë të pijshëm në të gjitha orët e ditës dhe gjatë pikut të sezonit veror. • Më tej gjatë fjalës së tij, Rama i cilësoi partitë e reja si cikli i dytë i farës së keqe të LSI. • Ndër të tjera Kryeministri theksoi se partitë e vogla janë për interesa të vogla, ndërsa një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. • Rama ka folur edhe lidhur me marrëveshjen për pensionet me shtetin e Greqisë, ku tha kanë nisur negociatat për njohjen e pensioneve, të cilat shtoi se mund të zgjasin me vite. • Por sipas tij këto negociata bilaterale mund të anashkalohet me futjen e Shqipërisë në BE dhe me marrjen e pasaportës evropiane. • Duke marrë pasaportën evropiane, Rama tha se pensionet, sigurimet, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike janë të barabarta dhe të njëjta me qytetarët e vendeve europiane. • Gjatë fjalimit, kreu i qeverisë nuk ka kursyer edhe ironitë ndaj opozitës dhe drejtuesit të saj. • Sipas Ramës, kreu i PD-së, ka djegur disa nga demokratët të cilët dolën fitues në Primare por nuk u përfshinë në listat për deputetë. • Më tej u shpreh se nëse minoriteti grek do një përfaqësues të zgjuar në Kuvend ka kandidatin e PS, ndërsa shtoi se "nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj"

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules…

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të
edi rama

SARANDË- Kryeministri Edi Rama në Sarandë nuk ka kursyer ironitë për kandidatët e opozitës atje. Sipas Ramës, kreu i PD-së, ka djegur disa nga demokratët të cilët dolën fitues në Primare por nuk u përfshinë në listat për deputetë. 

Më tej u shpreh se nëse minoriteti grek do një përfaqësues të zgjuar në Kuvend ka kandidatin e PS, ndërsa shtoi se "nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj"

Dhe ai i Kavajës… sa herë e hanë nga bufi hanë atë që u tregon bufi, ai i shkreti doli fitoi primaret e qarkut të Tiranës, e hëngri bufi. Dash Sula, gjeli i detit të Peqinit, fitoi primaret, ku e keni? Dogji dhe xhaketën Dashi. Atyre të minoritetit grek u them më të zgjuar që merr frymë në territorin e Shqipërisë ua kemi bërë deputet atje, nëse duan një më të zgjuar se veten ja ku e kanë, nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Me futjen në BE, analashkojmë gjithë negociatat bilaterale për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të
edi rama

SARANDË- Në takimin e sotëm në Sarandë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe lidhur me marrëveshjen për pensionet me shtetin e Greqisë. 

Rama tha kanë nisur negociatat për njohjen e pensioneve, të cilat shtoi se mund të zgjasin me vite. Por sipas tij këto negociata bilaterale mund të anashkalohet me futjen e Shqipërisë në BE dhe me marrjen e pasaportës evropiane. 

Duke marrë pasaportën evropiane, Rama tha se pensionet, sigurimet, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike janë të barabarta dhe të njëjta me qytetarët e vendeve europiane. 

"Janë në një ankth, njohjen e pensioneve. Kemi filluar negociata, por mund të zgjasin me vite, por fati e ka zgjedhur në dorën tonë që nëse ne duhet të bëhem atë që duhet të bëjmë dhe që i kemi sjell gjëra aty ku nuk kanë qenë kurrë, ne mund ta anashkalojmë gjithë negociatën bilaterale me atë pasaportë. Në momentin që Shqipëria behët anëtare i BE, çdo shqiptar merr atë pasaportë. Ajo pasaportë të bën automatikisht qytetar të barabartë. Pensionet, sigurimet, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike, studentët nuk janë me studentë të huaj, është njësoj.", tha Rama

1 VITE ME PARE

"Këta zogjtë që dalin e shesin veten si përfaqësues të interesave të mëdha”/ Rama ironizon partitë e reja: Janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI! 

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të
Edi Rama

SARANDË- Kreyeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët e Sarandës ironizoi edhe partitë e reja, duke i quajtur zogj. Me tone ironike Rama i cilësoi partitë e reja si cikli i dytë i "farës së keqe të së ndjerës LSI". Ndër të tjera Kryeministri theksoi se partitë e vogla janë për interesa të vogla, ndërsa një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar.

Rama: Ne duhet tu tregojmë atyre që duhet ta bëjmë këtë proces në afat dhe në atë moment që firmoset dakordësia do jenë të detyruar ta çojnë në parlamentet e tyre dhe ëndrra e madhe do të bëhet realitet falë votës së shumicsë së shqiptarëve. Pse është kaq e rëndësishme? Pse është përtej partive? Pse nuk bëhet fjalë për 71 deputetë?

Është shumë e rëndësishme sepse na duhet fuqi. Duhet të jemi të përpiktë me ata. Kur bihet dakord me ata, 1 mijë nga Shqipëria dhe 1 mijë nga BE, ne merremi vesh me ta. Tani e imagjinoni ju. Ne bëjmë negociata me ta dhe vijmë këtu dhe para përfytyroni të dalë bufi të thotë prit se do merreni vesh me mua. Ose këta zogjtë që dalin vërdallë, që thonë jemi të rinjtë. Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre.

Ata parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI dhe ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. Partitë e vogla kanë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Kaq e vërtetë është kjo, sat ë kthehesh mbrapa sheh që kemi bërë gabime, por asnjë moment ta ketë tradhtuar interesin kombëtar.

1 VITE ME PARE

"BE është një shtëpi të pasurish"/ Rama nga Saranda: Në 1997-ën nuk na lanë jashtë Europës të huajt, por na la shqiptari i mbrapshtë

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të
Edi Rama

SARANDË- Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Sarandës theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik. Rama gjithashtu tha se Shqipëria e pati një mundësi të artë vite më parë, por erdhi 1997-ta viti i mbrapshtë të cilin nuk e bënë të huajt, por e bëri shqiptari i mbrapshtë, duke ju referuar Liderit të opoztës Sali Berisha. Ndër të tjera Rama tha se BE është një shtëpi të pasurish dhe nuk e mban derën hapur çdo ditë.

“Në 97-ën nuk na larguan të huajt nga Europa, por e bëri shqiptari i mbrapsht. Që në momentin që shqiptarët i hapën rrugën PD-së, të gjithë nuk e vunë në dyshim se ne duam të hyjmë në BE. Asnjëherë deri vjet BE nuk ka patur gjë tjetër për ne përveç fjalëve që patjetër një ditë të bukur do të jeni me ne, por asgjë tjetër, dera ka qenë gjtihmonë e mbyllur. BE është një shtëpi të pasurish, nuk e mban derën hapur çdo ditë.

Ajo derë rri mbyllur dhe hapet, kur të tërë ata anëtarë rrinë brenda dhe e hapin derën jo vetëm kur ti troket, por kur ti je gati dhe ata brenda kanë interesin e tyre që ti të hysh brenda, që do të thotë nga njëra anë kanë krijuar besimin, respektin dhe ka ardhur dita që të të japin shansin të hysh brenda. Më në fund ne i bindëm ata, dhe ata i hapën negociatat. Por që shqiptarët duhet të kuptojnë është se ne na kanë dhënë një mundësi që nuk ja kanë dhënë askujt deri më sot, na kanë dhënë një afat që të mbyllim negociatat për tre vjet”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Takimi përmbyllës i fushatës në Sarandë, Rama: Në këtë zonë janë shtuar turistët dhe vizitorët, do të ketë riinvestim për furnizimin me ujë të pijshëm

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të
edi rama

SARANDË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Sarandës. Rama u shpreh se në këtë qytet është rritur numri i investimeve dhe është shtuar numri i konsumatorëve. Ai shtoi se si pasojë e kësaj do të riinvestohet në këtë zonë për furnizimin cilësor me ujë të pijshëm në të gjitha orët e ditës dhe gjatë pikut të sezonit veror. 

“Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar në Sarandë. Por, Saranda është një qytet që ka një problem ndryshe. Këtu është bërë një investim i rëndësishëm për ujin, mirëpo ajo që ka ndodhur është se ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është shumë më mirë, në Sarandë ka ndodhur që janë bërë më shumë investime, është shtuar numri i konsumatorëve. Nëse për banorët ka një normalitet në furnizim, sapo fillon invazioni i turistëve fillon edhe rënia e furnizimit.

Kjo do të thotë se nuk e nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të riinvestohemi për të bërë një investim specifik dhe madhor për këtë zonë, sepse në ndërkohë po shohim projekte të reja nga investitorë dhe arkitektë që do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit në Sarandë dhe paralajmërojmë për prurje më të mëdha të turistëve dhe vizitorëve. Kjo do të thotë më shumë ekonomi dhe të ardhura, por edhe një përgjegjësi e madhe sepse do të ketë akoma më tepër nevojë për ujë të pijshëm dhe një furnizim cilësor në të gjitha orët”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama nga Saranda: Në 11 maj kemi takim me historinë, kemi në dorë të ardhmen e vendit në BE!

PS mbyll fushatën elektorale në Sarandë/ "Do të
Edi Rama

SARANDË- Kreyministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e sotme në takim me qytetarët e Sarandës, ku gjatë fjalës së tij theksoi edhe njëherë rëndësinë e votës më 11 maj. Rama theksoi se ko datë nuk duhet neglizhuar pasi është takim me historinë, pasi shqiptarët për herë të parë kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit në BE.

“Ajo që e bën 11 majin një moment historik, nuk është fakti që do të zgjedhin mes një partie dhe ca të tjerave, pasi këtë punë e bëjnë në çdo palë zgjedhje. Sigurisjht çdo palë zgjedhje janë të rëndësishme, por ama jo çdo zgjedhje është një mundësi që i jepet zgjedhësit për të takuar historinë.

Në të gjitha këto vite pluralizmi ka aptur vetëm një takim me historinë, ai ka qenë marsi i vitit 1992, ku shumica dërrmuese e shqiptarëve votuan PD-në, jo se ishin me PD-në. 11 maji ëhstë shumë i ngjashëm me 22 marsin. Më 11 maj vota ka një peshë të madhe, pasi është interesi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Asnjëherë më parë kjo çështje nuk ka qenë e shtruar në rendin e ditës”, tha Rama.

edi rama ne sarande zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet