LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS prezanton kandidatët për deputetë në Gjirokastër/ Rama: Mundësia për integrimin në BE është reale dhe aktuale! 11 maji është dita e votimit historik

• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputet në qarkun e Gjirokastrës. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se 11 maji është një ditë e jashtëzakonshme, ku do të vendoset fati europian i vendit për 4 vitet e ardhshme. • Ai u shpreh se mundësia e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian është reale dhe aktuale, ndërsa shtoi se ky moment nuk do të zgjasë deri në pafundësi. • Rama u shpreh sot se integrimin në Bashkimin Europian e bën të mundur vetëm Partia Socialiste, ndërsa sipas tij 11 maji është votim historik që do të ndajë një epokë nga një epokë tjetër. • Kreu i qeverisë theksoi se me futjen në BE qytetarët shqiptarë do të kenë të drejta të barabarta me francezët apo holandezët. • Ai shtoi më tej se PS i dha "shpatën drejtësisë", pasi duan që drejtësia të forcohet dhe të rritet. • Në listën e hapur të PS për qarkun e Gjirokastrës bëjnë pjesë Anila Dhimitri, Pirro Dhima, Shyqeri Hysi dhe Tërmet Peci. • Në listën e mbyllur është Mirela Kumbaro.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama: Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut!

PS prezanton kandidatët për deputetë në Gjirokastër/
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama është shprehur se shqiptarët të cilët do të votojnë më 11 Maj, nuk duhet të shohin ngjyrën e partisë të cilën e cilësoi si ngjyra e macës. Rama tha se duhet ndjekur porosia se nuk ka rëndësi ngjyra e maces por duhet ti jepet rëndësi se ajo mace kap minj. Duke e krahasuar PS-në me një mace, Rama u shpreh se ata janë aq të zotë sa kapin edhe minjtë e vet dhe jo vetëm të komshiut.

"Nuk ka lidhje çfarë ngjyre ka macja, unë them që të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 Maj nuk duhet të shohin çfarë ngjyre kemi ne, por të ndjekin porosinë “mua smë intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë”.

Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut. Dhe këtë neve këta na e këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën, por ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart nga çfarë e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye që për hir të historisë që po shkruajmë së bashku," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Bufi i kënetës ju bën të shpresoni kot", Rama: Me futjen në BE përfitojmë 1 miliardë euro!

PS prezanton kandidatët për deputetë në Gjirokastër/
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në Gjirokastër ka folur në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Rama u shpreh se 10 vitet e fundit BE e ka mbështetur Shqipërinë në totalin e vet me rreth 1 miliardë.

Teksa po tregonte rreth mbështëtjes së BE-së ndaj vendit tonë, Rama u shpreh se Bashkimi Evropain ka dhënë rreth 200 mln euro. Sipas tij në momentin që do bëhemi pjesë e BE-së do të kemi përfitime rreth 300 mln euro për bujqësinë. Ai gjithashtu u bëri thirrje demokratëve që ta votojnë pasi sipas tij PD-ja të cilën e cilësoi si këneta po i gënjen.

"Në 10 vitet e fundit BE e ka mbështetur Shqipërinë në totalin e vet me rreth 1 miliardë euro, në momentin që bëhemi anëtarë të BE na jep çdo vit 1 miliardë euro. Në të gjithë këto vite, BE e ka mbështetur Shqipërinë për Bujqësinë me më pak se 200 mln euro, që kanë qenë shumë për ne, në momentin që bëhemi anëtarë të BE na jep 300 mln euro në vit për bujqësinë. Interesi puro personal, mund të jesh një prind demokrat dhe na dëgjon e thua ‘këta maskarenj prapë duan pushtet këta, por çfarë duan më këta’.

Por ka një llogari tjetër që duhet të bësh, s’je i detyruar të më pëlqesh as mua, as Mirelën, as tërmetin jo e jo se s’ke çfarë i pëlqen fare, askënd këtu, por do të bësh një llogari të thjesht që ne këtu, që nuk ju pëlqejmë mund të fusim vendin në BE dhe askush tjetër nuk e fut dot.

Duhet ta shikosh nga pozita si prind për fëmijën tënd që bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot se po mundemi ne, por nuk të bën atë që ty të duhet, që fëmijës tënd që sot është 14 vjeç dhe pas 4 vitesh kur ai do të shkojë jashtë për të studiuar i jep pasaportën e BE, dhe kur merr pasaportën nuk trajtohet më si student i huaj me kuota dhe tarifa që janë ndryshe, trajtohet si student europian," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"11 maji do të ndajë një epokë nga një epokë tjetër", Rama: Integrimin në BE mund ta bëjmë vetëm ne, demokratët duhet t’i bien lapsit

PS prezanton kandidatët për deputetë në Gjirokastër/
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Gjirokastër se integrimin në Bashkimin Europian e bën të mundur vetëm Partia Socialiste. Rama u shpreh se 11 maji është votim historik që sipas tij do të ndajë një epokë nga një epokë tjetër. 

Kreu i qeverisë theksoi se me futjen në BE qytetarët shqiptarë do të kenë të drejta të barabarta me francezët apo holandezët. Ai shtoi më tej se PS i dha "shpatën drejtësisë", pasi duan që drejtësia të forcohet dhe të rritet. 

"Askush tjetër nuk do mundet dot ta bëjë atë që po bëjmë sot. Ne jemi forca e duhur, në kohën e duhur. Këtë gjë mund ta bëjmë vetëm ne. Demokratët duhet t’i bien lapsit dhe ta bëjnë si patriot për interesin kombëtar, ta kapërcejnë këtë problem, që nuk e pëlqejnë PS. 11 maji është votim historik të ndajë një epokë nga një epokë tjetër. Do kemi të njëjtat të drejta, të njëjtat mundësi, do gëzojmë të njëjtat privilegje që kanë francezët apo holandezët. Pse na duhet BE ne, si komb, si shtet. Pa BE, ne nuk do ta kemi asnjëherë të sigurt që ky vend do të kthehet mbrapsht, që ky vend do respektojë të drejtat individuale të njeriut. E kemi shumë të thjeshtë shembullin. Ne jemi vendosur me të gjithë problemet dhe kostot tona, nga një drejtësi e pavarur, që ne i kemi dhënë shpatën. Ne duam që drejtësia të forcohet, të rritet. E keni dëgjuar bufin, më 12 maj do shkrijë SPAK. Kjo për t’iu thënë, që pas x vitesh vjen dikush tjetër që ka mendje tjetër. Nëse ne hyjmë në BE, askush nuk ndryshon dot gjë të asaj familjeje të madhe.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët për deputetë në qarkun e Gjirokastrës: Mundësia për integrimin në BE është reale dhe aktuale

PS prezanton kandidatët për deputetë në Gjirokastër/
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama po prezanton kandidatët për deputet në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se 11 maji është një ditë e jashtëzakonshme, ku do të vendoset fati europian i vendit për 4 vitet e ardhshme. 

Ai tha mundësia e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian është reale dhe aktuale. Më tej shtoi se ky moment nuk do të zgjasë deri në pafundësi, prandaj nuk duhet humbur kjo mundësi.

"Kemi bërë zgjedhje ku kemi marrë zotime dhe kemi bërë bilance. Por të gjitha kanë një tjetër për atë që do bëhet për qarkun e Gjirokastrës. Ajo që e bën 11 majin një ditë të jashtëzakonshme, ku bëhet fjalë se ku do të jetë Shqipëria 4 vitet e ardhshme. Procesi ynë për negociatat mund të mos kishte zgjedhje në mes. Por këto zgjedhje kanë rëndësi për integrimin në Bashkimin Europian. Mundësia e futjen në BE është reale dhe aktuale. Për herë të parë është bashkuar ylli i fatit tonë më yllin e fatit të tyre. Ata duan të na kenë në BE sa më parë. Por ky moment nuk do të jetë deri në pafundësi.", tha Rama.

edi rama qarku i gjirokastres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet