LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Punimet në Berat në kohë fushate/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” bllokoi punimet, Bashkia: Rruga po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

•Punimet gjatë mesnatës në rrugën në Berat, solli përplasje mes banorëve të fshatit Velabisht, kandidatit të opozites per kryetar të bashkisë si dhe personave që po tentonin të hidhnin asfalt elektoral. •Kandidati Zija Ismaili është njoftuar për ngjarjen nga banorët dhe menjëherë ka shkuar në vend ku ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet. •Ai tentoi të ndalonte punimet, që sipas tij po bëhen pa të drejtë dhe në shkelje të ligjit. •Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t’i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë. •Pas këtyre ngjarjeve, reagoi edhe Bashkia e Beratit. •Bashkia sqaron se rruga që po bëhej mbrëmë është vazhdimi i projektit për rehabilitimin e rrugës së njësisë Velabisht, teksa sqaron se punim po bëhet nëpërmjet marrëveshjes përkatëse së Bashkisë Berat dhe FSHZH si dhe lejes së dhënë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Asfalti elektoral në Berat, reagon Bashkia: Rruga e Velabishtit është jetike për banorët

Punimet në Berat në kohë fushate/ Kandidati i “Bashkë
Asfalti elektoral mbrem

BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej asfalt elektoral. Bashkia me anë të një njoftimi bën se dije se ky projekt po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Po ashtu theksohet se momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH dhe janë duke u implementuar.

Deklarata e Bashkisë së Beratit:

Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës i ndjekur nga grupi që e rrethon në padije të theksuar ndaj projekteve për Beratin është përpjekur mbrëmë të ndalojë punën për zhvillimin e një zone dhe vazhdimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së njësisë Velabisht, një rrugë jetike për banorët e kësaj zone.

Ismaili dhe disa ndjekës te tij bllokuan dje me arrogancë dhe në mënyrë të paligjshme punën për shtrimin e rrugës së Velabishtit. Kjo rrugë po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nënkontraktuesit e tij. Prej vitesh bashkia e Beratit i ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për këtë rrugë të shumëpritur për banorët e Velabishtit për shkak të kushteve të vështira të saj.

Çdo punim që po bëhet në këtë rrugë, bëhet nëpërmjet marrëveshjes përkatëse së Bashkisë Berat dhe FSHZH si dhe lejes së dhënë. Në Berat momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH duke u implemetuar dhe një prej tyre është edhe rruga e Velabishtit.

Bashkia e Beratit është 24 orë në punë në çdo ditë në këto 4 vite dhe do të vazhdojë të jetë 24 orë, ditën dhe natën, për të përfituar dhe implementuar projekte të tilla për përmirësimin e infrastrukturës së Beratit, ndryshe nga ata që dalin natën për të bllokuar zhvillimin e tij.

Bashkia është dhe do të jetë çdo ditë në shërbim te qytetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.  Ky eshte modeli qe ka ndryshuar rrënjësisht Beratin këto 4 vitet e fundit dhe një gjë është e sigurt, nuk ka më kthim mbrapa. Banorët e njësisë Velabisht i shohin me neveri këto veprime primitive dhe e kanë të qartë se cilin prej dy modeleve do të zgjedhin në 14 maj.

Mbrëmjen e kaluar kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zija Ismaili për kryebashkiak në Berat ka denoncuar hedhjen e asfaltit elektoral në rrugën e fshatit Velabisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së kaluar, ku mjetet punonjëse ishin pa targa dhe pa tabelë njoftuese për punën e bërë.

3 VITE ME PARE

"Asfalt elektoral" në Berat/ Kandidati i “BF”: Mjeti pa targa që po hedh bitum. Alizoti: Kemi shtetin kundër, rrethohemi nga MAFIA. Meta: Turp

Punimet në Berat në kohë fushate/ Kandidati i “Bashkë
Tensionet ne Berat

BERAT- Një “incident” ka ndodhur mesnatën e kaluar në Berat, ku disa persona po tentonin që të hidhnin asfalt elektoral në Velabisht. Banorët teksa kanë vënë re ngjarjen kanë njoftuar kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Beratit Zija Ismaili. Ai ka shkuar në vend dhe ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.

“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi.Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. Banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen. Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt. Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit”, tha Ismaili.

Ismaili më tej shtoi se qytetarët duan investime dhe jo që të vidhen natën.

"Qytetarët duan investimet, transparencën se kanë paguar taksat. Këta duan t'u grabisin votat natën, në errësirë. Ne jemi në krah të qytetarëve dhe do t'i mbështesim ata", tha ai. 

I pranishëm ishte dhe deputeti Tomor Alizoti ku tha se për punimet nuk ka asnjë tabelë informuese dhe se nuk dihet as shuma që është investuar. 

"Si mund të bëhet një rrugë pa kanalizime. Nuk ka transparencë, nuk ka tabelë informuese, nuk dihet vlera e investimit. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Policia këtu është për të intimiduar njerëzit, njerëzit nuk e pranojnë këtë", theksoi Alizoti.

'Ne kemi të gjithë shtetin kundër, kemi të mafian kundër'- shton më tej Alizoti.

'S'kemi besim te policia e Çuçit ne'- thotë një qytetar në video.

Ata kanë debatuar edhe me forcat e rendit që mbërritën aty për të mos lejuar bllokimin e punimeve nga qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës. 

Ky është incidenti i disatë që ndodh gjatë fushatës elektorale./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Asfalt elektoral" në mesnatë! Trazira në Berat, opozita ndalon mjetin, ndërhyn edhe Policia e Shtetit

Punimet në Berat në kohë fushate/ Kandidati i “Bashkë
Pamje nga Berati

BERAT- Partia Demokratike ka ndaluar një mjet që po shtron asfalt në një rrugë të Beratit. Pamjet nga vendi ku ka ndodhur "ndalimi" i ka shpërndarë vetë kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Zija Ismaili. Në pamje duket mjeti që ka ndalur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e Policisë së Shtetit.

"Vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t'i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë! Berati do i ndëshkojë në mënyrën më të merituar në 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Ndryshimin dhe Fitoren e Dr.Zija Ismailit,"-është bërë me dije në reagimin zyrtar nga Partia e Lirisë lidhur me rastin.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndodh fenomeni i të ashtuquajturit "asfalt elektoral".

bashkia berat asfalti elektoral ne berat

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit