LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qëllohet me 3 plumba në kokë kandidati për president në Ekuador! Vritet autori dhe plagosen 9 persona, Presidenti: Do ndëshkohet krimi

• Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar me 3 plumba në kokë gjatë një tubimi të fushatës. •Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. •Policia ka qëlluar për vdekje agresorin, ndërsa u arrestuan 6 të dyshuar. • Ndërkohë pas ngjarjes që tornditi vendin, presidenti Guillermo Lasso tha se se ata që shkelin ligjin do të ndëshkohen.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja e kandidatit për President/ Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 3 ditë zie për Fernando Villavicencio

Qëllohet me 3 plumba në kokë kandidati për president në
Fernando Villavicenco

EKUADOR-  Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpalli tre ditë zie kombëtare pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio.

Gjendja e jashtëzakonshme kërkon vendosjen e personelit ushtarak shtesë në të gjithë vendin. Lasso tha gjithashtu se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen siç ishte planifikuar më 20 gusht, pavarësisht ngjarjes kriminale, shkruajnë mediat e huaja. 

“Duke pasur parasysh humbjen e një demokrati dhe një luftëtari, zgjedhjet nuk pezullohen; përkundrazi, ato duhet të mbahen dhe demokracia duhet të forcohet”, tha Lasso të enjten.

Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar me 3 plumba në kokë gjatë një tubimi të fushatës. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. 

2 VITE ME PARE

U ekzekutua me 3 plumba/ Kush ishte Fernando Villavicencio? Kandidati për president në Ekuador që 'premtoi' të luftonte bandat kriminale

Qëllohet me 3 plumba në kokë kandidati për president në
Fernando Villavicencio

EKUADOR-  Fernando Villavicencio, kandidat për president në Ekuador u qëllua për vdekje të mërkurën gjatë një takimi elektoral në kryeqytet, në një kohë kur dhuna mes bandave gëlon në shtetin Amerikano Jugor. Gjatë fushatës elektorale ai premtoi se do të 'luftonte' kundër karteleve dhe korrupsionit. 

Presidenti Guillermo Lasso konfirmoi vrasjen e Fernando Villavicencio ndërsa shtoi dyshimet se pas ngjarjes fshihet krimi i organizuar, më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ju siguroj se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar. Krimi i organizuar ka shkuar shumë larg, por ata do të ndjejnë peshën e plotë të ligjit," tha Lasso në një deklaratë. 

Para të shtënave, Villavicencio tha se kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje, duke përfshirë nga bashkëpunëtorët e kartelit Sinaloa të Meksikës, një nga grupet e shumta të krimit të organizuar ndërkombëtar që tani veprojnë në Ekuador. Ai tha se fushata e tij përfaqësonte një kërcënim për grupe të tilla.

“Këtu po tregoj fytyrën time. Unë nuk kam frikë prej tyre,” tha Villavicencio në një deklaratë, duke përmendur emrin e bosit të arrestuar të krimit José Adolfo Macías me pseudonimin e tij “Fito”.

Villavicencio ishte një nga tetë kandidatët, megjithëse jo kryesuesi. Politikani, 59 vjeç, ishte kandidati për Lëvizjen Build Ecuador. Trafikantët e drogës në Ekuador kanë filluar të përdorin portet bregdetare të vendit. Më 26 korrik, Lasso shpalli një gjendje të jashtëzakonshme duke mbuluar dy provinca dhe sistemin e burgjeve të vendit në një përpjekje për të frenuar dhunën.

2 VITE ME PARE

Ekzekutohet me plumb në kokë kandidati për President në Ekuador, vritet edhe autori

Qëllohet me 3 plumba në kokë kandidati për president në
Fernando Villavicencio

EKUADOR- Kandidati për President në Ekuador, Fernando Villavicencio, është qëlluar për vdekje gjatë një fushate. CNN raporton se Villavicencio u qëllua dhe u vra teksa po largohej nga një tubim i fushatës në një shkollë në veri të kryeqytetit Quito, 10 ditë përpara se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahej më 20 gusht.

Nëntë persona kanë pësuar lëndime, përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Villavicencio ishte duke u larguar nga mitingu i fushatës drejt një automjeti të rrethuar nga disa oficerë policie dhe një turmë shikuesish. Në momentin që është ulur në sediljen e pasme të automjetit, autori i doli përpara dhe e qëlloi në kokë. Janë dëgjuar të paktën 12 të shtëna.

Presidenti i vendit, Guillermo Lasso tha se “krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar”. Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ngjarja vjen në një periudhë, ku krimi dhe prania e kartelave të drogës në Ekuador vjen gjithnjë e më shumë në rritje gjatë viteve të fundit, duke e kthyer në një ndër retorikat kryesore të fushatave presidenciale të këtij viti por edhe të politikës në tërësi.  Muajin e kaluar, Lasso shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim natën në tre provinca pas një numri vrasjesh të lidhura me krimin e organizuar.

 

vritet fernando villavicencio fernando villavicencio

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë