LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qytetarët sërish protestë para bashkisë/ Këlliçi: Dritan Prençi ka drekuar me drejtorët e Bashkisë së Tiranës për llogari të Veliajt! Teliti: Vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre

• Një tjetër protestë është zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës. • Qytetarët janë grumbulluar para bashkisë për herë të 37-të ndërsa kanë vijuar me thirrjet e tyre për dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj. • Në protestë i pranishëm ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. • Gjatë fjalës së tij Blushi u shpreh se janë të pranishëm për të denoncuar një hajdut që hyri në politikë me kanatjere dhe pantallona të shkurtëra, dhe që sot ka ndërtuar një pasuri multimilionësh, mbi gjakun, djersën dhe mbi mundin e qytetarëve të thjeshtë të këtij qyteti. • Ai shtoi se pasuria e ndërtuar mbi gjakun e një minoreni i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, gjaku i të cilit nuk e ka tronditur drejtësinë. • Sipas tij SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Veliajn. • Blushi shtoi se kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës. • Edhe nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestë ndërsa gjatë fjalës së tij tha se në bashkinë e Tiranës tjetërsohen prona publike dhe private. • Sipas tij ata vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre dhe më pas dalin në publik dhe tallen në mënyrën më ironikë të mundshme, po me qytetarët. • Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se u faktua se si kryebashkiaku Erjon Veliaj me shoqata e agjenci paguante bashkë me gruan e tij gjykatat e prokurorët. • Balliu theksoi se Veliaj ka ngritur skemën më të tmerrshme dhe se ata nuk janë qeveritarë të shtetit, por qeveritar të shoqatave. • Fjalën e tij e ka mbajtur edhe drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi. • Këllçi gjatë fjalës së tij është shprehur se hesapet e drejtësisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk janë mbyllur, edhe pse drejtësia në nxitim e sipër kërkon ta nxjerrë atë të ‘pastër’. • Këlliçi hodhi akuza ndaj prokurorit Dritan Prençi, se ka darkur me drejtorët e Veliaj, për llogari të mbylljes së hetimeve për këtë të fundit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Dil e përgënjeshteroje", Këlliçi nga protesta: Dritan Prençi ka drekuar me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, për llogari të Veliajt!

Qytetarët sërish protestë para bashkisë/
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Këllçi  gjatë fjalës së tij është shprehur se hesapet e drejtësisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk janë mbyllur, edhe pse drejtësia në nxitim e sipër kërkon ta nxjerrë atë të ‘pastër’.

Ai u shpreh se pavarësisht përpjekjeve të prokurorit të Posaçëm, Dritan Prençi për ta dërguar dosjen e incineratorit të Tiranës në GJKKO, pa personin përgjegjës të saj, Erion Veliaj, është e dështuar. Këlliçi hodhi akuza ndaj prokurorit Prençi, se ka darkur me drejtorët e Veliaj, për llogari të mbylljes së hetimeve për këtë të fundit.

"Dritan Prençi vendose të çosh në gjykatë dosjen e incineratorëve. Dëgjove protestën, ne sot nisim punën me Veliaj, me ty Dritan Prençi, ne shkelje flagrante të ligjit i kemi kërkuar aktet e dosjes pranë PD, sepse jeni palë në këtë çështje. Kanë çuar me vrap si skutha çështjen në gjykatë, pa emrin e pronarit faktik të incineratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Blushi iu nxori një vendim 2017, ku Veliaj me firmë e vulë i hap rrugë konsensionit pa vendim të Këshillit Bashkiak. Pasi 2 herë Ahmetaj e kishte kundërshtuar financimin e kësaj skeme, Shkëlqim Cani e kundërshtoi. Veliaj i vuri gjoksin për t’i dalë zot kësaj pune.

Dritan Prençi që ka drekuar me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, për llogari të Veliajt. Dil e përgënjështeroje Këlliçin, për këtë që sa po thashë. Do ju tregojmë me detaje për dosjen e inceneratorit dhe 5D,  dhe punës së gazetarëve të emisionit ‘Plug’, që mund t’i quajmë pa frikë ustallarë, që kanë zbërthyer vjedhjen e klontrollin e drejtësisë, të denjë për një individ, si Erion Veliaj," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Vjedhin 24 orë në 24" Balliu: Ky nuk është kryetar bashkie i një qyteti, por kryetar bashkie për shoqatat! Pse është i lirë ky hajdut

Qytetarët sërish protestë para bashkisë/
Balliu

TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranë. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se gazetarët kurajozë kanë zbërthyer një nga skemat më mafioze, që do ta kishte zili dhe ‘Cosa Nostra’ . Ai shtoi se u faktua se si kryebashkiaku Erjon Veliaj me shoqata e agjenci paguante bashkë me gruan e tij gjykatat e prokurorët.

Balliu ngriti pyetjen se pse Veliaj është i lirë, pse është në punë ai duke e quajtur hajdut. Ai theksoi se Veliaj ka ngritur skemën më të tmerrshme dhe se ata nuk janë qeveritarë të shtetit, por qeveritar të shoqatave. Sipas tij ai nuk është kryetar bashkie i një qyteti, por kryetar bashkie për shoqatat. 

"Një falënderim për gazetarët kurajozë që kanë zbërthyer një nga skemat më mafioze, që do ta kishte zili dhe ‘Cosa Nostra’ që janë gazetarët e ‘Plug’. E vërteta është se aty kjo skemë mafioze u faktua. U faktua edhe se si është kapur drejtësia, se si ky mafioz me shoqata e agjenci paguante bashkë me gruan e tij  gjykatat, prokurorët.

Se si ky njeri me këtë pushtet ka kapur instanca që duhej të jenë të pavarura. Se si kryetar i Gjykatës së Lartë, Sadushi është në shërbim të tij, Llagami kryetarja e KLGJ-së është në shërbim të tij. Se si Pranvera Pustina, gruaja e Florian Pustinës ishte dhe është shefe e kabinetit të Olsi Çelës, prokurorit të Përgjithshëm, që nuk merrte masa për gjyqtaren me 333 mbiemra se, prej asaj ka mbetur 333 ditë lideri i opozitës atje, me urdhër të Edi Ramës, patjetër.

Se si Rakipi, që është sot në Magjistraturë dhe pagohej po nga kjo. Se si të gjithë këta, përfshirë dhe njërin që bënte vetingun gjyqtarëve, që ky mostra këtu e kandidonte edhe për deputet me G99. Se si, Bushka, kryetarja e Komisonit të Ligjeve, dhe kjo në shërbimin e tij, me paratë e tij, me shoqatat e tij, bashkë me këtë Irakliun, marrin tendera dhe punojnë në bashki. Të gjithë këta në shërbim të këtij njeriu. Si ka mundësi që liderin e opozitës e mbajtën në ‘arrest shtëpie’ se kishin frikë se mos prishte prova, po ky mafiozi që ka kapur gjithë drejtësinë, a nuk keni frikë se po ju prish prova.

Pse është i lirë, pse është në punë ky hajdut. Ky kishte ngritur skemën më të tmerrshme, e kam thënë dhe e përsëris, këta nuk janë qeveritarë të shtetit, por qeveritar të shoqatave. Ky nuk është kryetar bashkie i një qyteti, por kryetar bashkie për shoqatat. Këta nga mëngjesi në darkë vetëm vjedhin, ëndërrojnë si të vjedhin, edhe kur hanë buk vjedhin, edhe kur flejnë gjumë vjedhin, këta vjedhin 24 orë në 24, nuk e ndalin vjedhjen.

Nuk ka shqiptarë që nuk e di se Erion Veliaj është hajdut. Kur i gjen ‘Plug’ gjithë ato fakte e prova, ky Skapi i partisë, pse nuk i gjen. Ku do ti gjejë Dumani. Tre shtëpia një Duman. Ky që me një rrogë blen tre shtëpia, e shqiptarët me tre rroga nuk blejnë dot një dhomë gjumi sot’, tha Klevis Balliu në protestën para bashkisë së Tiranës," tha Balliu.

1 VITE ME PARE

"Brenda bashkisë ndodhen kriminelë", Teliti nga protesta: Tjetërsojnë pronën publike dhe private! Vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre

Qytetarët sërish protestë para bashkisë/
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radhës të organizuar par bashkisë së Tiranës. Teliti gjithashtu mbajti fjalën e tij ndërsa u shpreh se a ka vlera evropiane ekipi drejtues i kësaj bashkie e cila vjedh dita ditës e cila abuzon dita ditës e tenderon dita ditës të paktën 1.5 milionë euro në ditë. Ai shtoi se a ka ka moral evropianë kjo godinë e cila është streha e atyre që arriten ta vendosin korrupsion në piedestalin e 100 për qindëshit siç ishin kolegët e 5D. 

Teliti u shpreh se ata tjetërsojnë pronën publike dhe private. Sipas tij ata vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre dhe më pas dalin në publik dhe tallen në mënyrën më ironikë të mundshme, po me qytetarët. Ai theksoi se 5 mijë punëtorë kishte bashkia e Tiranës me 2016 ndërsa sot janë 12 mijë e 100. 

"Një falënderim për prezencën tuaj edhe sot. Në protestën e 37, para kësaj godine sa të bukur nga jashtë po aq të shëmtuar nga brenda. E bukur nga jashtë por brenda ndodhen kriminelë, ndodhen hajdutë, ndodhen abuzues. Dhe ironia, shikojeni, poshtë dera e mbyllur me zinxhir, ndërsa lart valëvitet flamuri kombëtar dhe flamuri i BE. A ka vlera evropiane ekipi drejtues i kësaj bashkie e cila vjedh dita ditës e cila abuzon dita ditës e tenderon dita ditës të paktën 1.5 milionë euro në ditë.

A ka moral evropianë kjo godinë e cila është streha e atyre që arriten ta vendosin korrupsion në piedestalin e 100 për qindëshit siç ishin kolegët e 5 D. A ka moral kjo administratë e bashkisë me drejtuesit e saj politikë të cilët në vend që të punojnë për Tiranën për të zgjidhur hallet dhe problemet e shumta që ka ky qytete, bëjnë vetëm diçka. Ulen në gostitë e tyre. Bëjnë pazaret e tyre. Tjetërsojnë pronën publike dhe private, vjedhin paratë e qytetarëve i fusin në xhepat e tyre dhe më pas dalin në publik dhe tallen në mënyrën më ironikë të mundshme, po me qytetarët. Tallen me kafshatën e bukës që u mungon qytetarëve të Tiranës. Tallen me shkollat që u mungojnë fëmijëve të Tiranës.


Tallen me trafikun e rënduar që ka ardhur si pasojë  e betonizimit që këta tradhtarë të Tiranës dhe Shqipërisë kanë uzurpuar bashkinë e Tiranës. 5 mijë punëtorë kishte bashkia e Tiranës me 2016 ndërsa sot janë 12 mijë e 100. 7 mijë patronazhistë për të cilët kam një thirrje të qëndrojnë larg kutive të votimit dhe fushatës elektorale pasi do të ndiqeni penalisht për krim elektoral," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Veliaj vazhdon e vjedh dhe asnjë nuk i hyn në këmbë", Blushi nga protesta: SPAK na tregon se ku ndodhet ‘Harabeli’! Merret me disa para që bashkëshortja e tij paska përfituar

Qytetarët sërish protestë para bashkisë/
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi u shpreh se janë të pranishëm për të denoncuar një hajdut që hyri në politikë me kanatjere dhe pantallona të shkurtëra, dhe që sot ka ndërtuar një pasuri multimilionësh, mbi gjakun, djersën dhe mbi mundin e qytetarëve të thjeshtë të këtij qyteti.

Ai shtoi se pasuria e ndërtuar mbi gjakun e një minoreni i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, gjaku i të cilit nuk e ka tronditur drejtësinë. Sipas tij  SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Veliajn. Blushi shtoi se kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës. Ai shtoi se Rama vendos se kur Erion Veliaj duhet të hyjë në burg, para apo pas zgjedhjeve.

"Jemi këtu për të denoncuar një hajdut, fytyrat e të cilit duhet të stampohen në çdo kosh mbeturinash dhe duhet të jenë një manual se si, një djalë i ri që hyri në politikë me kanatjere dhe pantallona të shkurtëra, dhe që sot ka ndërtuar një pasuri multimilionësh, mbi gjakun, djersën dhe mbi mundin e qytetarëve të thjeshtë të këtij qyteti.


Një pasuri e cila fillon e ndërtuar mbi gjakun e një minoreni i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, gjaku i të cilit nuk e ka tronditur drejtësinë. Vijoi vit pas viti pasurinë e tij e cila deri dje ishte një kosh me bisht dhe sot janë me qindra kulla në Tiranë ku pastrohen paratë e tij të pista. SPAK mbyll sytë, nuk bën drejtësi dhe së fundmi ka hapur një tender se kur do ta ndalojë Erion Velaijn.

Në fakt kjo është një aktakuzë për vetë SPAK dhe për këtë tender të fëlliqur që tregon se edhe njëherë se ky institucion është në varësi direkt të Edi Ramës dhe se është ai që vendos se kur, Erion Veliaj duhet të hyjë në burg, para apo pas zgjedhjeve.

Ndërkohë që SPAK vazhdon të merret me ‘Harabelat’ e Erion Veliajt. Unë po i tregoj një provë, një firmë të kryetarit ilegjitim të Bashkisë së Tiranës. Ja ku e ke urdhrin. Është kjo firmë që i hapi udhën inceneratorit që nuk ekziston të Tiranës, është kjo firmë që gllabëron çdo ditë 70-90 mijë euro taksa të qytetarëve të Tiranës. Mjafton kjo firmë që Erion Veliaj të ishte arrestuar 7 vite më parë.

Ndërsa SPAK na tregon se ku ndodhet ‘Harabeli’, merret me disa para që bashkëshortja e Erion Veliajt paska përfituar. Në fakt janë shumë qesharake, dhe me shumat e Harabelit ai del një xhepist urbanësh, ku ndërkohë ai është një dinozaur i tmerrshëm i gllabërimit të qindra milionë euro të taksave tuaja. Edhe sot e kësaj dite vazhdon e vjedh dhe asnjë nuk i hyn në këmbë.

Jemi shumë pranë fitores, edhe pak kohë na duhet të rrëzojmë këtë regjim, që kapi për fyti edhe drejtësinë që ka kapur për fyti, edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, ku kemi depozituar edhe aty një tjetër kallëzim për taksën e përkohshme shkollore," tha Tedi Blushi.

protesta para bashkise se tiranes kellici

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën