LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi i Egnatias, Dwamena

•Raphael Dwamena, golashënuesi më i mirë i Egnatias, ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua në fushë gjatë kohës kur luhej ndeshja. •28-vjeçari ganez krijoi panik tek të gjithë lojtarët dhe të pranishmit në stadiumin “Egnatia Arena”, teksa u nis menjëhere drejt spitalit me ambulancë, por për fat të keq nuk mbijetoi. •Afrikani ka patur më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe kur luante në Austri. •Sulmuesi kishte probleme dhe vite më parë u tërhoq nga sporti, ndërsa kishte një “çip” që e lejonte të luante futboll. 

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Me duart në kokë duke qarë, momenti kur futbollistët e Egnatias vajtojnë vdekjen e Dwamenas në dyert e spitalit (VIDEO)

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi
Futbollistët e Eganatias

RROGOZHINË- Disa në lot disa në heshtje të tronditur për humbjen e shokut të tyre, kështu u pa gjendja e futbollistëve të Egnatias pasditen e sotme pasi kapiteni i tyre Raphael Dwamena ndërroi jetë si pasojë e një goditje në zemër. 

Sulmuesi humbi jetë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar sot për 24 minuta.  28-vjeçari u dërgua në spitalin e Rrogozhinës dhe pas tij në atë të Kavajës, ku mbërriti pa shenja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin diçka për ta shpëtuar.

2 VITE ME PARE

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena në Shqipëri, "shokon" median edhe futbollin ndërkombëtar...

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi

TIRANE - Shumë media të huaja, i kanë kushtuar vend të veçantë ngjarjes tragjike të ndodhur në ndeshjen Egnatia - Partizani, ku kapiteni i skuadrës rrogozhinase, Raphael Dwamena, në minutën e 25-të pësoi një kolaps në fushë, i cili më pas rezultoi fatal.

Sulmuesi 28-vjeçar, megjithë ndihmën e mjekëve, nuk ia doli dhe u nda nga jeta para se të mbërrinte në spitalin rajonal të Kavajës.  

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Duamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Duamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish-futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi

B.T (Dosja.al)

2 VITE ME PARE

Spanjollja “MARCA”/ Raphael Dwamena, ish-lojtar i Saragoza dhe Levante, vdes pasi u rrëzua në një ndeshje në Shqipëri... (video)

SPANJE - Një lajm i tmerrshëm vjen nga Shqipëria. Raphael Dwamena, 28 vjeç, dikur lojtar i Saragoza ose Levante, ka vdekur në një ndeshje të ligës. Ganezi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes mes ekipit të tij Egnatia dhe Partizanit të Superiores shqiptare.

Futbollisti, sipas mediave shqiptare, ka ndërruar jetë në spital, pas një tentative për reanimim në fushë. Sipas mediave shqiptare, ishte hera e tretë në karrierën e tij që lojtari pësoi një problem të tillë në fushën e lojës.


Në janar 2020, pas disa fatkeqësive të ngjashme, ai iu nënshtrua një operacioni në Saragoza dhe një pajisje iu instalua në zemër dhe ai nuk mund të luante për gati tre vjet. Mjekët i rekomanduan të mos luante më, por ai insistoi ta bënte këtë, thotë 'EFE'.

Në vitin 2022, Dwamena u intervistua nga 'Neue Zürcher Zeitung' e Zürich dhe e bëri të qartë pozicionin e tij për problemet e tij shëndetësore dhe futbollin: "Nëse unë vdes, ky është vullneti i Zotit. Unë jam larguar dhe kaq. I harruar nga njerëzit, unë do të jem i trishtuar për disa orë, ose ndoshta edhe disa javë. Por ata do ta kalojnë atë dhe do të vazhdojnë. Unë nuk e jetoj jetën time për t'i kënaqur njerëzit. Vetëm Zoti e di”.

Raphael Dwamena, i cili kishte luajtur tetë here për Ganën, e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Red Bull Salzburgut, duke luajtur një rol kryesor me Liefereing në Kategorinë e Dytë, skuadrën 'B' të Austrisë. Pas një magjie në Austria Lustenau, ai përfundoi në FC Zürich, ku shënoi 25 gola dhe prej ku u hodh në futbollin spanjol për të luajtur për Levante dhe Saragoza.

Në dy sezonet e fundit, sulmuesi ka veshur fanelën e KF Egnatia, një klub në Kategorinë Superiore shqiptare: 24 gola (përfshirë tre në Ligën e Konferencës) dhe 10 asistime për të. Ai ishte kapiteni i ekipit dhe një figurë kyçe.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka shprehur “ngushëllimet më të thella” familjes së lojtarit dhe Egnatia “për këtë humbje të madhe që ka tronditur mbarë komunitetin e futbollit shqiptar”. Po kështu, FSHF ka bërë të ditur se të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet që organizon janë shtyrë për një datë që do të përcaktohet në shenjë zie për vdekjen e futbollistit të Egnatias. Federata e Ganës shprehu gjithashtu shqetësimin e saj për vdekjen e tij dhe siguroi se Dwamena "përfaqësoi" ekipin me gjithë "zemrën" e tij dhe se ai do të mungojë në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

2 VITE ME PARE

Tragjedi në futbollin shqiptar! Ja çfarë thoshte para 8 muajve, i ndjeri Dwamena për problemet në zemër…

TIRANE - 28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25-të të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës së Egnatias nuk e ka përballuar sulmin në zemër. Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.

28-vjeçari ka vuajtur më parë nga zemra, një problem që është treguar më parë për “Top Channel” në shkurt të këtij viti. Ai rrëfeu asokohe se problemet me zemrën i kishte konstatuar në vitin 2017, kur po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze ai mësoi se kishte probleme me zemrën. Testet e tij nuk kishin kaluar.

Ja çfarë thoshte ai në fillim të këtij viti:

“U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Të gjitha këto janë pjesë e sfidave dhe më është dashur të pajtohem me to. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Familja ime është në Gana dhe sigurisht ishte e vështirë për ta kur dëgjonin lajme të ndryshme. Unë kisha kohë që isha nën monitorimin e mjekëve dhe më kishin siguruar.

Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po. Ndërkohë doktorë nga klube të ndryshme apo institucione të ndryshme shpreheshin shpesh se unë nuk duhet të luaja më. Por unë edhe një herë i thashë, “e respektoj vendimin tuaj por duhet të marr një vendim”. Nuk kam aspak frikë se Zoti është me mua. Kur erdha këtu te Egnatia bëra disa teste mjekësore dhe gjithçka ishte mirë. Unë asnjëherë se lashë futbollin luaja në mënyrë të vazhdueshme.

Ndoshta për njerëzit normal ka shumë gjëra të pamundura, por për Zotin s’ka gjëra të pamundura. Ai më ka qëndruar pranë gjithmonë dhe unë asnjëherë se kam diskutuar nëse do të luaja apo jo futboll. Zoti ka qenë gjithmonë aty për mua dhe unë kam shumë besim te Ai,”- është shprehur i ndjeri Raphael Dwamena, në një intervistë ekskluzive për “Top Channel”

B.T (Dosja.al)

2 VITE ME PARE

Sulmuesi që luajti me Levanten dhe Zaragozën, kush ishte Raphael Dwamena? Brigton në Premier League zbuloi sëmundjen në zemër

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi
Raphael Dwamena

Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare këtë të shtunë (11 nëntor 2023). Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë në minutën e 24. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital, por sulmuesi nuk ia doli të mbijetonte nga goditja e tretë në zemër.

Dwamena e nisi karrierën në 2011 me Univerista Soccer në Nigeri, teksa më pas kaloi te RB Ghana dhe pas tre vitesh u bë pjesë e AKA Salzburg U18. Në Austri ai luajti me Liefering dhe Lustenau, para se në janarin 2017 të ishte pjesë e Zurich në Zvicër.

Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier League angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij.

Ai mbeti te Zurich. Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brighton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij. Me Levanten në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime.

Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon. Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjeksore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli. Megjithatë ai vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Pas aktivizimit në ligat e ulëta në Zvicër, për shkak të rregullave mjekësore shumë vende i mbyllën derën. Dwamena thirri "Eureka" kur u has me Shqipërinë, si një vend që nuk e pengoi për aktivizimin në elitë me Egnatian në janarin e vitit 2023. Në dhjetë ndeshjet e këtij sezoni, Dwamena ia doli të shënonte nëntë gola dhe një asist, për të qenë golashënuesi më i mirë i sezonit.

2 VITE ME PARE

Presidenti Duka, i tronditur ngushëllon familjen Dwamena dhe ekipin e Egnatias

TIRANE - Nuk kishte se si mungonte edhe ngushëllimi i Armand Dukës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ngushëlluar personalisht, por edhe në emër të institucionit që drejton, familjen e të ndjerit Raphael, si dhe klubin e Egnatias, për humbjen e tyre të parakohshme dhe tragjike.

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena,”- shkruan presidenti Duka në faqen e tij zyrare në facebook.

B.T (Dosja.al)

2 VITE ME PARE

'Humbje e madhe'/ Klubet shqiptare shprehin ngushëllimet për Raphael Dwamenën

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi
Raphael Dëamena

RROGOZHINË- Lajmi më i trishtë i ditës së sotme ishte ikja e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë në minutën e 24 edhe pse i pashqetësuar apo në aksion.

Për ndarjen tragjike nga jeta të sulmuesit, klubet e Superligës shqiptare, Kategorisë së Parë dhe vetë FSHF i kanë shprehur ngushëllimet klubit të Egnatias dhe familjarëve të të ndjerit.

Më poshtë postimet e klubeve shqiptare

2 VITE ME PARE

Vdekja tragjike e Dwamenës në fushë, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi
FSHF

Sulmuesi Raphael Dwamena humbi jetë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar sot për 24 minuta. Në stadiumin e Rrogozhinës kapiteni ganez i vendasve u rrëzua në tokë dhe paçka se u dërgua në spital, nuk ia doli të mbijetojë.

Për këtë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet e Superligës të shtyhen. Sot në 17:00 do duhej të luhej Skënderbeu - Teuta dhe Vllaznia - Laçi. Edhe duelet e ditës së nesërme Tirana - Kukësi dhe Dinamo - Erzeni janë shtyrë, pasi në këto kushte nuk bëhet fjalë për futboll.

"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani. Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë. FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë", njofton FSHF.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Superiore/ Policia: Dwamena, ndërroi jetë në fushë

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi
Ambulanca

TIRANË- Policia ka konfirmuar vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili humbi ndjenjat gjatë ndeshjes në fushë. Sipas bluve, 28-vjeçari është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja, edhe menjëherë i ka ardhur ndihma e shpejtë nga mjekët. Më pas, futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes. 

2 VITE ME PARE

VIDEO / Tragjike, sulmuesi i Egnatias bie pa ndjenja në fushë, lojtari prej vitesh me probleme në zemër!

Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi

RROGOZHINE - Një moment paniku ka mbështjellë stadiumin e Rrogozhinës dhe futbollin shqiptar teksa në ndeshjen Egnatia – Partizani sulmuesi i vendasve, Raphael Dwamena bie pa ndjenja në fushën e lojës.

Në minutën e 24-të të ndeshjes, kur pritej të rifillonte loja pas një kontrolli me VAR, sulmuesi i Egnatias bie pa ndjenja në fushën e lojës dhe të gjithë lojtarët e arbitri kryesor vrapojnë në fushë për të parë gjendjen e lojtarit.


Menjëherë pas tyre vrapojnë mjekët e të dy ekipeve e së bashku me ta edhe stafet e skuadrave. Pas pak minutave në fushë, lojtari u transportua me urgjencë në spital dhe pritet të mësohet gjendja e tij.

Theksojmë që në të kaluarën, Raphael Dwamena ka patur probleme me zemrën ç’ka e kanë bërë që të ndahet nga futbolli për pak kohë. Urojmë dhe shpresojmë që gjendja e lojtarit të mos përkeqësohet e të rikthehet sa më parë në shëndet të plotë.

B.T (Dosja.al)

raphael dwamena

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare