LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

1 muaj para zgjedhjeve! Rama: 5 mijë lekë për çdo pensionist në muajt e ardhshëm, paga mesatare të shkojë 900 euro. Nuk e bëjmë për fushatë! (Asnjë koment për Vlora Hysenin)

Kryeministri Edi Rama njoftoi seçdo pensionist në muajtë që vijnë do të marrë në llogarinë e tij përveç pensionist edhe një shpërblim prej 5 mijë lekë të reja. Rama tha se këto para janë gjeneruar nga mbledhja e taksës për prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Shefi i qeverisë konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare, që tha se synimi është kapja e vlerës prej 900 euro në muaj. Rama nuk pranoi të komentonte mosdekretimin ende të Vlora Hysenit në krye të SHISH duke e quajtur një temë të tejkaluar pasi ai nuk do të merret më me "thashetheme". 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Nuk merrem me thashetheme", Rama nuk komenton mosdekretimin e Vlora Hysenit: Nga unë do të dëgjoni vetëm për mirëqenien

1 muaj para zgjedhjeve! Rama: 5 mijë lekë për çdo
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të jepte një koment në lidhje me hezitimin e Presidentit Bajram Begaj për të mos dekretuar Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar. Të njëjtën përgjigje e pati edhe për hetimin që SPAK po kryen për Arben Ahmetajn. 

Pyetje: Pse u shkarkua Vlora Hyseni nga SHISH në Kosovë. Ka dhe një hezitim nga presidenti për ta dekretuar. 

Edi Rama: Nga unë do të dëgjoni pagat, pagat, ekonomia ekonomia, mirëqenia, transformimi i njerëzve. Thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë për shumë vite, por unë nuk kam as dëshirë as energji as nevojë ti dëgjoj. Edhe kjo është pjesë e thashethemeve. 

Pyetje: A do të merrni vendim politik për numrin tuaj 2 të qeverisë që po hetohet nga SPAK?

Edhe kjo është pjesë e thashethemeve. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama: Pensionet, gropa më e madhe që kemi gjetur hapur

1 muaj para zgjedhjeve! Rama: 5 mijë lekë për çdo
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e shpjegoi pamundësinë për të rritur pensionet të lidhur ngushtë me skemën e kontributeve shoqërore. Rama tha se kjo është një nga gropat më të mëdha që qeveria ka gjetur hapur dhe ende nuk i ka dhënë dot një zgjidhje. 

Edi Rama: Pensionet janë të lidhura me diçka tjetër, janë të lidhura me kontributet, nuk lidhen me sa duam ne ti rrisim. Nëse një vend për 1001 arsye nuk ka siguruar që kontributet të mblidhen dhe pjesa më e madhe e kanë parë si gjëja e fundit ku duhet të mendojnë nuk kanë si të mendojnë pastaj duhet të jenë të larta aq as ata mendojnë. Kjo është gropa më e madhe që kemi gjetur dhe është ende hapur./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama: Kemi një reformë të veçantë për rritjen e pagave, shteti konkurrues me privatin për pagat e mesme dhe të larta

1 muaj para zgjedhjeve! Rama: 5 mijë lekë për çdo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma e tanishme për pagat është e veçantë dhe ndryshme nga të tjerat. Gjatë fjalës së tij për vendimet e qeverisë, Rama ka theksuar se kjo refomë synon pagat e mesatare dhe të ulta dhe është bërë me një plan të tillë që të jetë në dy faza. Sipas Ramës, kjo reformë do të prekë dhe sektorin privat, pasi shteti do ta konkurrojë drejtpërdrejtë për pagat e mesme dhe të larta. 

Pyetje: Kur thoni tani e keni fjalën për pagën e muajit prill dhe maj, apo është një reformë e vazhdueshme?

Rama: Është një rritje pagash që në fakt është ndryshe nga rritjet e tjera të pagave që kemi bërë më parë, sepse është një reformë e gjithë strukturës së pagave të Republikës së Shqipërisë. Është rezultati i reformave, i përpjekjeve, ndryshimeve që kanë ndodhur. Pse ne kemi akoma paga më të ulta se të tjerët në rajon? Pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit, pagat rriten në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre në një proces që është i përhershëm. Duke qenë se ne i kemi hedhur bazat dhe i kemi sot mundësitë, ne do të bëjmë reformën më të rëndësishme, që është reforma e të gjithë strukturës së pagave. Pra, pagat do të rriten për të gjithë. Jo vetëm do të rriten për të gjithë në sektorin publik, por kjo reformë do të impaktojë drejpërdrejt sektorin privat. Do të hyjmë në një fazë ku shteti do të jetë konkurrent me sektorin privat dhe këtu flas për pagat e larta dhe pagat e mesme. 

3 VITE ME PARE

Shpërblime prag zgjedhjeve, Rama: S'u themi dot pensionistëve prisni 4 muaj se kemi ca kinezeri partish

1 muaj para zgjedhjeve! Rama: 5 mijë lekë për çdo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të lejojë që pensionistët të presin të mbarojnë zgjedhjet për të marrë shpërblimin, pasi kjo gjë përbën shkelje të Kodit Zgjedhor. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama i konsideroi 'kinezeri' rregullat e vendosura, por tha se ajo që ka më shumë rëndësi për të, është mbrojtja e pensionistit dhe e konsumatorit familjar. Sipas Ramës, për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh është i konsiderueshëm, ndaj nuk presin dot katër muaj për të marrë këtë shifër.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A do të ketë një rritje tjetër pas datës 1 prill pasi të aplikohet paga minimale 40 mijë lekë? A jeni në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi nuk lejohet që qeveria 4 mauaj para zgjedhjeve të ulë taksa e të japë shpërblime?

Edi Rama: Tani, sëpari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor të zgjedhjeve. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekziston, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve, problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet t'i shkojë ne mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme.

3 VITE ME PARE

VENDIMI/ 5 mijë lekë për çdo pensionist, Rama: Synojmë që paga mesatare të shkojë 900 euro

1 muaj para zgjedhjeve! Rama: 5 mijë lekë për çdo
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e qeverisë shqiptare që niveli i pagës mesatare në vend të shkojë në 900 euro. Nga oborri i kryeministrisë, Rama njoftoi rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë të reja dhe një shpërblim prej 5 mijë lekë të reja për çdo pensionist, para të marra nga taksa e vendosur për eksportuesit e mëdhenj të energjisë. 

Edi Rama: Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ndritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardshhme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit,ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë.Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti.

E dyta, jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi ekpsortuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi vec zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme./Dosja.al

edi rama vendimet e qeverise 29 mars 2023

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën